Populli i Kosovës i është mirënjohës LDK-së për kontributin e madh në fitimin e pavarësisë
Faqja 1 e 1

Myftar Halili, BOTA SOT
Dega e LDK-së në Zvicër kremtoi 19-vjetorin e themelimit dhe 10-vjetorin e çlirimit të Kosovës
Aktivistë të LDK-së në Zvicër me mysafirët e manifestimit
Dega e LDK-së në Zvicër, fundjavën që shkoi, në Trimbach, afër Oltenit organizoi një tubim festiv për të shënuar 19-vjetorin e formimit të Degës së LDK-së në Zvicër dhe 10-vjetorin çlirimit të Kosovës. Pos shumë aktivistëve të LDK-së nga Zvicra, në këtë manifestim morën pjesë edhe Zef Morina, deputet i Parlamentit të Kosovës dhe kryetar i PDKI-së, Fetah Berisha, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës nga përbërja e kaluar, Astrit Zemaj, nënkryetar e Myftar Halili, anëtarë të Kryesisë së degës së LDK-së në Gjermani, një pjesë e anëtarëve të kryesisë së BD të PDKI për Zvicër, kryesuar nga Marash Berisha e shumë mysafirë të tjerë.
Fjalën e rastit në këtë manifestim e mbajti Haki Latifi, kryetar i Degës së LDK-së në Zvicër. Ai me këtë rast tha se jemi tubuar që të festojmë dy data me rëndësi të madhe për kombin tonë, 19-vjetorin i themelimit të Degës së LDK-së në Zvicër dhe 12 Qershorin - Ditën e Lirisë së Kosovës, njëra prej datave më të rëndësishme në historinë e Kosovës. Njëherit jam i nderuar dhe kam kënaqësi që t´u përshëndes në emër të Degës së LDK-së në Zvicër. Është rast i veçantë,takimi i sotëm sepse retrospektiva dhe aktualiteti takohen në pikën e përbashkët të përpjekjeve dhe angazhimeve tona për bërjen e shtetit të Kosovës, për bërjen e lirisë dhe për realizimin e vizionit për Kosovën e pavarur për breznitë që po vijnë.
MT/ LDK ishte dhe mbetet artikuluese e një vizioni të qartë të një njeriu të madh të Kosovës
Sot kur po festomë 19- vjetorin e themelimit, kujtimi shkon tek ato ditë kur mblidheshim për të themeluar Degën e LDK-së në Zvicër. Pajtimi ishte për të artikuluar kërkesat e qytetarëve përmes rrugës demokratike dhe për t´i mbështetur institucionet e Kosovës në kërkesat për liri dhe pavarësi me angazhimet e përditshme për të përballuar terrorin shtetëror serb mbi popullatën e Kosovës.
Kjo degë e LDK-së ishte dhe mbetet një nga degët më të fuqishme që ka mbajtur stabilitet të jashtëzakonshëm në rrugëtmin e saj dhe drejtëpërdrejt ka patur rezultate të mëdha, pikërisht kjo ishte sublimuesja më e drejpërdrejtë e ndjenjave të përgjithëshme të bashkatdhetarëve që jetojnë në Zvicër për të qenë gjithë kohën bashkë me popullin si në periudhën e organizimit politik, në atë të rezistencës e të mbijetesës si dhe në periudhën e ndërtimit demokratik të vendit.
LDK ishte dhe mbetet artikuluese e një vizioni të qartë të një njeriu të madh të Kosovës që patëm rast ta jetojmë bashkë e ai ishte dhe mbeti presidenti historik i Kosovës dr. Ibrahim Rugova, cili diti më së miri të sublimojë këtë energji e këtë ndjenjë për liri e pavarësi dhe ta thotë atë më së miri para nesh e para botës. – tha në vazhdim Haki Latifi. Ndaj zëri i Ibrahim Rugovës, shtoi ai, ishte një zë i popullit të Kosovës dhe shprehje apo shpalosje e identitetit tonë andaj edhe i mbetemi borxh vizionit të tij për ta ndërtuar lirinë që tash e kemi .
Dega e LDK-së në Zvicër u themelua më 29 prill 1990 nga shtresa të ndryshme të shoqërisë të cilët ishin larguar nga Kosova nga ndjekjet dhe represioni i vazhdueshëm që bënte agresori serb, në të cilën kishin mbledhur forcë për ta bërë një organizim që i përgjigjej nevojave të kohës. Për një kohë relativisht të shkurtër kjo degë arriti që në gjirin e saj të organizojë 55 nëndegë dhe mbi njëqind aktive duke i formuar edhe Forumin e gruas dhe Forumin Rinor si dhe sektor të ndryshëm që ndihmuan në një organizim të avancuar të kësaj dege. Kjo Degë ishte shtyllë me rëndësi e organizimit dhe burimeve financiare te rezistences se organizuar paqësore e formavet tjera e vlerësuar shumë herë nga kryetari historik Dr. Ibrahim Rugova dhe bashkëveprimtarët e tij.
Në kaudër të tërë kësaj lindën edhe organizmat më radikal të cilët u mobilizuan në luftë kundër okupatorit serb, e cila i dha shtytje të fortë të realizimit të kerkesave shqiptare. Pra UÇK-ja ishte ajo e cila i dha hovin e madh të çështjes sonë. Por të flasish për LDK-në e mos të flasish për UÇK-në është njësoj sikur të flasish për UÇK-në e mos të flasish për LDK-ën të cilës iu bashkangjiten mërgimtarët shqiptarë në tërë botën.
Më 12 qershor, Kosova festoi Ditën e lirisë pra u mbushen dhjetë vjet kur më 1999 Kosova doli e lirë, pas një sundimi të huaj e okupimi të egër. U falemi përjetë të gjithë atyre që ranë për të mos vdekur kurrë në kujtesën e shqiptarëve. Nderimi i përjetshëm për veprimtarët dhe ata njerëz që fizikisht nuk i kemi në mesin tonë! Ata bënë që këta përvjetorë, të mbajnë vulën e angazhimeve dhe të punës së tyre. Sot mbetet i gjallë mësimi i dr. Ibrahim Rugovës që e ka thënë: „Vetëm ata që kanë energji e kreativitet për shtigje të gjata dhe angazhim të sinqertë mund dhe do të arrijnë qëllimet e përbashkëta; për Kosovën e pavarur dhe jetën më të dinjitetshme e me më shumë mirëqenie“. Me jetën dhe veprën e tij, Ai mbetet Njeriu që parapërgatiti refuzimin e madh politik të shqiptarëve të Kosovës, njeriu i cili paraqet mishërimin e modernitetit të botës shqiptare dhe modelin e koherencës së njeriut të ideve, veprimit dhe vizionit për të ardhmen e vendit.
U jemi mirënjohës edhe ndihmës që dhanë miqtë e popullit shqiptar duke i falenderuar Zvicrën ku priti e përcolli mijëra të strehuar dhe e cila ishte ndër shtetet e para që njohu pavarësinë e Kosovës dhe hapi ambasadën e saj në Prishtinë. Gjithashtu, përshëndesim përpjekjet e klasës politike kosovare në mënyrë të veçant kryetarin e Republikës së Kosovës dr. Fatmir Sejdiu që krijuan një mori vlerash shumë të mëdha kombëtare, të ciët janë duke punuar me përkushtim që Kosova të rimëkëmbët. LDK është truri dhe zemra e lirisë së Kosovës, shpresa e madhe për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen. LDK dhe Rugova janë projektuesit e Kosovës moderne, Kosovës së lirë dhe të pavarur. – tha në fund Haki Latifi, kryetar i Degës së LDK-së në Zvicër.
Këtë tubim e përshëndetën Zef Morina, Fetah Berisha, Astrit Zemaj e Marash Berisha.
Zef Morina rikujtoi kontributin e LDK-së dhe partive tjera shqiptare të cilat u lindën si kundërpërgjigje ndaj terrorit serb që ushtronte në Kosovë. Ai tha se për të arritur sukses, popullit tonë i duhet bashkimi, ashtu siç u veprua këto ditë me ribashkimin e PSHDK-së me PDKI-në.
Një retrospketivë nga aktiviteti i kaluar 19-vjeçar i LDK-së dhe i degëve të saj në perëndim e bëri Fatah Berisha, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës dhe udhëheqës i Degës së LDK-së në Rahovec, kurse për bashkëpunimin e partive poltike shqiptare në mërgim foli Marash Berisha, Kryetar i PDKI-së në Zvicër.
MT/ Dega e LDK-së në Zvicër sikur ato tjerat jashtë, ishte pjesëmarrëse në të gjitha proceset e shtetformimit të Kosovës
Kam nderin që në emër të Degës së LDK-së në Gjermani të ju përshendes përzemersisht dhe të ju uroj nga zemra përmbushjen e dekadës së parë në liri dhe 19-vjetorin e themelimit të Degës së LDK-së në Zvicër, e cila padyshim ishte njera ndër arteriet kryesore, jo vetëm të organizimit kombëtar në disaporë por edhe pjesëmarrëse në të gjitha proceset e shtetformimit të Kosovës. – tha Astrit Zemaj, nënkryetar i Degës së LDK-së në Gjermani. Ai tha se dega e LDK-se në Zvicër së bashku me simotrat e saj në Gjermani, Benelux, Amerikë e gjithandej ku jetojnë shqiptarët vazhdojnë të jenë të përkushtuara në kultivimin e virtyteve demokratike dhe avancimin e tyre në dobi të Kosovës dhe vendeve ku jetojnë, por janë edhe të përkushtuara që së paku në aspektin kombëtar ta ruajnë dhe ta përcjellin ndjenjen e atdhedashurisë tek gjeneartat e reja të cilat kanë lindur dhe rritur në këto vende.
Ne rrugën e shtetformimit LDK-ja dhe lideri i saj, presidenti historik i Kosovës dr. Ibrahim Rugova nuk e kishin lehtë, përkundrazi pasi që përballeshin çdo ditë me dhunën e shfrenuar sistematike të armikut të përbetuar, Serbise, pengesa të vazhdueshme fatkeqësisht vinin edhe nga ziliqarët lokalë dhe karrieristë të brendshëm shumica e tyre pjesëtarë të majtës shkurtëpamëse.
Në këtë përvjetor nuk vajtojmë Presidentin të cilin na e mori Zoti, por e falënderojmë atë, që na e kishte dërguar dhe nuk iu dha rastin strukturave të paguara kriminale ta largojnë dhunshëm nga kjo botë siç bënë me një pjesë të madhe të bashkëpunëtorëve dhe përkrahësve të tij. Një ditë kombi shqiptar dhe populli i Kosovës, së paku në aspektin historik do të jetë mirënjohes për kontributin e pazëvendësueshëm të LDK-së në të gjitha proceset drejt rrugës së për ta gjetur vendin në familjen e shteteve të civilizuara dhe demokratike.
Tani dhjetë vjet më pas me krenari gjejmë forcën të kujtojmë të gjithë ata që dhanë jetën, nderojmë me respekt sakrificen e tyre, përulemi para ëndrrës së tyre për të cilën ata u flijuan -që fëmijët e së sotmës dhe fëmijët e së nesërmës të gëzojnë lirine dhe pavarësinë e Kosovës dhe të ardhmen e tyre të sigurtë evropiane. – tha në fund Astrit Zemaj.
Në vazhdim u shfaqen sekuenca filmike mbi aktivitetin e bashkatdhetarëve tanë jashtë atdheut, të udhëhequr nga LDK-ja që ishin përgatitur nga Xhelal Molliqaj, si dhe një program kulturoartistik.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi