Sëmundjet psiqike dhe lidhjet me sëmundjet tjera
Faqja 1 e 1
Sëmundjet psiqike dhe lidhjet me sëmundjet tjera
Lidhjet mes depresionit dhe sëmundjeve të zemrës
Që prej disa kohësh, shkencëtarët mendojnë se ka një lidhje të rëndësishme mes depresionit dhe sëmundjes së zemrës. Trajtimi standart për depresionin ka përfshirë shpesh antidepresantë dhe psikoterapi. Por një studim i kohëve të fundit në Kanada, i publikuar në Revistën e Shoqatës Amerikane të Mjekësisë, tregon se për disa pacientë të sëmurë me zemër, ilaçet mund të jenë më të efektshme se sa seancat këshilluese me psikologun ose psikiatrin.

Thuhet shpesh se, ajo që ndodh në tru, shpesh herë ndikon edhe në zemër. Një zbulim i Organizatës Botërore të Shëndetësisë i një dekade më parë, është edhe sot i vërtetë: njerëzit me depresion kanë më tepër prirjen të sëmuren. Në fakt, Organizata Botërore e Shëndetësisë njofton se numri i vdekjeve të pacintëve të moshuar që vuajnë nga depresioni, është 4 herë më i madh se i atyre që nuk janë me depresion, dhe shumica e tyre vdesin nga sëmundje të zemrës, ose nga hemorragjia cerebrale.
65-vjeçari Edward Pietrantonio ishte me depresion kur pësoi infarkt në zemër, 15 vjet më parë: “Përjetova vdekjen e një njeriu shumë të afërt me mua, pastaj patëm probleme familjare; gjithshka ndodhi përnjherësh dhe pastaj pësova goditje në zemër”. Sëmundjet e tij fizike dhe psiqike ishin tipike për rreth 300 pacientë, të cilët u përfshinë në studimin kanadez.
Njërit prej grupeve ju dhanë antidepresantë dhe të tjerët morën pjesë në sesione të përjavshme tek psikiatri. “Dihet prej shumë vitesh se depresioni është shumë i përhapur tek pacientët me sëmundje të zemrës, kështuqë ne donim t’i bënim një vlerësim të dy trajtimeve për depresionin”. Doktor Francois Lesperance i Universitetit të Montrealit thotë se rezultatet ishin të habitshme: “Është sikurse të përpiqesh të trajtosh dy çështje në të njëjtën kohë. Vështirësia për t’u përballur me probleme shoqërore dhe strese dhe në të njëjtën kohë të vuash nga një sëmundje fizike, kjo ishte një sfidë e madhe për pacientët me sëmundje zemre”, - thotë mjeku.
Një grup pacientësh morën antidepresantin citalopram, që njihet ndryshe si Celexa dhe Laxapro. Dr. Lesperance thotë se ky ilac u zgjodh, ngaqë ka rrezikshmëri të ulët për të bërë reaksion me ilace të tjera. Ky është një faktor i rëndësishëm për pacientët që vuajnë nga zemra dhe që mjekohen edhe me ilaçe të tjera. Antidepresanti ndihmon në lehtësimin e depresionit, duke shtuar nivelin e substancës serotoninë në tru. “Antidepresantët, që kanë efekt tek sistemi i serotoninës në tru, i ndihmojnë pacientët me depresion, duke përmirësuar simptomat e sëmundjes”, thotë zonja Lesperanze.
Studjuesit vunë re se kur rritej niveli i serontoninës në tru, gjendja psiqike e pacientit përmirësohej. Studimi kanadez, po ashtu arriti në përfundimin se pacientët, të cilët shkonin rregullisht në sesionet e përjavshme me mjekun psikiatër, treguan jo më tepër përmirësim se sa një vizitë e shkurtër tek mjeku, për një kontroll minimal.
Doktor Lesperance thotë se studjuesit, megjithatë nuk ishin të sigurtë përse përmirësimi nuk ishte i ndjeshëm: “Biseda për këto çështje duket se ka qenë dicka e vështirë për pacientët e sëmurë me zemër”. Dr. Lesperance ende beson se sesionet e terapisë tek psikiatri janë të vlefshme për shumë njerëz dhe se krahasimi i mëtjeshëm i efektit që kanë tek të sëmurët antidepresantët dhe format të tjera të terapisë psiqike, është i nevojshëm.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Sëmundjet psiqike dhe lidhjet me sëmundjet tjera
Sindromi Asperger
Çka është sindromi i Aspergerit?
Sindromi i Aspergerit është paaftësi që bën pjesë në spektrin autistik. Diagnoza u jepet atyre që shpesh konsiderohen në shkallë të lartë të spektrit.Çdokush që vuan nga ky sindrom është individ dhe mund të ketë prirje dhe vështirësi të ndryshme. Diagnozat tjera në këtë spektër përfshijnë autizmin dhe autizmin me funksionim të lartë. Sindromi i Aspergerit dhe autizmi me funksion të lartë shpesh ndërlidhen. Sindromi i Aspegerit është i klasifikuar si çrregullim depërtues që zhvillohet, kjo do të thotë që ndikon në çdo aspekt të jetës tonë.
Çfarë probleme kanë njerëzit me sindromin e Aspergerit?
Sindromi i Aspergerit është një gjendje e padukshme. Për arsye se është e padukshme njerëzit ndonjëherë i keqkuptojnë të prekurit nga kjo ky sindrom. Për shkak se është e padukëshme është gjithashtu e vështirë të jepet diagnoza. Shpesh përshkruhet si ‘dëmtime në tri grupe’, apo tri lloj vështirësi:
- vështirësi me marrëdhënie shoqërore
- vështirësi me komunikim
- vështirësi me imagjinatë
Shpesh njerëzit me sindrom të Aspergerit janë të interesuar në gjëra të posaçme dhe shqetësohen shumë nëse rregulli ditor ju prishet. Në vijim janë përshkruar disa përvoja të mundshme prej këtyre tri vështirësive të personave me sëmundjen e sindromit Asperger.
Vështirësi në marrëdhënie shoqërore
- “Kisha pasur shumë dëshirë ta bëjë një ndejë, por nuk di si mund ta organizojë.”
- “Unë e kam më vështirë se njerëzit e tjerë të bëjë shoqe/shokë.”
- “Shoqërimi me njerëz nuk është gjë natyrale për ne – ne duhet të mësohemi.”
- “Ne ndonjherë i keqkuptojmë situatat dhe shenjat.”
- “Ndjehemi sikur të jemi pas një murri të padukshëm.”
- “Ndjehemi si bletë në qyp të mjaltit.”
- “Kam mësuar për marrëdhënie nga filmat. E di që këto lidhje janë jo reale.”
- “Kam vështërsi t’i mësojë shenjat shoqërore dhe si të veprojë nëse gaboj diçka.”
- “Unë neveritem nga pamundësia të marrë pjesë.”
- “Ne ndonjherë kemi vështërsi të qëllojmë moshën apo statusin e dikujt vetëm me shikim.”
- “Ndonjëher e kemi vështirë të vazhdojmë bisedën.”
- “Ne ndonjherë e kemi më lehtë të shoqërohemi me njerëz në shtete të tjera.”
Vështirësi në komunikim
- “Ndonjëherë ne kemi vështirë të kuptojmë çka flasin personat tjerë.”
- “Ne e kemi vështirë t’i kuptojmë thëniet si p sh ‘një edhe një bëjnë dy’.”
- “Ne zakonisht i kuptojmë gjërat fjalë për fjalë.”
- “Ndonjëherë ne mund të flasim pa u ndal dhe nuk kuptojmë se personi tjetër nuk është i interesuar.”
- “Ne e kemi vështirë të presim rradhën tonë.”
- “Ndonjëherë ne kemi vështërsi të flasim që të tjerët të na kuptojnë.”
- “Nëse vuani nga sindromi i Aspergerit kuptimi i bisedave është njëjtë si të kuptoni gjuhë të huaj.”
- “Ndonjëherë ne e kemi vështirë por edhe është bezdisëse t’i shikojmë njerëzit në sy, kështu që hasim në mosmarrëveshje, njerëzit mendojnë se jemi të jo-sinqertë dhe mashtrues.”
Vështirësi me imagjinatë
- “Pjesa me e vështirë që e kemi është për t’i imagjinuar ndjenjat e të tjerëve.”
- “Në fëmijëri ne ndonjëherë kishim vështirësi të bashkangjitemi fëmijëve të tjerë në tregime imagjinative dhe shaka. Këto i kemi mësuar duke u rritur’.
- “E kemi problem të kuptojmë se çfarë diturie njerëzit tjerë kanë. E kemi shumë vështirë të qëllojmë se çka mendojnë njerëzit tjerë.”
- “E kemi vështirë të kuptojmë lojërat dhe tregimet.”
- “Ndonjëherë e kemi vështirë të identifikojmë ndjenjat e njerëzve të tjerë.”
- “Emocionet e padukshme dhe grimasat e fytyrës janë shumë vështirë të kuptohen nga ne – nëse dikush buzëqesh me gojëplotë atëherë është e qartë mirëpo ndjenjat më pak të qarta janë më vështirë të kuptohen nga ne.”
Duhet pasur parasysh se jo vetëm ata me sindrom të Aspergerit kanë vështirësi me komunikim dhe marrëdhënie shoqërore. Çdokush mund të ketë vështirësi me këto gjëra në njëfarë mënyre dhe në disa situata, por njerëzit me sindrom të Aspergerit kanë më shumë vështirësi po ashtu sikurse situata e jetës së tyre është posaçërisht e vështirë.
Interesat e posaçme
- “Është e mundshme për ne të kemi interesime të posaçme të cilat na sundojnë jetën.”
- “E kam vështirë te ç’kyçem nga interesi im i posaçëm kur kam nevoje.”
- “Ndonjëherë interesimet e posaçme mund të zhvillohen kështu që ne mund t’i studiomë apo punojmë me ato.”
- “Të tjerët nuk janë të interesuar ne interesin tim për flamuj.”
- “Unë kënaqem kur kaloj kohë duke i shikuar shtyllat e rrymës elektrike dhe konstrukcionin e tyre’
Gjërat ditore
- “Ne e kemi më vështire se të tjerët ta ndërrojmë rutinën ditore.” “.Vajtjen në pushime e bën gjë të vështirë , apo të jemi me kohë në punë të re.”
- &l
dquo;Nuk më pengojnë ndryshimet nëse më janë të paralajmëruara, por duhet të jenë të planifikuara dhe jo të më befasojnë.”
Shkaqet
Ka teori të ndryshme për shkaqet e sindromit të Aspergerit si faktorët e ambientit, dëmtim i trurit, vështirësi gjatë lindjes së foshnjës apo sëmundjes si foshnje. Momentalisht askush nuk është i sigurt për shkaqet. Ende bëhen shumë hulumtime shkencore në këtë drejtim. Mendohet që gjenet individuale luajnë një rol të madh.
Prevalenca (Përhapja)
Sindromi i Aspergerit shfaqet në të gjitha kulturat dhe pengesat gjuhësore. Ndodh më shpesh të meshkujt se të femrat. Njerëzit e kane vështirë të dallojnë problemet shoqërore në femrat me sindrom të Aspergerit. Mund të kenë më shumë vështirësi për të dalluar vështirësitë shoqërore që femrat i përjetojnë me sindromin e Aspergerit. Është më shumë e mundshme që njerëzit me sindromin e Aspergerit të kenë probleme të tjera më shumë se popullata e përgjithësi si disleksi, (Disleksia është një paaftësi ku njerëzit kanë vështirësi në lexim), probleme me tretjen e ushqimit dhe probleme me shëndet mendor.”
Cilat janë të mirat e personave me Asperger-sindrom?
Të vuash nga sindromi i Aspergerit është shqetësuese dhe brengosëse. Por ka gjëra në të cilat ata janë më të mirë se të tjerët. Shumë prej tyre janë shumë inteligjent dhe kanë një nivel të lartë të koeficientit të inteligjencës. Si për shembull personat që vuajnë nga sindromi Asperger janë të mirë në:
- Shumë Kanë një kujtesë të mrekullueshme për fakte dhe shifra – si për shembull numrat në pllakat e veturave dhe tabelën e shumëzimit. Disa kurrë nuk kanë nevojë të shkruajnë numrat e telefonit. Ose ata i mbajnë në mend shumë mirë shakatë, anekdotat edhe tekstet e filmave në tersi
- Disa mund të mbajnë në mend hollësirat më të vogla të bisedave që i kanë pasur mbase edhe para dhjetë vjetëve. Dhe kjo shpeshherë mund të shkaktojë mosmarrëveshje kur personi tjetër harron që ka thënë diçka!
- Të tjerët kanë një logjikë efikase dhe mund t’i gjykojnë gjërat shumë mirë dhe shpejtë
- Kurse të tjerët kanë prirje për kompjuterë
- Apo prirje për të mësuar gjuhë të huaja
Çka iu ndihmon personave me këtë sindrom?
- Njerëzit duhen ti kuptojnë personat me sindrom të Aspergerit
- Atyre iu duhet përkrahje dhe ushtrime për t’i mësuar gjërat
- Atyre iu duhet përkrahje për t’i mësuar gjërat shtëpiake, dhe si të punojnë me ndjenja dhe shokë/shoqe.”
- Ndihmë e madhe duke biseduar në mënyrë të qartë – duke i shpjeguar gjërat mirë kështu që janë lehtë të kuptohen dhe duke u ofruar përkrahje
- Ata kane nevojë për ndihmë edhe kur punojmë për vetën
- Pranimi, akceptimi i tyre dhe toleranca për gjendjen e tyre dhe për sjelljet e çuditshme i ndihmon shumë në përballimin e jetës së tyre
- Duhet kuptuar se ndonjëherë personat me këtë lloj sëmundje nuk mund t’ia fillojnë shoqërisë me dikë por mund të ju bashkëngjitëm në mënyrën e tyre dhe me një përkrahje të vogël të krijojnë një shoqëri lidhëse
- Shpjegimi i rregullave qartësisht, si p.sh. tu tregohet se çka mund dhe çka nuk mund të bëjnë kur janë me shoqëri
- Shumë e dobishme është më qenë të qartë dhe direkt por të ngrohtë në sjellje
- Çdo i sëmurë në Asperger ka cilësi te mira dhe talente
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Sëmundjet psiqike dhe lidhjet me sëmundjet tjera
Sëmundja e autizmit
Megjithëse autizmi është identifikuar ne vitin 1943 ende është paaftësi relativisht e panjohur. Por është vlerësuar se më shumë se 1.5% e popullsisë në botë kanë dikë që vuajnë prej çrregullimeve nga spektri autistik.
‘Për shkak se fëmijët me autizm duken ‘normal’ njerëzit mendojnë se ata janë të pasjellshëm apo prindërit nuk mund ta kontrollojnë fëmiun. Njerëzit zakonisht e shohin këtë si ‘dështim’.
Çka është autizmi?
Cilat janë karakteristikat e autizmit?
Në përgjithësi njerëzit me autizëm përjetojnë vështirësi në tri mënyra kryesore, këto njihen si treshi i dobësive.
Çka e shkakton autizmin?
Diagnoza
A mund të ju ndihmohet njerëzve me autizëm?

Njerëzit me autizm nuk kanë aftësi të kufizuara fizike dhe pamja e tyre është si çdo person pa aftësi të kufizuara. Për këtë shkak është vështirë të krijohet më shumë dijeni dhe mirëkuptim për këtë gjendje.
‘Për shkak se fëmijët me autizm duken ‘normal’ njerëzit mendojnë se ata janë të pasjellshëm apo prindërit nuk mund ta kontrollojnë fëmiun. Njerëzit zakonisht e shohin këtë si ‘dështim’.
Çka është autizmi?
Autizmi është paaftësi zhvilluese e përjetshme e cila ndikon në mënyrën se si personi komunikon dhe sillet me njerëzit rreth tyre. Fëmijët dhe të rriturit me autizm kanë vështirësi të kenë afërsi me të tjerët në mënyrë të thjeshtë. Në përgjithësi aftësitë e tyre për të zhvilluar shoqëri dhe aftësia e tyre për të kuptuar shprehjet emocionale të njerëzve të tjerë janë të kufizuar. Njerëzit me autizm shpesh mund të kenë paftësi të tjera, por çdonjeri me këtë gjendje ka vështirësi të kuptojnë gjërat në botë. Ekziston edhe një gjendje tjetër që quhet sindromi i Asperger, i cili i përshkruan njerëzit me lloj më të lartë të autizmit. Për më shumë informata lexoni fletushkën “Sindromi i Aspergerit”‘
Realiteti për personin me autizm është e pështjelluar, një grumbull i ngjarjeve bashkëvepruese, njerëzve, vendeve, tingujve dhe pamjeve. Duket që nuk ka kufi të qartë, rregull apo kuptim për asnjë gjë. Një pjesë e madhe e jetës time e kaloj duke u munduar të gjejë kuptim pas çdo gjëje.’
Cilat janë karakteristikat e autizmit?
Në përgjithësi njerëzit me autizëm përjetojnë vështirësi në tri mënyra kryesore, këto njihen si treshi i dobësive.
- Bashkëveprimi shoqëror (i vështirë me marrëdhënie shoqërore, për shembull duket i ftoftë dhe indiferent për njerëzit e tjerë).
- Komunikim shoqëror (vështirësi me komunikim verbal dhe jo verbal, për shembull nuk i kuptojnë plotësisht kuptimin e gjesteve të zakonshme, shprehjeve të fytyrës apo tingullin e zërit).
- Imagjinatën (vështirësi në zhvillimin interpersonal të lojërave dhe imagjinatës, për shembull aktivitete të kufizuara imagjinative, mundësisht të kopjuara në mënyrë të shtanguar dhe përsëritëse).
Si shtojcë të treshit të dobësive shpesh si karakteristikë janë edhe sjelljet e përsëritura dhe kundërshtime nëse gjërat e përditshme ndryshohen.
Çka e shkakton autizmin?
Shkaku apo shkaqet e autizmit janë ende të panjohura por studimet tregojnë që faktorët gjenetik janë me rëndësi. Poashtu nga studimet është e dukshme që autizmi mund të jetë i lidhur me gjendjet e tjera që ndikojnë në zhvillimin e trurit që ndodhin para, gjatë apo menjëherë pas lindjes së foshnjës.
Diagnoza
Sa më shpejtë që bëhet diagnoza e autizmit aq më shumë ka shans që personi të merr ndihmë dhe përkrahje të duhur.
A mund të ju ndihmohet njerëzve me autizëm?
Arsimim i posaçëm dhe përkrahja e organizuar mund të bëjë ndryshim të madh për jetën e personit me autizëm, duke ju ndihmuar për t’i shtuar aftësitë dhe për të arrit potencial të plotë më vonë në moshë.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Sëmundjet psiqike dhe lidhjet me sëmundjet tjera
Kategorizimet e çregullimeve të përsonalitetit
Kategorizimi i pacientëve me çrregullim të personalitetit sipas DSM IV bëhet në baza deskriptive në tri grupe kryesore (Cluster).
Këto grupime apo cluster janë:
Grupimi A: (Pacientë që duken të çuditshëm ose ekscentrik
Grupimi B: (Pacientë që duken dramatikë, emocionalë ose të parregullt)
Grupimi C: (Pacientë që janë kryesisht anksiozë ose të frikësuar)
…më vonë pason edhe shpjegimi i këtyre çregullimeve….

- Çrregullimi i personalitetit paranoid
- Çrregullim i personalitetit skizoid
- Çrregullim i personalitetit skizotipik
Grupimi B: (Pacientë që duken dramatikë, emocionalë ose të parregullt)
- Çrregullimi i personalitetit antishoqëror
- Çrregullimi i personalitetit kufitar
- Çrregullimi i personalitetit histerik
- Çrregullimi i personalitetit narcistik
Grupimi C: (Pacientë që janë kryesisht anksiozë ose të frikësuar)
- Çrregullimi i personalitetit veçues (shmangës)
- Çrregullimi i personalitetit vartës
- Çrregullimi i personalitetit obsesivo-kompulsiv.
…më vonë pason edhe shpjegimi i këtyre çregullimeve….
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Sëmundjet psiqike dhe lidhjet me sëmundjet tjera
Kriteriet e PTSD
Kriteriet për dhëniën e diagnosës se Çrregullimit të Stresit Post-Traumatik sipas DSM-IV.
A. Personi i është ekspozuar një ngjarjeje traumatike, në të cilën kanë qenë të pranishme të dy situatat e mëposhtme:
B. Ngjarja traumatike ripërjetohet vazhdimisht në një (apo më shumë) mënyrat e mëposhtme:
C. Evitimi i vazhdueshëm i stimujve të shoqëruara me traumën dhe mpirje të reagueshmërisë së përgjithshme (jo të pranishme para traumës), siç tregohet nga tre (apo më shumë) situata në vijim:
D. Simptoma të qëndrueshme të nxitshmërisë së lartë (jo e pranishme para traumës), siç tregohet nga dy (apo më shumë) situata si vijon:
E. Kohëzgjatja e shqetësimit (simptomat në kriteret B, C dhe D) është më shumë se një muaj.
F. Shqetësimi shkakton stres klinikisht domethënës apo dëmtim në fushat sociale, të punësimit apo në fusha të tjera të rëndësishme të funksionimit.

- Personi ka përjetuar, ka qenë dëshmitar, ose është përballuar me një/disa ngjarje ë përfshinin vdekje aktuale apo kërcenim për vdekje apo një dëmtim serioz, apo kërcënim ndaj integritetit fizik të vetes dhe të tjerëve
- Reaksioni i personit përfshinte frikë të thellë, ndjenjë pamundësie për të dhënë ndihmë, apo ndjenjë tmerri. (Shënim shtesë: Tek fëmijët kjo mund të shprehet përmes një sjellje të çorganizuar dhe të ngacmuar)
B. Ngjarja traumatike ripërjetohet vazhdimisht në një (apo më shumë) mënyrat e mëposhtme:
- Rikujtime stresuese dhe të vazhdueshme të mendimeve, imazheve apo perceptimeve, që lidhen me traumën. Shënim: Në fëmijët e vegjël, mund të shfaqet loja e përsëritur në të cilën shprehen aspekte të ndryshme të traumës
- Ëndrra të vazhdueshme mbi ngjarjen. (Shënim shtesë: Fëmijët mund të kenë ëndrra të frikshme pa një përmbajtje të njohur apo të kuptueshme)
- Të vepruarit apo të ndjerët sikur ngjarja traumatike po përsëritet (përfshin një ndjenjë ripërjetimi të përvojës, iluzioneve, halucinacioneve dhe episodave disociative të së kaluarës, duke përfshirë edhe ato që ndodhin kur zgjohen, ose kur janë të intoksinuar). (Shënim shtesë: Tek fëmijët e rritur mund të ndodhë një riaktivizim specifik i traumës)
- Stres intensiv psikologjik, si pasojë e ekspozimit ndaj stimujve të jashtëm dhe të brendshëm, të cilat simbolizojnë apo ngjajnë me një aspekt të ngjarjes traumatike
- Reagueshmëri fiziologjike (trupore) si pasojë e ekspozimit ndaj stimujve të brendshëm apo të jashtëm, të cilët simbolizojnë apo ngjajnë me një aspekt të ngjarjes traumatike
C. Evitimi i vazhdueshëm i stimujve të shoqëruara me traumën dhe mpirje të reagueshmërisë së përgjithshme (jo të pranishme para traumës), siç tregohet nga tre (apo më shumë) situata në vijim:
- Përpjekje për të evituar mendimet, ndjenjat apo bisedat të lidhura me traumën.
- Përpjekje për të evituar aktivitete, vende apo njerëz, që risjellin ndërmend traumën
- Paaftësi për të rikujtuar një aspekt të rëndësishëm të traumës
- Rënie e theksuar e interesit apo pjesëmarrjes në aktivitete domethënëse
- Ndjenja largimi apo tu huajtësimi nga të tjerët
- Nivel i kufizuar emocionaliteti (si p.sh.: paaftësi për të pasur apo provuar ndjenja dashurie)
- Ndjenja të një ardhmeje të shkurtër (si p.sh.: nuk mendon se mund të bëjë karrierë, të martohet, të ketë fëmijë, apo të ketë një jetë normale)
D. Simptoma të qëndrueshme të nxitshmërisë së lartë (jo e pranishme para traumës), siç tregohet nga dy (apo më shumë) situata si vijon:
- Vështirësi në rënie apo ndjenjën në gjumë
- Irritim ose shpërthim zemërimi
- Vështirësi në përqendrim (koncentrim)
- Hipervigjilencë
- Gjendje alarmi e ekzagjeruar
E. Kohëzgjatja e shqetësimit (simptomat në kriteret B, C dhe D) është më shumë se një muaj.
F. Shqetësimi shkakton stres klinikisht domethënës apo dëmtim në fushat sociale, të punësimit apo në fusha të tjera të rëndësishme të funksionimit.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Sëmundjet psiqike dhe lidhjet me sëmundjet tjera
Stresi
Stresi - bashkëudhëtari i jetës moderne
1 - RESPEKTONI ORET TUAJA BIOLOGJIKE!
Koha nuk është vetëm një mjet që shfaqet në fytyrën e një ore. Në trupin tuaj ndodhin një seri ritmesh të sakta. Të jesh i kujdesshëm ndaj tyre dhe t’i respektosh ato, është hapi i parë drejt një jete më të qetë, më relaksuese.
RITMET E DUKSHME DHE ATO TE PADUKSHME
Trupi ynë udhëhiqet prej ritmeve biologjike të pandryshueshme. Disa vihen re lehtë: në mbrëmje ka gjithmonë një kohë kur ne ndihemi të për-gjumur; në mëngjes, ka gjithmonë një kohë kur na duhet të ngrihemi nga shtrati. Shumë funksione të tjera ndjekin mo-dele kronologjike të ngjashme: tretja, sekretimi i hormoneve, vëmendja, riprodhimi i qelizave, prodhimi i kolesterolit etj.
A E DINI SE?* Kronobiologjia është ajo degë e mjekësisë që studion ritmet tona biologjike. Kronofarmakologjia ekza-minon influencën e këtyre cikleve mbi marrjen e barnave dhe ilaceve. * Eshtë vënë re që aspirina vepron më qetë dhe jep më pak aciditet për stomakun në oren 10 të mëngjesit. Anestetikët mendohet se kanë më shumë efekt rreth orës 3 të pasdites. * Në mënyrë të ngjashme, trupi është më shumë ose më pak i ndjeshem ndaj substancave toksike, duke u bazuar në kohën ditore. Eksperimentet tregojnë që helmi i injektuar tek minjtë vret 80% të tyre në 4.30 të pasdites dhe 10% të tyre në mesnatë! MBANI NJE DITAR PERSONAL! Për të qenë të qetë dhe të lidhur me të gjitha rrethanat, për të mënjanuar harxhimin e energjive intelektuale dhe nervore, për të mënjanuar lodhjen dhe stresin e panevojshëm, juve ju duhet të mesoni se si t’i bindeni këtyre ritmeve. E vetmja mënyrë për ta bërë këtë, është mbajtja e një ditari ditor. Për pak ditë shkruani në një fletore kohët kur jeni nervozë, të lodhur mendërisht, të lodhur psikologjikisht, kohën kur befas ndiheni sikur do të flini në atë çast dhe kështu me radhë. Në fund të javës, ju do të shihni qartë këto modele. Perpiquni, sa më shpejt që të jete e mundur, të organizoni jetën tuaj përreth këtyre modeleve. Ju do të ndiheni më mirë dhe do të jeni i aftë të shmangni një burim stresi nga jeta juaj e përditshme. PER T’U MBAJTUR MEND: *Funksionet tona mentale dhe fizike janë konform një numri ritmesh natyrale.
*Nëpërmjet respektimit të këtyre ritmeve natyrale, ne mund të mënjanojmë një burim të stresit ditor.
*Për të mësuar rreth modelit të këtyre ritmeve, mbani një ditar kur ju jeni të nervozuar,të lodhur, energjikë, të përgjumur etj. 2 - RIZBULIMI I KENAQESISE PER TE NGRENE I njëjti ushqim mund të jetë burim i kënaqësisë ose i stresit, duke u bazuar në cilësitë e tij dhe të atmosferës që mbështjell ngrënien. Ajo cfarë është në pjatën tuaj nuk është gjithçka. Pra, mësohuni të hani të qetë dhe në një atmosferë të këndshme! RESTORANT I ZHURMSHEM APO TERRACE E NGROHTE? Të ushqehesh në mënyrë të shëndetshme nuk do të thotë vetëm të përkujdesesh në atë se çfarë ha, por edhe për mënyrën se si ha: me kë ha, atmosferëen në të cilën ha e kështu me radhë. I njëjti ushqim shijohet në mënyrë të ndryshme, në varësi nëse e konsumoni në një restorant të zhurmshëm, plot tym duhani, ku mbusheni plot me pakënaqësia ose të hani bashkë me shokët e miqtë në një terracë të ndriçuar nga dielli, ku zogjtë këndojnë përreth. Kjo sigurisht nuk ka të njëjtin efekt edhe mbi metabolizmin tuaj. Mbi të gjitha kjo gjë nuk ka të njëjtën influencë edhe mbi humorin tuaj. Në rastin e parë, ushqimi ushtron mbi humorin tuaj tension e nervozizëm dhe në rastin e dytë, ai i heq ato. DREKA SIPAS DESHIRES, DARKA ME SHOKET. Dreka: edhe nëse s’keni në dispozicion shumë kohë, kushtojani vetes tuaj një pushim për drekë. Perpiquni të mos e teproni për një moment të qetë gjatë ditës: mos pranoni ftesa që s’ju pëlqejnë, gjeni një vend ku mund të relaksoheni, zgjidhni një ushqim të shendetshëm, të shijshëm dhe evitoni pjatat e yndyrshme, të emblat. Kur ju drekoni plot tension dhe ankth, do të prishen metabolizmi dhe tretja.
Darka: alternoni, duke u bazuar në ate çfarë doni, vakte të qeta vetëm ose me familjen dhe darka me shokët. Mos shihni televizor gjatë ngrënies (veçanërisht nëse keni fëmijë!). Në vend të tij vendosni muzikë të lehtë.

Stresi post traumatik
Sa për fillim dy përjetime nga dy persona. Këto janë mendimet dhe ndjenjat e dy njerëzve që kanë përjetuar incidente traumatike.
Çka është incident traumatik?
Si reagojnë njerëzit pasë incidentit traumatik?
Këto në vijim janë disa nga reagimet që ju mund t’i përjetoni pas ndonjë ngjarje tragjike. Në përgjithësi reagimet e njerëzve bëjnë pjesë në tri grupe:
Mund të ju ndihmojë të shikoni se a i përjetoni këto simptome.
Ripërtrirja e tragjedisë në mendjen tuaj
T’i shmangeni gjërave që janë të lidhura me tragjedi
Ndjeheni më shumë të tendosur dhe të nevrikosur se zakonisht
Reagimet nga stresi post traumatik mund të na ndikojnë në katër mënyra të ndryshme:
Ju mund të kuptoni se si ndjeheni nëse i nënvizoni simptomet e shënuara, simptomet që i përjetoni rregullisht:
Si ndjeheni?
Çka ndodh me trupin tuaj?
Zemra ju rrah shpejt dhe dridhet
Si mendoni?
Çka bëni?
Mendimet e zakonshme
‘Ishte faji im’ ‘Jam duke u çmendur’ ‘Do të përjetoj krize zemre’ ‘Po më kontrollon mua’ ‘Nuk mund të përballoj më’ ‘Do të më bjerë të fikët’ ‘Pse u desh të ndodh kjo’ ‘Nuk shoh arsye më’
Pse reagojmë kaq fuçishëm për tragjedi?
vijon
Sa për fillim dy përjetime nga dy persona. Këto janë mendimet dhe ndjenjat e dy njerëzve që kanë përjetuar incidente traumatike.
Personi A: “Ndjehem tmerrshëm, shumë i shqetësuar dhe i nevrikosur. Nuk kam qenë kështu përpara. Aksidenti me veturë ka ndodh para 6 muajve por unë ende nuk ndjehem i sigurt në veturë, ndjehem shumë i frikësuar dhe mundohem t’i shmangem udhëtimeve kur është e mundshme. Më paraftyrohet aksidenti dhe nuk më hiqet nga mendja edhe gjatë gjumit, natën ëndrrat janë të këqija me skena nga aksidenti duke ndodhur prapë edhe prapë … jam i rraskapitur nga kjo ….”
Personi B: “Mënyra se si mendoj për jetën time më është ndryshuar, vetëm mendoj pse na ndodhi neve? Ndjehem shumë fajtore kur mendoj se kam mundur të bëjë më shumë për të ia shpëtuar jeten e shoqes që ka vdekur. E rijetoj përvojën çdo herë, mendoj gjithmonë ‘vetëm ta kisha bërë këtë’, ‘vetëm ta kisha bërë atë’…. Ndjehem shumë e plogësht dhe në depresion dhe shpesh … nuk mund të qetësohem dhe frigohem, kam mundur të vdes…., nuk mund të mendoj për të ardhmen…, ndjehem e paftë…” Nëse ju keni vuajtur nga ndonjë përvojë traumatike ju mund të keni ndjenja të njejta. Kjo fletushkë është shkruar nga psikologët për qëllim që të ju ndihmojë t’i kuptoni këto reagime dhe ju ofron disa sygjerime praktike për të ju ndihmuar t’i përballoni ndjenjat.
Çka është incident traumatik?
Incident traumatik mund të jetë çdo gjë që është jashtë nga ngjarjet ditore dhe është shumë shqetësuese për dikend. Shumë gjëra mund të kenë këtë efekt. Mund të jetë nga zjarri, aksidenti, vjedhjes në shtëpi apo sulm personal, sulmit, të jeni dëshmitar të ndonjë rasti tragjik si vdekja e dikujt. Mund të jetë rast i madh si fatëkeqësisë së madhe që përfshin disa njerëz apo ngjarje personale që ju përfshin juve, shokët/shoqet apo anëtarët e familjes.
Si reagojnë njerëzit pasë incidentit traumatik?
Këto në vijim janë disa nga reagimet që ju mund t’i përjetoni pas ndonjë ngjarje tragjike. Në përgjithësi reagimet e njerëzve bëjnë pjesë në tri grupe:
- Përsëritja e përjetimit të tragjedisë në mendje.
- Shmangia e gjërave që janë të lidhura me tragjedi.
- Ndjeheni më shumë të tendosur, të nevrikosur apo më shumë vigjilent se zakonisht.
- Jeni në depresion, qani.
Mund të ju ndihmojë të shikoni se a i përjetoni këto simptome.
Ripërtrirja e tragjedisë në mendjen tuaj
- Paraftyrim i ngjarjeve të tragjedisë në mendje (kjo shpesh quhet flashback që do të thotë kthim mbrapa)
- Ëndrra shqetësuese nga tragjedia apo ëndrra për gjërat që ju frikësojnë.
- Ndjeheni që tragjedia do të ndodh prapë – ndjenjë e fortë që do ta përjetoni prapë tragjedinë.
- Nëse kaloni nëpër situatë apo ndejnjë që ju përkujton tragjedinë dhe kjo ju shqetëson shumë.
- Kur ju përkujtohen kujtimet apo situatat e tragjedisë dhe përjetoni reagime fizike shqetësuese për shembull si rrahje e shpejtë e zemrës, marramendje etj.
T’i shmangeni gjërave që janë të lidhura me tragjedi
- Mundoheni t’i shmangeni ndjenjave, mendimeve dhe bisedave rreth tragjedisë.
- Shmangeni aktiviteteve, vendeve apo njerëzve që ju përkujtojnë tragjedinë.
- Nuk jeni në gjendje të mbani në mend gjërat rreth tragjedisë.
- Humbni interesimin për jetë, ndjeheni të ftohtë nga të tjerët apo nuk ndjenheni si përpara tragjedisë.
- Ndjeni që nuk do të keni të ardhme normale – ju duket që jetoni në kohë të huazuar.
Ndjeheni më shumë të tendosur dhe të nevrikosur se zakonisht
- Ndjeni zemërim apo nevrikim
- Nuk mund të koncentroheni
- Keni vështërsi të fleni
- Ndjeheni shumë vigjilent tërë kohën dhe trembeni shumë lehtë.
Reagimet nga stresi post traumatik mund të na ndikojnë në katër mënyra të ndryshme:
- Si ndjehemi
- Mënyrën si mendojmë
- Mënyra se si trupi jonë funksionon
- Mënyra se si sillemi
Ju mund të kuptoni se si ndjeheni nëse i nënvizoni simptomet e shënuara, simptomet që i përjetoni rregullisht:
Si ndjeheni?
- Në ankth, të shqetësuar, të brengosur, të frikësuar
- Mendoni që diçka e keqe do të ndodh
- Të tendosur, të ngurtë, të trubulluar, nevrik
- Jo-real, të çuditshëm, i paqartë, të shkëputur
- Në depresion.
Çka ndodh me trupin tuaj?
Zemra ju rrah shpejt dhe dridhet
- Shtrengim në gjoks
- Muskujt janë të ngurrosur
- Lodhje, rraskapitje
- Dhembje në trup
- Marramendje
- Ndjeni panikë
- Në depresion, të humbur
- Ndjeheni të zemëruar
- Qani
Si mendoni?
- Brengoseni vazhdimisht
- Nuk mund të koncentroheni
- Përjetoni tragjedinë në mendjen tuaj
- E fajsoni vetën pjesërisht apo plotësisht për ngjarjen
- Mendoni që do të ndodh prapë
- Keni vështërsi të merrni vendime
- Ndjeni keqardhje, turp apo hidhërim
- Mendime të turbuara
- Të nevrikosur dhe të frikësuar
- Trubullim në stomak
- Keni problem me gjumë dhe ëndërra të këqija
- Trembeni shumë lehtë
Çka bëni?
- Endeni poshtë e naltë
- I shmangeni
gjërave që ju kujtojnë ngjarjen - Nuk mund të uleni dhe relaksoheni
- I shmangeni njerëzve
- Nuk dëshironi të jeni vetëm
- Jeni të nevrikosur
- I prishni marrëdhëniet
- Pini alkohol apo duhan më shumë
- Vareni nga të tjerët shumë
Mendimet e zakonshme
‘Ishte faji im’ ‘Jam duke u çmendur’ ‘Do të përjetoj krize zemre’ ‘Po më kontrollon mua’ ‘Nuk mund të përballoj më’ ‘Do të më bjerë të fikët’ ‘Pse u desh të ndodh kjo’ ‘Nuk shoh arsye më’
Pse reagojmë kaq fuçishëm për tragjedi?
Ka disa arsye pse tragjeditë lënë ndikim të fuqishëm emocional në njerëz. Së pari, shpesh tragjeditë e dëmtojnë besimin elementar që ne e kemi për jetën, se jeta është mjaft e sigurt dhe jeta për ne ka kuptim, qëllim në formë të posaqme. Mund të jetë se mënyra si e shohim jetën është dëmtuar, ne ndoshta kemi reaguar ndryshe nga si kemi dëshiruar apo pritur gjatë krizave. Së dyti, tragjeditë zakonisht ndodhin papritmas dhe pa ndonjë paralajmrim. Ne nuk kemi kohë t’i përshtatemi kësaj përvoje të re. Kjo zakonisht është jashtë përvojave tona normale dhe ne duhet të ballafaqohemi me atë që është e panjohur për ne dhe nuk kemi dituri si të sillemi. Ju ndoshta jeni ndjehur që do të vdisni apo njerëzit përreth juve kanë vdekur dhe ju jeni të tronditur. Kur ndodh kësilloj tragjedie mendja jonë e mbanë në kujtesë traumën me shumë fuqi, si mënyrë natyrale për vetëmbrojtje për tu siguruar që nuk do të kaloni nëpër asilloj situate prapë. Por si rezultat i kësaj ju do të mbeteni me reagime të post traumatike të përshkruara më lartë.
vijon
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Sëmundjet psiqike dhe lidhjet me sëmundjet tjera
Si mund ti ndihmojë vetëvetes?
Është me rëndësi të kuptoni se reagimet që i përjetoni janë shumë të zakonshme pas ndonjë tragjedie, reagimet nuk janë shenja të dobësisë apo të marrëzisë. Sygjerimet në vijim mund të ju ndihmojnë që të ia filloni t’i përballoni reagimet e post traumës. Gjërat që i përshkruajmë mund të ju ndihmojnë:
Kuptimi i tragjedisë
Mundohuni të kuptoni sa më shumë se çka ka ndodhur. Kjo mund të ju ndihmojë ta kuptoni ngjarjen më qartësisht. Kjo do të ju ndihmojë të shëroheni. Nëse njerëzit të tjerë kanë qenë në ngjarje, bisedoni me ata dhe pyetni për mendimet e tyre për ngjarjen. Bisedoni me viktimat e tjerë, personat nga shërbimet shpëtuese apo kalimtarët këta mund të jenë personat që mund të ju ndihmojnë të kuptoni më gjerësisht se çka ka ndodhur. Zakonisht në këto rrethana personat nga shërbimet shpëtimtare janë në gjendje të ju ndihmojnë. Nëse mendoni për tragjedinë me njerëzit e tjerë mund të ju ndihmojë. Ju ndoshta ndjeni që tragjedia ju ka ndryshuar plotësisht mënyrën se si keni menduar për jetën, kështu që është mirë të mundoheni t’i sqaroni ndjenjat, bisedat me njerëz të tjerë mund të ju ndihmojnë ta bëni këtë. Disa njerëz bisedojnë me shokë/shoqe, anëtarët e familjes apo partnerin/en, të tjerët i qasen mjekut të tyre për të kërkuar ndihmë. Disa njerëzve ju ka ndihmuar nëse i kanë shkruar përvojat e tyre.
Shumë njerëz mundohen t’i harrojnë përvojat nga tragjedia për të mos menduar për te. Edhepse kjo është gjë natyrale për të bërë nuk mund të ju ndihmon përgjithmonë për ta tejkaluar problemin. Njerëzit vazhdojnë ta përjetojnë tragjedinë në mendjen e tyre dhe të kenë ëndrra të këqija lidhur me tragjedinë. Është vërtetuar se njëra nga mënyrat më të mira për t’i redukuar përjetimet dhe ëndrrat e këqija është duke bërë kohë çdo ditë për t’i rishikuar kujtimet e pakëndshme dhe ëndrrat. Shumë njerëzve ju ka ndihmuar nëse çdo ditë për 20 minuta janë ulur të qetë për t’i menduar apo për të biseduar gjërat apo për t’i shkruar disa shenime rreth tragjedisë kështu që paraftyrimet e padashura dhe ëndrrat e këqija gradualisht janë bërë të parëndsishme dhe nuk kanë ndodhur shpesh. Nëse shihni ëndrra të këqija e bëni këtë para se të bjerni në gjumë. Ky proces ju ndihmon të përfitoni kontroll të këtyre mendimeve në vend se të ju tejkalojnë juve. Është me rëndësi të mundoheni të synoni në anën pozitive të situatës tuaj të tanishme kur ju bjen në mend përvoja e tragjedisë që e keni përjetuar.
Tejkalimi i presionit, neveritjes dhe zemërimit
Për t’i bërë këto ushtrime ndoshta do të ju ndihmojë nëse dikush mund të ju lexoj udhëzimet përderisa ju ushtroni. Mos u mundoni shumë, bëni aq sa mundeni. Për të pasur efekt të duhshëm për tu relaksuar ju duheni të:
vijon
Është me rëndësi të kuptoni se reagimet që i përjetoni janë shumë të zakonshme pas ndonjë tragjedie, reagimet nuk janë shenja të dobësisë apo të marrëzisë. Sygjerimet në vijim mund të ju ndihmojnë që të ia filloni t’i përballoni reagimet e post traumës. Gjërat që i përshkruajmë mund të ju ndihmojnë:
- Kuptoni tragjedinë
- Të merreni me paraftyrimet dhe ëndrrat e këqija nga tragjedia
- Tejkaloni presionin, neveritjen dhe zemërimin
- Tejkaloni shmangjen
- Tejkaloni mërzitjen
Kuptimi i tragjedisë
Mundohuni të kuptoni sa më shumë se çka ka ndodhur. Kjo mund të ju ndihmojë ta kuptoni ngjarjen më qartësisht. Kjo do të ju ndihmojë të shëroheni. Nëse njerëzit të tjerë kanë qenë në ngjarje, bisedoni me ata dhe pyetni për mendimet e tyre për ngjarjen. Bisedoni me viktimat e tjerë, personat nga shërbimet shpëtuese apo kalimtarët këta mund të jenë personat që mund të ju ndihmojnë të kuptoni më gjerësisht se çka ka ndodhur. Zakonisht në këto rrethana personat nga shërbimet shpëtimtare janë në gjendje të ju ndihmojnë. Nëse mendoni për tragjedinë me njerëzit e tjerë mund të ju ndihmojë. Ju ndoshta ndjeni që tragjedia ju ka ndryshuar plotësisht mënyrën se si keni menduar për jetën, kështu që është mirë të mundoheni t’i sqaroni ndjenjat, bisedat me njerëz të tjerë mund të ju ndihmojnë ta bëni këtë. Disa njerëz bisedojnë me shokë/shoqe, anëtarët e familjes apo partnerin/en, të tjerët i qasen mjekut të tyre për të kërkuar ndihmë. Disa njerëzve ju ka ndihmuar nëse i kanë shkruar përvojat e tyre.
Mundohuni të kaloni disa minuta për t’i menduar mënyrat që ju mund të kuptoni se nëpër çka keni kaluar. Mundohuni t’i shkruani disa ideja si:
|
- Të merreni me paraftyrimet dhe ëndrrat e këqija nga tragjedia
Shumë njerëz mundohen t’i harrojnë përvojat nga tragjedia për të mos menduar për te. Edhepse kjo është gjë natyrale për të bërë nuk mund të ju ndihmon përgjithmonë për ta tejkaluar problemin. Njerëzit vazhdojnë ta përjetojnë tragjedinë në mendjen e tyre dhe të kenë ëndrra të këqija lidhur me tragjedinë. Është vërtetuar se njëra nga mënyrat më të mira për t’i redukuar përjetimet dhe ëndrrat e këqija është duke bërë kohë çdo ditë për t’i rishikuar kujtimet e pakëndshme dhe ëndrrat. Shumë njerëzve ju ka ndihmuar nëse çdo ditë për 20 minuta janë ulur të qetë për t’i menduar apo për të biseduar gjërat apo për t’i shkruar disa shenime rreth tragjedisë kështu që paraftyrimet e padashura dhe ëndrrat e këqija gradualisht janë bërë të parëndsishme dhe nuk kanë ndodhur shpesh. Nëse shihni ëndrra të këqija e bëni këtë para se të bjerni në gjumë. Ky proces ju ndihmon të përfitoni kontroll të këtyre mendimeve në vend se të ju tejkalojnë juve. Është me rëndësi të mundoheni të synoni në anën pozitive të situatës tuaj të tanishme kur ju bjen në mend përvoja e tragjedisë që e keni përjetuar.
Provoni këto mënyra:
|
Presioni, neveritja dhe zemërimi janë aspekte të zakonshme të reagimeve post traumatike. Mund të ketë edhe simptome fizike duke përfshirë frymarrje të dobët, rrahje e zemrës me shpejtësi, frym-marrje të tepërt, marramendje dhe tension në muskuj. Provoni mënyrat në vijim për t’i zvogëluar simptomet fizike. Në mënyrë që t’i zvogëloni simptomet fizike është e dobishme nëse ia filloni menjëherë si të vini re shenjave të para të tensionit. Kur i vëni re shenjat të para të tensionit ju mund t’i ndaloni të bëhen shumë të shpeshta duke përdor mënyra të relaksimit. Disa njerëz relaksohen nga ushtrimet fizike, duke dëgjuar muzikë, shikuar televizor apo duke lexuar libër. Për të tjerët është më e dobishme për t’i vijuar disa ushtrime. Klasat për joga (lloj të ushtrimeve spitituale që vjen nga hinduizmi që përfshin frymmarje të kontrolluar dhe meditim) apo relaksim mund të jenë të dobishme, apo mund të ndëgjoni kaseta relaksuese. Kasetat relaksuese mund t’i kërkoni nga mjeku juaj por edhe mund t’i bleni në dyqan. Relaksimi është një aftësi si çdo gjë tjetër kështu që duhet të mësohet dhe kjo shkon gjatë. Ushtrimet në vijim ju mësojnë t’i relaksoni muskujt dhe shumë njerëz i gjejnë të dobishme për të zvogëluar nivelin e tensionit dhe ankthit. Relaksimi i muskujve në thellësi – është më e dobishme nëse i lexoni udhëzimet para se të ia filloni në mënyrë për t’i mësuar. Më së pari e gjeni një vend të qetë, të ngrohtë dhe të rehatshëm ku nuk do të keni pengime. E bë
;ni këtë në kohën kur ndjeheni më të qetë. Shtrihuni, rehatohuni dhe i mbyllni sytë. Koncentrohuni në frymarrjen tuaj për disa minuta. Merrni frymë ngadale dhe në qetësi duke marrë frymën brenda dhe numroni deri në tre dhe pastaj e qitni frymën jashtë prapë duke numruar deri në tre. I përsëritni vetëvetës fjalën ‘qetësi’ apo ‘relaksohu’ duke e qitur frymarrjen jashtë. Ushtrimet e relaksimit kalojnë nëpër grupe të ndryshme të muskujve duke qenë në tension dhe pastaj relaksoheni. Ju duhet të merrni frymën brenda kur jeni në tension dhe relaksoheni kur e qitni frymën jashtë. Filloni me duart tuaja e shtrëngoni njërën shumë dhe mendoni për tensionin që e bëhet në dorë. Mendoni për tensionin në dorën tuaj për disa sekonda dhe pastaj e relaksoni dorën. Vëni mendjen te ndryshimi i tensionit dhe relaksimit. Ju mund të ndjeni në dorë si shpim të lehtë kjo do të thotë që relaksimi ia ka filluar të zhvillohet. E përsëritni të njejtin ushtrim në dorën tjetër. Çdoherë kur relaksoheni muskujt e një grupi mendojnë se si ndjehen kur relaksohen. Mos u mundoni të relaksoheni vetëm ta largoni tensonin. I lejoni muskujt të relaksohen sa më shumë që mundeni. Mendoni për ndryshim që e ndjeni kur muskujt janë të relaksuar dhe kur janë në tension. Tani e përsëritni këtë me muskujt e tjerë në trup. Çdoherë i shtrëngoni për disa sekunda pastaj i relaksoni. Mendoni se si i ndjeni muskujt dhe pastaj i relaksoni. Është e dobishme nëse punoni me grupin e muskujve në vijim:

- Gishtat – i shtrëngoni dhe pastaj i relaksoni.
- Duart – lakoni bërrylat dhe shtrengoni duart. E njdeni tensionin në duar posaqërish mbi bërryla. Mos harroni, e bëni këtë vetëm për disa sekonda dhe pasatj relaksohuni.
- Qafa – e mbani qafën drejt dhe shkoni prej një ane në anën tjetër ngadalë. E ndjeni si tensioni barrtet. Pastaj e sjellni kokën përpara në pozitë të rehatshme.
- Fytyra – Janë disa muskuj në fytyrë por ju mendoni për ballin dhe nofullën. Fillimisht i ulni vetullat teposhtë. E relaksoni ballin. Ju poashtu mund të i ngritni vetullat dhe relaksohuni. Tani e shtrëngoni nofullën pastaj relaksohuni.
- Gjoksi – Merrni frymë thellë, mbajeni për disa sekonda dhe relaksohuni. Pastaj merrni frymë normal.
- Barku – shtrëngoni muskujt e barkut sa më shumë që keni mundësi dhe relaksohuni.
- Prapanica – e shtrëngoni prapanicën dhe relaksohuni.
- Këmbët – i shtrini këmbët dhe i lakoni këmbët nga fytyra juaj. I përfundoni ushtrimet duke i lëvizur gishtat e këmbëve.
Për t’i bërë këto ushtrime ndoshta do të ju ndihmojë nëse dikush mund të ju lexoj udhëzimet përderisa ju ushtroni. Mos u mundoni shumë, bëni aq sa mundeni. Për të pasur efekt të duhshëm për tu relaksuar ju duheni të:
- Ushtroni çdo ditë
- Ia filloni të përdorni relaksimin në situata të përditshme.
- Mësohuni të relaksoheni duke mos pasë nevojë t’i shtrëngoni muskujt.
- I përdorni relaksimin në situata të vështira p.sh. me frymarrje të ngadalshme.
- Zhvilloni stil të jetës më relaksues.
Këto ushtrime relaksuese mund të jenë në dispozicion në kasetë nga mjeku juaj i përgjithshëm. Mos harroni relaksimi është një aftësi ashtu si aftësitë e tjera shkon kohë derisa të mësohet. Para se t’i bëni ushtrimet relaksuese shkruani sa jeni në ankth para dhe pas ushtrimeve, e vlerësoni ankthin me numrat prej një deri në dhjetë.
vijon
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi