Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ARIF MOLLIQI:" SHKËMB I TOKËS DHE SHKËMB I SHPIRTIT SHQIPTAR"

Shko poshtë

ARIF MOLLIQI:" SHKËMB I TOKËS DHE SHKËMB I SHPIRTIT SHQIPTAR" Empty ARIF MOLLIQI:" SHKËMB I TOKËS DHE SHKËMB I SHPIRTIT SHQIPTAR"

Mesazh nga Agim Gashi Sun Apr 12, 2015 11:13 pm

ARIF MOLLIQI:" SHKËMB I TOKËS DHE SHKËMB I SHPIRTIT SHQIPTAR" 10404524_1006048599424858_2958136355904497925_n
Shkruan Arif Molliqi


Mbresa lirike para përmendores së komandantit Salih Çekaj


" SHKËMB I TOKËS DHE SHKËMB I SHPIRTIT SHQIPTAR"


1.
I rri përballë Komandantit Salih Çekaj, aty midis qytetit të Deçanit, por nuk flas. Dua ta dëgjoj dhe t´i shkruaj dy-tri fjalë prej Tij në këte përvjetor.
Por u tremba! 
Në këtë ngushtim shpirti, më afrohet Lasgush Poradeci dhe sikur më thotë; " Lehtë e ke dhe shumë lehtë. Shkruaj; Salih Çekaj shkëmb i tokës dhe shkëmb i shpirtit shqiptar, ashtu siç shkrova unë; Gjergj Fishta lirik, shkëmb i tokës dhe shkëmb i shpirtit shqiptar". 
Mora frymë thellë. 
Sikur u çlirova, sado që kujtimi për komandantin, mikun, intelektualin, atdhetarin dhe Heroin ishte më i rëndë se Shtatorja. Ishte mendimi poradecian që me lehtësoi. Më përcolli fund e krye këtij përkujtimi. 
Kësaj mbrese lirike sikur i dha shpirt. Jetë...
Në këto çaste, në transfigurimin lirik ka diçka tronditëse! Ndoshta shikimi i Salih Çekajt. Ku ta dij ?! Ndoshta shikimi i Shtatores që çmallej me ata njerëz që i rrinë përpara Tij. Ato fytyra të gëzuara që shohin komandantin me atë qëndrimin e tij të përhershëm prej tribuni popullor... Njeriun e madh i veshur në atë bronz, por i thjeshtë në biseda... 
Njeriun e qetë kur e kërkon puna por, zjarr vullkani kur e kërkon atdheun.
Nga ky takim madhështor me Komandantin, thjeshtësisht ta nxjerrë frymëzimin për Te. Por ka çaste kur Komandanti duket sikur i trembur. I hidhëruar kur dëgjon se disa njerëz që thirren në emër të luftës dhe të “komandantëve”, po ia vrasin lirinë për të cilën dha jetën...!
Për një moment ka një dhimbje shpirtërore.... 
U mërrol, u trondit... !
Kjo dhimbje shpirtërore i ngjau për një çast. Shumë shkurt. Që të mos ua tronditë shpirtin gjithë atij lumi njerëzish që shkojnë çdo ditë për t´u takuar me Komandantin, strategun e UÇK-së,... aty në sheshin e Deçanit
E komandanti u buzëqeshë ... 
Sikur përshëndetet dorë më dorë më të gjithë... 
" Komandanti qenka gjallë!"- tha një i ri që e tradhtuan lotët. “Me fal komandant por sot kemi ardhur ta kujtojmë së bashku ditën kur u rrokullis në theqafje ai guri i kufirit që ndante vëllezërit...!



2.
... Disa, kërkojnë prova të padukshme, formale se; a vërtetë ishte Salih Çekaj komandant i UÇK-së?! Eh, ata (mjeranët)?!.. Po ata nuk i shohin: " nuk i shohin dot nga që nuk mund t´i shohin prej vetiu, pa ndihmën e një tjetri, pa ndërmjetësimin e një shpjegimi të huaj".( L.Poradeci) 
Dhe, kur flasim për Salih Çekajn nuk kemi parasysh vetëm luftëtarin, komandantin, organizatorin e luftës, themeluesin e njësive të para të UÇK-së, por vështruar më gjerë, një nga nacionalistet dhe demokratët e kohës sonë moderne, intelektualin me dimensione evropiane. 
Mendimet dhe gjykimet për Salih Çekajn sado kontradiktore qofshin, të gjitha vijnë në përfundime pak a shumë të përbashkëta kur bashkohen në figurën e tij. Aty përcaktohet; urtësia, largpamësia e shkëlqyer për kohën dhe momentin dhe atdhetaria e madhe. Janë këto, tri dimensionet e personalitetit të Salihut, të cilat, nuk mund t´i shikosh në shtatoren e tij midis Deçanit e, të mos përfytyrohet koha dhe mjedisi nga doli e u formua shikimi i Tij drejtë atdheut. 
Nga shikimi i Tij duket dhuntia e Komandantit të një ushtrie më të re që lindi në Evropë. 
Vendi që ka zënë deri më sot Salih Çekaj si luftëtar e atdhetar në fjalorin (?!) e "politikanëve" shqiptarë ka qenë i kufizuar. Ashtu kanë qenë të pamjaftueshme shkrimet (studimet) për rolin ushtarak të Salih Çekajt në strategjinë e rrokullisjes se Gurit të kufirit që i ndau shqiptarët aq vite. Por në artin luftarak, dihet se shpesh nuk është momenti ajo që përcakton vlerën e një heroit, është koha.
Dhe, ja tashti rasti, këta mijëra njerëz para Shtatores së Salih Çekajt e vlerësojnë artin ushtarak të tij. E vlerësojnë strategjinë e Tij për çlirimin kombëtar. U vlerësua se kjo luftë nuk u bë " për mua dhe për ty"( G.Bobi), por ishin përpjekje çlirimtare, qartë e artikulluar, për gjithë shqiptari.



Arif Molliqi
(Deçan, 2015)


ARIF MOLLIQI:" SHKËMB I TOKËS DHE SHKËMB I SHPIRTIT SHQIPTAR" 11152681_1017980314898353_307823763159272516_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi