Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Donika Gërvalla:Isa Mustafa nuk është "mik i veçantë" i Angela Merkel.

Shko poshtë

Donika Gërvalla:Isa Mustafa nuk është "mik i veçantë" i Angela Merkel.  Empty Donika Gërvalla:Isa Mustafa nuk është "mik i veçantë" i Angela Merkel.

Mesazh nga Agim Gashi Sun Apr 19, 2015 4:49 pm

Donika Gërvalla:Isa Mustafa nuk është "mik i veçantë" i Angela Merkel.  10356749_10202320156782249_4494890740808053553_n

Shkruan Donika Gërvalla

Isa Mustafa nuk është "mik i veçantë" i Angela Merkel-it. 

Kjo gënjeshtër është e rrezikshme.
Donika Gërvalla:Isa Mustafa nuk është "mik i veçantë" i Angela Merkel.  11011611_10203846135770770_6938991847149378203_n



Sjellja e papërgjegjshme e qeverisë së re të Kosovës kundrejt partnerit tonë më të rëndësishëm në Evropë, kancelares Angela Merkel, e cënon rëndë interesin tonë kombëtar. 

Nuk mjaftoi që me Hashim Thaçin Kosova pati një kryeministër, i cili ishte person i padëshiruar jo vetëm në Berlin dhe vendin e dobësoi dhe e izoloi ndërkombëtarisht.

Nuk mjaftoi që në krye të Kuvendit të Kosovës qëndron një person, për të cilin jo vetëm në Berlin thuhet t'i ka duart e lyera me gjak. 

Qeveria Thaçi/Mustafa një letër formale dhe miqësore urimi - një gjë krejt e zakonshme në komunikimin diplomatik - tani e manipulon për opinionin si ftesë personale të Angela Merkel, “mikes së veçantë ” të Isa Mustafës. Me këtë dokumenton dy tipare thelbësore: së pari një sjellje të papranueshme në raport me të vërtetën dhe me miqtë edhe ashtu të paktë që i kanë mbetur Kosovës, dhe së dyti një vetëbesim politik prej xhuxhi.

Kosova ka merituar një qeveri më të mirë se kjo – ka merituar qeveri më të mirë sesa qeveria e saj e kaluar. Ka ardhur koha që nderi dhe dinjiteti të kthehen në drejtimin politik të Kosovës. 

Qytetarët e Kosovës e kanë kuptuar që këto figura mediokre nuk dinë dhe nuk munden më shumë. Por Kosova do të dalë nga katastrofa që e ka kapluar vetëm atëherë kur, qytetarët e saj zemërimin e tyre pasiv ndaj këtij seriali të turpshëm të politikës kosovare, ta shndërrojnë në veprim masiv, të matur dhe të urtë politik. 

Qeveria zgjidhet për t'i shërbyer vendit dhe jo për ta turpëruar atë ditë për ditë para gjithë botës. Një gjë e tillë nuk është e vështirë. Nuk është e vështirë atëherë, kur qëndrimi i politikanëve në Kosovë të ndryshojë dhe kur vendi të qeveriset me integritet dhe jo me intriga, me profesionalizëm dhe jo me etje për profit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi