Vuçiq: I lus miqtë tanë shqiptarë nga Presheva që ta kuptojnë se Serbia është mëmëdheu i tyre
Vuçiq: I lus miqtë tanë shqiptarë nga Presheva që ta kuptojnë se Serbia është mëmëdheu i tyre
Vuçiq: I lus miqtë tanë shqiptarë nga Presheva që ta kuptojnë se Serbia është mëmëdheu i tyre
Qeveria e Serbisë është duke e vrojtuar me kujdes situatën në veri të Maqedonisë, ka thënë sot kryeministri Aleksandër Vuçiq dhe ka porositur se Serbia do t’ia del që ta mbrojë territorin e saj dhe të ruajë qetësinë dhe stabilitetin.
Vuçiq, duke folur para gazetarëve në manifestimin qendror që shënon Ditën e fitores, ka thënë se Serbia ka dërguar forca të shtuara në zonën kufitare me Maqedoninë për të ndihmuar në konsolidimin e paqes.
“Çdo destabilizim i rajonit është sinjal i keq, porosi e keqe. Këtë e kemi dëshmuar ne disa herë”, ka thënë Vuçiq.
“Kam dëgjuar se ka plane që sot të ketë organizime në juglindje të Kosovës e Metohisë”, ka theksuar Vuçiq, për të shtuar se dëshira e Serbisë është që ta ruajë paqen dhe stabilitetin.
“I lus të gjithë që të mos e keqpërdorin këtë dhe të mos mendojnë se mund të na përkeqësojnë integritetin tonë, sepse reagimi i Serbisë do të jetë i shpejtë, i vendosur, i fuqishëm dhe efikas. Shumë më efikas sesa i disa të tjerëve”, ka porositur Vuçiq, raporton “Fonet”, transmeton Koha.net.
Për momentin, ai ka thënë se nuk ka nevojë që qytetarët e Serbisë të brengosen shumë, pasi që, siç tha ai, kufijtë tanë janë nën kontroll të plotë.
“Neve s’mund të na merrni kullat e vrojtimit, nuk do të lejojmë që asnjë forcë ta rrezikojë paqen dhe sigurinë në Serbi”, ka potencuar Vuçiq.
Ai u ka bërë thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës që të mbështeten në shtetin e Serisë, të cilët i quajti “miq”.
“I lus qytetarët tanë, miqtë tanë shqiptarë nga Presheva e Bujanoci, që ta kuptojnë se Serbia është mëmëdheu i tyre dhe se i trajtojmë sikurse qytetarët tanë, njësoj sikurse të gjithë të tjerët. Gjithmonë do të kemi respekt ndaj tyre, por asnjëherë dhe në asnjë mënyrë nuk do të tolerojmë dhunën, terrorizmin dhe nuk do të lejojmë që Serbia të sulmohet”, ka precizuar kryeministri serb.
Sipas fjalëve të Vuçiqit, në Kumanovë jetojnë 4.695 serbë dhe ata, në shumicë, nuk janë shpërngulur, përveç disa familjeve që janë zhvendosur në territorin e Serbisë.
“Deri më tani, 397 shqiptarë janë shpërngulur në territorin e Serbisë”, ka thënë Vuçiq, për të sqaruar se “kemi të bëjmë me persona të cilët para 35 vjetësh janë shpërngulur nga Presheva në Kumanovë, ndërsa tani janë kthyer tek familjet e tyre”
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Serbia është duke blerë vajzat shqiptare nga Tirana vetëm për 5 mijë euro për kokë?!
» Foto nga Floresita Bossi:PARAJA NUK ESHTE GJITHCKA,,,,POR CFARE ESHTE MIQTE E MI???
» “Presheva Jonë”: Vrasësi në Graz është është serbi Alen Rizvanovic
» VUÇIQ: NUK DO TË FLEMË, SERBIA DO TA RIKTHEJË TREPÇËN
» Amerikanët janë miqtë tanë, thotë babai i Aridit
» Foto nga Floresita Bossi:PARAJA NUK ESHTE GJITHCKA,,,,POR CFARE ESHTE MIQTE E MI???
» “Presheva Jonë”: Vrasësi në Graz është është serbi Alen Rizvanovic
» VUÇIQ: NUK DO TË FLEMË, SERBIA DO TA RIKTHEJË TREPÇËN
» Amerikanët janë miqtë tanë, thotë babai i Aridit
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi