Policia kufitare e Maqedonisë i ka kthyer prapa qytetarët e Kosovës, të cilët kanë tentuar ta kalojnë kufirin shtetëror për të hyrë në Maqedoni, të enjten. Policia maqedonase i ka rekomanduar qytetarët kosovarë që për të hyrë në këtë shtet paraprakisht të aplikojnë për vizë në Ambasadën e Maqedonisë në Prishtinë.