Rrahim Hashimi*-Pse kjo histeri ndaj së vërtetës që tha Fatos Klosi
Faqja 1 e 1

Pse kjo histeri ndaj së vërtetës që tha Fatos Klosi
Rrahim Hashimi*
Është shumë domethënës reagimi histerik i kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, ish-kryeministrit shqiptar Pandeli Majko dhe publicistit Halil Matoshi, ndaj intervistës së kreut të ish-SHISH-it, Fatos Klosit. Këta emra do t’i veçoja në radhë të parë dhe nuk do të merrem në reagimin e pjesës tjetër të shoqërisë, qofshin ata simpatizantë të LDK-së, nostalgjikë të ish-presidentit të ndjerë Rugova apo të tjerë.
Së pari do të ndalem në atë se çka tha z. Klosi në intervistën në një medium “online” si dhe në gazetën “Epoka e re”?
Z. Klosi nuk tha as nuk ofendoi askënd sa të kërkohet të shpallet person “non grada”, siç kërkon publicisti Matoshi, por z. Klosi foli në veten e parë dhe dha një këndvështrim të ngjarjeve sipas perceptimit të tij, duke u mbështetur në fakte reale të kohës. Me fjalë të tjera, z. Klosi bëri një përshkrim të sjelljes së lidershipit të Kosovës në ato vite, epërsitë dhe mangësitë e liderëve të asaj kohe si dhe luftës për liri dhe pavarësi e, në këtë kontest, edhe për udhëheqjen e z. Rugova dha një opinion të tij që, për mendimin tim, ishte real, edhe pse na pëlqen apo nuk na pëlqen, ngaqë figurën e ish-presidentit Rugova e kemi glorifikuar si nevojë e popullit për kohezion gjatë okupimit serb, pastaj si pasojë e administrimit të Kosovës nga bashkësia ndërkombëtare, e cila mbështetke një politikë të plogësht dhe pas vdekjes si nevojë e politikës dhe konformistit politik në Kosovë.
Së dyti, do të ndalem në reagimin e kryeministrit Mustafa dhe dua ta analizoj nevojën e këtij reagimi. Mendoj se reagimi i z. Mustafa nuk ishte se ai dëshironte ta mbronte figurën e cenuar të z. Rugova, por mendoj se reagimi i tij ishte si nevojë e fshehjes të së kaluarës së tij dhe të grupit të tij që abuzuan në mënyrë sistematike me fondet dhe paratë e popullit gjatë okupimit serb. Unë nuk do ta pyesja z. Mustafa se si u menaxhua fondi i 3 %, por do ta pyesja se sa biznese janë ngritur me atë fond dhe kush i ka ngritur dhe kush i menaxhon ende ato biznese me paratë e fondit të 3 %, të cilat depozitoheshin në “Dardania Bank”. Kush janë përfituesit dhe çfarë relacionesh ka ai sot me ta?
Po ashtu, shumë interesant ishte reagimi i ish-kryeministrit të Shqipërisë, Pandeli Majko. Pse ai reagim kur edhe ai fare mirë i dinte faktorët përcaktues për çlirimin e Kosovës. Edhe për këtë mund ta bëj një analizë fare të thjeshtë sepse z. Majko u bë patriot atëherë kur Shtetet e Bashkuara i dërguan sinjal të qartë se Kosova do të çlirohet nga Serbi. Z. Majko ishte kryeministër që nga shtatori 1998, por ai u solidarizua me luftën e UÇK-së vetëm pas Rambujesë dhe fillimin e bombardimeve të NATO-s në Kosovë (me thënë të vërtetën jo rrallëherë deri në atë kohë ishte pengesë për UÇK-në dhe strukturat e tjera të shtetit shqiptar që mbështetnin luftën e UÇK-së), por si njeri me fat i ra hise të glorifikohet nga kosovarët për shkak të pozitës zyrtare që kishte dhe t’i veshën meritat për çlirimin e Kosovës dhe meqë edhe ai e di për këtë z. Majko dëshiron ta kompensojë me folklorizëm patetik. Por me drastik ishte reagimi i publicistit z. Matoshi, kur kërkoi të shpallet z. Klosi “non grada”. Në këtë rast do të doja shumë të kursehem nga fjalët dhe zhargoni i pistë, por Matoshi me të vërtetë ngjan si një analist i përdalët i mëhallës që njerëzit ikin nga ai se mos po i ngjiten fjalë. Unë do ta pyesja z. Matoshi, si publicist dhe si gazetar që do të duhej të ishte në mbrojtje të fjalës së lirë dhe shprehjes së lirë të opinionit, se a ka ndonjë standard tjetër pos hipokrizisë së tij? Unë jam i bindur se sikur z. Matoshi do ta tregonte ndonjë konsistencë në qëndrimin e tij, do të vlerësohej dhe çmohej, po ashtu do të ishte pjesë e elitës politike në Kosovë. Tekefundit, faktet flasin vetë, por unë jam i befasuar me përpjekjen e tyre për ta demonizuar z. Klosi për shkak se dha një opinion nga perspektiva e tij dhe nuk u bë konformist apo, më shkurt, si thotë fjala e popullit: “Nuk lajti m.. me sh...”, por e tha të vërtetën sipas perceptimit të tij.
(*Ish-ushtar i UÇK-së)
Epoka e Re

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi