Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rreth 100 shqiptarë e serbë përleshen në një kamp azilkërkuesish

Shko poshtë

Rreth 100 shqiptarë e serbë përleshen në një kamp azilkërkuesish Empty Rreth 100 shqiptarë e serbë përleshen në një kamp azilkërkuesish

Mesazh nga Agim Gashi Thu May 07, 2015 1:31 pm

Rreth 100 shqiptarë e serbë përleshen në një kamp azilkërkuesish
Rreth 100 shqiptarë e serbë përleshen në një kamp azilkërkuesish Largea_polizei1430987435

Bota Sot
Policia Gjermane, ka parandaluar një përleshje masive ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve në një kamp azilkërkuesish në rrethin Bahrenfeld të Hamburdut.
Incidenti ka ndodhur Hamburg Bahrenfeld, Schnackenburgallee (OTS), rreth orës 21:49 min.
Përleshja nisi kur një serb i dehur i moshës 38 vjeçare filloi të kacafytet me tre shqiptar nga Kosova. Edhe pse Shërbimi i Sigurimit kishte bërë përpjekje për ta zgjidhur këtë polemikë mes tyre.

Sigurimi i Qendrës së Azilkërkuesve me gjithë përpjekjet nuk arriti ta parandaloi përleshjen, derisa situata nisi të përshkallëzohet.
Forcat e sigurisë së policisë kanë ndarë dy grupet, në mënyrë që replika apo mosmarrëveshja të mos eskaloi në situatë edhe më shqetësuese e dramatike.
Në përleshje janë përfshirë edhe rreth 100 shqiptar dhe serb të tjerë, deri në momentin kur 30 policë të Policisë së Hamburgut janë detyruar të ndërhyjnë, për t`i qetësuar gjakrat ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve. Me këtë rast, policia ka dërguar në paraburgim 38 vjeçarin e nacionalitetit serb, si dhe një person tjetër.
Gjatë kësaj përleshje një shtetas nga Kosova 32-vjeçar me vendbanim në Hamburg, pësoi kolaps të qarkullimit të gjakut. Ndërsa i dyshuari serb 38 vjeçar , është marrë nga polica si i dyshuari kryesor i kësaj përleshje në progres duke e dërguar me pas edhe në paraburgim, pas intervistimit.
Me qëllim të parandalimit të mëtutjeshme të kësaj situatë kaq delikate dhe shqetësuese në mes dy palëve, Polica Gjermane ka strehuar shtetasin nga Kosova 32 vjeçar në një banesë të sigurtë./M.Lakna & D.Bunjaku
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi