Edhe pa mua votoni numrin 10- Partia Demokratike
Faqja 1 e 1

Miranda Haxhia
Ne jemi të gjithë pa numra në përzgjedhjen e Partisë Demokratike. Ne nuk kemi ndarje ëndrrash dhe ndarje fronesh. Ne nuk kemi as numër një, as numër tetë, ne kemi të gjithë një ekuivalencë etike, morali dhe sinqeriteti përballë qytetarëve të qarkut të Beratit- numrin 10, vendi ku votohet për cilësitë tona, vendi ku votohet për kohën e duhur që të gjithë qytetarët e Beratit të shikojnë se janë më të vlerësuar dhe më të respektuar se asnjëherë tjetër.
E di që Posta Shqiptare punon çdo ditë, me zell, edhe pse unë prej jave nuk jam më shumë afër saj, e di që, nëse do ta postoja këtë letër për qytetarët e mi, do shkonte postieri dhe nuk do lodhej duke trokitur, deri në kilometrin e fundit, deri në derën e fundit, pranë çdo familjeje, por për këtë letër duhet gazeta e duhur, duhet pikërisht STANDARD-i, i denjë për prezantimin e kësaj kohe të ngjeshur politike me fushatë dhe me lajme fushate.
Duke menduar se beratas ka në të gjithë botën, duke menduar se beratas ka në çdo lagje të Tiranës, duke menduar se patriotizmi dhe dashuria për vendlindjen përcillet edhe përmes telefonit, përmes postës elektronike, edhe përmes shoferit të autobusëve, edhe përmes udhëtarëve që rastësisht shkojnë në Berat, mendoj se jam në vendin e duhur, duke postuar në formën e duhur, mesazhin tim për gjithë njerëzit që do shkojnë të votojnë në datën 28 qershor në kutinë e votimit në Qarkun e Beratit.
Mos më votoni mua, këtë ju lus çdo herë, sepse nuk di të premtoj gjëra që nuk do tua bëj dot asnjëherë, por votoni numrin 10- Partinë Demokratike, sepse besoj se të gjithë së bashku do bëjmë më shumë nga sa kemi menduar të bëjmë.
Gjithë etërve që të paktën një herë në jetë kanë besuar te bijtë që rritin,edhe pse shumë herë kanë dashur t’u japin një shpullë,sepse menduan ndryshe:
Mos votoni Miranda Haxhia, sepse nuk di të mashtroj, pasi të gjithë zgjedhësit e qarkut të Beratit nuk mund të mos jenë po aq të zgjuar dhe po aq të mençur nga sa unë i njoh, por votoni numrin 10- Partinë Demokratike, sepse nëse ju kanë mashtruar për vite me radhë, erdhi dita të mësoni se çfarë vlere ka sinqeriteti.
Gjithë banorëve të komunës Otllak, të fshatrave të Dyshnikut, Ullinjas, Qereshnik, Vojnik, Balibardhë, Orizaj, Moravë, Lapardha, Sheqëz, Lumas, Koritëz, Krëkëz, të Urës Vajgurore, Arrëzës, Konesbaltës, Vokopolës, Lybeshës, Kapinovës, Tomorrit, e gjithë banorëve që kanë ikur prej këtyre fshatrave por që duan të çojnë një mesazh shprese:
Mos votoni vajzën e bashkëfshatarit tuaj, Miranda Avdyl Sino, sepse babai nuk më mësoi kurrë të fyej dhe të poshtëroj njerëzit e mi, sepse babai im i ka parë gjithë jetën njerëzit në sy, i ka dëgjuar dhe i ka dashur, por votoni numrin 10- Partinë Demokratike, pasi është e vetmja forcë politike që do ti bëjë beratasit të harrojnë fyerjen dhe poshtërimin që u kanë bërë për vite e vite me radhë ata që kanë qenë në pushtet.
Grave të mençura, vajzave të hijshme, nënave të pagjuma, nuseve të bukura, vjehrrave të duruara, femrave të paplakura kurrë:
Mos votoni Miranda Haxhia, ish nxënësen e zonjës Milika Jaho, një nga aristokratet e rralla të qytetit të Beratit, ish kryetaren e Bashkisë së Qytetit në periudhën e vështirë të demokracisë sonë të brishtë, zonjës së nderuar, nënës së devotshme, gruas fisnike, modelin më të denjë që e rikrijoi te vetja M.H., por votoni numrin 10- Partinë Demokratike, sepse vetëm duke patur një forcë të tillë politike ne sigurojmë të mos kthehen më ish bijtë e persekutorëve, të mos vijë kurrë grahma e asaj diktature të përbindshme e cila, edhe ish mësuesen time e përndoqi pafundësisht, duke i mohuar vlerat intelektuale, vlerat që i dha shkollimi perëndimor me dy universitete dhe e solli (për fatin tim të rrallë) në fshat, të më mësonte mua, të më bënte të ndërgjegjshme se e ardhmja ime nuk do ishte kurrë e vuajtur si e shkuara e saj.
Gjithë nënave që drithërojnë për fëmijët e tyre, që gdhihen pranë shtratit të sëmurë ku perëndohet një pik loti, që nuk besojnë se fëmijët marrin flatra dhe fluturojnë po aq mirë sa prindërit e tyre:
Mos më votoni mua, sepse jam nënë e dy fëmijëve, sepse jam opozitare e çdo fenomeni negativ dhe çdo lloj deformimi social e shoqëror, por votoni numrin 10-Partinë Demokratike, sepse ajo ka kurajën ti japë dorën gruas shqiptare, ka besimin se do sjellë në parlamentin shqiptar modelin e gruas me dinjitet, me personalitet, me kulturë dhe me respekt, sepse gruaja di të respektojë përpara se ta respektojnë të tjerët.
Sepse Partia Demokratike do ta nxjerrë gruan nga shtëpia dhe do ta bëjë zonjë të punës, profesionit dhe mençurisë së saj.
Gjithë burrave, vëllezërve, adoleshentëve, të rinjve, miqve, profesorëve, kolegëve të mi:
Mos votoni Miranda Haxhia, sepse nuk di të bërtasë, të ulërasë, të shajë, të akuzojë, të përçmojë, por votoni numrin 10- Partinë Demokratike sepse është grupimi politik ku nuk fyhen njerëzit, nuk përçmohen vlerat, ku nuk akuzojnë sapo të kthesh kurrizin pas dere. Sepse me më shumë gra në Kuvendin Shqiptar, do kuptoni se kur flet bukur, me mençuri dhe butë një grua, heshtin edhe burrat më të mizorë.
Bëni zgjedhjen tuaj, të dashur bashkëqytetarë, pyesni mendjen dhe zemrën tuaj, nëse nuk keni arritur të kuptoni, mos më votoni, por mos harroni se lista e Partisë Demokratike nuk ka ardhur nga kalkulime llogarish bankare, as nga kalkulime matematikore, ku fillimi shënon përqindjet e fitimit dhe përfitimit nga kjo fushatë. Partia Demokratike ka një listë emrash me njerëz, të cilët gjenerojnë ide, janë intelektualë, me ambicie, me mençuri dhe përkushtim. Ne jemi të gjithë pa numra në përzgjedhjen e Partisë Demokratike. Ne nuk kemi ndarje ëndrrash dhe ndarje fronesh. Ne nuk kemi as numër një, as numër tetë, ne kemi të gjithë një ekuivalencë etike, morali dhe sinqeriteti përballë qytetarëve të qarkut të Beratit- numrin 10, vendi ku votohet për cilësitë tona, vendi ku votohet për kohën e duhur që të gjithë qytetarët e Beratit të shikojnë se janë më të vlerësuar dhe më të respektuar se asnjëherë tjetër.
Mos më votoni mua, sepse nuk më keni menduar të mos shpreh mendimin tim, por mos harroni dhe votoni numrin 10 - Partinë Demokratike, sepse është vendi ku nuk të bjerrin pavarësinë, është vendi ku të vënë në dukje meritat e tua që shumë të tjerë nuk duan t’i shikojnë, sepse është vendi ku të lejojnë distancën për të gjykuar shoqërinë, atë distancë që është aq e domosdoshme nganjehere, që të kesh një kënd shikimi më të gjërë. Ju të dashur bashkëqytetarë, nuk do humbisni nëse do votoni numrin 10- Partinë Demokratike, sepse kjo parti më deshi me gjithë inatin tim, me opozitarizmin tim të brendshëm, me etikën dhe moralin tim, me endrrat e mia, me punën time, me kohën time, me vuajtjet e mia. Kjo kohë dhe kjo prerje do jetë e duruar dhe të më pranojë, sepse vetem në këtë mënyrë kam për të qënë një pikë referimi edhe për të tjerët.
Mos votoni për mua, por besoni po aq sa besoj unë se edhe endrra më e pabesueshme, për një jetë më të mirë, më të denjë, më të respektuar bëhet realitet nëse votoni numrin 10-Partinë Demokratike.
Asnjë rast tjetër nuk sjell një përputhje të tillë ku vlera dhe etika janë shpërblyer nga numri një deri te numri tetë, asnjëherë tjetër nuk ka qenë koha për të bërë Beratin, qytetin të cilin do duan ta kenë të gjithë si qytetin e tyre. Megjithatë, është qyteti juaj, është ëndrra juaj. Nëse besoni bashkë me ne, votoni numrin 10 dhe shkëlqimi i mirësjelljes sonë nuk do ju zhgënjejë kurrë. Kështu më keni votuar edhe mua.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» VOTONI ALEANCEN DEMOKRATIKE - VOTONI NR.1
» Rugova: LDD partia më demokratike në Kosovë
» Partia Demokratike zgjedhet më 22 korrik kryetarin e saj
» Partia Demokratike e Kosovës mundi vetëveten
» Zyrtarizohet partia e re Rilindja Demokratike Kombëtare

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi