Trupat e të vrarëve në Kumanovë dërgohen për autopsi

Obduksioni i dhjetë trupave të vrarë në aksionin e policisë në Kumanovë është para përfundimit. Ministria e Punëve të Brendshme po vërteton identitetin e tyre dhe po verifikon nëse të vrarët kanë marrë pjesë në veprime tjera.
Ministria e Punëve të Brendshme pas aksionit njoftoi se ishin vrarë 14 persona, por me urdhër të prokurorit publik për obduksion janë dërguar dhjetë trupa.
Në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Shkup ka përfunduar autopsia e gjashtë kufomave, ndërsa është duke u bërë obduksioni i katër të tjerave merr vesh Prizma nga burimi brenda prokurorisë.
Numrin prej 14 të vrarësh e bëri të ditur ish-ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulovska dhe zëdhënësi i kësaj ministrie Ivo Kotevski.
Pyetjes së BIRN-it se ku janë trupat e katër të vrarëve tjerë, zëdhënësi i MPB-së Ivo Kotrevski iu përgjigj me fjalët se numri prej 14 të vrarësh që e publikoi policia ishte raport fillestar i marrë nga ekipet në terren dhe është e mundur që ky numër të mos jetë përfundimtar.
“Për të gjitha detajet rreth numrit të të vrarëve dhe obduksionin e tyre është përgjegjëse prokuroria publike,” tha Kotevski.
Sipas informatave prokurorja Vilma Ruskovska dha urdhër për autopsinë e dhjetë trupave dhe për grumbullimin e të dhënave nga ana e prokurorisë ishin të përfshirë edhe dy prokurorë.
Burimet e BIRN-it gjithashtu tregojnë se personat e grupit të armatosur ishin të veshur me uniforma kamuflazh, ndërsa nëpër rrobat e tyre mjekët e mjekësisë ligjore gjetën bomba, plumba dhe armë të lehta.
Trupat ende nuk janë identifikuar, pasi dokumentet që u gjetën te ta u konstatuan të rreme.
Mosha e të vrarëve mendohet të jetë mes 25 dhe 40 vjet.
Inspektorët e MPB-së maqedonase gjatë ditës së djeshme i shikuan këta trupa për të kuptuar nëse ata kanë marrë pjesë edhe në incidentet tjera, sidomos në sulmin në Goshincë.
Para këtij obduksioni në Institutin për Mjekësi Ligjore dhe Kriminalistikë të Shkupit u është bërë autopsia pesë policëve të vrarë nga luftimet në Kumanovë./KALLXO.com/

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi