Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mustafa: Fëlliqësira, Fatos Klosi spërkat figurën e Dr. Ibrahim Rugovës

Shko poshtë

Mustafa: Fëlliqësira, Fatos Klosi spërkat figurën e Dr. Ibrahim Rugovës Empty Mustafa: Fëlliqësira, Fatos Klosi spërkat figurën e Dr. Ibrahim Rugovës

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 25, 2015 6:13 pm

Mustafa: Fëlliqësira, Fatos Klosi spërkat figurën e Dr. Ibrahim Rugovës

Mustafa: Fëlliqësira, Fatos Klosi spërkat figurën e Dr. Ibrahim Rugovës 562X315651409_isa2
Mustafa: Kryespiuni Fatos Klosi spërkat figurën e Ibrahim Rugovës. Kryeministri dhe lideri i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar ndaj deklarimeve të bëra nga ish shefi i SHIK-ut, Fatos Klosi, duke shprehur keqardhje që “një gojë e keqe e një kryespiuni, spërkatet figura e Ibrahim Rugovës”.




Mustafa përmes një postimi në Facebook ka thënë se Kosova nuk do të çlirohej kurrën e kurrës po të varej nga shërbimet informative, siç ishte edhe SHIK-u shqiptar. Reagimi i Mustafës vjen pas deklaratës së ish-shefit të SHIK-ut, Fatos Klosi, se Kosova kurrë s’do të çlirohej – po të varej nga Ibrahim Rugova dhe se politika e Ibrahim Rugovës ishte pa krye, kurse Kosova u çlirua falë kontributit të djemve të UÇK-së dhe faktorit ndërkombëtar



Lexojeni të plotë postimin e Isa Mustafës në Facebook: “Kosova u çlirua, sepse pati në krye një burrështetas të urtë e të mençur, të respektuar brenda e jashtë vendit, Presidentin Ibrahim Rugova. Kosova nuk do të çlirohej kurrën e kurrës po të varej nga shërbimet informative, siç ishte edhe SHIK-u shqiptar, sepse shërbime të tilla me sjelljen e tyre më shumë u kanë shërbyer regjimeve dhe Serbisë, vëllavrasjes e hasmërive të brendshme, sesa pavarësisë së Kosovës dhe interesave kombëtare. Pa infiltrim dhe përzierje të SHIK-ut, UÇK do të ishte më unike dhe lufta do të ishte më e organizuar.




Sot na vjen keq kur shohim se nga një gojë e keqe e një kryespiuni, spërkatet figura e Ibrahim Rugovës. Një fjalë popullore thotë: arni për thesin. Spiunët arnohen me të tyret, por nuk arnohen me figurën e Ibrahim Rugovës”, (sic), ka shkruar Mustafa. 
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mustafa: Fëlliqësira, Fatos Klosi spërkat figurën e Dr. Ibrahim Rugovës Empty Re: Mustafa: Fëlliqësira, Fatos Klosi spërkat figurën e Dr. Ibrahim Rugovës

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 25, 2015 6:50 pm

Mustafa: Fëlliqësira, Fatos Klosi spërkat figurën e Dr. Ibrahim Rugovës 11141164_1645403772348364_2158533580805507459_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi