Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lumir Abdixhiku: Sot në protestë pati zaptues e nënshkrues të kontratave korruptive

Shko poshtë

Lumir Abdixhiku: Sot në protestë pati zaptues e nënshkrues të kontratave korruptive Empty Lumir Abdixhiku: Sot në protestë pati zaptues e nënshkrues të kontratave korruptive

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 18, 2015 7:03 pm

Lumir Abdixhiku: Sot në protestë pati zaptues e nënshkrues të kontratave korruptive

Lumir Abdixhiku: Sot në protestë pati zaptues e nënshkrues të kontratave korruptive 67908800_67914800-635x358


Ekonomisti dhe analisti Lumir Abdixhiku ka reaguar ndaj protestës së sotme të opozitës duke thënë se në ballë të këtyre protestave kishte edhe nënshkrues kontratash korruptive, falës të aseteve publike, punësues familjarësh në secilin vend.

Lumir Abdixhiku: Sot në protestë pati zaptues e nënshkrues të kontratave korruptive Lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=31&loc=http%3A%2F%2Flajmi.net%2Flumir-abdixhiku-sot-ne-proteste-pati-zaptues-e-nenshkrues-te-kontratave-korruptive%2F&referer=http%3A%2F%2Flajmi
Abdixhiku në komentin e tij, tha se ata që sot po protestojnë për kapjen e shtetit, e kanë hallin pse nuk po munden atë ta kapin për vete.
“Pra zaptuesit vet – sot mbajnë moral për kapjen. Këta kapjen nuk kan hall; hall kanë se nuk janë më kapës vet. Protesta nuk ushqen harresën; ajo nuk amniston pra askënd. Ne megjithatë mbajmë mend”, ka shkruar Abdixhiku.


Lexojeni të plotë reagimin


E mbështes protestën (paqësore gjithsesi) sepse indiferenca dhe ftohtësia e pushtetit përballë skamjes, mjerimit, korrupsionit e zaptimit nuk pranohet hiç. Kjo protestë mbronë në mënyrë krejtësisht legjitime interesat e secilit kosovar. Përtej secilës bindje partiake, ajo për mua mbetet e drejtë. Ç’kapja sot është mision patriotik!
Por ama, (konsideratë për përjashtimet shumicë) kur shoh se si ç’zaptues të rendit të parë shpërfaqen zaptuesit më tipik, të njëjtit që deri dje kapën shtetin vet, këtë s’mund ta pranoj assesi. Hipokritë shembullorë.
Nënshkrues kontratash miliardëshe e korruptive (të mosbëra transparente asnjëherë), falës të aseteve publike, tenderashë e politiko-milionerë, bashkëpartnerë me kapësit gjithandej, punësues familjarësh e militantësh në secilin vend, pra zaptuesit vet – sot mbajnë moral për kapjen. Këta kapjen nuk kan hall; hall kanë se nuk janë më kapës vet. Protesta nuk ushqen harresën; ajo nuk amniston pra askend. Ne megjithatë mbajmë mend!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi