Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Miftari: Turp për Thaçin dhe klanin e tij që po i tradhtojnë prapë ish luftëtarët e UÇK-së

Shko poshtë

Miftari: Turp për Thaçin dhe klanin e tij që po i tradhtojnë prapë ish luftëtarët e UÇK-së Empty Miftari: Turp për Thaçin dhe klanin e tij që po i tradhtojnë prapë ish luftëtarët e UÇK-së

Mesazh nga Agim Gashi Thu Apr 09, 2015 9:19 pm

Miftari: Turp për Thaçin dhe klanin e tij që po i tradhtojnë prapë ish luftëtarët e UÇK-së


Miftari: Turp për Thaçin dhe klanin e tij që po i tradhtojnë prapë ish luftëtarët e UÇK-së Largea_largea_veteranet-naimi14249454111428588775


Publikimi i listave të veteranëve është dashur me u bë publike në fund të vitit 1999 dhe jo tani, pas 16 vitesh ku është hapur konkursi për ke konkurrua gjithkush, thotë ish eprori i lartë i UÇK-së, dhe ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari thotë për gazetën “Bota sot”.
Sipas tij, për aplikimin për veteran të luftës nuk është dashur me aplikua askush tjetër përveç atyre që kanë qenë pjesëmarrës në luftë dhe që kanë luftuar.
“Pra, kështu tregohet përpara se çështja është për benificione, do të thotë një lloj pensioni ushtarak, ku çdo kush ka mundur me konkurrua, por po tu thirreshin me ndonjë “konkurs” për mobilizim dhe luftë do paraqiteshin vetëm veteranët dhe luftëtarët e vërtetë, që do të ishin shumë më pak sesa tani. Kurse sot ka mundësi me i gjet disa dëshmitarë duke i paguar ose me ndonjë nënshkrim të ndonjë komandantit dhe me atë dëshmi bëhesh veteran lufte pa qenë fare. Pra, me këtë se çka ka ndodhur iu bëhet e padrejtë veteranëve të vërtetë, që dorën në zemër e meritojnë dhe kanë merituar që të kenë një pension që nga viti 1999, pasi ushtria e vetme është në botë që është çarmatosur nga njerëzit e papërgjegjshëm siç është Hashim Thaçi, i cili me disa shokë të vet i ka lanë shumicën e UÇK-së në rrugë, nën mëshirën e fatit, të dërmuar, të lodhur, të shkatërruar psiqikisht dhe mbi të gjitha shumë ushtarë i ka lënë pa punë. Mos të harrojmë se mbi 50 ushtarë kanë bërë vetëvrasje nga vështirësitë ekonomike, për ta dhe familjet e tyre është vonë çdo pension sot”, shprehet Miftari.
Ai thotë se, në konkursin për aplikimin e veteranëve përmenden do nene që e dënojnë dëshminë e rrejshme, por sipas tij, kësi gjepurash ka plotë dhe ka shumë ligje që nuk respektohen nga askush.
“Listat e veteranëve janë fryrë aq shumë dhe politika i ka degraduar këto lista saqë nuk kanë kurrfarë vlere më. Me këto lista u bë Pazar, dhe kem zona që e kanë rrit në 300% numrin e veteranëve dhe invalidëve të luftës. Shpeshherë po përmenden gabimet teknike, por aspak nuk ju besoj këtyre termeve dhe në fakt është se janë fryrë aq shumë listat saqë janë të pavlera, pasi aty kanë hy edhe veterani i vërtet së bashku me “veteranët e luksit”, që në atë kohë ata kanë bërë tregti me serb, kurse sot ju bashkuan veteranit të vërtet në një listë dhe unë mendoj që ti futësh këta njerëz që nuk e kanë parë luftën kurë me sy dhe e kanë sabotua luftën në atë listë është masakër”, thotë ai.
Naim Miftari, thotë se, ashtu siç e kanë tradhtuar UÇK-në në vitet 1998-99, “klani i Hashim Thaçit dhe i disa pacifistëve të tjerë, që derisa ka pasë luftë i kanë ra fyellit dhe kanë mbledh para kinse në emër të luftës, po të njëjtit njerëz po e tradhtojnë sërish ish Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
“Pra njerëzit e njëjtë që e tradhtuan në ato vite UÇK-në me marrëveshjen e K90 të vitit 1999 edhe tash po e tradhtojnë përsëri me këto lista ku kanë futur militantë të partive, klaneve, bizneseve, dajve, nipave si dhe dostave të tyre pa qenë kurrë luftëtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Të njëjtit persona sot i kemi në listat e veteranëve. Turp! Dhe me kaq shumë “luftëtar” të rrejshëm veteranëve të vërtetë nuk ju ka mbet as ka 80 cent pensioni mujor i luftës, shprehet Naim Miftari, për gazetën.


 “Bota sot”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi