Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

MENTOR THAQI:NA BEKO O AT

Shko poshtë

MENTOR THAQI:NA BEKO O AT Empty MENTOR THAQI:NA BEKO O AT

Mesazh nga Agim Gashi Mon Apr 20, 2015 11:06 am

MENTOR THAQI:NA BEKO O AT 1604687_777378155624925_1781498546_n



MENTOR THAQI:NA BEKO O AT
(Traditës poetike zymiane, intelektualëve N. Kërhanaj e F. Kristaj)



MENTOR THAQI:NA BEKO O AT 10624706_762945607093562_1156907975536389007_nMENTOR THAQI:NA BEKO O AT 229929_399078683463444_1813598950_n

Jemi këtu te këmbët tua, sot e n´mot, Imzot,
na jepë bekimin, na ledhato dhe fresko ballin,
Uraten e nesërme, sikurse buken, na e jepë sot,
jemi mërgimtar, t´përvuajtur, na e lehtëso mallin!
Shëntëria ka emër të Emrit, o i dashuri At,
Zoti e bekoi Njeriun n´petkë të veladonit,
këtu në zemër të Zymit të Hasit të thatë,
na bekon Ti At Gjeçovi me Dorë të Zotit!
Po kush i dha sa Hasi, Arbërisë sonë bukë,
bukë që për vete gjithmonë e paten me grat?!
Kush nga Guri e Druri sa Hasi nxjerrë barut,
sa Hasi i Bogdanit tonë të Madh, o i lumi At?!
E Zymi i Hasit të Tokës sonë Arbërore,
që gjithmonë vertikal në ecje ballëlartë, diti,
është Djep i Kulturës, një Dodonë Hyjnore,
i dhuron Diva Kombit, si Katarina Josipi!
Nëpër Faqe, nyeve ligje popullore të Kanunit,
që fjalë për fjalë i mblodhe e përpunove, o At,
nga baca Lekë Dukagjini, atë lutjen e fundit,
e bëre Bibël Arbërie, e bëre t´shenjtë uratë!
Dhe, sot ne këtu Lutjen tonë Hyjnore,
e shkruajm kthjellt me shkronja nga Shkolla Jote,
Zoti e bekoi dhe bekoftë Hasin dhe Token Arbërore,
Shembëlltyren tënde Hyjnore, Ikonë nëpër Mote!!!
...
Mentor Thaqi VS., 25.06.2014

MENTOR THAQI:NA BEKO O AT Hqdefault
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi