Pierre-Pandeli Simsia: Daktilografistja!
Faqja 1 e 1

Daktilografistja!
Nga Pierre-Pandeli Simsia
Me rastin e emërimit të tij, drejtori i asaj ndërmarjeje të vogël të qytetit, kishte menduar, siç janë rregullat zakonisht, të mblidhte punëtorët në një mbledhje të shkurtër për t'u prezantuar.
Në tavolinën e improvizuar si"podium" të sallës së madhe të mbledhjeve, siç ndodh zakonisht, kishin zenë vend drejtori, zëvendës drejtori, shefi i kuadrit dhe shefja e financës.
Fjalën e hapjes e mbajti shefi i kuadrit, i cili prezantoi drejtorin e ri, duke ia dhënë fjalën atij.
Në fjalën e tij, drejtori nuk u zgjat shumë, foli disa gjëra të përgjithshme për ndërmarjen, duke premtuar edhe realizimin e detyrave në të ardhmen, ndërmarja që ai do të drejtonte të kishte suksese...
Pas fjalës së drejtorit, kur të gjithë menduan se mbledhja mbaroi dhe duhet të shpërndaheshin, pranë "podiumit" u afrua një vajzë rreth të 30-tave.
Vajza njihej nga të gjithë në atë ndërmarje, për kontributin e saj në shërbim të ndërmarjes, siç dëgjohej të flitej shpesh nga drejtuesit e saj. Disa punonjës në sallë, duke e parë me neveri vajzën, filluan të pëshpërisin me zë të ulët me njëri tjetrin: - Filloi edhe me drejtorin e ri, kjo tani...?
Vajza atë ditë, i kishte prerë flokët shkurt dhe i kishte dhënë një ngjyrë të kadifenjtë, që ra në sy tek të gjithë .
- Më falni pak minuta, ju lutem; nuk dua t'ju mbaj shumë - dhe u drejtua nga salla. - Në emër të administratës së ndërmarjes sonë dhe në emër të gjithë kolektivit punonjës, i uroj drejtorit tonë të ri mirëseardhjen, duke i uruar, suksese në detyrën e tij të re.... - Ktheu kokën nga drejtori me një buzëqeshje që iu varr në cepat e buzëve dhe vazhdoi: - Zotohemi, se do jemi gjithmonë të palodhur në kryerjen e detyrave tona, në shërbim të ndërmarjes...
Në sallë pëshpërimat e njërëzve u dëgjuan edhe më tepër.
- "Hë moj budallaqe! Nuk e le të kalonte pak kohë, e prezantove veten që tani? - mendoi shefi i kuadrit dhe skërmiti dhëmbët.
Drejtori e pa vëngër dhe, nga ajo e papritur që dëgjoi ndjeu një sëkëlldi. Nuk e la të vazhdojë: - Ju lutem, shpërndahuni; mbledhja ka mbaruar - tha.
Pas pak drejtori thirri në zyrën e tij të njëjtët njerëz që ishin në podium, bashkë me ta ishte edhe sekretarja e tij, një grua rreth të 45-ave.
- Kush ishte ajo? - pyeti drejtori pa iu drejtuar askujt dhe uli kokën mbi tavolinë.
- Për cilën e keni fjalën, shoku drejtor, për...
- Po! Për atë bilbileshën. Kush është dhe ç'do ajo që flet dhe më uron në emër të administratës?
- Nuk është vajzë e keqe drejtor, do ta njihni vetë; na ndihmon shumë, punon, punon në të mirë të ndërmarjes.
Drejtori u mëdysh në vetvete; mendoi, se mos ishte sekretarja e tij, gruaja që rrinte ulur në tavolinë, gruaja, të cilën ia kishin prezantuar si sekretare... Me këto mendime, instiktivisht, ktheu kokën nga sekretarja. Ajo, sikur ia lexoi mendimet dhe për t'ia bërë më të qartë drejtorit tha: - Shoku drejtor, ajo vajzë më zëvendësoi mua pak kohë, atëhere..., kur isha sëmurë, gjatë kohës së operacionit, dhe...
- Tani ç'farë pune bën ajo këtu? - pyeti ai, duke përthyer krahun mbi tavolinë dhe mbështeti mjekrën në dorën gjysëm të mbledhur.
- Po ja... e mbajmë si ekonomiste dhe, na daktilografon të gjitha materialet që na duhen; punon shumë, i shërben shumë ndërmarjes - tha shefi i kuadrit dhe hodhi shikimin nga nëndrejtori dhe shefja e financës, si për të kërkuar mbështetjen e mendimit të tij. Shefja e financës nuk foli, uli sytë përdhe.
- Sigurisht! Të gjithëve na takon të punojmë shumë, por... Ekonomiste! ... domethënë, ekonomiste me shkollë të lartë të bëjë edhe punën e daktilografistes?!
- Jo! Nuk është ekonomiste me shkollë të lartë ajo, por, përderisa na bën punën, jemi të kënaqur. Pastaj, ajo na bën edhe punën propagandistike ne, shoku drejtor, madje shkruan edhe në gazetën lokale të qytetit tonë për arritjet dhe sukseset e ndërmarjes sonë. Besoj se do t'ia keni lexuar emrin ndonjëherë në gazetë. Ne, për të gjitha këto, e kemi vlerësuar, madje, fotografinë dhe emrin e saj e kemi nxjerë disa herë në tabelën e emulacionit si punonjëse e dalluar - foli përsëri shefi i kuadrit.
Drejtori lëvizi kokën majtas djathtas, shtriu pak buzët e bashkuara dhe tha: - Mirë mirë, do ta shikojmë edhe atë punë... - dhe përsëri mendoi me vete: "Prandaj ka marrë tatëpjtën ndërmarja juaj, nga ty, në fillim shoku shef i kuadrit, që po më flet me këtë gjuhë tani, që përkrah njerëz të tillë, siç po e thua edhe vetë... Më kujtoke edhe punën propagandistike që bëkërka ajo vajzë me disa shkrime të botuara në gazetën lokale; pse nuk më thua ajo vajzë bën punën mashtruese me ato shkrimet e saja, duke gënjyer lexuesit e gazetës, ndryshe nga ç'është e vërteta këtu në ndërmarje. Drejtorin, përse ua hoqën nga drejtimi i ndërmarjes? Ndoshta, pas shkarkimit nga detyra të drejtorit tuaj të mëparshëm, paska radhë për të tjerë njerëz këtu, që duhet t'i shkojnë nga pas atij... Më pritka një fillim i vështirë me ju..." - Mirë, mund të vazhdoni punën tani dhe u çua në këmbë. U çuan edhe të tjerët, u përshëndetën me të dhe morrën drejtimin nga dera.
Ajo ngjiti edhe shkallën e fundit të katit të tretë të atij pallati pesëkatësh ku banonte dhe u kthye në anën e majtë; eci drejt derës së apartamentit të saj. Uli dorezën e derës, duke e mëshuar fort dorën dhe i dha një goditje me shkelm. Dera u perplas pas murit të sallonit të ngushtë duke dhënë një zhurmë të pakuptueshme.
Ç'të jetë? - tha me veten e tij i vëllai i saj. U çua në mënyrë të rrufeshme nga tryeza; ishte pothuajse në përfundim të ngrënies. Eci në drejtim të derës së dhomës. Përpara i doli portreti i së motrës. Ajo nuk i foli, hodhi shkujdesur çantën e dorës mbi kolltuk dhe u ul në kolltukun tjetër dy vendësh.
- Ti qenke? - tha ai, duke e parë në sy. Nuk u ul. Ajo morri frymë thellë, duke nxjerrë pastaj një psherëtimë. Tundi kokën dhe u çua në këmbë. Shkoi te kolltuku ku kishte hedhur çantën, e hapi dhe mori paketën e cigareve. Nxorri një cigar dhe po e mbante mes dy gishtave.
I vëllai, që nuk ia kishte ndarë shikimin për asnjë çast, u ul dhe vazhdoi ngrënien. Ia dinte kapriciot motrës. Më tepër se respekt, dukej, sikur ai i frikësohej asaj; jo vetëm se ajo ishte 3 vjetë më e madhe se ai, por, ai e justifiionte me një mendim tjetër. "Është 33 vjeçe dhe, sigurisht, mungesa e burrit, mungesa e krijimit të familjes, ndikojnë në psikozën e saj, që në shumë raste të dali jashtë kontrollit".
Që kur i kishte vdekur i ati tre vjetë më parë, ata ishin lidhur më shumë me njëri tjetrin; ai e ndjente më shumë si detyrim i vëllait ndaj motrës edhe si një amanet të pathënë të të atit: "Unë nuk jam më, por je ti ai tani që duhet të kujdesesh për motrën tënde... Ti je shtylla e shtëpisë tani..." Vërtet, shumë vite të shkuara, që kur kishte vdekur e ëma e tyre, pesha e familjes kishte rrënë mbi kryefamiljarine shtëpisë, babait, por ja, që jeta ishte treguar e pamëshirshme për ta ndarë edhe të atin nga kjo jetë e ai të ikte me zëmër plasur, të paktën për vajzën; ta shikonte në shtëpinë e saj të re, të rehatohej edhe ajo si gjithë shoqet e saja, e pastaj të ikte i qetë nga kjo jetë. S'kishte qenë e thënë që edhe ai të gëzonte...
Ishin këto arësyet, që i vëllai ishte shumë i lidhur me të motrën edhe pse ia njihte mendjen. Ai i kuptonte veprimet e saja, që atij i dukeshin të tepruara, madje nganjëherë edhe të lajthitura. Ai kishte kuptuar, që e motra vuante edhe nga një "sëmundje", diagnozë e papërcaktuar nga mjekët dhe, sigurisht, e pamjekueshme.
E motra, hodhi këmbët përmbi këmbë dhe ndezi cigaren. Ai e dëgjoi tingullin e letë të shkrepses, e ndjeu edhe eren e cigares së djegur që u përhap në dhomë dhe nuk foli. Duke përtypur kafshatën e fundit, u çua, mori pjatën në dorë dhe eci drejt lavamanit.
- Nuk u bëre pak merak për mua? Pse nuk më pyet, ç'farë kam? - i tha ajo, pa ia hedhur shikimin.
Ai nuk foli, u ul përball saj, zgjati dorën nga paketa dhe nxorri një cigare.
- Diçka duhet të ketë ndodhur me ty! Këtë e tregon fytyra jote e zymtë, e tregoi edhe mënyra se si hyre në apartament.
- Do më lëvizin nga ai vend pune... drejtori i ri që ka ardhur, ka menduar të shkurtojë administratën dhe, sigurisht, unë jam e para që do më lëvizi. M'a thanë njerëz të sigurtë këtë... E pakët të duket kjo për mua?
- Këto gjëra, zakonisht, njihen; ndërrohen drejtuesit, ndërrohen partitë, ndërohet edhe personeli, administrata.
- Domethënë... në vend të shqetësohesh për motrën tënde, në vend që të më japësh kurajo, në vend që të më japësh një mendim se si duhet të veprojmë, ma shton edhe më tepër makthin...! Ooohhhh! - Psherëtiu përsëri ajo dhe thithi fort cigaren. U duk në atë çast, sikur donte ta hante me dhëmbë cigaren e jo të thithte tymin e tij.
- Je e sigurtë, për ç'farë po thua?
- Shumë! Ma thanë njerëz të sigurtë.
- Po ç'farë duhet të bëjmë atëhere... Ndoshta drejtori ka menduar të lëvizë ty... ndoshta, se je pa arësimin përkatës, pa shkollën e lartë, dua të them...
- Pa shkollën e lartë kam qenë gjithmonë; këtë e dinte edhe drejtori i mëparshëm, por punën ama, e bëj më mirë se të tjerët, përndryshe nuk do më kishin falenderuar disa herë për punën që kam bërë, në shërbim të ndërmarjes sonë. Këtë e thonë dhe e pranojnë të gjithë. Këtë e tregon edhe tabela e emulacionit në ndërmarje ku është fotografia dhe emri im. Vërtet, nuk kam mbaruar ndonjë fakultet oratorie, por jam oratore e aftë në punën që bëj. Edhe pse nuk jam shume e vjetër në punë, i kam shërbyer ndërmarjes më shumë sa ç'e meriton dhe për këtë jam krenare. I shërbej ndërmarjes sonë më shumë se ata që janë më të vjetra se unë; edhe ti vetë je i ndërgjegjshëm, sa orë të gjata shpenzoj edhe në shtëpi me të gjitha ato dokumetat që më çmendin. E kush më mirë se mua do ta bënte një punë të tillë? Vërtet ndërmarja jonë ka një sekretare, por jam unë ajo, që i bëj të gjitha punët edhe të sekretares.
" Eh moj motër, moj motër, sa të ka hyrë vetja në qejf! Kësaj "sëmundjes" tënde që të ka zënë ty, s'kam ç'ti bëj, jo unë, por as edhe mjekët. Të kanë gjetur kokën ata të ndërmarjes, pa të kanë vënë edhe festen..." - mendoi i vëllai...
- Vërtet lodhesh për punën që bën, të daktilografosh gjithë ato faqe letrash nuk është e pakët, por edhe ajo punë, ty të jep nder dhe krenari, siç e thua edhe ti shpesh. Nuk është e pakët edhe për ty në opinion e gjërë shoqëror, tek të gjithë ata që të njohin, të radhitesh edhe ti përkrah punonjësve të aftë të administratës së ndërmarjes suaj.
- Nderi dhe krenaria është e të dy neve; është nder dhe krenari edhe për emrin e nderuar të familjes sonë.
I vëllai nuk iu përgjigj, vetëm mendoi atë ç'kishte menduar më parë: "Je e sëmurë motër... s'kam ç'të bëj! E mbivlerëson shumë veten"
- Hë, si thua? - e pyeti ajo, kur pa që i vëllai nuk iu përgjigj.
- Ç'farë do bëjmë? Nuk e njoh drejtorin e ri. Edhe ti vetë nuk e njeh mirë akoma. Ai është i sapoemëruar në ndërmarjen tuaj.
- E më pyet ç'farë do bëjmë? Të bëjmë atë, të njëjtën gjë, që bëmë edhe me drejtorin e parë edhe me shefin e kuadrit edhe me ...
I vëllai mblodhi pak buzët dhe lëvizi kokën pak nga e djathta, si për t'i thënë se nuk i kujtohej çfarë kishte bërë me ata, kokën e ndërmarjes, siç e përdornin shpesh ata motër e vëlla në shtëpinë e tyre.
- Duhet t'i shkojmë për vizitë drejtorit në shtëpi; duhet ta urojmë për detyrën e re. Me drejtorin e parë, nuk bëmë të njëjtën gjë? Nuk dua të përsëris ato ç'farë të kam thënë më parë. Jam vajzë, vajzë beqare dhe nuk mund të shkoj vetëm në shtëpinë e tij për urime të tilla. Ai vërtet është burrë serioz, i tillë njihet në qytet; bashkëshort i ndershëm dhe baba shembullor, por, në raste të tilla, nderin e kam me ty të shkoj.
I vëllai përsëri nuk foli; afroi cigaren pranë gojës, e thithi fort dhe e lëshoi tymin në drejtim të saj. Fytyra e saj nën mjegullën e tymit të cigares, atij iu duk e shpërfytyruar, sikur lëvizte, sipas lëvizjes së tymit dhe merrte trajtë pa formë.
Ishte e kotë t'a kundërshtonte të motrën në mendimet e saja. Kur ajo i shprehte atij një mendim a veprim për të bërë, ishte e vendosur; nuk ishte e nevojshme për diskutime, që edhe ai të jepte mendimet e tija.
- Të shkojmë tani, mendon ti?
- Po pse, kur thua ti? Hekuri rrihet sa është i nxehtë, madje edhe shumë e vonuar jam, më duket.
I vëllai përsëri nuk foli, vazhdonte të tymoste cigaren. Ajo e shuajti në hirnore gjysëm cigaren e djegur dhe u çua në këmbë, si për t'i thënë atij, që edhe ai duhej të çohej.
- Ha bukë njëherë...
- Që të më ftohet hekuri, thua ti, e pastaj ta kem të vështirë për ta rrahur? - tha dhe morri çantën në dorë.
vijon

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Pierre-Pandeli Simsia: Daktilografistja!
Tek ecnin të dy në rrugë, ajo nuk donte t'i dilte njeri përpara në ato çaste mërzie dhe trishtimi që po kalonte. Edhe ndonjë të njohurën e saj nuk e donte që ta shikonte.
Hynë në dyqanin e ëmbëltores dhe qendruan përpara vitrinës së xhamtë. Nuk po i mbushej mendja se cilën tortë të zgjidhte për të blerë; po i dukeshin të gjitha të vogla.
- Shkojmë - i tha të vëllait - dhe eci në drejtim të derës.
- Nuk do blejmë? - e pyeti ai dhe i shkoi nga pas.
- Të shkojmë në një ëmbëltore tjetër. Nuk po ma mbushin syrin këto... - Dolën nga ëmbëltorja.
Jo shumë larg, u gjendën përpara dyqanit të luleve. Pa u menduar, i bëri porosinë shitëses: - Ju lutem, një buqetë të madhe dhe të bukur...
- Nga cilat lule e dëshironi? - e pyeti shitësja.
- Nga të gjitha llojet, por, mundësisht, zambakët dhe trëndafilat të jenë më dominues.
Pas pak, buqeta me lule ishte gati e rrethuar nga letër e tejdukshme. Vërtet ishte një buqetë e bukur e madhe, ku midis tyre, bleronin disa degëza me gjethet e tyre të holla, si maja gjilpërash. Shitësja i ngjiti edhe letrën e vogël të urimit, ku e shkruajti vajza vetë: "Urime për detyrën e re i nderuar drejtor. Me shumë respekt, punonjësja juaj e administratës..."
Të dy motër e vëlla dolën nga dyqani i luleve dhe vazhduan të ecin bulevardit kryesor të qytetit. - Ja këtu - tha ajo dhe bëri me kokë nga një dyqan tjetër. Sipër dyqanit, lexohej tabela ËMBËLTORE
Hynë në ëmbëltore dhe qendruan përpara vitrinës së xhamtë. "Edhe këtu nuk paska tortë të madhe? I paska rrënë dambllaja sot të gjitha ëmbëltoreve?" - mendoi.
- Hë - i tha i vëllai, - vendos, kë tortë do marrim; gjithandej njësoj janë - pa e hequr shikimin nga vitrina.
"Nuk e di, do i pëlqejnë drejtorit tortat me çokollata, apo..." - mendoi.
- Blejmë këtë - tha i vëllai duke e drejtuar gishtin tregues tek njëra nga tortat. Edhe asaj i pëlqeu ajo që i tregoi ai. Torta ishte e rrethuar me trëndafila të vegjël kremi dhe në mës të saj ishte një trëndafil i bardhë. Në mes të trëndafilit ishte një kokër qershi, që dukej si zemër trëndafili.
Ajo mbante në dorë buqetën me lule, ndërsa i vëllai mbante në dorë kutinë me tortën brenda.
Një i njohuri i tyre po ecte në drejtim të tyre dhe kush e di ç'do ketë menduar kur i pa të dy motër e vëlla me dhuratat nëpër duar. Kur u afruan, i njohuri u mat t'i përshëndeste dhe t'i pyeste për ku ishin nisur. Ajo seç i tha të vëllait për t'i tërhequr vëmendjen. U shkëmbyen me të njohurin, pothuajse pa u përshëndetur.
Apartamenti i drejtorit ndodhej në katin e katërt të një pallati të ri të sapondërtuar, siç i thoshin, pallat i firmave.
Përpara derës së apartamentit ajo rrinte e para dhe pas saj i vëllai. Ai lexoi në një fletë të vogël metalike në derë fjalën, Familja dhe pas saj emrin dhe mbiemrin e drejtorit. Ndjeu një ngacmim në vetvete dhe druajtje, ndërsa ajo... Ajo ishte mësuar me metoda të tilla.
Vajza shtypi butoni dhe në brendësi të apartamentit u dëgjua tingulli i ziles. Në pritje të hapjes së derës, ajo dëgjoi nga brenda hapa njerëzish. Pastaj ato hapa ishin shumë afër derës. - Kush është? - u dëgjua një zë gruaje nga brenda.
- Punonjës të administratës së ndërmarjes së drejtorit, jemi.
Dera u hap dhe ata panë një grua me veshje të regullt. Gruaja duhet të ishte rreth të 50-tave.
- Urdhëroni, hyni! - tha gruaja, duke bërë një hap prapa, si për t'i lënë atyre hapësirë të hynin brenda.
Vajza hyri dhe bëri përshëndetjen e saj të zakonshme; duke buzëqeshur, i drejtoi dorën gruas për ta takuar. Pas saj hyri edhe vëllai.
- Urdhëroni, uluni - tha gruaja, kur ata u gjendën në një dhomë të mobiluar këndshëm dhe me shije. Ata të dy, vendosën në një tavolinë të vogël të qelqtë në formë ovale me këmbëza metalike buqetën me lule dhe kutinë me tortën brenda dhe u ulën pranë njëri tjetrit.
Gruaja doli jashtë dhomës, ndërsa vajza e hodhi shikimin gjithandej nëpë dhomë.
- Kush ishte? - e pyeti drejtori të shoqen, kur ajo hyri në dhomë.
- Të kanë ardhur punonjësit e administratës - i tha ajo, ndërsa ai po rrinte gjysëm shtrirë në krevat, duke shfletuar një libër.
- Punonjësit e administratës?! - tha ai habitshëm dhe e pa të shoqen në sy.
- Po! Edhe me harxhime, madje.
Ai i dha një lëvizje të pakuptimtë kokës në shenjë habie dhe u çua. - Shko ti, po vij edhe unë, mos i lër vetëm....

Kur drejtori hyri në dhomë, ajo u çua nga ndenjësja ku rrinte ulur dhe, me një buzëqeshje të ëmbël, zgjati dorën nga drejtori: - Urime për detyrën e re, i nderuar drejtor. Ky është vëllai im; na falni për këtë vizitë të papritur, por, erdhëm vetëm sa t'ju urojmë... - i foli me naivitetin e saj femëror.
- Faleminderit! - tha drejtori, me një përbuzje të ftohtë... Nuk po u besonte syve të kishte në shtëpinë e tij, atë... Fytyra e tij u duk, sikur u mbulua nga një hije pakënaqësie dhe i morri një shprehje nervozizmi edhe pse u mundua të mos e japë veten.
Qendrimi i tyre në shtëpinë e drejtorit ishte i shkurtër. Për vajzën, nuk ishte e rëndësishme koha e ndenjes aty; ajo ia kishte arritur qellimit të saj. Drejtori ishte njeri i zgjuar dhe me kulturë dhe gjatë kohës që ata ndejtën aty edhe pse u mundua të mos e japë veten për pakënaqësinë e ardhjes së tyre në shtëpi, nganjëherë i dilte si padashur ajo pakënaqësi. Vajza e kuptonte shumë mirë dhe përsëri vazhdonte të fliste me fjalët të shoqëruara me buzëqeshjen e saj.
Kur ata u çuan për të dalë, drejtori iu drejtua asaj: - Ju faleminderit! Shumë jeni harxhuar; ju lutem merrini këto që sollët.
- I nderuar drejtor, këto s'janë asgjë, përveç se një urim, që mund t'i bëhet ç'dokujt, veçanërisht për një detyrë të re dhe të rëndësishme, siç është detyra e juaj, në drejtimin e ndërmarjes sonë... - foli ajo me gjeste lozonjare.
- Këta njerëz, jo vetëm që duhet të lëvizin nga administrata, por tipa të tillë si kjo vajzë, duhet të largohen fare nga ndërmarja... - po i thoshte drejtori të shoqes.
- U duk grua e mirë e edukuar - i tha e shoqja. - Ishte e komunikueshme dhe në veshje ishte e regullt, me shije. Mendoj se s'ka bërë asgjë të keqe, madje të ka vlerësuar me urimin e saj.
- Nuk është grua, është vajzë.
- Vajzë, mendoj, se s'ka asgjë të keqe...
- Mirë, mirë... - tha drejtori dhe doli nga dhoma; lëvizi pak kokën nga neveria.
Të nesërmen drejtori kaloi në koridorin e ngushtë për të shkuar në zyrën e tij. Dera e dhomës së daktilografimit ishte hapur. Vajza kishte ardhur pak më herrët në punë se ditët e tjera. Drejtori dëgjoi tingujt e makinës daktilografike dhe eci pa e kthyer kokën. Hyri në zyrën e tij, u përshëndet me sekretaren në paradhomë dhe u ul në tavolinën e tij të punës. - Të lutem, - i tha sekretares pas pak, - kërkoj të më vijnë në zyrë, nëndrejtori, shefi i kuadrit dhe shefja i financës. Të jesh edhe ti këtu bashkë me ta.
Kur ata hynë në zyrën e tij, drejtori ishte çuar në këmbë dhe po rrinte pranë dritares me shikimin hedhur jashtë.
- Uluni - u tha ai atyre dhe vetë zuri vend në ndenjësen e tij.
Kur vajza mësoi për shkuarjen e tyre në zyrën e drejtorit, nuk po e mbante vendi; iu prenë krahët për punë. Donte të ishte edhe ajo atje.
Sapo drejtori filloi të flasë, u dëgjuan trokitje në derë. Drejtori i dha shenjë sekretares të hapë derën. Sekretarja u çua nga ndenjësja ku rinte ulur dhe shkoi drejt derës. Hapi derën dhe... Në kuadratin e derës, u shfaq ajo, vajza... - Më falni për shqetësimin, por...
- Të lutem, largohu - i foli prerë drejtori dhe morri një qendrim serioz. Ajo e pa në sy hutueshëm nga ajo e papritur, pastaj shikimin e hodhi nga shefi i kuadrit, nga nëndrejtori dhe u largua.
- Budallaqe femër! - tha drejtori me zë të ulët, pa iu drejtuar askujt. - Edhe për këtë budallaqe femër j'u kam thirrur tani. Nuk dua ta shikoj më këtu nëpër këmbët tona, gjejini ndonjë vend tjetër për të punuar, mundësisht, larg zyrave të administratës sonë.
Nëndrejtori donte të fliste, por zgjodhi heshtjen. Heshtjen e tij e theu drejtori kur iu drejtua atij: - Ju ç'mendim keni për këtë femër "ekonomiste"? - Fjalën ekonomiste e theksoi më tepër, duke i dhënë një ton irronik.
- Shoku drejtor! - filloi të flasë nëndrejtori. - Jam plotësisht dakort me mendimin tuaj; ju nuk e njihni akoma atë vajzë. Megjithëse mundohet të punojë shumë, siç e tha edhe vetë shefi i kuadrit, madje na ndihmon edhe në punën propagandistike nëpërmjet nja dy shkrimeve të saja që janë botuar në gazetën lokale të qytetit edhe pse shumica e punonjësve nuk e pëlqejnë, madje na kanë ardhur edhe letra nga persona anonimë për të, për vlerësimin që i kemi bërë, duke e nxjerrë emrin dhe fotografinë e saj në tabelën e emulacionit të ndërmarjes, por ajo që dua të them dhe që njihet nga të gjithë, ajo vajzë është ... fatkeqe në jetë...
Shefja e financës uli sytë përdhe dhe i dha një lëvizje kokës, si shenjë mospëlqimi për ç'farë po fliste nëndrejtori. Ishte ajo vetë që kishte shprehur pakënaqësi për atë vajzë, që fliste shpesh në emër të administratës; madje, njëherë në mbledhjen e administratës, ia kishte thënë drejtorit të mëparshëm të ikur. - Nuk e kuptoj qendrimin e saj dhe tuajin bashkë, se si i jepni kaq pushtet të flasi në emër të administratës dhe në emër të ndërmarjes sonë edhe atëhere kur nuk duhet. Kësaj i thonë, sipas asaj shprehjes popullore: "të dali bishti më i madh se sqepari" pra, ajo po del mbi ne të gjithë dhe Ju me heshtjen dhe qendrimin tuaj, me mbivlerësimin që i bëni, e ushqeni më tepër se ç'duhet në qendrimin e saj...Ajo vajzë, është një ekonomiste me shkollë të mesme; në ndërmarjen tonë ne kemi edhe pesë vajza të tjera me të njëjtën shkollë dhe që punojnë në prodhim, ndërsa ajo...
Drejtori e pa reagimin në heshtje të shefes së financës, ndoshta ia lexoi edhe atë ç'po mendonte ajo dhe përsëri pyeti nëndrejtorin: - Nuk jemi ne si ndërmarje të zgjidhim fatkeqësitë e jetës të njërit apo tjetrit, - pastaj menjëherë mendoi, të dinte edhe për atë fatkeqësi. Heshti pak dhe vazhdoi: - Ç'farë fatkqesie ka në jetë ajo vajzë?
- I kanë vdekur të dy prindërit - iu përgjigj shefi i kuadrit. - Jeton bashkë me të vëllanë. Janë të pamartuar të dy. Ndoshta edhe i vëllai i saj do të martohet, por pret t'i dalë fati të motrës njëherë.
Drejtorit në ato çaste iu kujtua një kolege e tij në punën e mëparshme nga ndërmarja tjetër nga vinte. Edhe ata në administratën e tyre të ndërmarjes kishin një vajzë me shkollë të lartë, të pamartuar që i kishte kaluar mosha dhe shpesh herë bëhej nervoze, kalonte jashtë kontrollit për ç'farë fliste. "Skandali", siç u quajt më vonë nga të gjithë ishte, kur ajo vajzë kishte bërë debate të ashpra me të dërguarin e ministrisë, kur ky i fundit kishte ardhur për inspektim në ndërmarje.. I deleguari nuk i kishte kushtuar shumë rëndësi fjalëve të saja, e kishte kuptuar, vetëm kur ishte interesuar për të dhe kur kishte mësuar për moshën e saj dhe që kishte mbetur akoma beqare ishte shprehur duke qeshur: "Epo, ka të drejtë të jetë nervoze dhe të flasë me atë gjuhë, përderisa s'është e martuar..."
- Por ajo që dua të them, shoku drejtor, është, se ajo vajzë punon shumë në të mirë të ndërmarjes sonë - ndërhyri përsëri shefi i kuadrit.
- Domethënë, ju të gjithë nuk punoni, vetëm ajo punon - i ndërhyri drejtori, duke qeshur ironikisht
"Më shumë se punon, ajo vajzë do të duket mbi të tjerët, kërkon ngritjen e lavdisë së saj..." - mendoi prap shefja e planit. "Për këtë, po, mund të thoni se është fatkeqe në jetë, por jo se i kanë vdekur prindërit, ashtu si e mendoni ju dhe që i jepni kaq liri veprimi dhe mbivlerësim në ndërmarjen tonë" - vazhdonte të mendonte shefja e planit.
- Shoku drejtor! Ndoshta është herët për të diskutuar për atë vajzë, kur kemi shumë gjëra të tjera të diskutojmë, por, le të pranojmë edhe këtë. Ndërmarjes sonë nuk do t'i vijë e keqja nga ndonjë punonjës i saj, jo vetëm për punën që kryen, por edhe për punën propagandistike në të mirë të ndërmarjes sonë, siç bën ajo vajzë... Megjithatë, le t'ia lëmë kohës...
Shefja e finacës, nuk mundi të durojë dot më: - Më fal shoku drejtor, mund të them edhe unë mendimin tim?
- Mund ta thuash shoqja shefe, mendimin tënd - fjalët "shoqja shefe", drejtori i theksoi më tepër, duke menduar për një "sulm" tjetër nga shefja e financës, në përkrahje të shefit të kuadrit: - Ju vërtet jeni i sapoemëruar në ndërmarjen tonë, por për ç'farë po flasim, kjo është një çështje më vete, madje, disa herë edhe unë e kam ngritur këtë shqetësim, pavarësisht, se shefit të kuadrit nuk i ka ardhur mirë, pavarësisht, se unë jam specializuar në profesionin që kam dhe mbaj në xhep diplomën e shkollës së lartë, por nuk e pranoj kurrsesi, që një ekonomiste me shkollë të mesme, siç është ajo vajzë, jo që barazohet me ne, por edhe del mbi ne në shumë raste. Në ndërmarjen tonë, janë edhe pesë njerëz të tjerë ekonomistë me shkollë të mesme dhe, nuk e kuptoj, përse ajo vajzë nuk i bashkohet shokëve të saj, të punojë në prodhim. Këtë më mirë se ne e di shefi i kuadrit i ndërmarjes sonë që e përkrah atë vajzë për punën e saj të "lodhëshme" që bën, apo edhe për punën propagandistike në të mirë të ndërmarjes sonë me shkrimet e saja...
Shefit të kuadrit i ndërroi ngjyrë fytyra. I hodhi një shikim të vëngërt shefes së financës, skërrmiti dhëmbët (kjo u kuptua nga lëvizja e nofullave) donte të fliste, por drejtori i ndërhyri: - Ju kam thirrur t'ju dëgjojë të gjithëve, të më jepni mendimin tuaj...
Drejtori nuk mund ta pranonte atë fyerje që i kishte bërë ajo vajzë me vizitën e saj në shtëpinë e tij. "Mendojnë, se do të më kompromentojnë shumë lehtë?! Hë!" Për më tepër, ndërmarja ku e kishin emëruar drejtor, kohët e fundit kishte pasur dështime në prodhim, duke zhgënjyer shumë njerëz për opinionin e mirë që kishin pasur në fillim të krijimit të saj.
Nuk vonoi shumë kohë dhe vajzën e larguan nga administrata e ndërmarjes.
Pas afro një viti, të njëjtin fat, pati edhe vetë shefi i kuadrit. E hoqën nga detyra, që ai e mbante prej disa vitesh, si njeri i paaftë, rryshfetmarrës... Madje, nuk nguruan ta quajnë mashtrues dhe gënjeshtar, duke i kujtuar edhe ato, shkrimet e "bukura" që dërgoheshin në gazetë të shkruara nga vajza, ndryshe nga ç'ishte realiteti në ndërmarjen e tij...

Similar topics
» Pierre-Pandeli Simsia: Në kërkim të varrit
» Nga Pierre-Pandeli Simsia:Kafeja (tregim)
» Pierre-Pandeli Simsia:“Rranë këmbanat në Nju Jork!”
» Pierre-Pandeli Simsia: "Të ecësh vetikalisht nëpër oqean!"
» Pierre-Pandeli Simsia :Fragmente nga Tregimi "Arturi"

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi