Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI - FATKEQËSIA E NËNËS N´MËRGIM

Shko poshtë

AGIM GASHI - FATKEQËSIA E NËNËS N´MËRGIM Empty AGIM GASHI - FATKEQËSIA E NËNËS N´MËRGIM

Mesazh nga Agim Gashi Wed Apr 29, 2015 11:07 pm

AGIM GASHI - FATKEQËSIA E NËNËS N´MËRGIM 10402402_10152308951364077_5862470472742135895_n

AGIM GASHI

FATKEQËSIA E NËNËS N´MËRGIM
(Poemë e trishtimit)

KUJDES!

Ju lutem prindërve, motrave e vëllezërve që këtë poemë të trishtë mos ta lexojnë në praninë e të rinjve deri në 16 vjeç!
AGIM GASHI - FATKEQËSIA E NËNËS N´MËRGIM 10454557_10152865279679077_5328804643707255830_n

Në këtë botë të rrejshme
Shpesh ankohen fëmija,
Kur nuk sillen mirë
Nënat e tyre t’këqija.


Sa herë kam ndëgjue
Të thana me leqe,
Thonë disa njerëz
Se s‘ka nënë të keqe.


Po ka, ore, ka
Kam parë me sytë e mi,
Nëna len beben vetën
E shkon në kurvëri.


Ka dhe raste të tjera
Sa t´rënda trishtuese,
Kur nëna për bijën
I bahet vetë „shkuese“.


Jo për ta martuar
E me krijue jetë,
Por do që e bija
Të bëj si bën´ vetë.


Ah! Ka dhe aso nana
S‘i ln lumi e logu,
Bebe t´porsalindura
Hedhin n´kantë bërlloku.


Kam dëgjue raste
Sa zjarr e siklet,
Kur nana fatkeqe
Fur fëmijën e vet.


Një tjetër e shtrëngon
Frymën ia ndalë,
Engjëllit fëmijë
Që Zoti ia ka falë.


Shkruajnë dhe gazetat
Për skena të pa parë,
Nëna katilesh
Han fëmijën e saj.


II
Nëna ndan nga gjiu beben
Mos t’i prishet bukuria,
E për qumësht nëne
Qan e qan fëmija.


Është nënë e keqe
E keqe sa s‘ka ma,
Kur fëmiun e vetë
E gënjen pa nda.


Në mbrëmje i bën planet
Fëmiut i thotë po,
Ndërsa e nesërmja e nënës
E mbushur me jo.


Kështu kopjojnë fëmijët
Mbushur me plot mllef,
Mësohen t´gënjejë të tjerët
Por dhe jetën e vet.


Gënjen pastaj shtetin
Për te s’ka liri,
Do merret me krime
Me drogë e hajni.


Kështu rriten fëmijët
Gjithkund fatkeqësia,
Bota ua shef sherrin
Nënave të këqija.


Nuk i bëj të mirë
Dhe ata baballarë,
Që për një qejf flirti
Familjen e bëjnë përrallë.


Kjo botë fatkeqe
Për engjëjt, fëmijë,
Nuk asht ideale
S‘ka mjaft lumturi.


Sa fëmijë t´kësaj bote
Vdesin nga uria,
I lanë të mbyllur pra
Po nënat e këqija.


Nga nënat e këtilla
Shëmtohet edhe moti,
Sado të kamuflohen
Ato s’i do as Zoti!


III
Dua ta tregoj
Një ngjarje t´vërtetë,
Që një ndodhi e rëndë
Zhgënjeu të tërë një jetë.


Ishin vite t´vështira
Vitet e nëntëdhjeta,
E rëndë ishte robëria
E rëndë bëhej jeta.


Iknin njerëzia
Lëshonin atdheun,
Harruan truallin e të parëve,
Harruan Skënderbeun.


Dikush iku nga skamja
Dikush nga lezeti,
Dikush s‘kishte qare
Se ndiqej nga shteti.


Një nënë nga anët tona
La burrin n´shtëpi,
Me dy çupa të bukura
Mërgimit ia kish mësy.


Kaluan brigje e fusha,
Kaluan edhe shtete,
Vuajtje, tmerr, uri
Për një lumturi jete.


Ndalojnë në Çeki
Atje në Teplicë,
Synojnë Gjermaninë
Mjaft më në Mitrovicë.


Arriti te synimi
Diku në Bavari,
U shkrua azilante
Nëna me dy fëmijë.


U vendos në një hajm
Me të dyja pëllumbesha,
Filloi në dhe të huej
Të ndihej si mbretëresha.


Merrte para t´mira
Bleu dhe gardërobë,
Mendja më s‘i shkonte
Për burrin në Kosovë.


Ishte grua e bukur
Me i pas lakmi,
Dy vajzat e saj
Lule në hyjni.


Vishej edhe ngjyhej
Dilte në sheti,
Në gjak i vlonte etja
Për ndonjë dashuri.


Dhe një ditë me diell
Në parkun për karshi,
Qëndronte një burrë i huaj
Nisi ta vidhte me sy.


Ngadalë iu afrue
Iu drejtua me „buenasera“,
Ja mendoi gruaja
Fati m’erdh te dera.


Filluan dhe bisedat
Me plot dashuri,
Nuk munguan puthjet
Plot afsh e zjarrmi.


Burri ish i pashëm
Nuk qonte “jerdam”,
Kishte restorantin
Ishte Italian.


Shqiptarja e bukur
Kontratën e bani,
Punë në restorant
Te italian Gjovani.


IV
Kaluan disa muaj
Mu për mrekulli,
Para të mjaftueshme
Përplot me dashuni.


Një ditë në restorant
Hyn një pëllumbeshë,
Bukuri më t´zjarrtë
Gjovani s’kishte ndeshë.


-Mirëdita, xhaxha
Vajza iu drejtu,
-Dua mamin tim
Pak me bisedu.


Po dridhej Gjovani
Nga kjo bukuri,
Që i ndriste fytyra
Bukuri për magji.


U soll mirë e butë
Gjovani plot mirësi,
Derisa po flisnin
Tani nënë e bijë.


U ngrit që të shkonte
T´u i përshëndetë,
Pa mendu e shkreta
Sa me kob do të jetë.


Tash i nisi Gjovani
Dashnores presion,
Që ta bie vajzën
Në punë për restorant.


-Ose do ta sjellësh,
Ose do shkosh n´shtëpi,
Dhe do t‘i tregoj botës
Për tonën dashuni.


Nga dhuna dhe nga frika…
Gruaja u dorzu,
Tani i duhej vajzën
Të shkretën me mashtru.


Shkoi në shtëpi
Plot nerva e vrer,
Vajzat bukuroshe
E prisnin në derë.

 
V
E mashtroi vajzën
Mirë i shkoi plani,
Tani nënë e bijë
Te italian Gjovani.


Pas disa ditësh
Gjovani u nxe,
Me e pas në shtrat
Shqiptaren e re.


Po i thotë dashnores
Po shkoj në podrum,
Atë njomëzën e bukur
E dua n´podrum.


Ishin marrën veshë
Dhe i kish premtu,
Që vetëm një natë
Me vajzë me kalu.


Po e thërret të bijën
Tuj e ledhatu,
Merri këto gjëra
Në podrum me i çu.


I mori e bija
Gjanat në dorë,
Bie shkallëve poshtë
Si të binte n´vorr.


Poshtë priste Gjovani
Sytë zgurdullu,
E kuptoi vasha
Se ishte mashtru.


Deshi që të ikte
Nga dorë e Çikllopit,
Por fuqi e burrit
Ia ndërroi motin.


E rroku për beli
Me sa kish fuqi,
Këmishën e mëndafsht
Filloi me e shky.


I dolën vashës s´bukur
Gjinjtë si dy hëna,
Ah, moj jetë e shkretë,
Çka më bëri nëna.


Jargosej italiani
Qelbej nga rakia,
Me dhunë sot shqiptares
I merrej vajzëria.


Puthte e lëpinte
Ku prekte nuk shikonte,
Përfundi shqiptarja
Dëneste e rënkonte.


E kishin rrëmbye
Kthetrat e tradhtisë,
Ishte vonë t‘i ikte
Dhunës, mizorisë...


Sa kohë kaloi
Vajza s’kishte ndjerë
Por kur hapi sytë
Nënën e pa në derë.


Ishte mbushur lot
Ishte mbushur gjak,
Vajza rrinte shtrirë
Me spermën në bark.


Ishte skenë e rëndë
N´podrum të Gjovanit,
„Dashnoret“ e „tradhtueme“
Prej nji italianit.


Sa ishte pendue
Ajo nanë e shkretë,
E mallkonte ditën
E nisjes n´kurbet.


E mallkoi edhe veten
Dhe ndjenjat e saja,
Ma mirë bukë e krip
Se me t´zanë belaja.


I afrohet vajzës,
Yllit t´bukurisë,
-Ik nga unë, lavire
Ti nënë e tradhtisë.


U ngrit me ngadalë
E njoma shqiptare,
Iu duk vetja
Shkronjë në abetare.


Iu kujtua jeta
Luginave t´Kosovës,
Dhe lulet plot aromë
Atje n´Shalë t´Bajgores.


Gjakun e vajzërisë
Ia la peng nënës,
U zhduk nga podrumi
Nën hijen Hënës.


VI
Doli nga podrumi
Me trishtim flokëprishura,
Akoma rridhte gjaku
Nën´ rrobat e grisura.


Nuk dinte ku ecte
Rruga shtruar në ferra,
Pranë banesës së tyre
Motrën e pa te dera.


E rroku n´përqafim
E puthi me dashuri,
-Tash po shkoj, oj motra ime,
Nuk do t´kthehem më n´shtëpi.


Amanet, moj motra ime,
Të fala babit me i çue,
Mbarë Kosovës e gjithë shqiptarëve
Për fatin tim me ju tregue.


Ti t´më rritesh, motërvogla,
Të shkollohesh në kurbet t´zi,
Kur të kthehesh në atdhe
Shqiptar merre një djalë të ri.


Nëse kthehesh dhe e mban në mend
Këtë amanet n´këtë natë me hënë,
Shpërndaj mirësi e dashuri
T´u u ba një e mirë nënë.


Nëse vajzë të lindë fëmija
Ty, moj motër qofsh me gëzim,
T´më kujtosh mue ndër mote
Leja vajzës emrin tim.


Lamtumirë, moj motërmira,
E ti, atdheu im i mbarë,
M‘u shkatrruen andrrat e mia
Me e marr një djalë shqiptar.


Para syve i del gjerdeku
Dhe fustani i nusërisë,
Plot buzëqeshje n´kopshte t´Kosovës
Edhe gji tu i dhënë fëmisë.


Mori rrugën kah errësina
Me u zhdukë nga kjo jetë,
Nji unazë prej trup shkrumbuarës
Si kujtim motrës me i mbetë.


VII
Ngadalë ecte dhe mendonte
O Zot i dashtun po çka të bëra?
Para syve seç i dilnin
Herë Gjovani e herë e ëma.


Pa mendu e pa cak ecte
Te një pompë mezi arrin,
Aty bleu një kantë plastike
Të mbushur plot me benzinë.


Shkoj u ul në park t´qytetit
Atje diku në Bavari,
Nisi e shkreta të qajë përmallshëm
Për fatin tonë n´kurbet të zi.


Qau për fatin që iu thye
Qau për motrën që e la n´vetmi,
Qau për nanën që bani kobin
Me gjak t´vetin, me fëmijë.


Qau për babin atje n´Kosovë
Dhe atdheun e robëruar,
Qau për shkollat mbyllë me dry
Na shkon jeta duke vajtuar.


Qante vasha ma e bukura
E tokës së Arbënit në kurbet,
Kish vendosë ma mos t´jetonte
Por të ndahej nga kjo jetë.


Në mes të parkut drunj të lartë
Vetëm Hënën në shoqëri,
Tash po vjen fundi i jetës
Me u shkrumbu lulja n´rini.


Ngadalë hapi kantën plastike
Uli trupin me benzinë,
Sa e mirë iu duk aroma
Thua për të ishte shpëtim.


Trupi i njomë i vashës s´re
U shndërru në pastërti,
Iu kthye vashës beqaria
Ditë e re, thua paska gdhi.


Ndezi shkrepësen sypatrembur
Flakë i mori trupi i njomë,
U ndrit qielli, u ndrit parku,
Një za lëshoi si jehonë.


-Ah moj nënë, moj nëna ime,
Lamtumirë se të kam xhan,
Mos mbaj zi, mos qaj për mu
Pashë atë gji që ma ke dhanë.


Nji amanet po ta lë ty
Të qoftë hallall gabimi yt,
Kthehu ti në tokë të Arbënit
Atje motrën me ma rritë.


Mos rri më n´kurbet të zi
Sepse jetën do ta kesh t´rëndë,
Në atë flakë i shtrini duert
Donte nënën me e përqafë.


Ra ngadalë në bari t´njomë
Ndërsa n´qiell u dukën re,
Donin ato ta lëshonin shiun
Me shpëtua vashën e re.


Porse retë u vonuan
Edhe Hëna duel e plotë,
Bashkë me yjet e asaj nate
Qanë, vajtuan e derdhen lot.


Qanë dhe lulet e atij parku
Diku atje në Bavari,
Dersa digjej bukuroshja
Edhe bëhej shkrumb e hi.


Aty mbeti hiri i vashës
Ku u dogj ajo bukuri,
Kurrë aty ma s‘doli bari
E kam pa me sytë e mi.


Porse hiri i shqiptares
Si i Feniksit përsëri,
Do të ngritet e do të ngjallet
Për mirësi e dashuri.


VIII
Kanë kalue disa vite
Nga kjo ngjarje e fatkeqësi,
Sa shumë vasha e djelmosha
Prapë i ha kurbeti i zi.


Motërmira u kthye n´atdhe
Me atë unazë që në hi ka mbetë,
Ia la vajzës emrin e motrës
Me e përtëri në këtë jetë.


Ah moj motër ,që s‘ke vorr
Por e ke shpirtin n´gjithësi,
Bëhu roje e rrugëve të Arbërit
Mbylli ato për kurbet të zi.


Ndërsa nana, thonë, u zhduk
Dikush i dha zjarr restorantit,
Thonë e panë të bame guri
Përmbi vorrin e Gjovanit!


Shkruar gjatë janarit
Përfunduar më 01.02.2012 ora 05 e mëngjesit
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi