Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agim Gashi-NË PËRKUJTIM TË BABAIT TIM HAMIT GASHIT

Shko poshtë

Agim Gashi-NË PËRKUJTIM TË BABAIT TIM HAMIT GASHIT Empty Agim Gashi-NË PËRKUJTIM TË BABAIT TIM HAMIT GASHIT

Mesazh nga Agim Gashi Tue May 12, 2015 3:00 pm

Agim Gashi-NË PËRKUJTIM TË BABAIT TIM HAMIT GASHIT

Agim Gashi-NË PËRKUJTIM TË BABAIT TIM HAMIT GASHIT 10157392_10152125093064077_5535009539717989135_n

NËNTË VITE PA TY I DASHUR BABA HAMIT BAJRUSH GASHI
 
Nga Akllapi(1931-2006)
 
Të shkruhet përkujtimi për Ty qenka vështirë, por na ngushllon fakti se Ti ishe njeriu që na mbushe me gëzime, jetë e krenari gjatë gjithë jetës sate. Sa na mungon nuk ka përshkrim. Jetove duke e dashur atdheun dhe lirinë e Kosovës, duke na dashur ne si familje, motra e vllëzër, miqësinë dhe shoqërinë. Na edukove ta duam atdheun dhe popullin tonë. Endërrën që ta festosh ditën e pavarsisë nuk e arrite, nuk arrite edhe shumë plane tjera qe ne fëmijët tu u munduam sado pak me e mbulue zbrasëtirën që na e lenë me shkuarjen tënde. Fli i qetë se ti ke pasardhës që po i gëzojnë frytet e mundit tënd jetsor. Krenaria dhe dashuria që kemi për Ty, po na e lehtsojnë dhëmbjen që më nuk të kemi pranë dhe në sofrat tona.Kujtimi për ty do të na mbajë të gjallë derisa mos të ketë jetë në këtë botë.Viziten te varri yt e bëjmë me mallin e pashuar për Ty, për kujtimin tënd dhe krenerainë që të kishim baba, gjysh e vlla! Ditën e fluturimit tënd në qiellin e Arbërit e kemi shëndrruar në ditë të takimit tonë për të nderuar e përkujtuar Ty. 
Por, unë sot nuk gjengem atje. Sëmundja më pengoi. Më penguan edhe disa gjëra për të cilat ti mbaje mendjen te unë. Tani kur pranë teje erdhi mbesa jote Shqipja të cilen e dashte shumë, si dhe motra jote Nuria, Parajses sate po i shtohen engjujt, ndersa neve na mbytë malli për Ju.
Pushofshi pranë Zotit!
 
Agim Gashi me familjen e gjërë nga Lipjani, Prishtina, Gjermania, Suedia, Kanada e gjetiu.
12 maj 2915
 
Agim Gashi

BABAIT TIMHAMIT GASHIT

Ditë e premte në mëngjez
më erdhi një lajm i zi..
vdiq ai, qe me solli në jetë
e në kurbet s’më pa dot me sy.

Dymbëdhjetë maji i luleve
mori me vete babën tim,
pa e takuar dhe një herë 
pa e marrë në përqafim.

Më kaploi terri i dhimbjes
dilelli për mua s’bënte dritë.
Të mos jem në varrimin e tij
këtë gjë nuk e kam pritë.

Ah, kurbet ti qofsh mallkuar
që i ndave njerzit për së gjalli,
dhe ia çove vdekjes për t’i shuar,
duke i lënë t’i djegë malli.

E dija, or babë,që s´jeton gjithmonë
dhe të kujtoja me shumë mall,
por ke mbetur në zemrën time
gjithmonë i paharruar dhe i gjallë.

Vepra jote në këtë bote
më jep forcë e më jep nder,
kudo të eci e ngado të shkoj,
ti me mua do jeshë përherë.

Se dashuria për babë e nanë
është dashuri që ska mbarim,
Por kur të ikin pa i parë,
të mbetet pengu thellë në shpirt.

Ditë e natë të kam në mendje,
në atë botë kur të shihemi dikur,
do çmallemi për të dy botërat
dhe s’kemi për tu ndarë kurrë.

Lamtumirë baba i dashur, 
fli i qetë në tokë arbërore,
se i pa shuar do mbetet ylli yt
në jetën fisnore qindravjeçare.

Përgjithmonë në 12 majet në vijim!


Agim Gashi-NË PËRKUJTIM TË BABAIT TIM HAMIT GASHIT 10367164_10152125100319077_6210614073529389157_n

Para shtëpisë së djegur nga bandat serbo-çetnike.


Agim Gashi-NË PËRKUJTIM TË BABAIT TIM HAMIT GASHIT 10366043_10152125100819077_5051080888101102613_n

Sa shumë e donte rininë.Knaqej me ta gjithmonë.Rinia e donte sepse nga ai mësonin shumë


Agim Gashi-NË PËRKUJTIM TË BABAIT TIM HAMIT GASHIT 10334338_10152125101089077_6842654291092077411_n

Edhe kur hante ishte pedant

Agim Gashi-NË PËRKUJTIM TË BABAIT TIM HAMIT GASHIT 10342477_10152125101554077_485451454495623486_n

Vizita në Suedi mbesave e nipave. Gramshi knaqet deri sa shef gjyshin në përqafimin e Shqipes


Agim Gashi-NË PËRKUJTIM TË BABAIT TIM HAMIT GASHIT 10271537_10152125102414077_1572350420436564366_n

Në praninë e mbesave e nipave ndjehej si mbret


Agim Gashi-NË PËRKUJTIM TË BABAIT TIM HAMIT GASHIT 10322758_10152125103404077_933402044425216579_n

Ky ishte Hamit Gashi
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi