Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI - DITË ZIE PËR MASAKREN E KUMANOVES

Shko poshtë

AGIM GASHI - DITË ZIE PËR MASAKREN E KUMANOVES Empty AGIM GASHI - DITË ZIE PËR MASAKREN E KUMANOVES

Mesazh nga Agim Gashi Thu May 14, 2015 12:47 pm

AGIM GASHI - DITË ZIE PËR MASAKREN E KUMANOVES 10402402_10152308951364077_5862470472742135895_n

AGIM GASHI

DITË ZIE PËR MASAKREN E KUMANOVES


AGIM GASHI - DITË ZIE PËR MASAKREN E KUMANOVES 10339642_10152893335414077_2931584855061950844_n


Ngjarja e Kumanoves sado që ishte ngjarje e pa qartë se kush luftonte e për çka luftonte, ajo zgjoi ndjenjat kombëtare të shqiptarëve të ndershëm, ndersa tradhëtaret dhe armiqët tanë cakrruen gotat për sukseset e arritura në tradhëti dhe vrasje të popullit e atdheut shqiptar.
Kaloi edhe kjo furtunë tmerri e llahtarie. Banoret e Lagjes së Trimave ishin të parët që u ndeshen me barbarinë që la mbrapa krimi e terrori shteror sllavo-maqedon. Ata lotuan të parët për gjakun e mbetur të shqiptarit në shtëpitë e shkatrruara plotsisht, për pjesë mishi nga trupat e djemëve tanë, për tradhëtinë...!
Maqedonia dhe qeveria maqedonase e perzier me shqiptar, shpallen dy ditë zie për policët e vrarë, për kasapët e tyre, i qanë e i vajtuan, ndersa djemtë jetima të shqipes u shpallen terrorista, bandita, kriminelë ordiner, dhe me këtë u pajtuan dhe mirtuan vlersimet kriminale edhe Shqipëria e Kosova. 
Shtetaret shqiptar, nga të dy anët e kufirit vrapuan të denojnë aksionet e djemëve shqiptar, dhe as që u shkoi ndermend ta nderojnë gjakun e tyre, trupat e coptuar dhe vrasjet, bile me një ditë zie. Ishin a kush ishin ata, të mirë apo të kqinjë, trima apo frikacakë, dihet se ata u mashtruan e u tradhëtuan, ranë theror për një ide të kahmotshme të bashkimit kombëtar, dhe se ata e meritojnë kujdesin e shteteve, sepse Kushtetautat e të dy shteteve e garantojnë një gjë të tillë.
Ai që gjakun e popullit ua fal tjerëve, edhe për atë ka emër: tradhëtar pra. 
Kerkoj nga shtetet shqiptare që sa më parë të shpallin zi për Masakren e Kumanoves.
Përndryshe, porpulli në trojet etnike duhet ta përdor mosdëgjueshmërinë ndaj organeve shtetrore dhe vetë të shpall zi për nderimin të atyre që u flijuan dhe u sakrifikuan.
Besoj se dita e diele do të jetë e përshtatshme të shpallet Ditë zie nga populli, poqëse shtetet nuk e bëjnë këtë. I lus të gjithë shqiptarët, pa dallim feje e partie, pa dallim regjioni në atdhe e botë, ta përkrahin këtë ide që nuk është vetëm e imja. 
Presidentja Jahjaga dhe Presidenti Nishani, e kan për obligim të bëjnë këtë gjest kushtetutar dhe të obliguar.


Mbesim me shpresë se dita e diele, dashten apo nuk dashte qeveritarët e presidentet, të shpallet Ditë zie. Mjafton që të gjithë ta vejmë këtë tuf lule të zeza në profilet tona.
Me këtë rast, edhe njëherë u shprehi ngushllime të gjithë familjarëve që humben bijt e tyre në Masakren e Kumanoves, ngushllime Kumanoves dhe mbarë trojeve etnike.

14.05.15
Düren

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi