Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mustafa: Kosova u çlirua nga Rugova. SHIK-u më shumë i shërbej regjimit serb

Shko poshtë

Mustafa: Kosova u çlirua nga Rugova. SHIK-u më shumë i shërbej regjimit serb Empty Mustafa: Kosova u çlirua nga Rugova. SHIK-u më shumë i shërbej regjimit serb

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 25, 2015 5:41 pm

Mustafa: Kosova u çlirua nga Rugova. SHIK-u më shumë i shërbej regjimit serb
Mustafa: Kosova u çlirua nga Rugova. SHIK-u më shumë i shërbej regjimit serb Largea_isa-mustafa-9801429950104
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka theksuar se Kosova u çlirua pasi pati një burrështetas të urtë e të mençur, Presidentin Ibrahim Rugova.


Kryeministri dhe lideri i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar ndaj deklarimeve të bëra nga ish shefi i SHIK-ut, Fatos Klosi, duke shprehur keqardhje që “një gojë e keqe e një kryespiuni, spërkatet figura e Ibrahim Rugovës”.
Ai në rrjetin social Facebook ka shkruar se kurrë Kosova nuk do të çlirohet për të varej nga shërbimet informative siç ishte SHIK-u shqiptar. Kryeministri thekson se shërbimet e tilla i kanë shërbyer më shumë regjimeve dhe Serbisë, sesa pavarësisë së Kosovës.
“Kosova u çlirua, sepse pati në krye një burrështetas të urtë e të mençur, të respektuar brenda e jashtë vendit, Presidentin Ibrahim Rugova. Kosova nuk do të çlirohej kurrën e kurrës po të varej nga shërbimet informative, siç ishte edhe SHIK-u shqiptar, sepse shërbime të tilla me sjelljen e tyre më shumë u kanë shërbyer regjimeve dhe Serbisë, vëllavrasjes e hasmërive të brendshme, sesa pavarësisë së Kosovës dhe interesave kombëtare. Pa infiltrim dhe përzierje të SHIK-ut, UÇK do të ishte më unike dhe lufta do të ishte më e organizuar.
Sot na vjen keq kur shohim se nga një gojë e keqe e një kryespiuni, spërkatet figura e Ibrahim Rugovës. Një fjalë popullore thotë: arni për thesin. Spiunët arnohen me të tyret, por nuk arnohen me figurën e Ibrahim Rugovës”, është shprehur kryeministri Mustafa.
Reagimi i Mustafës vjen pas deklaratës së ish-shefit të SHIK-ut, Fatos Klosi, se Kosova kurrë s’do të çlirohej – po të varej nga Ibrahim Rugova dhe se politika e Ibrahim Rugovës ishte pa krye, kurse Kosova u çlirua falë kontributit të djemve të UÇK-së dhe faktorit ndërkombëtar, transmeton 
"Bota sot".
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi