Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

RRAHIM RASTELICA - LAMENT PÊR DËSHMORIN ALI AJETIN

Shko poshtë

RRAHIM RASTELICA -  LAMENT PÊR DËSHMORIN ALI AJETIN Empty RRAHIM RASTELICA - LAMENT PÊR DËSHMORIN ALI AJETIN

Mesazh nga Agim Gashi Fri May 08, 2015 7:12 pm

RRAHIM RASTELICA -  LAMENT PÊR DËSHMORIN ALI AJETIN 11051881_10152881281149077_7847120247309459023_n

RRAHIM RASTELICA
 

LAMENT PÊR DËSHMORIN ALI AJETIN


Ishte ditë e zymtë, plot tension. Frynte një erë që ndillte kob!
Ferizajlitë e tepruan me kritika se, kinse Llapi u tërhoq dhe nuk vepronte! Ata kishin ndërmarrë disa aksione spontane, modeste asokohe. Mirëpo, dihej mirë në opinionin llapjan se një shpërthim do të ndodhë, dhe pritej të jetë i fuqishëm.

Atë ditë, Shefi i Policisë podujevase, i ndjeri Jetullah Kuqi, kishte ditë të lirë, por se atë ditë e thërriste kobi: Doli në radhët e para të policisë dhe u vra. U plagua edhe Shefki Curri. Dhe, nga ane e demonstruesve kishte të lënduar dhe, më pas, edhe të vrarë.

Ali Ajeti i ndjerë, po atë ditë, ka vdekur ne duart e dajës tim, dajë Isak Xhakës, në livadhet e bujshme të fshatit Livadhishtë. Daja Isak, pas mbajtjes atë natë në polici, menjëherë, po të nesërmen ishte në Të Pame te familja e Ajetëve dhe të atit të Aliut i kishte siguruar se, sapo të kalojë java e dendur nga ngushëllimet, do ta vizitojë dhe do t’i flasë fjalët e fundit, që i kishte lënë amanet biri i tij, Aliu.

Mirëpo, daja Iask vdiq një javë më vonë në duar të mia, në Vushtrri, pa shpjeguar gjë për amanetin e heroit tonë lokal (jemi të një mëhalle), heroit llapjan dhe gjithëkosovar.

Të ndjerin e kemi njohur për djalë të shkëlqyeshëm, fqinj të shkueshëm dhe njeri shumë modest dhe kjo modesti, nga kjo perspektivë dekada më pas, vetëm sa e bën atë më të madh.

Jeta bën çudira dhe në shumë raste na mbetet borxh. Dhe, Aliut ne i kemi shumë borxh, ndërsa dajës i kemi falë që nuk e tregoi kurrë amanetin e fundit të Aliut. Ishte mbajtës fjale.

Respekt të pafundmë!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi