Statistika trishtuese: As 3 % e arsimtarëve nuk lexojnë gazeta!

Të gatshëm për greva, të gatshëm për rritje pagash, ekskursione, përfitime pushimesh, mungesash në punë, për të gjitha që ju shkon për shtati, por nëse u kërkohet llogari për rezultate madje as nuk turpërohen më.
Edhe pse nuk janë bërë matje, as studime, por në cilindo institucion që të shkosh privatisht ta thonë shumica e atyre që i takon, se vlera e edukimit ka rënë, cilësia e diplomimit ka prekur pikën kritike, takon të diplomuar analfabet, në shkrim lexim dhe në matematikë, takon të diplomuar gjysmëinjorant, që se arrin dot nivelin e një të diplomuari në shkollë të mesme dikur.
Për shumë vite i lihej faji mungesës së pagave, kualitetit të dobët të jetesës. Por, 16 vjet pas luftës dekadenca e arsimit nuk ka ndaluar kurrë. Madje pa hezitim, edhe kritikët e sistemit të shkollimit të paraluftës, ‘të shkollave bodrume’ siç thuhej e thuhet ende me përbuzje, edhe pse rrallë në ndonjë rast, ishin bodrume, por përgjithësisht ishin shtëpi që u bën shkolla, dhe shkolla që u bën edhe objekte universitare, tashmë besojnë dhe e thonë se shumë më e lartë ishte cilësia në ato vite se sa tani.
Intervenimet, faljet e notave, pagesa – mitoja për një notë, ishin raste tepër të rralla vetëm tek ndonjë abuzues mund të vinin në shprehje. Por, pas luftës këto fillonin të bëheshin si një lloj mode në Universitetin publik, të cilit një goditje shkatërruese ia dha ish administratori Majkël Daksner, veçanërisht me futjen e universitetit në rrugën e reformave të Bolonjës, reduktimin e studimeve nga katra në tri, dhe me modelin e ri të kalimit të provimeve që e imponon sistemi. Defekti kryesor është rënia e vlerësimit, paaftësia e shumicës së pedagogëve për tu përshtatur me mënyrën e re të vlerësimit, duke e kthyer në statistikë.
Kjo situatë e përgjithshme, kjo prodhimtari antivlerash në universitet, çon pashmangshëm në rënien e vlerave në arsimin e mesëm e fillor.
Një prej indikatorëve të shkallës së edukimit dhe përgatitjes intelektuale është se sa të arsimuarit lexojnë, se sa ata lexojnë shtypin para së gjithash.
Një e dhënë trishtuese na vjen nga shkollat e Prishtinës. Kështu sipas një lexuesi të rregullt, në një shkollë fillore në qendër të Prishtinës nga më shumë se 120 arsimtarë sa ka shkolla, vetëm 3-4 veta lexojnë gazeta. Madje edhe ata 2-3 arsimtarë që lexojnë gazeta nuk i blejnë ato, por i marrin në shitore e kioska dhe pasi i shfletojnë i kthejnë. “Nuk besoj se janë më shumë se 3 arsimtarë që lexojnë gazeta, ndoshta jo për ditë, por as ato nuk i blejnë”, thotë një zyrtar i shkollës, që për arsye të vendit të punës nuk ia publikojmë emrin.
Dikur ishte turp për një arsimtar të mos lexonte shtypin, edhe pse ishte vetëm një e përditshme ndërkaq që, prej vitesh variojnë nga 5-9, arsimtarët nuk lexojnë asnjë prej tyre. Kjo shkollë në Prishtinë, është mostër për tërë Kosovën, pasi rënia e vazhdueshme e lexuesve të gazetave është kthyer në makth për ekzistencën e tyre.
Por, të lexojnë vetëm 3 % e arsimtarëve në Prishtinë gazeta është trishtuese, pasi ata që nuk lexojnë gazeta edhe më pak lexojnë libra, pasi edhe tirazhet e tyre janë tkurru në minimum, pavarësisht që tregu kushtimisht është zgjeruar, me Shqipërinë.
Ndoshta duhet të rishikohen politikat arsimore të Ministrisë së Arsimit dhe të qeverive Komunale, për të krijuar testime sistematike të arsimtarëve, përfshirë edhe kulturën e përgjithshme. BS

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi