Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dramatike: BDI-ja braktis qeverinë! Jep dorëheqje Ali Ahmeti!

Shko poshtë

Dramatike: BDI-ja braktis qeverinë! Jep dorëheqje Ali Ahmeti! Empty Dramatike: BDI-ja braktis qeverinë! Jep dorëheqje Ali Ahmeti!

Mesazh nga Agim Gashi Thu May 14, 2015 8:34 pm

Dramatike: BDI-ja braktis qeverinë! Jep dorëheqje Ali Ahmeti!
Dramatike: BDI-ja braktis qeverinë! Jep dorëheqje Ali Ahmeti! Largea_c24c3f2047e76f27b5909fb7c7d774c6d56461c5c9a71a26a8-pimgpsh_fullsize_distr1431624720


Ali Ahmeti, lider I BDI-së më në fund ka vendosur të tërhiqet nga qeveria, si duket nga presioni I madh I opinionit shqiptar, pas krimit shtetëror në Kumanovë, të cilin kryeministri Gruevski vazhdon ta mbrojë. Dorëheqjen e ka konfirmuar për “Bota sot” publicist i njohur nga Maqedonia, Nijazi Muhamedi.
“Pas mbarimit të takimit të liderëve sot pasdite, Ali Ahmeti kryetar I BDI-së është kthyer prapë në takim me Gruevskin dhe ka njoftuar se del nga qeveria. Nga informacioni që kemi ne dhe q besojmë se është i vërtetë. Por, a mundet Gruevski ta kthejë me zor Ahmetin në qeveri...kjo mbetet për ta mësuar...!”, thotë Muhamedi, duke konfirmuar se rrjedha aktuale është kjo, nëse Alia nuk i nënshtrohet ndonjë presioni nga Gruevski.
Në takimin e parë të liderëve politik, Ali Ahmeti, propozoi formimin e një grupi punues për të zgjidhur krizën politike në vend. E njëjta gjë u pranua nga kryetari i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski.
Ndërsa, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, këmbëngul për një qeveri kalimtare që do të organizojë për zgjedhjet.
Për LSDM-në është e papranueshme që të krijohen grupe punuese. Ata nuk shohin asnjë problem për të ngritur një Qeveri kalimtare që do të organizojë zgjedhjet, në qoftë se Nikolla Gruevski është i bindur se ai ka mbështetjen e popullit.
Në takim ka marrë pjesë edhe Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së. Ambasadorët e huaj vetëm kanë dëgjuar pikëpamjet e liderëve politikë dhe pozitat e tyre. 


Idriz Morina
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi