Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ja agjenda e ceremonisë së varrimit të Beg Rizajt

Shko poshtë

Ja agjenda e ceremonisë së varrimit të Beg Rizajt Empty Ja agjenda e ceremonisë së varrimit të Beg Rizajt

Mesazh nga Agim Gashi Sat May 23, 2015 1:18 pm

Ja agjenda e ceremonisë së varrimit të Beg Rizajt
Ja agjenda e ceremonisë së varrimit të Beg Rizajt Largea_beg-rizaj1432374883
Varrimi i heroit të Betejës së Kumanovës, Beg Rizaj në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve të Kombit në Gllogjan të Deçanit, është konfirmuar edhe nga Këshilli Organizativ për organizimin e ceremonisë së varrimit të eprorit Rizaj.

Kjo u bë e ditur pas një takimi që Këshilli Organizativ ka mbajtur sot. Sipas njoftimit, varrimi i Rizajt në Gllogjan bëhet nesër dhe ka ardhur me vullnetin dhe vendimin e familjes dhe bashkëluftëtarëve nga Njësia “Shqiponjat e Zeza”.
Ndryshe, Beg Rizaj ka qenë epror i Njësisë Speciale “Shqiponjat e Zeza” të UÇK-së të Zonës Operative të Dukagjinit, njëherësh një nga luftëtarët dhe eprorët më të dalluar të tri ushtrive çlirimtare,

Agjenda e ceremonisë së varrimit:

Ora 12:00 – 13:30 – bëhen homazhe pranë arkivolit në hollin e Pallatit të Kulturës “Jusuf Gërvalla” në Deçan.

14:00 – Tubimi mortor në Sheshin e Deçanit.

15:00 – Nisja e kortezhit funeral nga Qendra e Deçanit për në Kompleksin Memorial në Gllogjan.

16:00 – Ceremonia e varrimit në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve të Kombit në Gllogjan.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi