Maxhun Smajli: Florim Zeqa i pathyeshëm në sprovat e kohës
Faqja 1 e 1

Në dhjetëvjetorin e çlirimit të Kosovës
FLORIM ZEQA I PATHYESHËM NË SPROVAT E KOHËS
Nga Maxhun SMAJLI
Njerëzit kanë dëshirë të kujtojnë të kaluarën e tyre. Me kalimin e viteve, kjo e kaluar ndryshon trajtën, ku shumë herë zmadhohen, apo i përshtaten vetes. Florim Zeqa dhe të tjerët si ky, kanë punuar me kohë për ta mposhtur harresën. Ali Zeqa deshmor i orëve të para të lirisë. Edhe politika shqiptare e asaj kohe ka përfitu poena politik në qarqet nderkombëtare nga rënja e këtij martiri.
U bënë dhjet vite nga shpallja zyrtare e çlirimit të Kosovës. Pra, një dekadë liri për shqiptarët! Kështu thanë, kështu po thëm dhe unë. Dhe, nuk kemi si të themi ndryshe, edhe pse shumë atdhetarë na i vrau vetë liria. Kjo liri na solli edhe shtetin, edhe pse ndryshe nga ai që projektuan atdhetarët dhe martirët e kombit. Megjithatë, ne kemi shtet me flamur e himn ... “mrekulli”.
Mirëpo, sido që të jetë, liria e Kosovës nuk mund të identifikohet me një emër, grup apo parti. Secili shqiptar, në kohën e tij, barti barrën e padrejtësive nga pushtuesi. Dhe, secili shqiptar rezistoi në mënyrën e vet, duke e kapërcyer shkeljen shekullore.
Viti 1989, njihet si vit i vetëdijes shqiptare në Kosovë, e cila vetëdije depërtoi në çdo shtëpi. Si kurrë më parë, populli u bë një në mendime, veprime e qëllime. Kjo vetëdije projektoj edhe forcën ushtarake të armatosur me emrin Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Ushtri kjo, tek e cila patëm çdo arsye për të pasur besim të plotë, sepse mundimet e popullit kalonin nëpër provën torturuese çnjerëzore, të cilët nëpër malet e Kosovës u ngushëlluan falë luftëtarëve të lirisë. Ata ishin të fuqishmit e kohës, burra me nam, ku shumë prej tyre dhanë shpirtin e vet si shperblesë për ne, e, të na shpëtonin nga pasojat e robërisë. Pra, lufta e profetizoi popullin shqiptar. Ajo (lufta) ishte aq e tmerrshme, sa ata që arritën të shpetonin donin, madje kishin nevojë të besonin se sakrificat e tyre të shumta do të sillnin dobi të përhershme.
Krenaria, vetem një fjalë e një luftëtari e atdhetari të ditëve të më hershme
Njerëzit kanë deshirë ta kujtojnë të kaluarën e tyre. Me kalimin e viteve, kjo e kaluar ndryshon trajtën, ku shumë herë zmadhohen, apo i përshtaten vetes. Por, janë njerëzit e kohës së tyre të cilët duke e thënë të vërtetën rreth të tillëve, del se disa prej tyre të kaluaren e kanë të nxime (të zezë). Këta zezanë, disa prej tyre pushtetarë, kanë në strategjinë e tyre anashkalimin dhe harresën e përsonaliteteve dhe njerëzve që bënë aq shumë për atdhe e popull. Bile, këtyre njerëzve u drejtohen edhe me titujt e tyre.
Mirëpo, Florim Zeqa dhe të tjerë si ky, kanë punuar me kohë për ta mposhtur harresën. Ai (Florim Zeqa) duke qendruar i pathyeshëm në sprovat e kohës, si në arsim, pajtim gjaqesh, aktivitet politik, si akt patriotik për atë kohë, ishte bërë pjesë e pandashme e historisë shqiptare në Kosovë. Pra, të flasësh për veprimtarët dhe atdhetarët e komunës së Klinës pa e kujtuar Florim Zeqën është sikur të flasësh për patriotizem pa e kujtuar patriotin.
Gjatë veprimtarisë patriotike, Florim Zeqa u ndesh edhe në pengesa, si zakone të këqija e të rrënjosura thellë tek disa bashkëveprimtarë të tij, të cilët me veprimet e tyre bënin të pamundur zhvillimin e aktivitetit patriotik me cilësi tërheqëse. Mirëpo, gjykimet e tija të thella larguan zemërimin mbi të këqinjtë e kohës së tij. Tek ai, ka mbetur vetëm krenaria, një fjalë e një luftëtari e atdhetari të ditëve të më hershme.
Kush është Florim Zeqa?
Lindi me 30 gusht të vitit 1963 në Bokshiq të Klinës. Shollën fillore e kreu në Grabanicë, të mesmen në Klinë, ndërsa studimet në fakultetin Xehtaro-Metalurgjik në Mitrovicë.
Me 11 mars 1982, në përvjetorin e demostratave të vitit 1981, arrestohet nga forcat policore serbe në Mitrovicë. Në vitin 1990 fillon aktivitetin politik në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Fillimisht në kryesinë e Forumit Rinor të LDK-së dega në Klinë, ku emërohet nënkryetar i këtij forumi. Më pas emërohet kryetar i Komisionit për informim në FR të LDK-së për komunën e Klinës, si dhe përfaqësues i Unionit të degëve të FR të LDK-së për Klinë, Skënderaj, Gllogovc dhe Malishevë.
Në kohën kur regjimi pushtues serb sulmoi arsimin shqip, si dhe duke larguar nxënësit shqiptarë nga objektet shkollore, Florim Zeqa emërohet kryetar i Komisionit “Ndihmë me kuadro” për arsimin shqip në komunën e Klinës. Florimi ishte një ndihmesë e madhe edhe për LASH të Klinës, që drejtohej nga atdhetari i mirënjohur Selman Etemi. Poashtu, ishte njëdër organizatorët e protestave 1989/90. Bashkërezistues në mosndryshimin e emrave të sh. fill. “A. Bejta”, të shk. së mesme “L. Gurakuqi”. Ishte anëtar i strukturave rezistuese, kundër pushtuesit, në nivel të BL Grabanicë (‘92/94).
Kësaj Familje atdhetare i shtoi dhëmbje edhe rasti i helmimit të Shpresës, motër e Florimit, e, që në atë kohë ishte nx. në shk. të mesme - helmime këto masive në tërë Kosovën, e të shkaktuara nga pushtuesi sllav.
Me 1992, pas vrasjes së Tahir Lush Berishës nga Leshani i Pejës, mësimdhënës, Florimi angazhohet drejtpërdrejt në dhënje mësim nxënësve të mbetur tashmë pa mësues, në shkollën fillore “Azem Bejta” në Grabanicë.
Me 23 shkurt të vitit 1993, fshati Bokshiq sulmohet nga forca të shumta policore serbe, ku Florimi detyrohet të kaloj në arrati. Me 7 mars po të njëjtit vit, arrestohet në fshatin Vitomiricë të Pejës. Pas një rrahje brutale deri në alivanosje, forcat policore serbe e hudhin në një kanal, i cili gjindet dhe ndihmohet nga një kalimtar rasti.
Me 23 shkurt të vitit 1993 ndodhi rezistenca e parë kunder forcave policore serbe në komunën e Klinës
Pas shkuarjes së përditshme të policisë, për të kërkuar qytetarët për armë, banorët e fshatit Bokshiq u organizuan, duke mos lejuar policët të hyjnë në fshat. Ata (policia) kanë shkuar në Klinë, ku me forca të tjera shtesë sulmojnë fshatin, banorët e të cilit i torturojnë për disa orë, e më pas arrestojnë dhjetra prej tyre.
Në të njejtën kohë, në kodrën e Lazrit mbi Grabanicë, nën drejtimin e Selman Etemit dhe Riza Fazliut, kanë qenë të pozicionuar dymbëdhjetë burra të armatosur, në mesin e tyre edhe vet Florimi, të gatshëm për të luftuar. Mirëpo, falë intervenimeve të shpejta të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre ndërkombëtare kjo situatë ka kaluar pa ndonjë masakër.
Ndër të arrestuarit në fshatin Bokshiq, Ali Zeqa pëson lendime të rënda trupore, i cili me 05 prill të të njejtit vit vdes në spitalin e Pejës. Kështu, Ali Zeqa, bëhet deshmor i orëve të para të lirisë. Nga rënja e këtij deshmori, politika shqiptare e asaj kohe ka përfitu poena politikë në qarqet ndërkombëtare, derisa sot, ky deshmor anashkalohet qellimisht, ngase asnjë fjalë nuk u tha e nuk u shkrua për të. Kujtimi për Ali Zeqën ruhet në disa artikuj të asaj kohe, që për autor kanë Miftar Dragidellën. Florim Zeqa, duke ia ditur rëndësinë këtyre artikujve i kishte futur në murin e shtëpisë së tij, të cilët janë djegur pjesërisht nga zjarri serb në luftën e fundit bashkë më shtëpinë.
Pas rastit të 23 shkurtit, Florim Zeqa u vu në shënjestër të kërkimit nga forcat policore serbe, të cilët ndalonin edhe banorët e fshatit të tij, por edhe të fshatrave tjera përreth për të mësuar se ku strehohej. Kjo gjendje ia vështirësoi jetën në Kosovë, i cili në qershor të vitit 1995 detyrohet të largohet nga Kosova. Fillimisht në Slloveni, për të kaluar pastaj në Itali, ku jeton e punon edhe sot e kësaj dite.
Me shpirtin e tij të pastër si mali në mëngjes, Florim Zeqa vazhdon veprimtarinë atdhetare në organizimin e mergatës shqiptare në Itali. Me 1998 angazhohet në shoqatën “Besa” në Treviso, ku merret me riorganizimin e shoqatës. Gjatë veprimtarisë në këtë shoqatë është vënë në ballë të shumë nismave e aksioneve humanitare për Kosovë, si:
- Iniciator i peticionit kunder ish- ministrit të punëve të jashtme të Italisë, në prill të vitit 1998,
- Iniciator i parë në ndihmë të fondeve të luftës,
- Propozues i parë për kryetar të fondit Vendlindja Thërret, për regjionin e Venetos, të cilin post e ka refuzuar,
- Pjesëmarrës i shumë aksioneve humanitare në ndihmë të popullatës së Kosovës gjatë luftës në Kosovë,
- Donator aktiv edhe i fondit të Qeverisë së Republikës të Kosovës, të udhëhequr nga Bukoshi, që nga 3 përqindëshi e deri tek aksioni me nga 1000 DM.
Florim Zeqa është përfaqësues i të huajve në La Rete Interistiuzionale, në rajonin e tij ku banon, një organizatë që merret me organizimin dhe mbarëvajtjen e nxënësve të huaj në shkollat italiane. Pastaj, pjesëmarrës në shumë ekspozita multietnike, e, që Kosovën e ka përfaqësu me dinjitet të madh me vlerat e saja etnike. Lidhja e Shqiptarëve të Kosovës, është iniciativa (për tani) e fundit e Florim Zeqës, që ka për qëllim unifikimin e të gjithë shqiptarëve jo vetëm në provincën e Trevisos, por edhe në nivel regjional e më gjërë.
“Nuk duhet të lejojmë që shqiptarët të veprojnë të ndarë nëpër shoqata e grupacione të ndryshme, pa përfaqësuar kurrfarë interesash. Kjo shkakton edhe rënjën e vlerave dhe respektit edhe në raport me autoritetet italiane. Sa më shpejtë të arrijmë unifikimin në lidhjen e shqiptarëve të Kosovës, aq më të ndritshme do ta kemi përspektiven e një jete të organizuar mirë”, -thot mes tjerash Florim Zeqa.
Për fund
Le të jetë ky shkrim si kujtesë për ata që punuan për lirinë e Kosovës, dhe vërejtje për ata që harruan punën e shokëve të tyre, e, që dikur ishte paraprirëse për ta.
Lutje: T’u ktheftë gjallëria si në ditët e rinisë!

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi