Quni: Të vrarët në Kumanovë meritojnë nderim kombëtar
Faqja 1 e 1

Nëntë kosovarët që u vranë në incidentin e Kumanovës, meritojnë nderim kombëtar, sepse dhanë jetën për një ideal. Kështu thotë për ish bashkëluftëtarët e tij deputeti i LDK-së, Anton Quni në një intervistë për KosovaPress.
Ish bashkëluftëtarët e tij të luftës së fundit në Kosovë, Quni i përshkruan si djem të zotët, atdhetarë e trima, të cilët nuk hezituan ta japin jetën për trojet etnike.
Ngjarjen në Kumanovë Quni e quan të mistershme dhe të papritur, e të cilën fqinjët do të mundohen ta kapitalizojnë për interesa të veta politike e partiake, duke u munduar t’ia veshin Kosovës fajin.
Por thotë se Kosova nuk është destabilizuese në rajon, sepse po synon integrimet evropiane.
Quni thotë se ata djem u vranë për një ideal, dhe për këtë kombi duhet t’u jep respektin më të lartë, gjatë varrimit të tyre.
“Lidhur me këtë pyetje më shumë do të jepja një përgjigje nga pozicioni i ish luftëtarit para 15, 16 viteve. Njësia e Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës të cilën unë e kam udhëheq ka qenë familja ime e dytë dhe nuk mund të sillem karshi kësaj kërkese të familjarëve si një politikan, por si një bashkëluftëtar pa marrë parasysh ngjyrimet si i jepen këtij rasti të vlerësimeve. Gjithë konfuziteti që është krijuar, unë mendoj që këta djem e meritojnë një nderim kombëtarë dhe sjelljen e kufomave të tyre ne duhet ta bëjmë në mënyrën më të dinjitetshme, më të civilizuar, sepse tek e fundit këta e kanë dhënë jetën për një ideal”, tha Quni.
Ai thotë se ngjarja në Kumanovë ishte shqetësuese duke bërë që shumë faktor vendor dhe ndërkombëtarë me qëndrimet e veta të shprehin qëndrimin se një situatë e tillë mund të destabilizojë sigurinë e qytetarëve në regjion.
Por, Quni beson se Kosova do ta tejkaloj këtë situatë dhe ngjarja në Kumanovë nuk do të ndikoj në situatën e sigurisë në Kosovë, pavarësisht se institucionet e Kosovës nuk duhet të jenë aq komod.
“Rasti që ndodhi në Kumanovë ishte shumë shqetësues edhe për qytetarët e Kosovës edhe për qytetarët e Maqedonisë, por edhe për tërë rajonin. Shumë faktor vendor dhe ndërkombëtarë me qëndrimet e veta kanë treguar dhe kanë shpreh qëndrimin se një situatë e tillë mund të destabilizojë sigurinë e qytetarëve në regjion. Por sidoqoftë unë jam më se i bindur se institucionet tona posaçërisht ato të sigurisë me gjitha kapacitetet që i posedojnë do të arrijnë që qytetarëve të Kosovës t’iu sigurojnë që ngjarja e ndodhur në Kumanovë nuk do të reflektojë në gjendjen e sigurisë në Kosovë. Por prapë ne nuk duhet të jemi aq komod dhe të sillemi në atë mënyrë qe rasti nuk mund të reflektojë edhe në situatën e brendshme në Kosovë”, tha Quni.
Deputeti Quni shton se shumë kundërshtarë të shtetit të Kosovës, të pavarësisë së Kosovës, të zhvillimeve demokratike në Kosovë do të dëshironin të ndodh ndonjë destabilizim edhe brenda kufijve të Kosovës.
Deputeti Quni, po ashtu e quan të padrejtë etiketimin e këtij grupi si terrorist, ndonëse sipas tij, të tillë vetëm qeveria maqedonase i quajti. Ai thotë se shumicën prej tyre i njeh dhe janë djem që i kanë shërbyer kauzës kombëtare.
“Ky formacion është quajtur terrorist vetëm nga autoritet zyrtare të Maqedonisë. Shumicën e këtyre djemve që janë përfol emrat e tyre unë i njoh, janë djem që i kanë shërbyer kauzës kombëtare në luftën e Kosovës, në luftën e Luginës së Preshevës në Maqedoni, janë djem të zot, janë djem të sakrificës, por mendoj që janë djem që nuk e kanë kuptuar që jo çdo gjë mund të arrihet me forcën e armës. Ne tani jemi në pozicione absolutisht të tjera, me një realitet tjetër ku po punohet në fuqizimin e shtet ndërtimit të Kosovës, në demokratizimin e rajonit, në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe të gjitha ato aspirata që ne i kishim gjatë luftës së Kosovës dhe në rajon nuk është e vetmja alternativë nëpërmjet forcës së armës të arrihet, por janë edhe alternativa tjera politike, diplomatike, ekonomike e tjera”, shton ai.
Megjithatë, duke qenë ende ngjarje e mistershme, Quni thotë se nuk është e ndershme të spekulohet se çka i shtyre kosovarët të shkonin në territorin e Maqedonisë.
“Tani ne jemi para një situate kur duhet të japim vlerësime ishte e drejtë apo jo. Por, derisa ne nuk i kemi informatat e sakta se çka i motivoi këta djem cila ishte kauza e tyre, me cilat qëllime këta shkuan të veprojnë brenda territorit të Maqedonisë, mendoj se është jo e ndershme të bëhet çfarë do lloj spekulimi në këtë adresë. Por, duke u nisur nga ajo se shumica e atyre djemve janë idealistë dhe mendojnë ende për një kauzë madhore siç është Shqipëria etnike, atëherë ne duhet ta shikojmë edhe nga ky kënd, por ne i kemi dëgjuar edhe teoritë tjera siç janë që ky formacion ka qenë i lajthitur nga shërbime të ndryshme për interesa të ndryshme të shteteve të caktuara e tjera, e tjera”, thekson Quni.
Madje, për Qunin ngjarja në Kumanovë ka marrë një formë të misterit analog me Trekëndëshin e Bermudeve ku mund të ngritën teori të ndryshme, por secili shtet i ngrit ato teori pas së cilave mendoj se fshihen interesat nacionale apo interesat shtetërore.
Por, presidenti i Maqedonisë George Ivanov, pas kësaj ngjarje akuzoi edhe shtetin e Kosovës se ka gisht në destabilizimin e shtetit të tij.
Mirëpo, Quni thotë se çdo politik-bërës i shteteve fqinje mundohen të përfitojnë nga ky rast dhe mundohen ta kapitalizojnë për interesat e veta politike dhe fajin t’ia hedhin Kosovës.
“Është shumë e natyrshme të pritet nga gjithë kundërshtarët tonë edhe nga fqinjët të cilët ne raportet nuk i kemi në nivelin e duhur se në forma të ndryshme mundohen që burimin e kësaj situate t ‘ia gjejnë, apo t’ia adresojnë Kosovës, por unë jam më se i bindur se institucionet e Kosovës nuk janë gjenerues të krizave sepse ne tani jemi në procese të integrimeve, në procese të arritjeve të standardeve më të larta të kërkuara nga faktorët ndërkombëtarë por natyrisht se ne jemi të interesuar edhe për zgjedhjen e problemeve nacionale të bashkëkombësve tanë kudo që ata jetojnë. Prandaj, teoria e tyre nuk qëndron, është e ngarkuar dhe ata nëpërmjet adresimit të këtyre problemeve tek qytetarët e Kosovës apo duke i fajësuar qytetarët e Kosovës mendoj që mundohen t’i mbulojnë dyshimet e tyre në lidhje me respektimin e të drejtave të kombeve brenda shteteve të tyre”, thotë Quni.
Deputeti i LDK-së, i cili vjen nga fusha ushtarake, nuk ka dashur të flas nëse ish bashkëluftëtarët e tij u tradhtuan apo jo, ndonëse sipas tij, ka mundur edhe të tradhtohen. Por, ai thotë se veprimtaria e tyre në territorin e Maqedonisë ishte e gabuar.
“Unë nëse e bëj një vlerësim profesional pasi vij nga fusha ushtarake mund të jetë që ka ndodh ndonjë tradhti, por unë nuk dua të spekuloj në këtë drejtim. Por sado që janë dhënë vlerësime të larta për ish bashkëluftëtarët tanë unë mendoj se aktiviteti dhe veprimtaria e tyre ushtarake në territorin e Maqedonisë nuk ka qenë profesionale. Me tradhti apo pa tradhti jam më se i bindur që aktiviteti i tyre është dekonspiru shumë shpejtë. Ne nuk kemi pas ndonjë përvojë për luftëra urbane edhe përzgjedhja e atij lokacioni që të vendoset ky formacion brenda Lagjes së Trimave, një lokacion i banuar, një lokacion me infrastrukturë të ngritur urbane mendoj që ka qenë një përzgjedhje jo e mirë edhe kush do që e ka pru këtë vendim mendoj që ka gabuar”, tha Quni.
Madje, Quni shton se asnjëri nga këta djem nuk i ka paradispozitat që ta zhvilloj një formacion ushtarak dhe atë ta vë në veprim për t’i realizuar synimet. Sipas tij, këta kryesisht kanë qenë djem të zot, trima, të shkathtë para 15 apo 16 viteve, të gatshëm të sakrifikojnë edhe me jetën e tyre, por sot çdo njërin ta kalonin nëpërmjet një testi shumë të thjeshtë psiko-fizik të policisë apo të FSK-së, shumica e tyre nuk do ta kalonin.
Ndërsa, duke folur për ndërhyrjen e Policisë maqedonase në Kumanovë dhe luftimet me grupin e armatosur, Quni thotë se ishte tejet jo profesional duke mos respektuar asnjë prej konventave ndërkombëtare që edhe vet i ka nënshkruar.
Ai thotë se së pari është dashur evakuimi i qytetarëve, e pastaj tentimi për negocim me udhëheqësin e grupit të armatosur, çka sipas tij, një negociator i mirë do të bënte që të dorëzoheshin të gjitha pa pasur gjakderdhje.
“Po ashtu, nga ana e institucioneve të Maqedonisë reagimi ka qenë jo profesional, ndoshta ata kanë dashur të bartin një mesazh se në raport me forca të tilla janë të pamëshirshëm dhe pa kompromis por sidoqoftë, posaçërisht në vendet perëndimore, në vendet e qytetëruara të cilat kanë shumë përvoja në këtë fushë situata të tilla menaxhohen më mënyrë shumë më të sofistikuar...Por në këtë rast është vepruar me një agresivitet duke i thyer të gjitha rregullat dhe normat, konventat ndërkombëtare të nënshkruara edhe nga Maqedonia për respektimin e të drejtave të njeriut, për respektimin e të drejtave të robërve të luftës e tjera. Me siguri se qeveria aktuale ka dashtë me dhënë një mesazh se ata janë një faktor i rëndësishëm në Ballkan dhe përballen gjithnjë me vështirësitë e shteteve fqinje nga të cilët ata kinse atakohen dhe të krijojnë një favor politik për interesat e tyre nacionale gjithnjë në raport mes Maqedonisë dhe apo maqedonasve dhe kombit shqiptarë”, shprehet ai.
Quni shprehet se nuk ka parë asnjë raport të AKI-së, me të cilin janë informuar institucionet e vendit paraprakisht se ky grup po planifikonte diçka në territorin e Maqedonisë. Megjithatë, sipas tij, duhet të kihet parasysh se të gjitha institucionet e sigurisë janë institucione në zhvillim e sipër dhe një përvojë e tillë është përvoja e parë dhe nuk mund të pritet apo menjëherë të kërkohet aq përgjegjësi e lartë që ato të kenë një performancë të lartë. /KP/

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi