Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Astrit Gashi:Profiterët e luftës

Shko poshtë

Astrit Gashi:Profiterët e luftës Empty Astrit Gashi:Profiterët e luftës

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 25, 2015 10:28 pm

Astrit Gashi:Profiterët e luftës


Astrit Gashi:Profiterët e luftës Largea_bwcsywdieaannba1429798088


"Të heshtësh mbi këtë fenomen, është e barabartë me mohimin e luftës së shenjët të Adem Jasharit.! Të mbyllësh gojën, është njësoj si të shkelësh mbi gjakun e dëshmorëve”
Dikur para më shumë se një shekulli Kaiserling-u i quan shqiptarët “hajdutë fisnikë të përjetshëm”. Akuzë e rënd për një popull autokton i cili gjithëherë gjatë historisë i ka fituar betejat e luftës mirëpo i ka humbur ato të paqes. Shteti i ri siç e quajnë ‘kosmopolitët e Kosovës’ NEWBORN-in, në fakt është ende i okupuar nga evropianet dhe kusarët e tij vendorë, dhe që asnjëherë nuk mundi të lulëzojë në ditët e pranverës.
Kudo dhe gjithçka vetëm hajdutëri, hajdutëri hajdutëri. Gara për të vjedhur, kush më parë e kush më shumë! Hajdutët i japin epitete e tituj njëri tjetrit: profesorë, magjistër, komandant, invalid, veteran, ambasador. Dhe është shumë interesant se si të gjithë e luajnë rolin e ri aq mirë, dhe të gjithë jetojnë në harmoni e pa kundërshtuar njëri tjetrin, sepse të gjithë janë në një nivel dhe kanë një mision! E ky mision është, mashtrimi, haraçi dhe përvetësimi i të mirave dhe pronave të shtetit, të cilin shtet se lan as të rritet e lë më të zhvillohet si duhet. E të vertetit nuk mund të dalin kurr ne dritë.
Shekujt po kalojnë por damkën e “hajdutit”, të njeriut që lufton jo për një ideal por për “pare”, spo mund ta zhdukim dhe është bërë si nishan popullit shqiptar! Apo mos duam te bëhmi engjëj dhe ti i etiketojmë pushtuesit ndërkombëtarë për punët e liga që sot i bëjmë në emër të kombit. Madje diplomatët evropian ironizojnë në momentet e fundit të qëndrimit në vendin e eksperimenteve siç ishte deklarata e ambasadorit kroat i cili pak para se të largohej thotë "Kosovën politikanet e saj e shfrytëzojnë si një lopë qumështi, të cilën e mjelë secili që zgjohet më herët".
Sot ”shteti” në letër i Kosovës kontrollohet nga hajdutet në secilin segment të jetës. Ai që nuk është i tillë duhet të largohet nga vendi ose te izolohet në veten e tij ose të merrë autobusin e fundit për në kampet famëkeqe hungareze. Vidhet gjithçka dhe kudo, vidhet diploma, vota, statusi. Shkurt e shqip, edhe nëse nuk e din asnjë shkronjë të alfabetit, ti mund të bëhesh intelektuali më i njohur i vendit vetëm nëse ke para. Dhe në anën tjetër ke mediat të cilat edhe ato vetëm për para ju oforjnë hapësirë për ‘analizat e tyre shkencore’.

Por hajdutëria nuk përfundon këtu. Vetëm vizito 2-3 sherbime diplomatike të Kosovës, dhe do të shohësh cfarë ndodhë. Në gjithë rruzullin tokësorë ata që dështojnë në zgjedhje partia i dënon e në Kosovën tonë ata shpërblehen me poste diplomatike siç e kemi rastin me Enver Hoxhaj, i cili pësoi debakël në shtepinë e tij por u bë ministër duke u detyruar të luaj shah me tutorin e tij, tani z. kryediplomat i Kosovës. Vizito istucionet tona dhe atëhere njeriu e kupton se sa të padrejtë jemi edhe me gjininë e kundërt, gratë shqiptare. U kemi hyrë në hak gjithë atyre grave që kanë potencial dhe vlera, sepse vendet e tyre i kanë zënë ato që përpos minifundeve nuk kanë tjetër çfarë tregojnë! Edhe Dispora shqiptare është e zgjenyer me këta qeveritare të cilët se kane problem fare të shkojne kudo vetem e vetem të dle ndonje perfitim personal gjatë mandatit te cilin e kane fituar jo me besimin e popullit.
Hajdutëri edhe për vlerat e luftës! Këtë jave po bëhet zhurmë e madhe edhe për listat e veteranëve që kontribuan në luftën e UÇK-së. Të vjetërit thonë, ndonjëherë nëse je i saktë me një gjuajtje qëllon dy herë cakun. Komandantet e zonave ne komisione i zbuluan pa dashje marren e tyre duke i zbuluar disa persona të cilët qe 14 vite e vjedhin shtetin për të cilin pretendojnë që kanë luftuar duke u bërë invalid të luftës, edhe pse ata nuk morën pjesë në asnjë betejë.
Ata që nuk morën pjesë në asnjë betejë të UÇK-së, sot dalin dhe e njollosin luftën dhe sakrificën e atyre idealisteve të cilët jepen gjithçka nga vetja për të realizuar këtë liri të cunguar që e kemi sot. Vetëm po ti lexosh listat e të gjitha zonave operative. Nuk ke nevojë të hulumtosh në vërtetësinë e tyre. Madje asnjë analizë e thellë nuk duhet. Krejtë çka kërkohet është vetëm të shikoni listën e miqëve, familjarëve, farefisit në rrjetet sociale të komandantëve, dhe do ti kesh te gjithë të shpërndare në listat e publikuara nga komisioni qeveritar ‘profesionist’,. Dhe jam i sigurtt se poqese verifikohen këta emra, do të zbulohet se këta janë shkelësit më të mëdhjen të rendit dhe ligjit. E në anën tjetër sa mirë din të sajojnë situata te trillojnë raste sa që edhe ligjet e fizikës nuk gjejnë zbatim në teoritë e e ketij komisioni skandaloz qeveritar.

Të heshtësh mbi këtë fenomen, është e barabartë me mohimin e luftës së shenjët të Adem Jasharit.! Të mbyllësh gojën, është njësoj si të shkelësh mbi gjakun e dëshmorëve! Të bëhesh pjesëmarrës i këtij krimi që po bëhet kundrejtë vlerave të mirëfillta të kombit nga profitëret hajdut, shumë prej të cilëve asnjëherë nuk kanë marrë pjesë në ndonjë front lufte por vetëm nëse kanë luftuar për të qarë ndonjë pritë sa për të ikur sa më largë që kanë mundur, sa që edhe dhitë e egra do t’i kishin zili. Andaj, secili luftëtar idealist duhet të dal në mbrojtje të vlerave dhe idealve të luftës dhe duhet tu thotë mjaft këtyre hajdutëve të shtatë zonave operative, t’i thotë stop njellosjës së të luftës së famëmadhes USHTRIA ÇLIRIMTARE E KOSOVËS.


(autori ishte pjestarë i Ushtrise Çlirimtare të Kosovës ZOD në brigaden 114) 
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi