Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"

Shko poshtë

DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT" Empty DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"

Mesazh nga Agim Gashi Tue Apr 14, 2015 7:45 pm

DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT" 11110374_10204321373014145_1213057876910053885_n

DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"


Voal-online - TIRANË, 29 QERSHOR - Shtëpia Botuese OMSCA-1 nxori dje në qarkullim vëllimin me poezi "Raspodi e Golgotës së Tranzicionit " të autores Elida Buçpapaj. Redaktor i librit është Skënder Buçpapaj. Libri ka 144 faqe dhe kushton 500 lekë.

Libri poetik "Rapsodi e Golgotës së Tranzicionit" është prirë nga hyrja "Dy fjalë nga autorja" dhe nga parathënia e Skënder Buçpapajt. 

„Rapsodi e Golgotës të Tranzicionit" është ankthi i bujshëm i një njeriu dhe i një shoqërie njëkohshëm për t’iu shpëtuar kthetrave të së djeshmes, për të dalë sa më shpejt nga labirintet." Kështu shpreh kredon e saj poetike Elida Buçpapaj në fjalën e saj hyrëse.

DY FJALË NGA AUTORJA

Po i shkruaj këto radhë me rastin e botimit të librit tim „Rapsodi e Golgotës së Tranzicionit". I takoj asaj gjenerate, ku fatbërës i jetës time ishte një regjim totalitarist mynxyrësjellës, në antitezë të plotë me poezinë, për fajin e vetëm se isha e bija e një poeti, të cilin regjimi e kishte futur në listat e njerëzve të padëshiruar . Dhe ky ritual pritej të përsëritej brez pas brezi, nga poeti, tek vajza e poetit, nipat e stërnipat e poetit, në vijimësi.

Si bijë arti, u linda me poezinë, isha objekti poetik i tim eti, e rrethuar nga tik-taket e makinës së shkrimit, nga bota poetike e fantazisë dhe figurave si kaligramet e Apollinaire-it, duke dëgjuar tim atë kur deklamonte, tek deklamimet e mia të para deri sa nisa edhe unë të shkruaj poezitë e mia, si shprehje vokacioni e trashëgimie genetike. Por ndërsa tim eti iu ndalua e drejta e shkrimit në moshë madhore, mua m’u ndalua që fëmijë, ky regjim monstrum të dënonte edhe në barkun e nënës, duke na futur në listat e qytetarëve të dorës së fundit, të atyre që i linte gjallë vetëm për t’i poshtëruar e depersonalizuar, e që me ne pastaj të frikësonte të tjerët.

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi