Çfarë fshihet pas betejës së Kumanovës?
Çfarë fshihet pas betejës së Kumanovës?
Çfarë fshihet pas betejës së Kumanovës?
Kush përfiton prej përplasjes me armë në Lagjen e Trimave dhe kush i dërgoi atje ish-ushtarët e UÇK-së?! Pse policë të Maqedonisë dyshojnë se qeveria i dërgoi në një kurth, dhe pse nuk u veprua ndaj këtij grupimi kur dijenia për të ishte e hershme?!
Përtej deklarimeve zyrtare ngjarja e Kumanovës mbetet një mister, qoftë për motivet, qoftë për atë që çoi në përplasjen e një grupi të armatosur shqiptarësh me policinë. Informacionet zyrtare shpeshherë përplasen në media me informacion jozyrtar, që kryesisht vjen prej opozitës maqedonase apo burimeve të tjera. Ndërkohë akuzat që shkëmbehen janë të ashpra. Opozita, mjaft prej shqiptarëve dhe personazheve publike shqiptare dyshojnë se Gruevski është përfituesi kryesor nga skenari dhe me gjasë ai vetë është realizues i tij përmes shërbimeve dhe instrumentalizimit të një grupi ish-luftëtarësh. Nga ana e tij, Gruevski dhe Rusia akuzojnë Perëndimin për tentativë për të rrëzuar qeverinë përmes destabilizimit të vendit.
Kreu i shoqatës së ish-luftëtarëve të UÇK-së, Besim Hoda, duke folur në ‘Opinion’ tha se e gjithë ngjarja mund të jetë stisur deri në atë pikë sa të arrestuarit të jenë ndaluar në vende të tjera dhe më pas dërguar në Kumanovë, për të sajuar një betejë me ta. Nga ana tjetër ai pohon se ish- luftëtarët e 2001-it janë të gatshëm për të luftuar nëse përplasen me policinë, për shkak se ata nuk ndjehen të përfaqësuar politikisht.
Por ky është vetëm një prej skenarëve që shihen të mundshëm në atë që pjesa më e madhe e shqiptarëve dhe opozita maqedonase e shohin si inskenim. Ajo që është bërë e qartë është se skenari ishte i pritur. Madje edhe zyra diplomatike e BE-së, e cila deri tani nuk ka bërë deklarim nëse kemi të bëjmë me terrorizëm apo diçka tjetër, ka njoftuar më herët për mundësitë e një përshkallëzimi në Maqedoni. NATO ka kërkuar zbardhjen e ngjarjeve në Kumanovë. Përmes Sekretarit të Përgjithshëm të saj, Jens Stoltenberg ka kërkuar hetim transparent. “I kërkoj kujtdo të përmbahet dhe në interes të vendit të mos lejojë që të shkallëzohet situata”, – ka thënë Stoltenberg. Është vënë po ashtu në dukje se rasti në fjalë duket veprim i një grupi të izoluar.
Ministria i dërgoi policët në kurth?
Ndërkohë që një pjesëtar i policisë maqedonase ka deklaruar për portalin Dokaz.mk (një media që duket se qëndron afër opozitës në Shkup) se një nga policët e plagosur në Kumanovë ka thënë se grupi i armatosur ka qenë mjaft i stërvitur mirë ushtarakisht dhe trajnuar në beteja lufte, çka mund të vërehet edhe në lëvizjet e tyre. Ai pohon se grupi që u shkaktoi dëme të rënda forcave speciale maqedonase fliste serbisht, rusisht, shqip dhe ndonjëherë ata kanë dëgjuar edhe frëngjisht në komunikimin mes pjesëtarëve që më pas u dorëzuan. Duke renditur 10 pika sa i përket operacionit, polici maqedonas i ka thënë Dokaz.mk se policia ishte pothuaj futur në kurth në “Lagjen e Trimave” dhe fajëson për këtë qeverinë dhe Ministrinë e Brendshme. Ai thotë se ka disa pika të çuditshme dhe të dyshimta që ndodhin gjatë operacionit. Ai tregon për shembull se më 2001-in ushtarët e UÇK-së nuk pranonin të dorëzoheshin, por më mirë vetëvriteshin. Duke fajësuar shërbimet sekrete, ai ngre dyshime se edhe pse kishin informacion, ato nuk e kanë ndaluar grupin, madje duket se kanë lejuar që të fusin municione për të luftuar me orë të tëra. Polici maqedonas thotë se prova që policët ishin dërguar prej shefave të tyre në kurth është edhe fakti se ata i kanë marrë plumbat kryesisht në shpinë. Ai gjithashtu hedh dyshime rreth grupit të armatosur, duke vënë pikëpyetje mbi mungesën e një përfaqësimi politik të tyre dhe kërkesat që ata kishin.
Kush përfitoi nga beteja?
Shkrimtari dhe publicisti shqiptar, Kim Mehmeti thotë se njeriu që fiton nga ky skenar është kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski. Duke folur për TCH, ai theksoi se beteja në Kumanovë ishte sipas tij një skenar dhe nuk kishte gjasa të përshkallëzimit. Ndërkohë deputeti i BDI dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Talat Xhaferi mendon që skenari ka ardhur nga jashtë. Duke folur për një mundësi që Kosova të kërkojë shumë shpejt njohje në OKB, ai thotë se përfituesi “pa dashur t’i hedh të gjitha fajet në Beograd”, është Serbia. Kjo sipas tij është edhe arsyeja pse janë mediat serbe që po i mëshojnë një lufte të mundshme në Maqedoni. Madje tabloidë të Beogradit flasin për një përkrahje nga SHBA për këtë lëvizje duke theksuar se kjo bëhet për të penguar një gazsjellës rus që do të kalonte përmes Ballkanit. Më shumë se kaq, përveç qeverisë maqedonase vetëm Rusia ka përmendur “sulm terrorist” dhe ka folur me gjuhën e Gruevskit duke thënë se ai po sulmohet prej OJQ-sh perëndimore. Ajo që duket qartë është se shqiptarët, një pjesë e mirë e tyre nuk e pranojnë dot atë që ka ndodhur aty dhe thuajse të gjithë janë kundër ndezjes së një konflikti në Maqedoni. Me gjithë përfshirjen e disa ish-ushtarëve të UÇK-së në betejën e Kumanovës, pjesa më e madhe e shqiptarëve flasin për konflikt të inskenuar dhe importuar, ndërsa i referohen një numri jo të vogël deklaratash që flasin për pagesën e organizimeve që duhej të destabilizonin vendin.
Lista e të arrestuarve dhe kush është përfshirë në konflikt
Mediat maqedonase duke iu referuar burimeve nga Ministria e Brendshme, raportojnë se janë arrestuar 4 nga 5 drejtuesit e supozuar të grupit të armatosur në Kumanovë. Edhe pse policia zyrtarisht nuk ka dhënë ende emrat e të arrestuarve, mediat kanë publikuar emrat e 28 nga 30 personat e arrestuar nga Ministria e Punëve të Brendshme. Ndër të arrestuarit janë Muhamed Krasniqi, i njohur si “komandant Malisheva”; Beg Rizaj, “komandant Begu”; Sami Ukshini, “komandant Sokoli”; dhe Demë Shehu, i njohur si “Juniku”. Të katër këta janë nga Kosova.
I vetmi, për të cilin deri tani nuk ka të dhëna nëse është arrestuar apo jo, është Mirsad Ndrecaj, i njohur si “komandant NATO”. Mes të arrestuarve janë edhe 10 shqiptarë të Maqedonisë, kryesisht nga Kumanova, por edhe nga Tetova, Haraçina e Breza. Po ashtu, të paktën 12 persona të tjerë të arrestuar, përveç liderëve të grupit, janë nga Kosova. Njëri është nga Shqipëria, ndërsa për një tjetër mësohet vetëm se ka pasur edhe nënshtetësi gjermane.
Menjëherë pasi Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni publikoi emrat e disa qytetarëve të Kosovës që janë arrestuar, por edhe të tjerë që janë në arrati e që dyshohet se kanë marrë pjesë në luftimet e fundit në Kumanovë, institucionet e sigurisë në Kosovë kanë bërë skanimin e shtetasve kosovarë të publikuar nga Shkupi zyrtar.
Top Channel ka parë një raport me emrat e disa prej shtetasve kosovarë që kanë qenë të përfshirë në luftimet në Kumanovë, si dhe të kaluarën e tyre penale në Kosovë. Në raportin e hartuar nga inteligjenca kosovare, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, shkruhet se personi Beg Riza, i lindur më 25 dhjetor 1977, në fshatin Prekolluk të Deçanit, ka pasur precedentë kriminalë. Sipas raportit, në cilësinë e të dyshuarit ai ka qenë i përfshirë në tri raste të ndara për posedim ilegal të armëve, pastaj është hetuar dhe akuzuar nga Prokuroria për pengmarrje dhe krim të organizuar. Për të gjitha këto raste ai është trajtuar nga Prokuroria në Kosovë.
Mirsad Ndrecaj, sipas raportit konfidencial ka dy raste penale; njëri për lëndim trupor, ku është dënuar me gjobë, si dhe tjetri për kanosje, ku është raportuar në Prokurori. Sami Ukshini po ashtu ka qenë i akuzuar në Prokurori për veprën penale të “detyrimit” (haraç, ryshfet) dhe për lëndim trupor. Edhe Demë Shehu ka qenë i akuzuar në Prokurori për posedim të armëve, kërcënim dhe rrëmbim personi. Për shtetasit e tjerë kosovarë të arrestuar nga autoritetet maqedonase, institucionet e sigurisë në Prishtinë nuk kanë informacione nëse kanë pasur ndonjë precedent penal.
Të arrestuarit/ E pakonfirmuar dhe e kontestuar
Andi (Muhamed) Krasniqi, “Komandant Malisheva”, Kosovë
Begë Bajra (Riza), “Komandant Begu”, Kosovë
Sami Ukshini, “Komandant Sokoli”, Kosovë
Demë Shehu, “Komandant Juniku”, Kosovë
Kenan Iseni – Kumanovë, Maqedoni
Fadil Fejzullahu – Kumanovë, Maqedoni
Irfan Lutfiu – Kumanovë, Maqedoni
Arsim Bajrami – Kumanovë, Maqedoni (i supozuar si polici nga Vaksinca)
Lirim Demiri – Kumanovë, Maqedoni
Nasuf Beqiri – Haraçinë, Maqedoni
Nexhmedin Lika – Tetovë, Maqedoni
Sevdail Miftari – Kumanovë, Maqedoni
Fejzullah Rushitovski – Brezë, Maqedoni
Besnik Ajdini – Kumanovë, Maqedoni
Fadil Elshani – Kosovë
Esat Kafexholi – Kosovë
Ardjan Bujari – Kosovë
Shefqet Avaqi – Kosovë
Ajrush Avdia – Kosovë
Betim Kartashi – Kosovë
Lendrit Rustemi – Kosovë
Rufki Dogani – Kosovë
Valdet Zekaj – Kosovë
Bajram Elshani – Kosovë
Lirim Krasniqi – Kosovë
Fatmir Reçica – Kosovë
Genci Sefa – Shqipëri
Enver Klain (me nënshtetësi gjermane)
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Abas Fejzullahi: Çfarë ka bërë AKM dhe çfarë po bënë AKP në Kosovë rreth privatizimit?
» Fshihet shtetësia e tre anëtarëve serbë të Qeverisë
» Policia në gjurmët e kirurgut, Agim Karaj fshihet në Tiranë
» “N’kufi të vjetër”, videoklipi për 15 vjetorin e Betejës së Kosharës (video, dokumentar dhe kënga)
» Rina Kadriu:KU FSHIHET POETI ( Ali Podrimjes )
» Fshihet shtetësia e tre anëtarëve serbë të Qeverisë
» Policia në gjurmët e kirurgut, Agim Karaj fshihet në Tiranë
» “N’kufi të vjetër”, videoklipi për 15 vjetorin e Betejës së Kosharës (video, dokumentar dhe kënga)
» Rina Kadriu:KU FSHIHET POETI ( Ali Podrimjes )
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi