Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Frank Shkreli:NË SHKUPIN SHQIPTAR, 2015?????????!!!!!!!!!!

Shko poshtë

Frank Shkreli:NË SHKUPIN SHQIPTAR, 2015?????????!!!!!!!!!! Empty Frank Shkreli:NË SHKUPIN SHQIPTAR, 2015?????????!!!!!!!!!!

Mesazh nga Agim Gashi Mon Apr 27, 2015 8:10 pm

NË SHKUPIN SHQIPTAR, 2015?????????!!!!!!!!!!



Frank Shkreli:NË SHKUPIN SHQIPTAR, 2015?????????!!!!!!!!!! Shkreli

Nga Frank Shkreli

 

Besojeni ose jo, por është e vërtetë – kjo është një demonstratë që u zhvillua të premtën në sheshin para xhamisë së Murat Pashës në   Shkup, në mbështetje të tezës së  Turqisë se gjenocidi  kundër popullit armen nga otomanët, fillim shekullin e kaluar,  nuk ishte i tillë.  Agjencia e lajmeve INA njofton se protestuesit — me flamuj boshnjakë, turqë dhe shqiptarë –    “Kanë theksuar se në protestë janë mbledhur shqiptarë, turq e boshnjakë për të kundërshtuar siç thuhet pretendimet e armenëve se ndaj tyre është bërë gjenocid gjatë luftës së vitit 1915 nga ana e Turqisë”. Kjo është një çështje për historianët, për të vendosur më në fund nëse masakra turke kundër armenëve ishin gjenocid ose jo, por pyetja është se ç’duan shqiptarët në protestë në mbrojtje të një politike që kishte për synim zhdukjen e një populli.  Sikurë shqiptarët  në  Maqedoni nuk kanë mjaft probleme të vetat për të cilat duhet të dilnin në protesta?! 

INA njofton se protesta është kritikuar në rrjetët sociale, ku komentues të ndryshëm shfaqin zemërimin e tyre  duke u shprehur se është “turp për shqiptarët” që në vend të kësaj proteste, në favor të interesave interpretimeve  turke të historisë, “Nuk organizojnë protesta kombëtare kundër diskriminimit dhe montimeve  kundër shqiptarëve në atë vend”, nga ana e shtetit sllavo-maqedonas.  Në vend që të mbrojnë  të drejtat, interesat, gjuhën dhe kulturën e tyre kombëtare,  shqiptarët në Shkup protestojnë në favor të interesave dhe agjendave të qarqeve të huaja,  të cilat  nuk kanë të bëjnë as me çështjen shqiptare në Maqedoni dhe as me interesat kombëtare të shqiptarëve në të kaluarën as tani – në rajonin e Ballkanit Perëndimor, në përgjithësi.  



 Frank Shkreli:NË SHKUPIN SHQIPTAR, 2015?????????!!!!!!!!!! Shkupi1

Fatkeqsisht, gjëja e vetme që simbolizon kjo demonstratë është zhdukja dal ngadalë e identitetit kombëtar në Shkup dhe në krahina të tjera shqiptare të ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë.  Por,përveç kësaj, kjo protestë demonstron gjithashtu edhe depërtimin e thellë agjenturave të huaja, kryesisht turko-sllave në ato vise shqiptare, të cilat jo vetëm tashti, por historikisht, kanë punuar kundër interesave kombëtare të shqiptarëve — duke bërë ç’mos që të zbehet dhe më në fund të zhduket identiteti i shqiptarëve, siç ka venë në dukje gazetari Marin Mema i Top Channel Albania në këtë raport,   

https://www.youtube.com/watch?v=OEfd940Lwhs, ku dokumenton një realitet tepër të dhimbshëm në Ohër — zhdukjen e identitetit të shqiptarëve në atë qytet dikurë me shumicë shqiptare. 




 Frank Shkreli:NË SHKUPIN SHQIPTAR, 2015?????????!!!!!!!!!! Shkupi2


Realiteti është se armiqët e kombit shqiptarë  kanë punuar gjithmonë dhe punojnë tani kundër interesave kombëtare historike të shqiptarëve në trojet e veta, madje disa prej zyrtarëve më të lartë të këtyre vendve bëjnë thirrje zyrtare, jo vetëm për rishkimin, por edhe për ndryshimin e historisë së shqiptarëve në trojet e veta shekullore, për tua përshtatur historinë e trojeve shqiptare interesave të tyre afatgjata. 

Dihet se armiqtë shekullorë të kombit shqiptar nuk do të heqin kurrë dorë nga politikat e tyre antishqiptare — por fatkeqsisht duket se, siç ka thënë Faik Konica, armiku më i madh i shqiptarëve kanë qenë dhe janë vet shqiptarët!









Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi