Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Faruk Tasholli:Amshimi i Marjan Tunajt, një nga prijësit e organizimit politik të shqiptarëve në Gjermani

Shko poshtë

Faruk Tasholli:Amshimi i Marjan Tunajt, një nga prijësit e organizimit politik të shqiptarëve në Gjermani Empty Faruk Tasholli:Amshimi i Marjan Tunajt, një nga prijësit e organizimit politik të shqiptarëve në Gjermani

Mesazh nga Agim Gashi Thu May 14, 2015 6:16 pm

Faruk Tasholli:Amshimi i Marjan Tunajt, një nga prijësit e organizimit politik të shqiptarëve në Gjermani 1517580_695969283755753_1284439633_n

Faruk Tasholli Gjermani

Faruk Tasholli:Amshimi i Marjan Tunajt, një nga prijësit e organizimit politik të shqiptarëve në Gjermani U2_marjan-tunaj-822x420



Amshimi i Marjan Tunajt, një nga prijësit e organizimit politik të shqiptarëve në Gjermani


Marjan Tunaj ishte nga veprimtarët e parë në Gjermani që loboi për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës te institucionet gjermane dhe po ashtu, ai me pedantëri udhëhoqi Fondin Humanitar të Aachen-it, i cili për një kohe ndihmoi jo vetëm kosovarët në nevojë gjatë vitevë nëntëdhjetë, por edhe institucionet e Kosovës, të cilat funksionin të shkëputura nga pushteti i Serbisë. Sipas skemës së Fondit të Aachen-it, po ashtu, filloi funksionimin edhe Fondi i Qeverisë së Kosovës në egzil. Këto ditë, në Aachen të Gjermanisë, vdiq Marjan Tunaj, profesor i pensionuar, i cili ishtë mësimdhësë shumëvjeçar në Couven-Gymnasiums të Aachenit, ku në fillim të vitit 1990 u inkuadrua në themelimin, forcimin dhe zgjerimin e Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjermani. Falë angazhimit të Marjan Tunajt, bashkatdhetarët ishin të bashkuar si kurrë më parë, jo vetëm në dërgimin e ndihmave financiare në Kosovë, por ata mbushnin edhe sheshet e qendrave kryesore europiane duke demonstruar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës para institucioineve vendimmarrëse si Bundestagu Gjerman, Bashkimi Europian dhe Parlamenti Europian. Marjan Tunaj u angazhua edhe në vënien e kontaketeve me personalitetet e politikës gjermane dhe me institucionet e këtij shteti, që gradualisht filluan ta kuptojnë drejt çështjen e pazgjidhur politike të dy milonë shqiptarëve të Kosovës. Ai ishte krytar i Nëndegës së LDK-së për NRW (1990 – 1998) dhe po ashtu anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së për Gjermani (1990 – 1998).Ishte edhe kryetar i Fondit Humanitar të Aachen-it, fond i cili ndihmoi Kosovën dhe isntitucionet e saj dhe në veçanti Presidencën e Kosovës. Ai do të kujtohet nga bashkatdhetarët dhe institucionet e Kosovës për rolin shumë të madhë dhe të rëndësishëm në senzibilizimin e faktorit politik e shtetëror gjerman për çështjen e Kosovës. Ai organizoi qindra tubime informative nëpër organizata të ndryshme dhe institucione gjermane, për ta bërë të njohur Kosovën si entitet shqiptar në periudha të ndryshme historike, ku padrejtësisht ishte e pushtuar politikisht nga të huajtë.Nga këto tubime, mjetet gjermane të informimit në periudhën 1990 – 1998, shpërndanë të vërtetën për Kosovën në këtë shtet vendimmarrës europian. Çdo histori e shkruar në të ardhmen për shqiptarët në Eurpoën Perëndimore, nuk do të mund te fillonte edhe pa emrin e veprimtarit të zellshëm Marjan Tunaj.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi