Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Turpi i Europës!

Shko poshtë

Turpi i Europës! Empty Turpi i Europës!

Mesazh nga Agim Gashi Mon Apr 20, 2015 9:32 pm

Turpi i Europës!
Turpi i Europës! Largea_screen-shot-2015-04-20-at-10-33-001429553551


Ka orë të tëra që prej atij deti nuk vijnë shenja jete. Që në orën 10 të mëngjesit, tashmë, ato ujëra nuk dhurojnë asnjë ofshamë, që mjetet e shpëtimit dhe barkat rrijnë aty, ndërkohë që nuk shihen asnjë palë krahë që të kapen pas tyre. Përreth janë 18 anije, por nga ajo peshkarexhë e mbushur me 700 njerëz të dëshpëruar, kanë mbetur vetëm shenjat e naftës dhe mbeturina. Eshtë një balet shifrash i justifikuar, por rraskapitës: 24 kufoma të nxjerra nga uji, 28 të mbijetuar, sipas burimeve qeveritare, mbi pesëdhjetë sipas organizatave humanitare.
Ka qenë tragjedia më e madhe, më absurde e imigrantëve në Kanalin e Sicilisë, në një natë me det të qetë dhe të ngrohtë – temperatura e ujit përgjatë gjithë ditës ka qenë rreth 17 gradë, duke ushqyer shpresat e kota të grupeve të shpëtimit – me një trafik të madh anijesh nga njëra anë dhe nga tjetra.


ALARMI


Kur është dhënë sinjali i parë i alarmit drejtuar Kapitenerisë italiane – “Jemi në vështirësi, na ndihmoni”, mesazh i mbërritur si zakonisht përmes valëve satelitore – anija portugeze e kontenierëve, “King Jacob”, 147 metra e gjatë, ka mbërritur brenda vetëm gjysmë ore. Ekuipazhi është gjendur përballë një skene që e kish parë edhe hsumë herë të tjera: një peshkarexhë e tejmbushur, sepse skafistët kriminelë të kohëve të sotme veprojnë kështu, me të gjithë imigrantët që në një moment të vetëm, kanë rendur drejt të njëjtit krah të peshkarexhës. Dukeshin të çmendur prej gëzimit, shpëtimi ishte një hap larg.
Por deti i përpiu brenda vetëm pak sekondave. Ata që kishin hipur të shihnin, dhe të gjithë të tjerët të ngjeshur brenda, që as nuk kanë patur kohë të kuptojnë se ç’po ndodhte. Të ngjeshur brenda anijes, në një varr të sigurtë, të gjithë ata që nuk kishin mundur të paguanin tarifën e plotë, më të varfërit, ata që vendin – nëse mund të quhet vend – e kanë gjetur vetëm në momentin e fundit.


“Nuk i kemi prekur”


“Ju betohem, as nuk i kemi prekur”. Komandanti i “King Jacob” e përsërit parakujtdo që i del përballë, ushtarakë, peshkatarë, punonjës të ndihmës. A thua dikush do të donte të vinte në dyshim rrëfimin e tij, a thua shkaku i gjithë kësaj tragjedie mund të ketë qenë edhe një përplasje. Por jo, gjithçka është e qartë. Nuk është e qartë se prej ku është nisur saktësisht anija, për momentin thuhet nga Egjipti. Roja bregdetare libiane – ose të paktën ajo që i bie të jetë rojë bregdetare në një vend të zhytur në kaos – ka nxituar ta bëjë të qartë: “As nuk kanë kaluar nga ujërat tona”. Por në fakt, ajo peshkarexhë është nisur vërtetë nga Egjipti, por pjesa më e madhe e imigrantëve kanë hipur në portin libian të Zuaras.


Turpi


Parashikimi më i frikshëm është bërë realitet. Më shumë nisje nga brigjet afrikanë, do të thotë më shumë zbarkime në ata italianë. Por do të thotë edhe më shumë aksidente në det e si pasojë, më shumë të vdekur, sidomos duke parë kushtet në të cilat imigrantëve u duhet të kalojnë Mesdheun. Të ngjeshur në mënyrë cnjerëzore në varka të vjetëruara e në kushte moti të ndaluara.
Tragjedia që ka ndodhur dje, nëse janë të vërteta shifrat që flasin për më shumë se gjysmë milioni njerëz të gatshëm të nisen nga Libia në javët e ardhshme, është vetëm preludi i kasaphanës që mund të ndodhë para syve tani, që tani e deri në verën e këtij viti. Pyetja që ngrihet në këtë moment është: edhe sa vetë duhet të vdesin, deri kur Europa të vendosë të ndërhyjë?
Dje, presidenti francez, Hollande i ka telefonuar menjëherë kryeministrit italian. I ka thënë se dëshiron të shtyjë për një veprim më të vendosur nga ana e BE-së, sa i përket cështjes së imigrimit. Por problemi tashmë nuk është politiko-strategjik, por praktik: kush i shpëton anijet që mbyten? Përpara se të vendoset për linja të reja ndërhyrjeje, mbi bazën e një diskutimi që me siguri do të kërkojë disa javë, duhet kuptuar se kush do të marrë përsipër barrën për imigrantët që po mbërrijnë. Nga njëra anë është një situatë emergjence që përkeqësohet përditë e më shumë, nga ana tjetër janë hezitimet dhe vonesat në vendim-marrje të politikës europiane, pa llogaritur egoizmat dhe hipokrizitë e qeverive.
Misioni Triton ishte një dështim: pak burime në dispozicion, dhe një objektiv, ai i patrullimit dhe kontrollit të kufijve, i cili nuk merr parasysh që angazhimi i vërtetë që kërkohet në këtë momente është shpëtimi në det i imigrantëve dhe luftimi i trafikut të paligjshëm të njerëzve. A do të arrihet të vihet në zbatim, brenda një kohe të shkurtër, një “Mare nostrum” europian, për të shmangur tragjedi të tjera, apo Italia do të duhet të vazhdojë të përballojë me forcat e veta? Mare nostrum italian kushtonte 9 milionë Euro në muaj. Triton, operacioni që përfshin pothuajse 30 shtete, ka një financim prej më pak se 3 milionë në muaj. Mjaftojnë këto shifra për të shpjeguar pamjaftueshmërinë e angazhimit të Europës, përballë një fenomeni që pretendon se do ta zgjidhë.
Por emergjenca e zbarkimeve nuk do të marrë fund asnjëherë, përkundrazi do të përkeqësohet nëse europianët – pasi e krijuan me budallallëkun e tyre, me luftën kundër Gedafit – nuk do të zgjidhin kaosin në Libi, brigjet e të cilës, pa asnjë kontroll politiko-ushtarak, janë shndërruar në platformën logjistike të përsosur për të gjithë bandat dhe organizatat e armatosura që kontrollojnë trafikun e qenieve njerëzore. Të vdekurit në det shkaktojnë dhimbje dhe tronditje, por vala njerëzore që, nga qoshe e Afrikës dhe Lindjes së Mesme rrezikon të niset drejt brigjeve të Italisë, prodhon një frikë legjitime si dhe shqetësime seriozë për rendin politik dhe social. Për numrin e klandestinëve dhe refugjatëve që mund të mbërrijnë, për rrezikunq ë mes tyre mund të infiltrohen terroristë dhe militantë të kalifatit.
Por, partnerët europianë dhe ndërkombëtarë të Italië, për momentin nuk kanë asnjë dëshirë të ndërhyjnë në Libi. Besojnë në një zgjidhje politiko-diplomatike që duke stabilizuar kuadrin e brendshëm, falë një marrëveshjeje mes palëve ndërluftuese dhe njohjes ndërkombëtare të një qeverie të vetme legjitime, do të favorizojnë edhe zgjidhjen e problemit të migrantëve, ose të paktën reduktimin e tij në nivele më fiziologjikë. Por një zgjidhje e tillë mund të kërkojë më shumë kohë. Italia duhet gjithësesi të fillojë të arsyetojë për atë që duhet të bëjë, në rast se komuniteti ndërkombëtar vazhdon të shfaqet i shurdhët apo i heshtur përballë këtyre emergjencave. /Il Messaggero – Bota.al
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi