Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Në veri, bombë dhe porosi për policinë e EULEX-in

Shko poshtë

Në veri, bombë dhe porosi për policinë e EULEX-in Empty Në veri, bombë dhe porosi për policinë e EULEX-in

Mesazh nga Agim Gashi Tue Apr 14, 2015 6:13 pm

Në veri, bombë dhe porosi për policinë e EULEX-in


Në veri, bombë dhe porosi për policinë e EULEX-in Largea_largea_9a23e053-b51e-4751-8c5f-6f63fb2adbf3_mw1024_s_n14290135271429015822


Radhës së incidenteve në veri të Kosovës, të cilat janë evidencuar gjatë ditëve të fundit, i është shtuar edhe një incident, në orët e vona të ditës së hënë.
Rreth orës 23:00, në parkingun në stacionin e Policisë së Kosovës në Zubin Potok, është hedhur një granatë dore, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Besim Hoti, zëvendësdrejtor rajonal i Policisë së Kosovës për veri.
Ai thotë se rasti është vlerësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, përkatësisht, dëmtim të pronës së policisë.
“Një granatë dore, besohet se është hedhur në vend-parkimin e veturave policore në stacionin policor në Zubin Potok. Janë regjistruar dëme materiale në 7 automjete dhe ato dëme janë regjistruar kryesisht si rezultat i shpërndarjes së copëzave të shpërthimit të granatës së dorës. Ajo që është më e rëndësishme, nuk kemi të lënduar nga personeli policor apo nga persona tjerë civil”, tha Hoti.
Ai ka shtuar se zyrtarët policorë, gjatë hetimeve në vendngjarje, kanë mbledhur gjurmë dhe dëshmi, të cilat do të procedohen në procesin hetimor.
“Policia, në vend të ngjarjes ka gjetur elemente, pusulla apo nota, të cilat i janë drejtuar kryesisht EULEX-it dhe Policisë së Kosovës, me shenjën ‘Stop EULEX’, ‘Stop Policia e Kosovës’ etj. Por, sidoqoftë, të gjitha këto janë marrë si gjurmë për ekzaminim të mëtutjeshëm”, theksoi Hoti.
Ndryshe, gjatë dhjetë ditëve të kaluara, në veri të Kosovës janë regjistruar disa incidente, të cilat sipas zyrtarëve të Policisë së Kosovës, janë incidente të ndara dhe të izoluara.
Në një incident, me 9 prill, në Mitrovicën e veriut, është plagosur me thikë një 17 vjeçar serb. Me 11 prill, një i ri shqiptar, 17 vjeç, është regjistruar nga Policia e Kosovës si “‘person i humbur” dhe që “besohet se i njëjti gjendet diku në lumin Ibër”.
Kërkimet për personin e zhdukur po vazhdojnë edhe sot, kanë bërë të ditur zyrtarët e Policisë së Kosovës. Ditën e hënë, me 13 prill, pas mesnatës, policia ka raportuar incidentin ku si rezultat i përleshjes së dy grupeve rivale serbe, janë plagosur 3 persona me armë zjarri.
Në anën tjetër, Adrijana Hoxhiq, shefe e Zyrës Administrative e Qeverisë së Kosovës në Mitrovicën e veriut, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson se incidentet e ditëve të fundit i kanë dekurajuar qytetarët e të dyja komunave, të veriut dhe jugut të Mitrovicës.
Ajo thotë se këto incidente kanë dhënë porosi jo të mira dhe kanë ngritur tensionet.
“E mira është që edhe autoritetet lokale, por edhe ato të pushtetit qendror, kanë pasur sukses në dërgimin e porosive adekuate që kanë për qëllim që tensionet t’i mbajnë në njëfarë mënyre nën kontroll, në mënyrë që situata të mos përshkallëzohet”, tha Hoxhiq.
Por, si e shohin gjithë këtë situatë qytetarët serbë dhe shqiptarë të Mitrovicës së veriut?
Sipas tyre, incidentet që kanë ndodhur, kanë ngritur edhe shqëtësimin e tyre.
Jelica Novoviq, serbe e cila jeton në Mitrovicën e veriut, thotë se të gjitha këto incidente ngjallin frikë.
“Kam aq frikë sa që shikoj majtas e djathtas se mos më vjen diçka pas shpinës. Është vështirë. E gjithë kjo filloi para festës (së Pashkëve ortodokse). Nuk ka qenë kështu më parë”, tha Noviqiq.
Fikret Rexhepi, qytetar shqiptar që jeton në Kodrën e Minatorëve në Mitrovicën e veriut, thotë se e gjithë kjo situatë është produkt i pamundësisë për tu zbatuar ligji.
“Këtu vetëm ligji kërkohet. Gjykata sa më shpejtë të funksionojë dhe kriminelët shqiptarë dhe serbë duhet të kapen. Këtu e dinë që Mitrovica nuk ka gjykatë qe sa vite dhe për këtë arsye situata është e hallakatur”, theksoi Rexhepi.
Por, një qytetar tjetër serb nga Mitrovica e veriut, Petar Jovanoviq, vlerëson se nuk duhet pasur frikë.
“Nuk duhet pasur frikë. Këto janë punë fëmijësh edhe te ne edhe te shqiptarët. Ne jemi të njëjtë. Nuk kanë qenë të marrë pleqtë kur kanë thënë se ‘fëmijët i hanë mollët, ndërkaq prindërve u mpihen dhëmbët’. Kjo po ndodhë edhe tash”, tha Jovanoviq.
Bekim Latifi, qytetar shqiptar nga Mitrovica e veriut, thotë se situata është e tensionuar, por nevojitet komunikim ndërmjet dy komuniteteve, shqiptarë dhe serbë.
“Besoj që duhet të ketë komunikim më shumë ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve. Përndryshe, kështu, sa të jemi të ndarë, kanë për të qenë këto tensione gjithë herë”, theksoi Latifi.
Ndryshe, zyrtarët e të dy komunave, të Mitrovicës së veriut dhe Mitrovicës së jugut, ditë më parë u kanë bërë thirrje qytetarëve që të rrinë të qetë dhe i kanë vlerësuar incidentet si krime ordinere./rel
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi