Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Recep Tayyip Erdoğan uroi rihapjen e xhamisë Mehmet Akif Ersoy në Shushicë të Istogut

Shko poshtë

Recep Tayyip Erdoğan uroi rihapjen e xhamisë Mehmet Akif Ersoy në Shushicë të Istogut Empty Recep Tayyip Erdoğan uroi rihapjen e xhamisë Mehmet Akif Ersoy në Shushicë të Istogut

Mesazh nga Agim Gashi Thu May 07, 2015 9:28 pm

Recep Tayyip Erdoğan uroi rihapjen e xhamisë Mehmet Akif Ersoy në Shushicë të Istogut


5


Recep Tayyip Erdoğan uroi rihapjen e xhamisë Mehmet Akif Ersoy në Shushicë të Istogut Xhami-tejjip-35436453454-700x352

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, përmes një video mesazhi nga Ankaraja ka dërguar mesazhin e urimit për mbi një mijë personat e pranishmëm në ceremoninë solemne të rihapjes së Xhamisë Mehmet Akif Ersoyit në fshatin Shushicë të komunës së Istogut, vendlindje e Tahir Efendisë, babait të poetit të madh dhe autorit të tekstit të himnit kombëtar turk, raporton Anadolu Agency (AA).


Xhamia e fshatit e ndërtuar më 1861, ishte djegur më 4 prill 1999 nga forcat serbe dhe duke filluar në mars të vitit 2014, me iniciativën dhe financimin e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim, TIKA, është restauruar plotësisht.
Ceremonia e sotme hapjes së xhamisë së rindërtuar nga TIKA, është bërë në të njëjtën kohë kur janë hapur edhe pesë objekte të tjera në pesë shtete të ndryshme të botës, të gjitha të financuara nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim.
Në Kirgizi është hapur fabrika e bukës, në Mianmar është përuruar Qendra Memoriale e Shehidëve (Dëshmorëve), në Pakistan është inauguruar spitali me emrin e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoganit, në Mongoli është hapur autostrada dhe në Palestinë është përuruar shkolla e re.


Të gjitha këto 6 ceremoni solemne të hapjes së objekteve të reja janë lidhur së bashku me video-konferencën që nga Ankara e ka përcjell presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, me përfaqësuesit e TIKA-së dhe bashkëpunëtorët tjerë.
Në transmetimin direkt të cilin të pranishmit në fshatin Shushicë kanë mundur ta përcjellin përmes dy ekraneve gjigante, Erdoğan ka dërguar urimin e tij përmes video-mesazhit.
Prerjen e shiritit në ceremoninë solemne, në prezencë të familjarëve dhe kushërinjve të Mehmet Akif Ersoy-it dhe mbi një mijë qytetarëve e kanë bërë ambasadorja turke në Kosovë, Songul Ozan, myftiu i Kosovës, Naim Tërnava dhe ministrat e Qeverisë së Kosovës, ministri i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Mahir Yagcilar dhe ministrat pa portofol, Edita Tahiri dhe Rasim Demiri.
Duk e hapur këtë manifestim, koordinatori i TIKA-së për Kosovën, Eyup Yavuz Umutlu ka rikujtuar se xhamia e rinovuar në Shushicë e mbanë emrin e poetit të famshëm dhe autorit të tekstit të himnit turk, Mehmeta Akifa Ersoyit.
Umutlu theksoi se ky nuk është rindërtimi i vetëm të cilin Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim, TIKA, e ka bërë në fshatin Shushicë. Në vitin 2012, ajo ka rindërtuar edhe shkollën fillore të fshatit e cila mbanë emrin “Mehmet Akif” dhe e cila po ashtu ishte shkatërruar gjatë luftës së vitit 1999. TIKA kishte rindërtuar përdhesen dhe kishte ndërtuar edhe një kat të epërm të shkollës, si dhe i kishte pajisur të gjitha klasat me orendi shkollore, si pjesë e programit për ruajtjen dhe rindërtimin e trashëgimisë kulturore e historike dhe ndërtimit të shkollave në Kosovë.
“Ne jemi këtu në mënyrë që populli i Kosovës të mos ndihet i vetmuar” ka porositur Umutlu, koordinatori i TIKA-së për Kosovë në prani të shumë udhëheqësve të institucioneve kosovare, qendrore dhe lokale, në mesin e tyre edhe kryetarëve të komunave të Istogut dhe Pejës, Haki Rugova, respektivisht Gazmend Muhaxheri dhe shumë zyrtarë të tjerë institucional.
Ambasadorja Songul Ozan ka vlerësuar se Mehmet Akif Eroy është vlerë e përbashkët e Kosovës dhe Turqisë. Ajo ka rikujtuar vizitën e saj në Shushicë, në vitin 2011, së bashku me kryeministrin e tashëm Davutoglu, kur kishin parë vetëm dy mure të djegura të xhamisë së shkatërruar
“Kemi qenë të brengosur për shkak të gjendjes së xhamisë dhe TIKA, atëkotë, ishte në fazën e përgatitjes së rindërtimit të këtij objekti. Sot jam shumë e lumtur që jam këtu dhe që po e shoh këtë xhami, këtë vepër tonë historike në këtë gjendje”, ka thënë ambasadorja Ozan.
Xhamia në fshatin Shushicë të Komunës së Istogut ishte ndërtuar nga banorët e fshatit, në vitin 1861,në kohën e Perandorisë Osmane. Ajo ishte ndërtuar me qëllim që pas kthimit të babait të poetit të famshëm turk me origjinë shqiptare, Mehmet Akif Ersoy-it nga Stambolli, ku ishte për shkollim, ai të kryej detyrën e imamit. Mirëpo, Tahir Efendiu kurrë nuk u kthye në vendlindje pasi që u bë profesor (müderris) dhe mbeti për të shërbyer në Stamboll, ndërsa detyrën e imamëve të xhamisë së fshatit e kishin vazhduar kushërinjtë e Mehmet Akifit.
Në vitin 1999, gjatë luftës në Kosovë, forcat ushtarake dhe policore serbe e kishin djegur xhaminë dhe pjesa më e madhe e saj ishte rrënuar. Në këtë gjendje të shkatërruar, xhamia kishte mbetur deri në fillim të punimeve të financuara nga TIKA, në mars 2014.
Gjatë rindërtimit të murrit të rrënuar të xhamisë, janë përdorur gurët origjinal dhe kulmi i shkatërruar është ndërtuar në formën dhe me materialin origjinal i cili ishte përdorur para një shekulli e gjysmë.
Bahçja e xhamisë Mehmet Akif Ersoy në Shushicë është shtruar me gurrë dhe janë ndërtuar dy tualete të mbyllura dhe avdeshane.
Po ashtu, në oborrin e xhamisë është ndërtuar edhe një çezme ndërsa është rindërtuar edhe bunari që gjendet jashtë oborrit.
Përndryshe, oborri i xhamisë është rrethuar me murr prej gurit të bukur dhe të stolisur me rrethoja të hekurta të punuara në mënyrë artistike.
Në fund dhe shumë e vlefshme nga aspekti i ruajtjes së trashëgimisë historike dhe kulturore në Kosovë, është vendosur në vendin e vet mbishkrimi origjinal i cili i ka shpëtuar shkatërrimit të xhamisë së Mehmet Akif Ersoyit nga forcat serbe, në të cilin shkruan “Ya müfettih bil ebvab iftahlena hayrel esbab” ose “O ju që i hapni dyert, na i hapni neve dyert e mirësisë”. Këtë mbishkrim, kushërinjtë e Mehmet Akif Ersoyit e kishin ruajtur me kujdes dhe e kishin kthyer aty ku e ka vendin, pas restaurimit./aa/
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi