Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

DRITA FEJZA - ME LAVDINË NË KRAHË .

Shko poshtë

DRITA FEJZA - ME LAVDINË NË KRAHË . Empty DRITA FEJZA - ME LAVDINË NË KRAHË .

Mesazh nga Agim Gashi Sat May 23, 2015 11:39 am

DRITA FEJZA - ME LAVDINË NË KRAHË . 1422643_202353553281707_259686398_n

DRITA FEJZA

ME LAVDINË NË KRAHË ...


DRITA FEJZA - ME LAVDINË NË KRAHË . 11036369_384695081714219_7857710710141001700_n

Kumanovë dilë e pritë te dera
djemt e Lagjes se trimave 
po kthehen ata,me Lavdin në krahë


Kumanovë dile e prite ashtu siç i ka hije
djemte e tu po kthehen 
të mbshtjellurë me flamure e tis Lirie

Kumanovë 
mu në mes të zemrës tënde 
sot po hapen varre
të pushojne djemte e tanë në tokën shqiptare

Si ogur i zi ka rëne mbi ty,një shtetë i zhbërë Aleksandri

Kur vdiq Leka i madh dhe amanetin la nuk e përmenden kurr
- lermëni sytë të hapur tha, të shoh tradhëtitë që do të përseriten edhe pas vdekjes time,-

Kumanove ,behu e fortë e mbaje ballin lartë
po kthehen djemte e nënave
trupin shpuar nga plumbat e të larë me gjakë

Kumanove mbaju e forte e banu burrnesh ,
nuk është hera e parë që me sllavin jemi ndesh
se djallit kurr nuk i zihet besë

Kumanove ta dërgoje të fala nga një qytet i europes
Ku heshten të gjithë..?!
e ne pabesi u vranë djemt e tanë në sy të botës

Zemren time në dhimbje të gjendet pranë
edhe kjo e shkretë është mbush me pikllimë
për djemt e tu e djemtë e tanë
mallkuarë qoftë ajo dorë.në pabesi i vranë

Se gjaku ynë i kuq i çmëndi,fisi ilir-Dardanë
t`përzgjodhen, për të zhdukur nga faqja e dheut
Kumanove harruan se nuk zhduken lehtë
shqipot nipat e Skenderbeut...

***
Kumanove mbaje ballin lartë
mu në mes të zemres tënde 
sot po hapen varre
të pushojne djemte e tanë në tokat shqiptare

Kumanovë dilë e pritë te dera
djemt e Lagjes se trimave 
po kthehen ata,me Lavdin ne krahë.


© Drita Fejza 
Berlin,22.05.2015

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi