Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Arrestohet Dardan Molliqaj, i ndalohet udhëtimi për në Zvicër

Shko poshtë

Arrestohet Dardan Molliqaj, i ndalohet udhëtimi për në Zvicër Empty Arrestohet Dardan Molliqaj, i ndalohet udhëtimi për në Zvicër

Mesazh nga Agim Gashi Fri May 01, 2015 12:30 pm

Arrestohet Dardan Molliqaj, i ndalohet udhëtimi për në Zvicër


Arrestohet Dardan Molliqaj, i ndalohet udhëtimi për në Zvicër Largea_konvv11430469079
Foto: Bota sot


Lëvizja Vetëvendosje përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se sot i është ndaluar udhëtimi për në Zvicër, sekretarit organizatuv, Dardan Molliqaj dhe më pas është arrestuar.
“Sot, rreth orës 09:20, në Aeroportin e Prishtinës, Sekretarit Organizativ të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Dardan Molliqajt, i është ndaluar udhëtimi për në Zvicër, dhe është arrestuar nga Policia e Kosovës. Aktualisht Dardan Molliqaj po dërgohet në njërin prej stacioneve policore në Prishtinë. Lëvizja VETËVENDOSJE! reagon fuqishëm ndaj këtij arrestimi”, thuhet në këtë njoftim.
Sipas Vetëvendosjes, dhuna policore e ushtruar më 27 janar, arrestimet masive të qytetarëve pas kësaj proteste, dhuna psikologjike e ushtruar para protestës së 18 prillit, kërcënimet ndaj mësimdhënësve grevistë, dhe së fundi arrestimi i Dardan Molliqajt, flasin për përpjekjen e vazhdueshme të Qeverisë që t’i shtypë dhunshëm protestat qytetare.


“Qeveria, në vend që të merret seriozisht me kërkesat e drejta të qytetarëve protestues dhe t’i plotësojë ato, po i arreston protestuesit duke e vazhduar kështu përndjekjen e kërcënimin ndaj qytetarëve, në mbrojtje të shtetit të kapur. Lëvizja VETËVENDOSJE! kërkon me ngulm që Dardan Molliqaj të lirohet menjëherë si dhe paralajmëron Qeverinë që me metoda të tilla represive nuk do të arrijë shtypjen e pakënaqësisë së madhe të qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes./BS
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi