Ideja e bashkimit kombëtar është ide e madhe, që më tepër se çdo ide tjetër e ka lëvizur historinë shqiptare. E krijuar prej intelektualëve të mëdhenj kombëtarë, ideja e bashkimit kombëtar për shkak të trysnive prej Fuqive të Mëdha dhe institucioneve ndërkombëtare gjatë 100 vjetëve është përkrahur rrallë, vetëm prej ndonjërit nga politikanët më qartëpamës shqiptarë.