Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Klosi: Isha me fat që e ndihmova SHIK-un, UÇK-në e formuan stalinistët e shokut Enver video

Shko poshtë

Klosi: Isha me fat që e ndihmova SHIK-un, UÇK-në e formuan stalinistët e shokut Enver video Empty Klosi: Isha me fat që e ndihmova SHIK-un, UÇK-në e formuan stalinistët e shokut Enver video

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 25, 2015 1:34 pm

Klosi: Isha me fat që e ndihmova SHIK-un, UÇK-në e formuan stalinistët e shokut Enver video

Ish-shefi i Shërbimit Informativ Kombëtar të Shqipërisë (SHIK), Fatos Klosi ka deklaruar se ndihet krenar që ka pasur rastin ta ndihmojë luftën e UÇK-së. Ai gjithashtu ka thënë se themeluesit e UÇK-së ishin ithtarë të politikës së diktatorit Enver Hoxha



Klosi: Isha me fat që e ndihmova SHIK-un, UÇK-në e formuan stalinistët e shokut Enver video 562X315454586_1

Klosi, të cilit i është njohur statusi i veteranit të UÇK-së, ka deklaruar se kontributi i tij gjatë luftës në Kosovë ka qenë shtetëror në kuadër të shërbimit që drejtonte. Në njëintervistë për “Epokën e re”, Klosi ka thënë se ndihet krenar që ka pasur rastin ta ndihmojë luftën e UÇK-së.
“E quaj veten me fat që kam arritur të rreshtohem krah për krah me çunat që e bënë luftën në Kosovë. Lufta e UÇK-së ishte një luftë e madhe për gjithë kombin shqiptar, sidomos për Kosovën”, ka deklaruar Klosi.


Klosi, i cili gjatë luftës në Kosovë ka qenë shef i SHIK-ut të Shqipërisë, u është kundërpërgjigjur edhe akuzave për vrasjen e Ahmet Krasniqit, ish-ministër i Mbrojtjes në Qeverinë e Bujar Bukoshit.
Ai ka mohuar se ka gisht në vrasjen e Krasniqit. Në këtë kontekst, Klosi ka deklaruar se shteti shqiptar nuk ka pasur kurrfarë interesi të vritej Ahmet Krasniqi.
“Qeveria shqiptare dhe shteti shqiptar nuk kishin asnjë interes të vritej Ahmet Krasniqi. Meqenëse kjo vrasje ndodhi në territorin shqiptar, shteti shqiptar ka përgjegjësi për atë që ndodhi. Është absurde të mendosh se shteti shqiptar e bëri atë gjë. Nuk mund ta bënte këtë gjë dhe pse ta merrte këtë përgjegjësi të kotë. Zoti Krasniqi as nuk i prishte e as nuk i ndreqte punë shtetit shqiptar”, ka thënë Klosi.
Po në këtë intervistë Fatos Klosi ka folur edhe për themelimin e Gjykatës Speciale. Ai ka vlerësuar se më mirë do të ishte që autoritetet e Kosovës ta themelojnë këtë gjykatë.
Klosi ka deklaruar se pretendimet e kësaj gjykate do të jenë të njëjta me të Tribunalit të Hagës. “Pretendimet e Gjykatës Speciale duket se do të jenë të ngjashme sikurse të Gjykatës së Hagës. Ky proces kërkon argumente, kërkon prova dhe jam i sigurt se këto gjëra nuk janë aq të kollajshme. Megjithatë, në një farë mënyre e kam mirëpritur themelimin e kësaj gjykate, jo se shpresoj se do të bëjë ndonjë gjë të madhe, por më në fund do të përmbyllet përfundimisht ky problem”, është shprehur Klosi. /Epoka e Re/


Klosi: Ja kush e vrau Kolonel Ahmet Krasniqin


Ish-Shefi i ShIK-ut, Fatos Klosi, në emisionin “Komitetit” të transmetuar në RTK ka folur për vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit në Tiranë. Por, ai e ka mohuar këtë kategorikisht dhe se është shumë i interesuar të sqarohet kjo vrasje. Klosi ka thënë se tjetër kush kishte interes për vrasjen e Krasniqit. Ai gjithashtu ka thënë se themeluesit e UÇK-së ishin ithtarë të politikës së diktatorit Enver Hoxha. Klosi, në një intervistë për RTK-në, nuk ka dashur të tregojë arsyen se pse ish-ShISh-i ka arrestuar liderin e PDK-së para disa viteve, duke thënë se nuk mund të jap informacione.
“Po kemi arrestuar Hashim Thaçin. Nuk mund ta them pse, por ai ishte shtetas i huaj, pavarësisht që ishte me kombësi shqiptare”, ka thënë Fatos Klosi. Ai gjithashtu ka thënë se partia e Lëvizja Popullore e Kosovës, themeluese e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kishte bindje të majta politike. “Po është e vërtetë që LPK-ja ka pasur bindje të majtë dhe ka qenë ithtare e politikës së diktatorit shqiptar, Enver Hoxha”, tha ai. “Forcat e themeluara nga ana e presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, FARK, natyrisht ishin më tv përgatitura se UÇK-së, pasi që të gjithë ishin ish-pjesëtar të ushtrisë jugosllave dhe kishin përvojë”, ka thënë më tutje Klosi./RTK


Klosi: Isha me fat që e ndihmova SHIK-un, UÇK-në e formuan stalinistët e shokut Enver video 562X315770125_klosi
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi