Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kush nxit konflikte qytetare?

Shko poshtë

Kush nxit konflikte qytetare? Empty Kush nxit konflikte qytetare?

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jun 19, 2009 10:02 pm

Kush nxit konflikte qytetare?



Dita-ditës po dalin në shesh situata anakronike politike dhe ekonomike në Kosovë, dhe po zbulohet se Kosova, për dhjetë vjet, ka mbetur një geto e izoluar, një epruvetë ku eksperimentohen hibridet ideologjike me të cilat reinkarnohen metodat e vjetra të shekullit XIX në zgjidhjen e çështjes ballkanike shqiptare të tipit të Konferencës së Londrës. Zbatimi infinit i standardeve për një dekadë, dhe vazhdimi i tyre deri në rraskapitje, bën që struktura të huaja informative sekrete, të bëjnë përpjekjet e fundit për t’ia tërhequr vëmendjen e popullatës që të mos shihet dështimi i bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë (UNMIK-ut dhe strukturave të tij të rikonfiguruara vitin e kaluar). Këto “struktura” tashmë nuk po arrijnë ta kameleonizojnë fytyrën e tyre për t’u kamufluar, ndaj haptas po dalin se veprojnë brenda organizatave civile ndërkombëtare. Është fakt, se kohëve të fundit, nuk ka më shumë se gjashtë muaj, vështirë prononcohen publikisht nga zëdhënësit e tyre, por edhe kur e bëjnë këtë, më nuk duken arrogantë si dikur, dhe e kanë ndryshuar klaviaturën e aksentit logjik në shprehjen e përbuzjes së tyre ndaj shqiptarëve “trafikantë”, “klandestinë”, ‘të korruptuar” dhe të organizuar në krimin me nivel “botëror”. Jeremiqi në KS haptas deklaroi se Kosova është vendi i krimit më të madh të organizuar hiç më pak se në botë! Mos pritni të themi se kjo nuk është e vërtetë. Është e vërtetë, por krimin më të madh në botë që ndodh në Kosovë e organizon struktura paralele serbe (dhe qeveria e Serbisë) në bashkëpunim me “bashkësinë” ndërkombëtare. Si? Kufiri i verior i Kosovës (pa dogana) është El-Doradoja e krimit të organizuar, dhe këtë krim të organizuar nuk e kanë në dorë shqiptarët, po serbët e mbështetur pas shërbimeve sekrete të Serbisë dhe partneritetit ndërkombëtar. A kanë pasur faktoritet ekzekutiv shtetëror shqiptarët e Kosovës që ta parandalojnë këtë vatër të krimit të organizuar në botë, që ndodh në veriun e Kosovës? Kosova është e varfër, e izoluar, në geto, dhe ajo i ka të gjitha rrugët e mbyllura që të eksportojë krim të organizuar, por të gjitha rrugët e hapura drejt Kosovës i ka krimi i organizuar i Qeverisë dhe policisë serbe në bashkëpunim me struktura të korruptuara ndërkombëtare që marrin hisen (përqindjen e këtij krimi). Pse Skënder Hyseni në KS nuk iu përgjigj Jeremiqit, t’ia vërtetonte se ai kishte të drejtë që tha se Kosova është vendi i krimit të organizuar më të madh në botë, por këtë krim e udhëheqin ata që qarkullojnë lirë në kufijtë të cilët nuk i ruajnë kosovarët shqiptarë. Mbase përgjigjja ishte e pamundur të jepet, për shkakun se Jeremiqi u privilegjua të fliste i fundit, dhe sekondat ishin të numëruar parallogaritshëm. Por a ka pasur leje nga ndërkombëtarët Hyseni që të thërriste konferencë për media pas séancës dhe ta problematizonte me fakte propagandën botërore që bëhet sot kundër Kosovës dhe pikërisht në Këshillin e Sigurimit? Jo, sepse tash po shihet haptas se struktura të bollshme po ndikojnë që në Kosovë të konfliktohen marrëdhëniet brendakosovare, për ta tërhequr vëmendjen e opinionit nga situata e vërtetë në vendin më të fuqishëm të krimit të organizuar serb dhe bashkëpunëtorëve të tyre shqipfolës, po edhe ndërkombëtarë. Është koha definitive që shqiptarët ta marrin veten në dorë dhe të mos bien në humbellat e konflikteve të rrezikshme “politike”, se këto konfliktet po i pret Serbia dhe aleatët e saj në Këshillin e Sigurimit, që të destabilizohet situata dhe të vazhdojë deri në infinit angazhimi ndërkombëtar në “qetësimin” e kësaj situate në vatrën e krimit e organizuar shtetëror terrorist të Serbisë më të madhin në botë, që e zbaton në Kosovë!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi