Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shaban Ramë Buca - Luftëtari i lirisë cili luftoi për bërjen e Shqipërisë Etnike

Shko poshtë

Shaban Ramë Buca - Luftëtari i lirisë cili luftoi për bërjen e Shqipërisë Etnike Empty Shaban Ramë Buca - Luftëtari i lirisë cili luftoi për bërjen e Shqipërisë Etnike

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jun 17, 2009 1:03 pm


Shaban Ramë Buca - Luftëtari i lirisë cili luftoi për bërjen e Shqipërisë Etnike U1_ShabanRameBuca
Shaban Ramë Buca - Fotografuar më 1924
Luftëtari i lirisë cili luftoi për bërjen e Shqipërisë Etnike
SHABAN RAMË BUCA
(1892- 1970)
Katërgjyshi i Shabanit ishte Haziri, vëlla me Ramë Bucën, nga fshati Bucë i Lebanës njeri me autoritet të madh dhe i njohur deri edhe në Leskoc. Për Ramë Bucën do t’i sjell disa të dhëna shumë interesante që janë marrë nga burime serbe. Konzuli austriak Johan Georg Hahn në Greqi më 1858 duke udhëtuar nga Beogradi për në Selanik ndalet edhe në Leskoc. Atij në veçanti i interesojnë vendbanimet shqiptare në perëndim të Leskocit dhe udhëtimi nëpër ato fshatra për në Prishtinë. Sipas Mita Rakiqit rruga këtej (pra për Prishtinë) ishte më e shkurtër, por për shkak të terrenit të keq dhe dhe të frigës nga shqiptarët e atjeshëm, njerëzit i binin rrugës nëpër Vrajë e Gjilan. Hahni nuk kërkonte rrugë të shkurtër as të gjatë , por qëllimi i tij ishte t’i vizitonte fshatrat shqiptare. Mydyri i Leskocit i propozon Ramadan Agën nga Buca, i njohur me emrin Ramë Buca. Kur ka ardhur Rama, Hahni në të paska parë një burrë 65 vjeç, stoik e të fortë. Pasi Rama e kupton pse ishte ftuar pranon, kurse Hahni thotë se unë dua të shkoj dhe mund të shkoj vetëm me te (me Ramën).
Për Ramën thuhej se ishte në gjendje që për 24 orë mund t’i sigurojë 100 pushkë dhe se ishte njeriu më i besueshëm i Ismajl Pashës. Hahni shkruan se në një bisedë në besë i kishte thënë Hanit që për rrugë nuk i duhen njerëzit e mydyrit, sepse i ka njerëzit e vet. Hahni shkruan për mikpritjen dhe bujarinë e shqiptarëve të asaj ane. Rama i merr në shtëpi të vet mydyrin dhe Hahnin, i cili çdo gjë e përcjell me vemendje. Hahni ndër të tjera shkruan se çdo burrë i martuar e ka dhomën e vet, por në odë rrinë të gjithë burrat me mysafirët, kurse si kudo tjetër ndër shqiptarët gratë nuk rrinë me mysafirë. Ai poashtu vëren se sa respekt i bënin gratë e shtëpisë Ramës. Hahni kalon edhe nëpër Kapit, ku i ipen dhuratë një palë rroba të veshës kombëtare. Vesha e Shabanit të bën të mendosh se është pasardhës i Ramë Bucës, ngase vesha kombëtare në fshatrat shqiptare të Medvegjës si e burrave ashtu edhe e grave është ruajtur shumë më mirë se në trevën e Gallapit. Shabani edhe sa kohë që jetojë në Gjilan ishte shembull, madje dallohej nga të gjithë veshën kombëtare. Ishte luftëtar, trim dhe pjesëmarrës në luftërat ballkanike si në Greqi, kurse në Bullgari ishte zënë rob dhe ishte dënuar me 20 vjet burg, por kishte arritur të ikte nga një burg i Sofjes dhe kthehet në Kosovë. Vetëm nga Kërçova e Maqedonisë e deri në shtëpi kishte bërë 15 ditë rrugë, duke kaluar ditën nëpër male fshehurazi dhe duke udhëtuar natën pa ngrën.

***
HYSEN SH. BUCA
(Shahiq, 1920)



Shaban Ramë Buca - Luftëtari i lirisë cili luftoi për bërjen e Shqipërisë Etnike U1_HysenShBuca
Hysen Sh. Buca
Shabani merr pjesë në luftën e Kikës dhe Gjilanit me të vetmin vëlla Zenelin dhe me dy djemtë Hysenin dhe Hafizin (1941-1945). Zeneli ishte komandant i zonës kufitare Shahiq-Zhujë. Pas lufte është burgosur e maltretuar në Leskoc. Në mungesë të dëshmisë së akuzës, cilën ia kishin pëgatitur fqinjët e vet është lirua. Hafizi në dhjetor 1944 në luftën e Gjilanit merr një plagë të vogël në mollëz të faqes. Ai ishte 16 vjeç kur më 1945 komunistet e mobilizojnë në brigadën e III-të . Atë dhe Shabanin me dy djemë i dërgojnë në Prizren. Shabanin e lirojnë si të vjetër. Hyseni pas 4 muajsh ik-dezerton dhe nga Gjakova këmbë nëpër Drenicë kthehet në shtëpi. Daja im Hyseni ka qenë edhe ushtar i gjermanit SS, por kur e kuptoi se Gjermania po e humbte luftën ai nga Podujeva ik fillikat vetëm. Udhëtimin për në shtëpi i përshkruante shumë të vështirë dhe me rreziqe të mëdha, Disa herë kishte rënë në pusi. Nga brigada e III-të partizane kishte dezertuar edhe Hafizi. Edhe ai nga Gjakova kishte udhëtuar këmbë. Kur arrin në lagjën e Mërkojve në Rahovicë të Kamenicës, ku i kishte dajtë bie në pritë dhe vritet. Vërtet pasi që partizant e kishin fituar luftën, u formuan kinse disa organe që quheshin mbrojtje popullore (narodna odbrane), që nuk ishin gjë tjetër , por banda çetnikësh të ndihmuara edhe nga disa shqipfolës, për të vrarë sa më shumë shqiptar. Kështu Hafizi kishte rënë në pusi të tyre dhe edhe pse 17 vjeç e hap luftën me ta dhe pas 6 orë lufte nuk i mbetet asnjë fishek, i afrohen nga afër dhe e vrasin. Pasi nuk e njihte askush se cilës familje i përket pas 24 orëve vendosin që ta varrosin. Derisa mulla Sherifi i Strezocit ishte duke e përgatitur varrimin e tij dikush e kishte njohur se ishte i biri i Shaban Bucës, prandaj nuk e varrosin por e lajmërojnë Shabanin. Me të marr vesh shkojnë e marrin kufomën dhe me saj e sjellin në shtëpi dhe e varrosin. Kishte qenë dimër i ashpër dhe borë e madhe. Hafizi ka qenë binjak me nënën time Hanën.
Sikur edhe shumë të përndjekur edhe bucët e vizitonin vendin e të parëve. Më 1930 Shabani e kishte vizituar Bucën-vendlindjen e të atit Ramës. Poashtu në 1988 Ramadan Zenel Buca, nip i Shabanit, punonte në Ndërmarrjen “Movava e Binçës” të Gjilanit si vozitës. Gjatë një udhëtimi zyrtar për Leskoc bashkë me drejtorin e ndërmarrjes Millorad Gjurishiq nga Pasjani dhe dhe dy serbë tjerë funksionar u kishte thënë se ka dëshirë të ndalet në Bucë për ta vizituar vendin e të parëve. Ata nisin të talleshin me te. Ramadani në bazë të asaj që i kishte shpjeguar axha Shabani dhe i ati Zeneli e dinte se ku kishte qenë shtëpia dhe prona e tyre. Kur arrijnë në Bucë i dërgon ata mu aty ku kishte qenë prona e të parëve në të cilën jetonte njëfarë Zdravko. Ramadani nis ta pyes atë për disa toponime, si? Ku ndo-dhet Mulliri i Aliut, Malet e Aliut e të tjera. Atëherë serbët mbtetën të habi-tur, duke i thënë se vërtet qenka ashtu. Gjenealogjia e familjes së Shaban Bucës. Myslimanizini i shqiptarëve me të madhe ka filluar kah fundi i she-kullit të XVII. I pari kësaj familje që kishte kaluar në fenë islame ishte Os-mani, i biri i Mëmës. Sipas gjeneratave kjo familje është trashguar: Osmani ishte i biri Memës, Zeneli i biri i Osmanit, Haziri i biri i Zenelit, Osmani i biri i Hazirit, Zeneli i biri i Osmanit, Rama i biri i Zenelit, Shabani i biri Ramës, Hyseni i biri Shabanit, Ismeti i biri Hysenit dhe gjenerata e fundit, Ardëshiri i biri i Ismetit. Vuajtjet e shqiptarëve janë të papërshkrueshme. Por, nuk munda mos t’i them dy a tri fjalë edhe për luftën dhe vuajtejet e dajëve të mi.


Shaban Ramë Buca - Luftëtari i lirisë cili luftoi për bërjen e Shqipërisë Etnike U1_VeselRexhepi-Ramjani_ShabanRameBuca_HalilFejzullahu
Nga e majta: Vesel Rexhepi-Ramjani, Shaban Ramë Buca e Halil Fejzullahu, Prishtinë 1961
Është karakteristike se si dy komunistë edhe pse e dinin se Shaba Buca ishte një NDSH-st dhe antikomunist dhe se djali i Shabanit, Hafizi ishte vrarë në luftë me komunistë, ata vetë kishin dashur dhe kishin kërkuar të fotografoheshin me Shabanin. Halil Fejzullahu dhe Vesel Rexhepi ishin njerëzit më të ndershëm komunistë që ka njohur rrethi i Anamoravës me qendër Gjilanin. Këta dy komunistë gjatë LDB kishin pozita ushtarake, kurse pas lufte oficerë dhe politikanë në Jugosllavinë titoiste. Në bazë të informacioneve që kam marrë nga babai Osmani, nga kushëriri i babait Zukë Leci, por edhe nga dëshmitarë të tjerë të gjallë, nëse dikush ka mundur të bëjë dhe të shpëtojë diçka në masakrën e Gjilanit të dhjetorit të vitit 1944 të vetmit ishin Halil Fejzullahu e Vesel Rexhepi.

Pjesë nga libri:
i autorit:
Xhafer Leci
”NË THEMELET E TRADITËS KOMBËTARE SHQIPTAE”

Shaban Ramë Buca, paska qenë gjyshi, baba i nënës së autorit Xhafer Leci.
Duke lexuar këtë libër pata rastin të mësoj mjaft gjëra interesante, sidomos për Diasporen shqiptare.
E dua shumë veshen kombëtare shqiptare, prandaj, ndava këtë tekst-artikull.
Shqiptarët me shekuj kanë ditë ta ruajnë traditën dhe veshjen kombëtare.
Shabani paska qenë stërnip i Ramë Bucës.
Konzuli austriak Johan Georg von Hahn në Greqi më 1858,gjastë vizitës që i paska pas bërë popullatës shqiptare të anës së Leskocit, paska pasë shpreh dëshirë të takoi njeriun më të besueshëm të Ismajl Pashës, pra Ramë Bucën.
Qaush Krasniqi,
Gjermani
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi