Dëshmorët për Shqipërinë Etnike
Faqja 1 e 1
Dëshmorët për Shqipërinë Etnike
Heronjtë: Nuhi Berisha - Rexhep Mala |
Nga Mr.sc. Kadri Mani
PARTIA E LUFTËS E KOSOVËS (PLK)
DY DËSHMORË TË SHQIPËRISË ETNIKE
Veprimtari nuk duhet të lejojë, që ta kapin sikur lepurin çalaman!
(Rexhep Mala)
(Rexhep Mala)
Dy dëshmorët e Lirisë, të rënë më 12 nistor 1984, në Prishtinë, në luftë me forcat çetnike-neofashiste serbosllave,- kanë prejardhje nga krahina e Gallapit, Malësia e Komunës së Kamenicës, nga Hogoshti dhe Svirca: fshatra këto me një traditë të gjatë të mikpritjes, të atdhedashurisë dhe të traditave luftarake. Të dy familjet e tyre më vonë shpërngulen në Gjilan, dhe jetojnë në Kodrën e Bardhë.
Rexhep Mala ishte pjesëmarrës i Demonstratave të vitit 1968, që u mbajtën në atmosferën e krijuar, pas një shtrëngate torturuese 23-vjeçare të regjimit policor të Aleksandër Rankoviçit: kur në emër të „tepricave“ merrej haraç drithë e sanë, mish bagëtish e mish pulash, vezë...
Të gjitha këto po i bekonte satrapi Tito;- dhe ky kriminel e mashtrues ordiner, reagoi vetëm kur u zbuluan përgjimet rankoviçiste edhe në kabinetin e Titos! Pra, pasi iu rrezikua froni, satrapi erdhi në Kosovë, më 1967, dhe deklaroi: Është bërë shprehi të themi se shqiptarët në Kosovë janë pakicë kombëtare, po unë këtu po shoh se, për zotin, shqiptarët qenkan shumicë absolute kombëtare!!“- krejt kjo me dinakëri, për të na bërë aleatë në momentin kritik.
Rexhep Mala me shokë, nuk iu besonin këtyre proçkave: ata e dinin se Konkluzionet e Konferencës historike të Bujanit-1), ishin ndaluar e pezulluar, me Seancën e Prizrenit, të mbajtur më 8-10 korrik 1945, nën mbikëqyrjen e OZNA-s famëkeqe- pararendëse e UDB-ës.
Derisa në Konferencën e Bujanit, shumica absolute e delegatëve ishin shqiptarë, sipas përbërjes të popullsisë, tevona në Seancën e Prizrenit, shumica absolute ishin serbë e malazias!!
Po ato ndalesa e shfuqizime, ishin bërë në shkresurinat, dhe ashtu të vdekura po mrizonin ndër arkiva. Kurse në popull flitej e propagandohej për tradhtinë dhe për riorganizim për ribashkim kombëtar dhe territorial: po për këtë nevojiteshin njerëz të drejtë, të çiltër, konsekuentë, të vetëmohimit e të sakrificës;- këto cilësi kishte Rexhepi, dhe me këso kriteresh mund të shoqëroheshe me të.
Më 1973 bëhet anëtar i Grupit Revolucionar (G.R.);- pas një organizimi të gjatë dhe degëzimesh nëpër qeliza dyshe, treshe e pesëshe. Ky Grup Revolucionar kishte organin e vet „Zëri i Kosovës“- që e nxorëm më 1973, në Prishtinë.
Aty Rexhepi tregoi aftësi mobilizuese dhe punë kreative konkrete: me të hollat e veta e blen makinën e shkrimit, dhe fillojnë traktet e para. Pastaj, tok me shokët e vet e rrëmbejnë një shaptilograf në Ndërmarrjen „Elektro-Kosova“- te zyrat e Repartit të Shtëpia e Vjetër e Mallrave: Rexhepi që ditën kishte hyrë dhe e kishte kontrolluar terrenin. Në nevojtore e kishte hequr rezën e dritares, kështu që, natën e kanë hapur dritaren, dhe e kanë nxjerrë shaptilografin e ri automatik. Traktet u shpërndanë kryesisht nëpër xeherore: iu shpjegohej punëtorëve se janë duke punuar me forca të shteruara, për një pagë të vogël minimale, dhe iu bëhej thirrje për grevë. Traktet qenë shpërndarë në Trepçë, Golesh, Kishnicë, Novobërdë...
Viti 1975: Rexhepi me shokë, i stolis konviktet me trakte dhe me pllakate e shkrime me ngjyrë. Të nesërmen kishin se çfarë të lexonin e mësonin studentët e punëtorët për padrejtësitë e regjimit antipopullor.
Borgjezia e Prishtinës dhe e Beogradit, me hamendje burgosi 19 veta;- ku Rexhepi u gjet, patjetër, si personi më i dyshimtë. U dënua me burgim dhe i vuajti 8-vjet.
Në vitin 1983, jemi liruar njëkohësisht me Rexhepin dhe kemi kontaktuar me Nuhi Berishën, i cili kishte marrë pjesë aktive në Kryengritjen e vitit 1981, dhe me rastin e
Rexhep Mala ishte pjesëmarrës i Demonstratave të vitit 1968, që u mbajtën në atmosferën e krijuar, pas një shtrëngate torturuese 23-vjeçare të regjimit policor të Aleksandër Rankoviçit: kur në emër të „tepricave“ merrej haraç drithë e sanë, mish bagëtish e mish pulash, vezë...
Të gjitha këto po i bekonte satrapi Tito;- dhe ky kriminel e mashtrues ordiner, reagoi vetëm kur u zbuluan përgjimet rankoviçiste edhe në kabinetin e Titos! Pra, pasi iu rrezikua froni, satrapi erdhi në Kosovë, më 1967, dhe deklaroi: Është bërë shprehi të themi se shqiptarët në Kosovë janë pakicë kombëtare, po unë këtu po shoh se, për zotin, shqiptarët qenkan shumicë absolute kombëtare!!“- krejt kjo me dinakëri, për të na bërë aleatë në momentin kritik.
Rexhep Mala me shokë, nuk iu besonin këtyre proçkave: ata e dinin se Konkluzionet e Konferencës historike të Bujanit-1), ishin ndaluar e pezulluar, me Seancën e Prizrenit, të mbajtur më 8-10 korrik 1945, nën mbikëqyrjen e OZNA-s famëkeqe- pararendëse e UDB-ës.
Derisa në Konferencën e Bujanit, shumica absolute e delegatëve ishin shqiptarë, sipas përbërjes të popullsisë, tevona në Seancën e Prizrenit, shumica absolute ishin serbë e malazias!!
Po ato ndalesa e shfuqizime, ishin bërë në shkresurinat, dhe ashtu të vdekura po mrizonin ndër arkiva. Kurse në popull flitej e propagandohej për tradhtinë dhe për riorganizim për ribashkim kombëtar dhe territorial: po për këtë nevojiteshin njerëz të drejtë, të çiltër, konsekuentë, të vetëmohimit e të sakrificës;- këto cilësi kishte Rexhepi, dhe me këso kriteresh mund të shoqëroheshe me të.
Më 1973 bëhet anëtar i Grupit Revolucionar (G.R.);- pas një organizimi të gjatë dhe degëzimesh nëpër qeliza dyshe, treshe e pesëshe. Ky Grup Revolucionar kishte organin e vet „Zëri i Kosovës“- që e nxorëm më 1973, në Prishtinë.
Aty Rexhepi tregoi aftësi mobilizuese dhe punë kreative konkrete: me të hollat e veta e blen makinën e shkrimit, dhe fillojnë traktet e para. Pastaj, tok me shokët e vet e rrëmbejnë një shaptilograf në Ndërmarrjen „Elektro-Kosova“- te zyrat e Repartit të Shtëpia e Vjetër e Mallrave: Rexhepi që ditën kishte hyrë dhe e kishte kontrolluar terrenin. Në nevojtore e kishte hequr rezën e dritares, kështu që, natën e kanë hapur dritaren, dhe e kanë nxjerrë shaptilografin e ri automatik. Traktet u shpërndanë kryesisht nëpër xeherore: iu shpjegohej punëtorëve se janë duke punuar me forca të shteruara, për një pagë të vogël minimale, dhe iu bëhej thirrje për grevë. Traktet qenë shpërndarë në Trepçë, Golesh, Kishnicë, Novobërdë...
Viti 1975: Rexhepi me shokë, i stolis konviktet me trakte dhe me pllakate e shkrime me ngjyrë. Të nesërmen kishin se çfarë të lexonin e mësonin studentët e punëtorët për padrejtësitë e regjimit antipopullor.
Borgjezia e Prishtinës dhe e Beogradit, me hamendje burgosi 19 veta;- ku Rexhepi u gjet, patjetër, si personi më i dyshimtë. U dënua me burgim dhe i vuajti 8-vjet.
Në vitin 1983, jemi liruar njëkohësisht me Rexhepin dhe kemi kontaktuar me Nuhi Berishën, i cili kishte marrë pjesë aktive në Kryengritjen e vitit 1981, dhe me rastin e
Vallë o bij, ç`po ndodh kështu,
vitet tutje, ju tëhu!?
vitet tutje, ju tëhu!?
burgosjes të shokëve, kishte arritur të ik për dritare dhe ishte arratisur, duke kaluar në ilegalitet. Tri vjet ilegalitet. Ai ishte ambientuar me të gjitha shtresat e popullit të Prishtinës dhe të qyteteve të tjera ku vepronte, po edhe të fshatrave e të trevave tjera, me të cilët mbante lidhje me shoqe e shokë. Nuhiu dinte të shoqërohej, jo vetëm me moshatarë, por edhe me më të rinj e me më të vjetër, me burra e me gra, me pleq e me plaka. Rexhepi dhe unë pas 8 e 9 vjetësh burgu, me zor po i mbanim mend rrugët e vjetra të Prishtinës;- në lagjet e reja humbnim fare. Ne shkonim pas Nuhiut si dy kalamaj pas pedagogut: kalonim rrugicave të ngushta, e deriçkë më deriçkë, kaptonim nga lagja në lagje, ditën e natën, pa pengesa: populli i kishte hapur hapekrahë dyert e oborreve e të odave për Nuhiun me pseudonimet „Nazimi“, „Nazmiu“, „Ilegali“...
Këto tri fjalë ishin më të ëmblat e më të dashurat: sikur për fëmijën e varfër e të uritur fjalët „Bukë e sheqer“!! Të gjithë donin të takoheshin me të. Në fjalët e tij s`kishte vend për dyshim: ta paraqiste fitoren të garantuar qindpërqind.
Kur nuk ishin mjaft të kënaqur me veprimtarinë e ditës, Rexhepi dhe Nuhiu, dilnin në midis të natës, dhe në muret e rrugës shkruanin me ngjyrë të dallueshme:“Kosova Republikë“!! Kalimtarët uronin: ju lumtë trimave!!- ka or, ka se kush kujdeset e kush lufton.
Në natën kritike, kemi qenë në shtëpinë e z. Sejdi Veseli, laborant nga Prishtina. I brengosur hyri në odë vëllai i Sejdiut, Shemsiu- Shema, dhe na lajmëroi se një grup policësh po shëtisnin në rrugë përpara derës së tyre. Kemi kërcyer në oborrin e një shtëpie rome. Ata dy e kanë kapërcyer murin e lartë, unë kam mbetur këtej murit: në këtë situatë, mendova se ata e çanë rrethimin, dhe nuk isha fort ngushtë pse mua më kapën romët dhe më dorëzuan në polici.Mirëpo, rrethimet kishin qenë të forta, dhe të përforcuara me ushtri e me polici, e me qerre ushtarake.
Rexhepi e Nuhiu ishin barrikaduar në një bodrum, dhe e kishin filluar luftën: gjithë natën kanë kënduar e kanë luftuar. Kanë pasur nganjë revole të markës „SIG“, me nga njëqind fishekë dhe nga një bombë. Nuk dihet se sa nga kundërshtarët kanë qenë të vrarë e të plagosur (ngase shtypi zyrtar i jepte ato të dhëna), dhe poashtu, nuk dihet në se shokët tanë janë vra apo kanë bërë vetëvrasje në mbarim të municionit e të hedhjes të gazrave lotsjellës e vdekjesjellës, siç vepruan armiqtë tanë edhe me nxënësit e shkollave.
Këto tri fjalë ishin më të ëmblat e më të dashurat: sikur për fëmijën e varfër e të uritur fjalët „Bukë e sheqer“!! Të gjithë donin të takoheshin me të. Në fjalët e tij s`kishte vend për dyshim: ta paraqiste fitoren të garantuar qindpërqind.
Kur nuk ishin mjaft të kënaqur me veprimtarinë e ditës, Rexhepi dhe Nuhiu, dilnin në midis të natës, dhe në muret e rrugës shkruanin me ngjyrë të dallueshme:“Kosova Republikë“!! Kalimtarët uronin: ju lumtë trimave!!- ka or, ka se kush kujdeset e kush lufton.
Në natën kritike, kemi qenë në shtëpinë e z. Sejdi Veseli, laborant nga Prishtina. I brengosur hyri në odë vëllai i Sejdiut, Shemsiu- Shema, dhe na lajmëroi se një grup policësh po shëtisnin në rrugë përpara derës së tyre. Kemi kërcyer në oborrin e një shtëpie rome. Ata dy e kanë kapërcyer murin e lartë, unë kam mbetur këtej murit: në këtë situatë, mendova se ata e çanë rrethimin, dhe nuk isha fort ngushtë pse mua më kapën romët dhe më dorëzuan në polici.Mirëpo, rrethimet kishin qenë të forta, dhe të përforcuara me ushtri e me polici, e me qerre ushtarake.
Rexhepi e Nuhiu ishin barrikaduar në një bodrum, dhe e kishin filluar luftën: gjithë natën kanë kënduar e kanë luftuar. Kanë pasur nganjë revole të markës „SIG“, me nga njëqind fishekë dhe nga një bombë. Nuk dihet se sa nga kundërshtarët kanë qenë të vrarë e të plagosur (ngase shtypi zyrtar i jepte ato të dhëna), dhe poashtu, nuk dihet në se shokët tanë janë vra apo kanë bërë vetëvrasje në mbarim të municionit e të hedhjes të gazrave lotsjellës e vdekjesjellës, siç vepruan armiqtë tanë edhe me nxënësit e shkollave.
Kurse me atë rast, gazetat patën shkruar:
„Lufta në rrugë“
(Borba na ullicu)
(Borba na ullicu)
Dhe vërtet, dy Trimat e Kodrës së Trimave, bërën një luftë, e cila pati jehonë. Po nganjëherë edhe rasti e përcakton shkallën e luftës: ata e patën blerë një pushkë automatike me një karikator, po e shitën atë dhe e blenë një tjetër me tre karikatorë, sipas kapacitetit të tyre luftarakë. Mirëpo, për fat të keq, të parën e dorëzuan, e të dytën ende nuk e morën!- kjo edhe do ta shumëfishonte efektin dhe jehonën e luftës të Prishtinës.
Është e njohur Lufta e Kodrës së Kuqe: tre me treqind. Po kjo e Kodrës të Trimave, me siguri që ka qenë dy me dymijë!? Gjithë lagja ka qenë e rrethuar me polici e me ushtri e me qerre ushtarake e me helikopterë: armiku po çuditej e tmerrohej,- në çfarë shkalle paska arritur revolucionarizimi i shqiptarit!?!
Të barrikaduarit dhe Lufta e tyre, kishin tronditur Beogradin!! Duke iu dhënë të kuptojnë, se po ju afrohej fundi i pushtimit dhe i pushtuesit. Aq më tepër kur morën vesh, se dy luftëtarët e lirisë, s`ishin pos 33 e 23-vjeçar!!
Po shokët tanë po hakmerreshin për luftëtarët e rënë: Abdullah Krashnica-Presheva, Emin Duraku, Zenel Hajdini, Rifat Berisha, Fazli Greiçevci, Murat Mehmeti, Jusuf e Bardhosh Gërvalla, Kadri Zeka... për nxënësit e helmuar... për tokën e pushtuar...
Ata krahas veprimtarisë konkrete, merreshin edhe me publicistikë e me letërsi. Kështu, nga Rexhepi kemi broshurën „Qëndresa“ e nga Nuhiu broshurën „Pranvera e Luleve të Kuqe“ dhe vjersha të botuara e të pabotuara...
Varganit të luleve, iu shtuan edhe dy lule të kuqe, pranë lapidarëve të të cilëve populli do të përkulet me respekt e dashuri, dhe me dhembje krenarie.
Që të dyve iu patën vdekur nënat, kanë baballarët dhe familjet: Rexhepi ka qenë i martuar dhe ka lënë gruan, zonjën Hanife, dhe bijën, tash 19-vjeçare, me emrin- Fitore. Nuhiu ka qenë i fejuar me Shukrije Gashin, e cila paska deklaruar se pas Nuhiut nuk do të martohet kurrë më...
Lavdi Trimave të Kodrës së Trimave: Rexhep Mala „Ruzhdiu“ e Nuhi Berisha;- të cilët e dhanë jetën e tyre të re, për idealin më të lartë kombëtar- Bashkimin Kombëtar dhe Territorial.
(Shënim: ky shkrim është botuar te revista „Arbëria“ nr.1/1995, f. 11-12: policia serbijane s`kishte lejuar që dy shokët të rënë në luftë kundër Serbisë pushtuese, të varroseshin pranë njëritjetrit, por veç e veç e larg njëritjetrit. Kur vdes babai i Rexhepit, pleqnari e patrioti i mirënjohur, Mehmet Mala, e lë amanet që ta varrosin afër dëshmorit Nuhi Berisha: Plaku i mençur ka llogaritur, se po të varroset pranë të birit, familjet s`do të kishin ndonjë arsye, që një shoku i birit të tij të zhvarrosej e të rivarrosej pranë tyre;- kurse në këtë mënyrë: argumenti është bindës që, i biri Rexhepi, të zhvarroset e të varroset pranë Babait, alias (edhe) pranë shokut të luftës, pranë dëshmorit Nuhi Berisha.
Kurse bija e Rexhepit, zonja Fitore, qenka rritur, qenka martuar me zotni Bedri Abdylin dhe paskan tri goca e një çun: Rrezja 10-vjeçare-(12.1.2005), Lëndina 7-vjeçare-(14.2.2005), Lira 6-vjeçare-(2.6.1999), Dielli 2-vjeçar-(21.6.2003).
Është e njohur Lufta e Kodrës së Kuqe: tre me treqind. Po kjo e Kodrës të Trimave, me siguri që ka qenë dy me dymijë!? Gjithë lagja ka qenë e rrethuar me polici e me ushtri e me qerre ushtarake e me helikopterë: armiku po çuditej e tmerrohej,- në çfarë shkalle paska arritur revolucionarizimi i shqiptarit!?!
Të barrikaduarit dhe Lufta e tyre, kishin tronditur Beogradin!! Duke iu dhënë të kuptojnë, se po ju afrohej fundi i pushtimit dhe i pushtuesit. Aq më tepër kur morën vesh, se dy luftëtarët e lirisë, s`ishin pos 33 e 23-vjeçar!!
Po shokët tanë po hakmerreshin për luftëtarët e rënë: Abdullah Krashnica-Presheva, Emin Duraku, Zenel Hajdini, Rifat Berisha, Fazli Greiçevci, Murat Mehmeti, Jusuf e Bardhosh Gërvalla, Kadri Zeka... për nxënësit e helmuar... për tokën e pushtuar...
Ata krahas veprimtarisë konkrete, merreshin edhe me publicistikë e me letërsi. Kështu, nga Rexhepi kemi broshurën „Qëndresa“ e nga Nuhiu broshurën „Pranvera e Luleve të Kuqe“ dhe vjersha të botuara e të pabotuara...
Varganit të luleve, iu shtuan edhe dy lule të kuqe, pranë lapidarëve të të cilëve populli do të përkulet me respekt e dashuri, dhe me dhembje krenarie.
Që të dyve iu patën vdekur nënat, kanë baballarët dhe familjet: Rexhepi ka qenë i martuar dhe ka lënë gruan, zonjën Hanife, dhe bijën, tash 19-vjeçare, me emrin- Fitore. Nuhiu ka qenë i fejuar me Shukrije Gashin, e cila paska deklaruar se pas Nuhiut nuk do të martohet kurrë më...
Lavdi Trimave të Kodrës së Trimave: Rexhep Mala „Ruzhdiu“ e Nuhi Berisha;- të cilët e dhanë jetën e tyre të re, për idealin më të lartë kombëtar- Bashkimin Kombëtar dhe Territorial.
(Shënim: ky shkrim është botuar te revista „Arbëria“ nr.1/1995, f. 11-12: policia serbijane s`kishte lejuar që dy shokët të rënë në luftë kundër Serbisë pushtuese, të varroseshin pranë njëritjetrit, por veç e veç e larg njëritjetrit. Kur vdes babai i Rexhepit, pleqnari e patrioti i mirënjohur, Mehmet Mala, e lë amanet që ta varrosin afër dëshmorit Nuhi Berisha: Plaku i mençur ka llogaritur, se po të varroset pranë të birit, familjet s`do të kishin ndonjë arsye, që një shoku i birit të tij të zhvarrosej e të rivarrosej pranë tyre;- kurse në këtë mënyrë: argumenti është bindës që, i biri Rexhepi, të zhvarroset e të varroset pranë Babait, alias (edhe) pranë shokut të luftës, pranë dëshmorit Nuhi Berisha.
Kurse bija e Rexhepit, zonja Fitore, qenka rritur, qenka martuar me zotni Bedri Abdylin dhe paskan tri goca e një çun: Rrezja 10-vjeçare-(12.1.2005), Lëndina 7-vjeçare-(14.2.2005), Lira 6-vjeçare-(2.6.1999), Dielli 2-vjeçar-(21.6.2003).
vijon
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Dëshmorët për Shqipërinë Etnike
DY DËSHMORË TË SHQIPËRISË ETNIKE
Moj Shqipëri n`det sa ke vala, moj Shqipëri n`mal sa ke pisha
aq të ka dashur Rexhep Mala, aq t`ka dashtë Nuhi Berisha!
nëpër baltë e nëpër shi, por t`hareshëm pa ankoja
dy herakë zgjohen pa gdhi, me shumë zell me pak përvoja
aq të ka dashur Rexhep Mala, aq t`ka dashtë Nuhi Berisha!
nëpër baltë e nëpër shi, por t`hareshëm pa ankoja
dy herakë zgjohen pa gdhi, me shumë zell me pak përvoja
s`kishin kohë as për pushime, dashurinë e kishin n`bebe
s`kishin banja për pastrime, as në lëkurë s`ishin pa zgjebe
bënin jetën ilegale, me guxim e me trimëri-e,
n`zemrat tona ideale, shtresë blerimi krenari-e
s`kishin banja për pastrime, as në lëkurë s`ishin pa zgjebe
bënin jetën ilegale, me guxim e me trimëri-e,
n`zemrat tona ideale, shtresë blerimi krenari-e
kur u thye besa e traditës, midis nate n`terr të zi-e
kur iu mbyll dera e mikpritjes, luftuan dy me dymijë-e!!
rrethimi u bë me topa, dhe me qerre ushtarake
as shtrojerë as kishin gropa, i mbante fryma luftarake
kur iu mbyll dera e mikpritjes, luftuan dy me dymijë-e!!
rrethimi u bë me topa, dhe me qerre ushtarake
as shtrojerë as kishin gropa, i mbante fryma luftarake
kërcyen në një bodrum, me revole dhe dy bomba
derdhën gjakun sikur lumë, gjithë natën jehoi kënga!
moj Kosovë të tillë i rrite, dhe u ngritën n`jataganë
moj Kosovë sa u trondite, kur u rrëzuan këta viganë??
derdhën gjakun sikur lumë, gjithë natën jehoi kënga!
moj Kosovë të tillë i rrite, dhe u ngritën n`jataganë
moj Kosovë sa u trondite, kur u rrëzuan këta viganë??
kur dhanë jetën këta dy trima, e n`dukje humbi një garë-e
vdekja e tyre shkrep vetëtima, edhe dalim fitimtarë-e
tash i kemi n`përmendore, emër-artët ndër fabrika
krahëpërkrahë e dorëpërdore, ku punojnë djem e çika
vdekja e tyre shkrep vetëtima, edhe dalim fitimtarë-e
tash i kemi n`përmendore, emër-artët ndër fabrika
krahëpërkrahë e dorëpërdore, ku punojnë djem e çika
vende t`zbrazta mbetën n`klasë, vende t`zbrazta n`fakultete
zemrat tona për t`na i plasë, për t`na lidh në unitete
Moj Shqipëri n`det sa ke vala, moj Shqipëri n`mal sa ke pisha
aq të ka dashur Rexhep Mala, aq t`ka dashtë Nuhi Berisha!
zemrat tona për t`na i plasë, për t`na lidh në unitete
Moj Shqipëri n`det sa ke vala, moj Shqipëri n`mal sa ke pisha
aq të ka dashur Rexhep Mala, aq t`ka dashtë Nuhi Berisha!
SI U VRANË REXHEPI E NUHIU?
(„Zëri“ 14. IX. 1991)
ZËRI: Për të mbetur ky projekt i parealizuar, arrestoheni në momentin kur vriten Rexhep Mala e Nuhi Berisha. A mund të na e përshkruani këtë akt tronditës pak më hollësisht kur dihet se u burgosët ende pa e bërë një vit jashtë burgut?
OSMANI: Aktin tronditës të 11/12 janarit 1984 do ta ndaja në katër pjesë përbërëse:
1. Ilegalët bënin jetë gjysmëilegale, 2. Shokët e punës i kishim në burg dhe punonim me të rinj fillestarë, ku bënin gabime elementare në një rreth të papërvojë, 3. konspiracioni mes nesh ishte i tepruar... Rrethi i papërgatitur bënte që ta humbnim besimin dhe të dilnim e t‘i kryenim punët vetë. Ca të rinj që kishin shkuar te babai i Rexhepit, xha Mehmeti dhe, kishin kërkuar që përmes familjes t‘i mbajnë lidhjet me të në burg, më pas, kur u lirua Rexhepi, as që vinin ta kontaktonin. Tjetri shkon te xha Mehmeti dhe i thotë se për çdo rast Rexhepi mund të strehohej te ai, por i ra pishman dhe nuk e mbajti fjalën (fjala është për Dr. Fehmi Rexhepin, historian!). Rexhepi e Nuhiu jashtë Prishtinës mund të gjenin strehim, por ata nuk donin të largoheshin nga qendra dhe nga puna dinamike. Të shtoj këtu se unë nuk isha në ndërkohë në ilegalitet. Një banesë patën siguruar dhe mund të shkonin më 13 mars 1984, pasi të kryheshin vizitat e gastarbajterëve. Fatale ka qenë që Rexhepi nuk më ka treguar se ka pasur lidhje me Zija Shemsiun dhe grupin e tij të arrestuar në fillim të tetorit 1983 në Beograd. Prej atëherë ne paskëshim punuar fare në sy të organeve policore. Dhe natën e fundit kam shkuar te Sejdi Veseli dhe i kam thënë: I kemi dy shokë në rrezik, na nevojitet një Banesë? - Sejdiu më ka thënë: ”Një javë këtu, një javë aty, një javë atje”. Pasi kam dalë nga shtëpia e Sejdiut, kam hetuar se po më përcjellin agjentët, dhe me të hyrë në banesën që duhej ta lëshonin, Rexhepit e Nuhiut iu kam thënë: “Shokë, më kanë përcjellë dhe banesa është e komprometuar”. Meqë s‘kishim vend tjetër, shkuam te Sejdiu, por ai as na mbante as na përzinte!? Në ndërkohë ka hyrë vëllai i tij dhe ka treguar se një grup policësh po qëndron përpara dyerve. Sejdiut nuk i luajti çehrja. Na këshilloi me gjakftohtësi se mund ta kalojmë gardhin e romëve dhe u bë. Rexhepi më tha të rri aty, se nuk mund të ikja me ta, po unë, pa hamendje, u nisa pas tyre, nga që në atë situatë nuk do të rrija më as për çmim të jetës. Në gardhin me thera e me llamarina, e pata prerë cazë pëlqyerin dhe më rridhte gjaku. Nga kjo është përhapur fjala se kam qenë i plagosur. Nuhiu ka kapërcyer i pari e pastaj Rexhepi më priste majë murit të lartë. Më kapi për gëzofi, po unë rrëshqita dhe rashë lëmuq. Pas një pushimi të shkurtër, u ngrita dhe edhe një herë provova ta kapërceja murin, duke futur këmbën thellë në mur, nga ku ishte e nxjerrë një tullë. Tentova u gjenda majë murit, po shokët nuk i gjeta dot. Disa qenë e minukë më ndiqnin dhe u bë potere e madhe. Kam shkuar te gardhi në jug dhe kam vërejtur se ka policë. Desha të shkoj kah lindja e të dal më hekurudhë. Atje dyert e llamarinta të mbyllura, dhe në ndërkohë kanë dalë e më kanë rrethuar romët me thika e sëpata. Në atë moment e lutja zotin që të vijë policia e të shpëtoja nga romët! Romët mendonin se jam hajn. Më Futën në korridor të një shtëpie dhe pas pak erdhën policët. Me vete kisha një bombë „Kragujevkë“. Do ta aktivizoja po të vinin udbashët. Po ata erdhën pasi më çarmatosën milicët dhe më futën në veturë. Kështu u kuptua se shokët kapërcyen murin e vdekjes, ndërsa unë ngela në kthetrat gjakatare të kriminelëve. Në ndërkohë e kishin arrestuar edhe Sejdi Veselin. Të shtoj se kur ia kemi filluar punës, Rexhepi ka qenë luftëtari më revolucionar. Kushdo që ta legjitimonte, atypëraty do ta hante plumbin në ballë. Ata të dy i kanë pasur revolet “Zig” me nga 100 fishekë.
NUK DESHA TË BESOJ SE MUND TË VRITEN TRIMAT...
ZËRI: Do të thotë, Ju keni menduar se ata kanë shpëtuar nga kthetrat policore?
OSMANI: Kështu kam menduar katër pesë-muaj. Gjatë kësaj kohe as vizitat nuk më janë lejuar. Një ditë gazeta serbe „Veçernje Novosti“ po e përcillte një bisedë të Rrahman Morinës, i cili hardallosej para padronëve të vet të Beogradit, duke i shpjeguar rezultatet e UDB-së të Prishtinës, dhe shtonte se dy prej tyre janë vrarë: „inace kolovodje su“ (pra, udhëheqës janë). E mbuloja fytyrën me gazetë që të mos më hetojnë shokët e dhomës, po nuk isha i sigurt se mos piskatja i lemerisur. Shikoja anës gazetës, ata luanin shah dhe pandehja se nuk kisha lëshuar zë. Nuk e di se si nuk kam pësuar thyerje të plotë nervash. Kështu e kalova tronditjen e parë, duke shpresuar ende se nuk është fjala për shokët e mi. Pas nja dy javësh, më thirrën në Sekretariat dhe më njoftuan, madje duke më thënë se unë do të duhej t‘i kisha këshilluar, meqë isha më i vjetër. Iu thashë se ju i keni „këshilluar“ e keni lidhur Rexhepin me këmbë në plafon dhe i keni futur kripë në gojë, derisa ishte në burg. U çirren se s‘është e vërtetë! Unë jua përsërisja këtë duke iu thënë se Rexhepi më ka treguar. Ma ndërprenë bisedën dhe nuk më incizuan më me një magnetofon të madh, që kësaj radhe nuk e fshihnin fare.
Por, as këtyre tipave nuk i besova se shokët e mi ishin vrarë. Pastaj vinin të burgosur nga jashtë e prej qelive të tjera; shpjegonin detaje e detaje të reja e tronditëse, ndërsa pezmi e lotët më përsëriteshin vazhdimisht: unë është dashur të vdes se jam më i vjetër e jo ata! Përse vdekja është kaq e padrejtë? Po ashtu më vonë nuk pushonin shpifjet e mendjelehtëve e të gojëkëqijve se unë i paskësha qitur në pritë. Kjo ishte më e rënda. Por e kam një imunitet që kundërshtarët e mi zhduken sikur bryma përpara diellit. Më parë unë tok me Hanife Malajn i kemi përcjellë për në botën e jashtme. Nuhiu e kishte gabuar rrugën, dhe dy ditë e dy net kishin bredhur nëpër kufirin slloven dhe janë kthyer. Si ka qenë kjo e mundur fare?
Duhet shtuar këtu se Nuhiu ishte më „plak“ se ne të dy. Nuk e njihnim qytetin, e ai na merrte për dore si kalamaj. Shpesh nëpër do rrugica e shpesh nga oborri në oborr. Po të binin ata në dorë e po t‘i bënin të flisnin, do të burgosej gjysma e Prishtinës. Nuhi Berisha (Nazmiu ynë legjendar) ishte ambientuar me moshatarët, me fëmijë e me të vjetër, me burra e gra, me pleq e plaka. Të gjithë e konsideronin vëlla apo bir të tyre. Ata mburreshin ta takonin ilegalin. Nuhiu i kishte ngopur me literaturë dhe ata i ishin mirënjohës sa edhe sot flasin me admirim e lot për faqe për të...
ZËRI: Këtyre ditëve, pas daljes nga burgu, Kosovën dhe shqiptarët i gjetët krejtësisht në rrethana të reja politike. Cili do të ishte mendimi i Juaj për zgjidhjen e çështjes gjithëshqiptare në hartën e re të Evropës së bashkuar?
KUR TË BIE... MOS QANI, SULUNI PËRPARA!
OSMANI: Këtu i gjeta dy të arritura të mëdha: pajtimin e gjaqeve dhe solidaritetin-përballimin stoik të bllokadës së egër ekonomike nga Serbia neofashiste. Zgjidhjen e çështjes gjithëshqiptare do ta bënin burrat kombëtarë dhe ndërkombëtarë, njerëzit eminentë të Kosovës e të Shqipërisë dhe të botës: mendoj në ekspertët botërorë me prejardhje shqiptare dhe me miqtë e Shqipërisë.
Servantesi është i amshueshëm për dy personazhet e papërsëritshëm, Don Kishotin e Sanço Pançon. Të këtillë ka edhe në politikë. Nuk mund të bëjnë bashkimin gjithëkombëtar grupet e grupacionet, as klanet e klikat, arrivistë e arrogantë patologjikë. Atë mund ta bëjnë ithtarët e drejtësisë, siç thotë veprimtarja dhe arsimtarja Nazire (Zogaj) Curraj. Pra, nuk bëhet bashkimi kombëtar duke i gjykuar njerëzit pa gjyq. Nuk mund të thuhet aq lehtë se të gjithë ish udhëheqësit e Kosovës janë tradhtarë. Pse? Sepse thuhet: sa dittë gjë aq e gjettë gjë! Ato që bëhen nga padituria, nuk janë vepra tradhtie. Ato janë çështje të historisë.
ZËRI: Edhe pse niveli i vetëdijes tonë politike në shkallë kombëtare është ngritur lart, kundërshtarët i kemi gjithnjë i më agresivë. Si do ta komentoni këtë?
OSMANI: Shumica absolute e inteligjencies të sotme serbiane është çetnike-neofashiste. Në atë mishmash djalli, është një grup i vogël intelektualësh të cilët në radhë të parë janë njerëz, e pastaj rastësisht serbë ose malazias: Koço Popoviqi, Dushan Dragosavci, Bogdan Bogdanoviqi, Dr. Ivan Gjuriqi, Prof Dr. Zagorka Goluboviqi, Mirko Kovaçi, Sonja Biserko, Mihailo Kovaçi, Trifun Pavloviqi-Kaçurreli, Lazar Stojanoviqi, Jevrem Bërkoviqi, Zoran Petroviqi-Piroçanac, Natasha Kandiqi, Millan Nikoliqi etj.
Rinia Serbiane është e degjeneruar deri në palcë. Ajo është perverse dhe e paaftë për jetë dhe për luftë. Pas krismave të para, do të dezertonte në masë. Ndërsa rinia jonë është e shëndetshme dhe përparimtare, e vetëdijshme për momentin historik, e esëllt dhe e gatshme të vdesë për liri, me dy fjalë në gojë: liri ose vdekje! Këtë do ta ilustronte gjendja politike dhe e politikanëve. Në momentet e shtrembra historike çfarë është kjo e tashmja, në një pushtet shumëvjeçar represiv, barometër i kulturës dhe i civilizimit është numri i të burgosurve politikë. Derisa ne patëm dhe kemi pasues, të burgosurit serbë e malazias të Goli-Otokut, ngelën pa pasues për faqe të zezë?! Më i miri prej tyre, pa dyshim, se është Vllado Dapçeviqi, por mjerisht i vetmuar. Të shtoj se jemi popull vital dhe, edhe pse ishim në burgje, punët tona i kryenin të tjerët jashtë. Etja për liri nuk na la të shkapërderdhemi. Familjet tona nuk u shthurën, duke iu falënderuar grave tona. Shtëpitë tona u bënë çerdhe qëndrese. Duke u nisur nga kjo, në burg kam shkruar romanin „Nuset tona“, në të cilin trajtoj qëndresën e popullit shqiptar, me theks të veçantë rolin e grave në këtë aspekt.
ZËRI: Në vitet ‘60 merreshit me letërsi. Pastaj u dëshmuat si veprimtar politik. Cilës fushë do t‘i përkushtoheni në të ardhmen?
OSMANI: Edhe njërës, edhe tjetrës, Letërsia dhe politika mendoj se ushqejnë njëra-tjetrën.
ZËRI: Në fund, keni për të shtuar diçka?
OSMANI: Po. Shënojeni një aforizëm të R. Malës: „Veprimtari nuk duhet të lejojë që ta kapin sikur lepurin çalaman“ dhe, një si porosi timen: „Kur të bie përdhe, nëse më doni, mos qani. Suluni përpara!“
Intervistën e bëri, FARUK TASHOLLI
vijon
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Dëshmorët për Shqipërinë Etnike
PJESA E DYTË
LETRA
Letra e parë
RUAJTJA E SEKRETIT
(Gabelët shqiptarë duhet ta fillojnë procesin e çgabelizimit)
Në kushte të jashtëzakonshme, Atdheut i nevojiten njerëz të jashtëzakonshëm: gruaja e cila ia tregon burrit fundin e zemrës dhe fundin e arkës, - nuk është grua e mirë.
Kjo thënie kuptimplote popullore-shqiptare do të jetë krijuar në kushte të vështira robërie e varfërie: i vjen njërit një mysafir dhe i zoti i shtëpisë ra në siklet. Gruaja e hetoi se burri ka një sëkëlldi, dhe e pyeti se ç‘kishte? Ai i tregoi se s‘i kishte mbetur asnjë kokërr sheqer, për t‘ia pjekur një kafe mysafirit të keq, se prej mysafirit të mirë, nuk do të ngushtohej edhe aq. Sakaq, gruaja e nxori nga fundi i arkës një kile sheqer! I zoti i shtëpisë u befasua këndshëm: nuk e paskësh njohur gruan e vet nikoqire!?!
Anekdota tjetër: gabelin e pyesin se ç‘kishte në atë pako që po e bartte?
„Sekret ushtrie!“
„Po a është e rëndë?“
„Si nuk na qenkësh i rëndë municioni!?“ - gabeli atypëraty sekretin e bëri publik!!
Gabelët (për sjellje rrugaçërie, gabel quajmë rrugaçët e çdo populli, - pra, fjalën e kemi për gabelët shqiptarë) edhe për çështje kombëtare flasin shlirshëm: në banesë, në rrugë, në kafene!!! Pa iu frikësuar as veshit të spiunëve, as veshit të teknikës moderne!!??
Fjala popullore thotë: Budalla edhe kur do të të kruaj - të qorron! Pra, kemi në meset tona spiunë të paguar dhe denoncues pa pagesë!!
Një bisedë:
“Përse Maliqo më ke paditur?”
“Jo qe besa, nuk të kam paditur, vetëm se i kam kallëzuar kryetarit të komunës!!”
Pra: për Bashkimin Kombëtar dhe Territorial (për Shqipërinë Etnike), bisedohet e dertohet në rrethe të ngushta homogjene; - me konspiracionin më të thellë që mbanë mend historia njerëzore e luftërave.
Përse? - sepse kemi të bëjmë me një sistem policor-ushtarak të Serbisë. Andaj edhe duhet të ngrihemi mbi nivelin e tyre policor-ushtarak.
Personat e organizuar në këtë mënyrë: janë vigjilentë, të vëmendshëm, të kujdesshëm për çdo gjë e për çdo kë, në çdo situatë. Vetëm shtazët s’kujdesen për njëratjetrën, po vetëm për vete.
Tregtia, për shembull, është e lejueshme, por vetëm tregtia korrekte, jo duke gllabëruar shokun, mikun, fqinjin. Në shenjë proteste kundër këtyre sjelljeve njeringrënës, lindën strofat:
Kafja ime, kafja jote...
jo të gjitha me filxhan
disa i duakan me kovë
e të tjerët me kazanë!!
Ose:
Fjala jote m‘u bë karrem
leku im t‘u bëftë verem!!
U përmend veshi, po nuk u përmend syri-blic, që të shoqëron e të shpon shpat më shpat!!
Andaj, personat të cilët nuk mbajnë fshehtësi, janë krahasuar me vitrinat: pa hyrë në dyqan, shihet se çfarë malli ka brenda! Prandaj, personi shoqëror duhet të jetë kështjellë e fortifikatë e pazbulueshme.
21 larcor 1997
Juaji, Vrana Konti
Letra e dytë
BETIMI SOLEMN
Të nderuar veprimtarë e veprimtare!
Në letrën e kaluar thamë ca fjalë për Ruajtjen e Sekretit:
Ju do ta keni përpunuar (“që është përpunuar për ta bërë të gatshëm, për t‘ia rritur vlerat a për t‘i shtuar elemente të reja.” - shih: “Fjalori i Shqipes së Sotme“ f. 909) në Qeliza Dyshe e e mandej në Qeliza Treshe, dhe kur veprimtarët e veprimtaret do ta kenë kuptuar fare mirë rëndësinë e ruajtjes të sekretit, - rendi e kërkon që ta japin Betimin Solemn.
Betimi është origjinal yni - kosovar, por edhe me një gërshetim të tekstit „Betimi Athinas“: që çdo 20 vjeçar athinasi e bënte në prani të prindërve e të arkondëve, para se të hynte në jetën politike.
Fjeta paraprakisht është e stolisur me Flamurin Kombëtar e me Portretin e Skënderbeut: mbi tavolinë qëndron revolja, garantuesja më e mirë për betimthyesin:
Me grushtin e ngritur lart, Betohem Solemnisht përpara Flamurit tonë Kombëtar, përpara shokëve e shoqeve, si dhe përpara Portretit të Lartë të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti - Skënderbeu, se gjithë jetën do t‘ia kushtoj luftës për Bashkimin Kombëtar dhe Territorial. Betohem se në veprimtarinë time ilegale, do të mbaj konspiracion të thellë dhe se nuk do t‘i tejkaloj autorizimet e dhëna nga eprorët e mi, për asnjë grimë. Betohem se për Luftën tonë të Shenjtë, për Shqipërinë Etnike, nuk do ta kursej as mundin, as mallin, as gjakun, as jetën, as familjen time.
Betohem që t‘iu bindem ligjeve, të nderoj kanunet pozitive të të parëve, të mos çnderoj armët e mia, të mos braktisë kurrë shokun e të njëjtit rresht në betejë, të luftoj deri në frymën e fundit për të mbrojtur altarët dhe tokën e Atdheut; dhe në fund të bëj çdo përpjekje për ta lënë Atdheun dhe popullin tim, në gjendje më të mirë nga ç‘e gjeta.
Betohem për angazhimin tim maksimal-vetëmohues në punë për rimëkëmbjen e shoqërisë tonë dhe të familjeve tona.
Betohem se do ta kem në ndërgjegje dhe do të kujdesem për fatin e familjeve të shokëve e të shoqeve të mija, sikur edhe për familjen time.
Dhe në qoftë se tradhtoj, mos i shpëtofsha dorës së pamëshirshme të popullit tim - betohem!
Me këto synime e qëndrime, ju urojmë suksese dhe mbarëvajtje në të ardhmen, për fitore të reja, të bashkimit të trojeve tona të copëtuara në ngastra, me fajin e armiqve të brendshëm bajraktarë, dhe me fajin e armiqve të jashtëm shovinistë e fashistë: me forca të bashkuara, fizike e mendore, ta bëjmë Shqipërinë etnike.
Kjo dhe vetëm kjo mënyrë pune, do ta bëjë kthesën: profesionale, personale, familjare, kombëtare e ndërkombëtare. Ky është faktori i brendshëm, që do detyrojë faktorin e jashtëm që të mendojë ndryshe për ne: zotën të trojeve tona, - të aftë për t‘u çliruar dhe për t‘u vetëqeverisur.
Rekruti i Ri shqiptar: shkunde nga vetja, nga familja jote dhe nga populli yt - turpin e robërisë!
Dhe hallall të qoftë qumështi i nënës shqiptare!
Ja liri - Ja vdekje!
25 mars 1997
Juaji, Kont Urani
(botoi „Drita“ nr. 15/19979 f. 4.)
Letra e tretë
PARTIA E LUFTËS E KOSOVËS
(PLK)
Viti 1983: 3 vjetori i Kryengritjes Popullore të vitit 1981. Kadri Osmani e Rexhep Mala kishin përfunduar dënimet dhe ishin liruar nga burgu. Ata vrik ranë në kontakt me Nuhi Berishën, ilegal. U informuan hollësisht se veprohej me intensitet nëpër Qeliza dhe Grupe ilegale: po ato Qeliza e ato Grupe kërkonin punë dhe urdhra!? E kush do t‘i jepte ato, kur ata ishin të gjithë të barabartë!?
Po mosha dhe sidokudo përvoja dhe verifikimi i tyre i qindpërqind në ato punë, besimi që kishin shokët e shoqet tek ata: sepse iu drejtoheshin duke i konsideruar udhëheqës, u detyruan të ndërmerrnin diçka.
Kështu, më 5 Dimëror 1983, në një shtëpi private, në Tauk Bahçe në Prishtinë, shokët: Kadri Osmani, Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, mbajtën Mbledhjen Plenare dhe themeluan Partinë e Luftës të Kosovës. Seanca e dytë do të vazhdonte me treshin tjetër në Mërgim...
Procesverbali dhe dokumentet tjera përcjellëse, është dashtë të kalohen ilegalisht në Diasporë?
Meqë sistemi jugosllav ishte ushtarako-policor, ata u detyruan që ta ndërronin formën e organizimit; për ta rrëzuar atë sistem, u orientuan dhe formuan Shtabet Operative.
SHOM/K/ - Shtabi Operativ Madhor-Kryesor: ky shtab do të përfshinte gjithë trojet e pushtuara.
SHOM/Rr/ Shtabi Operativ Madhor - i Rretheve: këto Shtabe do t‘i zbatonin urdhërat e SHOM/K/ në çdo Rreth veç e veç; Rrethi i Gjilanit përfshinte: Komunën e Gjilanit, të Kamenicës dhe të Vitisë; Rrethi i Ferizajt përfshinte Komunën e Ferizajt, të Kaçanikut e të Lipjanit, e tutje me radhë...
SHOSH - Shtabet Operative Shkencore: këto Shtabe më tepër do të kishin karakter këshillëdhënës, dhe do të formoheshin aty ku ka kuadro?
SHOQ - Shtabet Operative Qarkore, do të formoheshin aty ku ka edhe Gjyqe Qarku, dhe do të zbatonin urdhrat e SHOM/Rr/ në çdo Qark veç e veç;
SHOR - Shtabet Operative Rajonale: do të zbatonin urdhrat e SHOQ-it, dhe do të formoheshin në çdo Bashkësi Lokale apo në Ndërmarrje të mëdha: këto Shtabe do të udhëhiqnin Njësitet Guerile në çdo fshat e në çdo rrugë. Njësitet Guerile fillimisht do të punonin në Treshe me një udhëheqës ndërlidhës, e pas verifikimit në praktikë, do të punonin në Nëntëshe apo edhe në Njëmbëdhjetësha: të cilat, me kalimin e kohës, do të ngriheshin në Togje, Skuadra, Brigada...
Shtabet për fillim kishin nga tre persona: Komandanti, Komisari Politik dhe Kryetari i Rinisë: ky kishte për detyrë të formonte edhe Policinë Sekrete të Shërbimit Informativ Kundërinformativ.
Të gjitha këto ishin përvijimet e para në zgjerim e sipër.
Për zbatimin në praktikë të këtij sistemi, nevojiten kuadro profesionale ushtarake-policore: me kurse e me shkolla gjegjëse.
Konsiderojmë se edhe këto Letra, në atë vazhdë japin një ndihmesë modeste... Autori ka pas për detyrë ta përcjellë përvojën e vet e të shokëve të vet...-me kërkesë të veprimtarëve.
Dhe të gjitha e gjithçka: në bazë dhe në vazhdë të Betimit Solemn!
Ja liri - Ja vdekje!
31 mars 1997
Juaji, Vrana Konti (Kadri Osmani)
vijon
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Dëshmorët për Shqipërinë Etnike
Letra e katërtë
SI KTHEHET PADITURIA E PLOTË NË DITURI TË PLOTË?
-Dialektika e Mendimit Njerëzor-
Njeriu (normal) ka pesë shqisa: shqisën e të parit (sytë), shqisën e të dëgjuarit (veshët), shqisën e të nuhaturit (hunda), shqisa e të shijuarit (gjuha) dhe shqisa e të prekurit (lëkura).
Me anë të shqisave, njeriu merr informatat e para nga rrethi objektiv: sheh, dëgjon, nuhatë, shijon, prekë. Populli thotë: Bukën e grunjtë e njoh nën plaf! Pra, me anë të të prekurit, jo vetëm që i njohim vetitë fizike të objekteve: ftohtë-nxehtë, fort-butë, rrumbullakët-qosheli... por edhe cilësinë e bukës... Me anë të të nuhaturit: erë e mirë-erë e keqe; edhe përtej murit ne nuhasim e mësojmë në ka një livadh me lule apo një stërvinë? Me anë të të shijuarit: gjellë, pije... e mirë-e keqe? - e thartë-e ëmbël...
Këto njohuri (të cekta shqisore), ndryshe i quajmë: njohuri të para (lëndë e parë!), - i përcjellim në kokë (tru). Atje përpunohen informatat, prej nga nxirret teoria përparimtare. Dhe vetëm pastaj, konkluzionet tona i shpallim me gojë ose me shkrim. Populli thotë: me të rrudhurit vetullat, në kokë krijohet një plan. Pra, me anë të të menduarit të thellë, mendimimit të gjatë dhe rropatjes torturuese për një çështje, - del teoria e shëndoshë: Njohuria Racionale.
Ç‘është kjo? - me Njohurinë Racionale shkencëtarët e kanë krahasuar kokrrën e drithit: teorinë e ke sikur kokrrën e drithit në shuplakë të dorës; por edhe si e tillë, sërish është e vdekur! Sikur kokrra e drithit që mbillet, dhe nga një kokërr, marrim 10, 100... Pra fitojmë në sasi dhe në cilësi edhe teoria zbatohet dhe verifikohet në praktikë. Nga praktika e re në të menduar, nga nxjerrim një teori edhe më përparimtare dhe sërish në praktikë... Kjo mënyrë ciklike e të menduarit, quhet mënyra Dialektike e Mendimit Njerëzor.
Metoda realiste ishte tepër e kufizuar dhe nuk shkonte më tej.
Këtu hyjnë edhe: interesimet dhe dispozitat e vetë personit, njohuritë paraprake të fituara nga bisedat me njerëz dhe nga leximet, pësimet dhe mësimet...
Shkencëtarët teorinë revolucionare e kanë krahasuar me muzikën, kurse praktikën revolucionare e kanë krahasuar me vallen: pa teori revolucionare, s‘ka praktikë revolucionare, ani se praktika është më e rëndësishme se teoria, dhe teoria verifikohet në praktikë. Njajze sikur që pa muzikë s‘ka valle, ani se vallja është më e rëndësishme se muzika: kur fillon vallja, shikuesit shikojnë vetëm këmbët e valltarëve e as iu bie ndërmend ta dëgjojnë muzikën!
E treguar me skemë, duket kështu: shigjetat shkojnë nga shqisat në tru, nga truri në gjuhë, - komunikim. Kurse tek ata të cilët shigjetat nga njohuritë shqisore shkojnë drejt e në gjuhë, ata nuk janë njerëz, ata janë: njerifonë, gojafonë - në krahasim me aparatet magnetofona...
15 prill 1997
Juaji, Kont Urani-(Kadri Mani)
Letra e pestë
SPIUNAZHI DHE KUNDËRSPIUNAZHI
(Çudira e Tetë e Botës)
Ndjeshmëria në politikë, është me polaritet të kundërt me ndjeshmërinë në medicinë: patriotizmi i përfshinë më të shëndoshët, sëmundja më të dobëtit!
Andaj edhe këto dy shkenca (politika-medicina) kanë role të kundërta: politika merr masa preventive për më të shëndoshët e mjedisit, kurse medicina merr masa preventive për të për më të dobëtit e mjedisit.
Dhe derisa medicina gjakpakët i vendosë nëpër karantina për t‘i ruajtur nga sëmurjet ngjitëse, si më të paimunitetët që janë; - politika i burgosë gjakshumët, që të mos e infektojnë mjedisin me patriotizëm nacional!!
Pra: për medicinën më i dyshimti në familje është më i dobëti, - për politikën (antikombëtare) më i dyshimti në një familje është më i shkolluari...
Metodat klasike të zbulimit
Policia dyshon në një anëtar të familjes dhe i vihet në përcjellje. Shtëpia e të dyshimtit mund të jetë në qytet, në fshat apo edhe në bjeshkë. Shefi i policisë formon dy apo më shumë ekipe përcjellëse: ato ekipe nuk dinë për njëratjetrën, dhe dërgojnë raportet e shifruara. Shefi i krahason përputhshmëritë apo mospërputhshmëritë e raporteve dhe besnikërinë e tyre?
Interesimi i parë është: rrethi familjar, miqësor e shoqëror i të dyshimtit. Thjesht, mbi tavolinë vihet një tabak i madh letre e bardhë ku, bëhet skema e farefisit; - cilët nga ata mund të jenë kundërshtarë aktualë, e cilët kundërshtarë potencialë, - lojalë ndaj pushtetit ose spiunë potencialë?? Kështu që, kontaktohet me të gjithë dhe testohen të gjithë (në mënyra të ndryshme: drejtpërdrejtë ose tërthorazi - pahetueshëm); shënimet mblidhen dhe përpunohen në mënyrë kompjuterike.
Në shtëpinë e të dyshimtit shkon: “miku”, “shtegtari”, “rojtari i pyllit”, “elektricisti“, “hidrauliku”...
Nëse ata poteza dështojnë, apo nuk tregohen mjaft efikas, vijojnë poteza tjerë: me anë të pushkës speciale, nga largësia, ia ngulit “rriqrën” në shtalka (çerçive) të dritareve - dhënës i pëshpëritjeve në dhomë: - marrësi qëndron në aparaturën e veturës të policisë deri më 300 metra largësi. Ose: policia bashkëpunon me grupe vjedhësish dhe ua jep për detyrë (duke i ruajtur me përcjellje anash) - le të vjedhin për vete çfarë të duan, para apo stolira, kurse për policinë - dosjet e letrave, albumet me foto?
Metodat moderne të zbulimit
Gjendet një “mik” diku (në vend apo në Diasporë) dhe ta dërgon një letër: “pulla postare” i përcjell zërat pëshpëritës nga fjeta jote deri në 50 metra largësi!
Në njërin nga librat në vitrinë, në mënyrë të fshehtë, instalohet kamera miniaturale për sogjetime sekrete. Ajo pandërprerë incizon përmes një vrime të madhësisë të vrimës të gjilpërës, e cila me zor bie në sy dhe e maskuar mirë. Kamera mund të rregullohet edhe për incizime në errësirë. Fotografitë përcillen me frekuentim mikroskopik të marrësit me lidhje të videorekorderit e monitorit. Montohet edhe në sahatin elektrik apo në orendi tjera, të cilat nuk nxisin dyshime në banesë apo vendin e punës.
Përmes dentistit-bashkëpunëtor i policisë: ta montojnë „rriqrën“ në blombë të dhëmbit! - e marifete tjera pambarim...
Sakatët - spiunët më të rrezikshëm
Në kukëzat e invalidit apo në karrocën e tij, ka vende të bollshme për instalime të tilla e të ngjashme, madje edhe për kamerë! Sakati i zellshëm edhe mund të merret me shitjen e çikërrimave dhe të depërtojë gjithku... Ai i stopon automjetet dhe e marrin të gjithë, madje edhe automjetet ushtarake! Përvetësimi i tij dhe ndërrimi i kahes, ka rëndësi të veçantë në kundërzbulim...
5 maj 1997
Juaji, Vrana Konti
PJESA E III-të
P O L E M I K A
ZHGËNJIMET PRISHIN SHPRESAT, SIKUR EGJRA GRURIN
Që kur kemi lexuar shkrimtarët e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, në përgjithësi, e në veçanti Andon Zako Çajupin dhe Filip Shirokën, unë e Gruaja ime, në rast të çdo mosmarrëveshje a konflikti, apriori përkrahim gratë dhe qortojmë burrat.
(Kadri Osmani)
Në pranverën e vitit 1992, u arratisa nga Prishtina në Tiranë: nuk jam katandisur larg, po mendoja, të shërbej për lidhje Kosovë-Shqipëri-Diasporë: dhe do të kem filluar t`i kujtoj shokët e shoqet e burgut, jo vetëm jo pa mall e pa nostalgji të theksuar, por hopehope, edhe deri në kufij të sentimentalizmit e të melankolisë, prekëse e trishtuese, që na ndau dushmani pushtues...
Në Tiranë, më 17.5.1992
I dashur shok Emrush, Tungjatjeta!
Në bllok kam të shënuara ca parti e organizata, dhe jemi duke shqyrtuar mundësitë e bashkimit në një organizatë a parti të vetme të madhe mbarëkombëtare: LPRK, Partia Komuniste e Shqipërisë (kryetar Hysni Milloshi), Partia Shqiptare e Bashkimit Demokratik në Prishtinë (kryetar Zaim Beqiri dhe sekretar Fatos Aliu), Organizata e Bashkimit Kombëtar në Tiranë, ish-Fronti Demokratik (sekretar Zeqir Lushi), Partia Demokristiane në Prishtinë (kryetar Lazër Krasniqi), Klubi Demokratik Shqiptar në Prishtinë, Organizata Revolucionare Shqiptare-ORSH (kryetar Kadri Osmani-( tash po e dekonspiroj emrin tim, ngase ka qenë ilegale), Partia Popullore Shqiptare-PPSH (kryetar Bashkim Drizi)...
Pas ca bisedave me shokë, u pa e nevojshme që të formohen komisione përkatëse për shoshitjen dhe sitjen e mundësive dhe të pengesave eventuale, që mund të paraqiten,- gjer në një Konferencë Zgjedhore, ku do të bëhej bashkimi dinjitoz ( pa u s h k r i r ë dikush te dikush!!!).
Po jua përkujtoj se nuk më keni ftuar (as si mysafir!), në Mbledhjen e Tretë të LPRK!?!- arsyetimi se delegatët i ka dërguar baza,- në rastin konkret nuk qëndron: shokët e mi, përmes të cilëve më 1983 i mbaja lidhjet me ju (Rexhep Mala e Nuhi Berisha, tashmë dëshmorë), s`kanë pasur mundësi të jua plotësojnë atë teke tuajën!!! Dhe kur injorohet elementi a k t i v,- ashtu edhe do të përfundojë.
Pa marrë parasysh ato e të tjera të ngjashme, jam në gjendje të përpi edhe një qerre me ferra për çështje të kombit e të atdheut: urgjent të ulemi e të bisedojmë shtruar, si ju ka hije burrave; se vetëm një parti mbarëkombëtare do të bënte mrekullira, do ta bënte edhe Kuvendin Kombëtar, që ka hy në rrugë pa krye?
Nuk më ka pëlqyer atëherë, e aq më pak tash, sjellja jote e butë ndaj Rrustës!?!- pyes: a nuk je liruar nga familjarizimi, apo për çfarë është fjala!?! Për Intervistën, ai do një dënim të lartë? Kam dëgjuar se e ka qortuar edhe Nëna, po fjalët i merr era dhe nuk llogaritet reagim, po që se nuk është publik?
Po ju kërkoj falje shokëve, që po të drejtohem Ty personalisht,- kështu e pashë të udhës për dy arsye, e para, pse Ti më njeh më mirë se askush, dhe e dyta, pse ende nuk jam zyrtarisht i autorizuar që të bëj një kërkesë zyrtare.
Të fala Ty, familjes dhe shokëve.
Kadri Osmani
(nënshkrimi)
Emrush Xhemajli
Blumenrain 3
CH-2503 Biel/Bienne
T./F.0041/ 32 25 14 62.-
I nderuari vëlla Kadri,
përmes kësaj letre të përshëndes përzemërsisht. Njëherit të informoj(ë) se letrën tënde e mora. Për përmbajtjen e letrës (bashk(ë) me letrën tënde) i vura në dieni shokët këtu jasht(ë) dhe në Kosovë.
Kritikat që m(`) i ke dhënë mua në letër më bëjnë edhe një herë të kuptoj(ë) se çdo gjë që të bësh e mendosh për mua i bën(ë) duke u nisur nga qëllimet më fisnike dhe për të mirën time.
Mir(ë)upafshim!
Vëlla i juaj, Emrushi(.)
(nënshkrimi)
23.06.`92
Kjo është letra e parë dhe e fundit e “vëllait”- ( gabimet ia futa në kllapa).
Në shtojcë po jua dërgoj fotokopjen e kopertinës të librit (ju duhet ta keni këtë libër në vitrina!?!) me intervista “Spektër Shqiptar”-1994 (ku janë intervistuar nëntë veta: Ukshin Hoti, Agim Vinca, Petrit Kalakula, Hysni Milloshi, Tomorr Dosti, Srevet Pëllumbi, Neritan Ceka, Hazir Shala dhe Ramiz Kelmendi);- të bërë tinëzisht nga unë, në mënyrë bizare e zuzare: pa ma tërhequr vërejtjen se po ndahen nga unë për shkaqe ideologjike marksiste-leninise-staliniste-hysnimillosheviqiste!!!
Në Tiranë, më 21.11.1992
vijon
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Dëshmorët për Shqipërinë Etnike
LUFTËTARI I PAEPUR - KADRI OSMANI
Drita: Kah mesi i viteve të 80-të një gazetë serbe pat shkruar se si janë vrarë dy heronjtë: Rexhep Mala e Nuhi Berisha. Në atë gazetë thuhej se ju keni qenë me ata, por në përpjekje për të ikur iu kanë zënë. Ç‘ka mund të na thoni për këtë moment të rëndësishëm të historisë sonë më të re?
Z. Kadri Osmani: Kjo është një nga historitë më të dhembshme të jetës sime, ku unë i humba dy shokët kurse Kosova dhe Shqipëria dy patriotët që rrallë lindin ndonjëherë! Ishin vitet e luftës për jetë a vdekje mes lëvizjes sonë ilegale dhe UDB-ës jugosllave. Kështu, shoku ynë i ilegales Njazi Korça u inkuadrua në një kuzhinë punëtorësh. Gjatë kryerjes së analizave të gjakut, takohet me laborantin Sejdi Veseli.
Sejdiu “dashurohet” në mbiemrin Korça të shokut tonë, i cili në vërtetë nuk ishte fare nga Shqipëria, por nga Gallapi, Veriu i Kosovës. Pas disa kohe, me ndërmjetësimin e Njaziut, në bazë të kërkesës së disahershme të Sejdiut, unë u njoha me Sejdiun, e ku ishte i pranishëm Rexhep Mala dhe një shok i Sejdiut, Rrahman Bahtiri. Mbrëmjen kritike kam shkuar te Sejdiu dhe ia kam dorëzuar një pako me literaturë. I kam thënë se dy shokë ilegalë duhen strehuar. Ai pranoi t‘i strehojë shokët në fjalë. Me të dalë nga Sejdiu kam vazhduar rrugën për në vendstrehimin e shokëve ilegalë. Kam vënë re se në qoshe të rrugës më pa një spiun. Sapo hyra në dhomë i lajmërova shokët për këtë. Ata ngelën pa tekst, sepse s’kishin vendstrehim rezervë. Në këto çaste dramatike iu kam treguar për bisedën që kisha pasur pak çaste më parë me Sejdiun dhe për gatishmërinë e tij për t‘i pranuar ilegalët. Kemi dalë jashtë duke bredhur rrugicë më rrugicë në mënyrë që t‘ia humbnim gjurmët UDB-ës, e cila eventualisht mund të na përcillte. Shkuam në shtëpi të Sejdiut i cili u lig kur na pa. E mohoi se na kishte ofruar vendstrehimin! Rexhep Mala i nervozuar nga sjellja e Sejdiut i nxorri nga xhepi disa trakte e i futi në stufën e skuqur. Ne rrinim pezull as këtej e as andej. Dilte se jemi futur në shtëpi të paftuar!? Në këtë situatë befas futet në dhomë i vëllai i Sejdiut, Shema. Ai tha se jemi të rrethuar nga një mori policësh. Rexhepi më tha të qëndroja këtu sepse mendonte se unë nuk mund të vrapoja. Unë nuk mund të rrija aty ku më mohohej mirëseardhja e premtuar. Pas disa çastesh dola në oborr dhe desha t‘i ngjitem një muri, sipër të cilit tashmë ishte ngjitur Rexhepi i cili më ndihmoi edhe mua. Por mua më rrëshqiti këmba edhe rashë. Pas dy tre minutave u ngjita mbi mur, por shokët tashmë nuk i pashë. Si të thërrisnim njëri tjetrin, kur secili prej nesh e dinte se jemi të rrethuar nga UDB-a? U përpoqa të ikë por disa qen të vegjël më kapën për pantallona. Në këtë tollovi e kam parë veten në oborrin e një familje rome, e cila me sëpata e tërfurq desh më mbyti! E lusja zotin të vijë policia e të më shpëtojë nga zallahia! Dhe, njëmend, policia nuk u vonua aspak. Unë e kisha një bombë dore të cilën doja ta zbrazi ndaj udbashëve. Por, ata të mençur, i kishin dërguar milicët shqiptarë të më marrin. Këtyre iu dhashë bombën. Në xhepa ma gjetën edhe pasaportën e Bajram Doçit, me të cilën doja të dal në perëndim. Torturat që i kam përjetuar pas kësaj për t‘i zbuluar emrat e shokëve janë të papërshkrueshme. Kjo zgjati afro katër muaj. Gjatë kësaj kohe unë shpresoja se shokët e mi kishin arritur të iknin nga duart e UDB-ës. Meqë nuk më linin të takohem me familjen time, unë nuk dija asgjë për fatin e shokëve. Një ditë, disa serbë, në dhomën ku unë isha, e kishin marrë gazetën “Veçernje Novosti”. Aty Rrahman Morina lavdërohej se si policia e tij ia kishte arritur t‘i likuidojë dy udhëheqës të ilegales. Nuk doja ta besoja se fjala ishte për Rexhep Malën e Nuhi Berishën! Jo! - thoja, ata janë petrita. Nuk kanë mundur t‘i zë UDB-a! Nuk e di se si ta përshkruaj ankthin që e kam përjetuar në ato çaste tejet të rënda për mua. Por, jo veç unë. Edhe gruaja ime e ka përjetuar shumë rëndë humbjen e shokëve, sepse i njihte, ju gatuante, jua lante e hekuroste rrobat... Nga ajo ditë kur e ka dëgjuar lajmin e zi, ia ka filluar një dhembje koke e gjoksi saqë edhe sot i përsëritet kjo dhembje me të njëjtin intensitet.
DRITA: Si e kuptove se Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha kanë rënë në luftën e shenjtë për liri?
Z. Kadri Osmani: Pas botimit të këtij lajmi në gazetën serbe të cituar më lartë, më thërrasin dy udbashë: Faik Nura dhe njëfarë Lutfiu. E kishin vënë magnetofonin hapur të incizojë, ndonëse kjo në raste tjera bëhej fshehurazi, më thanë:
“Ti e di se Rexhepi e Nuhiu janë vrarë?”
“Nga mund ta di unë?”
“Nga të burgosurit e tjerë, thanë ata dhe vazhduan. Ti ke pasur mundësi t‘i shpëtosh, po t‘i kishe këshilluar, meqë je njeri me përvojë dhe më i vjetër.”
“Jo, UDB-a, e ka pasur këtë mundësi përpara meje! E keni lidhur Rexhepin me këmbë për tavan, duke e lënë ashtu të varur kokëposhtë. Kjo iu ka dukur pak! Në gojë i keni futur lecka me shëllirë. E keni lënë kështu me orë të tëra. E keni zhveshur lakuriq dhe e keni keqtrajtuar në organet gjenitale...“
“S‘është e vërtetë!”
“Është e vërtetë! Rexhep Mala më ka treguar me gojën e vet. Ai nuk g ënjente kurrë!”
DRITA: A u binde nga këto biseda se shokët të janë vrarë?
Z. Kadri Osmani: Jo! Kush i besonte UDB-ës? Megjithëse kjo, fatkeqësisht, kësaj radhe paskësh qenë e vërtetë! Tani shtrohet pa të drejtë pyetja i vranë apo bënë vetëvrasje? Ore, vëlla(!) ata ishin të betuar se të gjallë në dorë të UDB-ës nuk do të bijnë. Dhe ky premtim u realizua me përpikëri. Këtu qëndron thelbi i çështjes e jo te dilemat artificiale.
(Botoi: “Drita” Nr. 18/1997 f. 15-20)
ME VDEKJE E PATËN GJYKUAR SEFEDIN SULEJMANIN NGA SHKUPI DHE PËR LIKUIDIMIN E TIJ QE ANGAZHUAR NUHI BERISHA
Për heronjtë dhe tradhtarët
Bashkëbisedoi: Aqif MULLIQI, Bern
(Kadri Osmani është një figurë tejet interesante politike e Kosovës. Njëri prej themeluesve të Grupit Revolucionar të Kosovës e më pastaj edhe e i Partisë të Luftës të Kosovës, enkas për „KOMBIN“, flet për organizimet ilegale në Kosovë pas vitit 1968, për mospajtimet e tij me organizatorët e demonstratave të vitit 1968, për mitin e Demaçit si Hazreti Ademi, për arsyet e krijimit të Partisë të Luftës të Kosovës, për heronjtë dhe tradhtarët, shkurt dhe qartë. Zoti Osmani tashti gjendet në Zvicër, me cilësi të refugjatit politik ku edhe u zhvillua kjo bisedë me të)
vijon
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Dëshmorët për Shqipërinë Etnike
MBETJA E ÇUDITSHME E ILEGALËVE NËPËR RRUGËT E PRISHTINËS PA VENDSTREHIM
KOMBI: Ju, nëse nuk gabojmë u arrestuat në janar të vitit 1984. Me këtë rast u vranë Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha.
OSMANI: Po. Saktësisht ka qenë 12 janari i vitit 1984. Këtu e shoh të arsyeshme që çështjen ta shpjegoj më hollësisht. Kemi qenë në shtëpinë e Sejdi Veselit, diku nga fillimi i rrugës „Llapi“ nr. 6. Me Sejdiun jemi njoftuar në mënyrën që vijon. Një shok yni ishte punësuar në një kuzhinë. Por, para se t’ia fillonte punës, atij i nevojitej një çertifikatë mjekësore me të cilin dëshmohej se ishte i shëndoshë dhe se nuk paraqiste rrezik për të tjerët nëse e bënte punën e kuzhinierit. Në atë kohë Sejdi Veseli ka punuar në Entin Higjenik të Kosovës. Ishte fjala për Nijazi Korçën. Nga mbiemri Korça, Sejdiut sikur i asocioi kjo ndonjë mbiemër të njohur dhe menjëherë i „hapi letrat“ para Njaziut duke i treguar se ai ishte në përbërje të një organizate dhe se kishin nevojë që të binin në kontakt me ndonjë organizatë tjetër, se kishin ndërmend ta marrin e ta ribotojnë (shumëzojmë) revistën “Zëri i Kosovës”... Nijaziu, i papërvojë siç ishte, i premtoi Sejdiut se do ta njoftonte me një person i cili mbase di diçka më shumë. Ai me këtë rast aludon në mua. Dhe ai erdhi më pastaj dhe më tregoi për të gjitha siç kishin ndodhur. Unë, që të mos shkoja drejtpërsëdrejti ta takoja Sejdiun, shkova e mora një udhëzim për ta dhënë gjakun, me pretekst që të konstatohej se e kisha apo nuk e kisha sëmundjen e sheqerit. Mirëpo, për fat të keq, udhëzimi im nuk ishte për në repartin ku punonte Sejdiu, por për një repart tjetër, atë të transfuzionit të gjakut. Kështu që gjërat nuk dolën ashtu siç i kisha parashikuar. Dhe pas kësaj, vendosa që të shkoja drejt te Sejdiu dhe ta kontaktoja. E kisha fletën me rezultate të gjakut, kinse ta pyesja për fotografinë e gjakut. Kështu u takuam. Pastaj nga kati i parë shkuam në katin e dytë. Unë iu prezantova me emër dhe mbiemër, për të mos lënë shteg për dyshim, pasi që unë e njihja atë dhe kështu për reciprocitet mendoja se do të ishte mirë që të më njihte edhe ai mua. Kjo, mendoja se ishte baza më e fortë për ta vënë kontaktin. Pas një bisede të shkurtë, por mjaft precize, ne lamë takimin tek Hani i Dilit në Prishtinë. U takuam. Biseduam dhe u morëm vesh që në takimin tjetër edhe ai ta merrte një person të dytë, por edhe unë, për t’i vazhduar bisedat. Unë i tregova për të gjitha këto Rexhep Malës dhe shkuam së bashku. Edhe Sejdiu e kishte marrë një person me vete, sipas marrëveshjes, por të cilin atëherë nuk e njihja. Fundja edhe në takimet të tilla emrat e shokëve tanë nuk tregonim fare. Kur kam rënë në burg e kam marrë vesh se ishte fjala për Rrahmon Bahtirin. Pastaj sërish kemi kontaktuar me Sejdiun.
Në ditën kritike kam qenë në shtëpinë e Sejdiut, para se të shkonim bashkë. Sejdiu i kishte dy kërkesa që të shkoja atë ditë: e para, siç më kishte thënë, e kishte një material prej 10 faqesh, por meqë ky e kishte shkollën të kryer në serbokroatishte dhe nuk e dinte gjuhën mirë, atëherë ato duhesha shtypur unë. Kërkesa tjetër ishte që t’ia dërgoja materialet e “Zërit të Kosovës”. Mirëpo edhe unë e kisha një kërkesë nga Sejdiu. I thashë se ishte e mundshme që dy prej shokëve mund të ishin në gjurmë të spiunëve të UDB-së, kështu që duhej shpejt për ta të kërkonin strehim të ri. “Po”, më tha Sejdiu. “Një javë do t’i mbajmë në shtëpinë time, pastaj një javë në një shtëpi tjetër dhe kështu me radhë”.
Po të njëjtën mbrëmje, sapo dola nga shtëpia e kuptova se isha i përcjellë nga spiunët. Shkova në banesën ku ishin të strehuar Rexhepi dhe Nuhiu dhe sapo hyra brenda u thashë: “Vëllezër, banesa është komprometuar dhe duhet të ndërrojmë vend”. Këta të dy ishin të strehuar në rrugën Sarajeva. Rexhepi dhe Nuhiu ngelën pa tekst. Një numër i atyre që na kishin premtuar se do të na ofronin strehim, disi ishin larguar. Në të vërtetë, ne e kishim gjetur një banesë, mirëpo i zoti i shtëpisë na tha se kishte paralajmërime se në atë kohë do të vinin kurbetçarë, kështu që ishte droja se ata do të kërkonin t’ia shihnin edhe shtëpinë e re dhe mund t‘i hetonin të strehuarit. Ai na kishte thënë “le të kalonin kurbetçarët dhe ne mund ta shfrytëzonim atë shtëpi, por tek pas një muaji e gjysmë“. Në fakt ishte e rëndësishme se ishte edhe një shtëpi tjetër në të cilën që nga themeli ishte ndërtuar një dhomë konspirative të cilën planifikonin ta shfrytëzonim për nevoja të këtilla. Thjesht, ishte një shtëpi me bunker shumë mirë e planifikuar dhe krejtësisht sekrete. Po njëri i kishte thënë me një rast babait të Rexhepit, Mehmet Malës nga Hogoshti, se kurdo që Rexhepi që ta ketë ngushtë le të vijë tek unë se ia bëjë qarën. Dhe duke u mbështetur në këto fjalë, Rexhepi më dërgoi tek personi në fjalë, të cilit nuk do t’ia përmend emrin kësaj radhe (tash-1999). PO, ishte: Dr. Fehmi Rexhepi!!). Unë shkova dhe mezi e gjeta shtëpinë e caktuar. Cingërova në derë. Doli personi që e kërkoja. Dhe sapo e nisëm bisedën, unë i tregova arsyen e asaj vizite të befasishme që po i bëja. Mirëpo, për befasinë time, ai tha se nuk mund ta lironte dhomën, ngase s’kishte vend etj. etj. Thjesht, më refuzoi (në mur të banesës kishte një fotografi: nën një palmë një grup vajzash gjysmëlakuriqe!!! - isha i bindur se Rexhepi do t’ia fuste shuk në gojë!?!).
Kur shkova dhe ia komunikova Rexhepit këtë, ai u habit. “Si është e mundshme!?”- më tha, “po ai vetë i ka thënë babës pa e cytur kush!?!” Pastaj shkova edhe në disa vende të tjera, për të cilat shpresonim se mund t’u ofronin strehim Rexhepit dhe Nuhiut, por që të gjitha dështuan. Atëherë, në fund, unë u thash atyre: “Të shkojmë edhe te Sejdi Veseli, pasi që ai na ka premtuar se mund të na sigurojë strehim!” Ata u pajtuan.
SI U VRANË REXHEP MALA DHE NUHI BERISHA?
Dolëm nga shtëpia. Pastaj bëmë poshtë dhe lartë, që t’u shmangeshim eventualisht syve të spiunëve që pandehnim se mund t’i kishim mbrapa thembrave. Dhe kur arritëm në rrugën „Podujeva“, shpejt u futëm në shtëpinë e Sejdiut. Te dera e oborrit u ndeshëm me vëllain e tij. Vesel Veselin i cili ka punuar në Entin e Sigurimit Social. Ai si me zë të lartë na pyeti se kush ishim. Ne i thamë: “Shokë të Sejdiut”. “Mirë” tha ai. “Shkoni në odë”. Kur u futëm në odë, Sejdiu u vonua dhe nuk erdhi 10 apo 15 minuta. Sejdiu ishte i shqetësuar diçka dhe drejtpërsëdrejti na tha: “Nuk ju kam thirrur që të më vini sot”. Rexhepi dhe Nuhiu më vështruan mua me dyshim. Unë nuk pata çfarë t‘u them. Atëherë Rexhepi u çua dhe i zbrazi xhepat me trakte të mbushura dhe të gjitha i futi në stufë dhe i dogji. Sejdiu i tha: “Pse, pse po i djeg”? Ne e kemi arkivin tonë. Për 15 minuta ato mund t’i dërgonim 40 kilometra larg Prishtine dhe kurrë nuk do të binin në duar të armikut“. Dhe mbetëm. Sejdiu më as nuk na tha që të rrinim e as që të shkonim. Mirëpo, diku nga mesnata, tek dera e shtëpisë së tij kanë ardhur një grup milicësh. Në këtë kohë unë kam qenë në tualet. Se çfarë ka folur Sejdiu me Rexhepin dhe Nuhiun nuk e di, por ata ishin pas marrë vesh që unë të rrija në shtëpi, ndërsa Rexhepi dhe Nuhiu të iknin poshtë shtëpisë, duke e kapërcyer gardhin e oborrit në të kundërt të policëve. Në fakt, unë ilegal nuk isha dhe pandehja se policët nuk kishin çfarë të më bënin mua, pse do të më gjenin në shtëpinë e Sejdiut. Mirëpo, kur më ka thënë Rexhepi se unë mund të rrija dhe se nuk kisha nevojë që të ikja me ta, unë as që kam dashur ta përfill një propozim të tillë. Atëherë kemi dalë që të tre. Kemi kërcyer në gardh tek magjupët. Ata gabelë bënin tregti me dyer e dritare që sillnin nga Sllovenia dhe ishin pasuruar dukshëm duke ndërtuar shtëpi të reja me mure të larta si të burgjeve, mbi 2 metra. Nuhiu ka shkuar i pari. Ai ndoshta që e ka ditur se isha edhe unë me ta. Unë kam kërcyer pas Rexhep Malës. Gardhi ka qenë i bërë nga teneqet kështu që jam prerë në gisht. Andaj, pastaj edhe është hapur fjala se kinse kam qenë i plagosur. Madje, kur kemi dalë në gjyq, Enver Topalli më ka pyetur se “a të është shëruar plaga”. Dhe ai u habit kur i thashë se s’kam qenë i plagosur fare, por paksa i prerë në teneqe. Nejse. Kur e ka kaluar gardhin Nuhiu, ai i është afruar murit dhe duket se me thikë, shumë shpejt e ka hequr një tullë nga muri i gabelit. Nuhiu ka qenë shumë i shkathët, ngase i kishte bërë tri vjet ilegaliteti dhe ishte rryer për së tepërmi. Nuhiu e ka futur këmbën në atë të çelur të murit dhe menjëherë është hedhur në anën e kundërt. Pas tij në mur është ngjitur edhe Rexhepi, i cili ka ndaluar në majë të murit të më pres mua. Unë i kam shputat e këmbëve shumë të gjëra, ngase kam ecur zbathur dhe në çastin kur desha t’i ngjitesha murit lartë, mendova se më mirë do të ishte sikur ta fusja vetëm majën e gishtave në zgavrat e murit. Mirëpo gabova, pasi që këmba më rrëshqiti. Por më ka kapur Rexhepi për gëzofi. Ai ka qenë shumë i fortë dhe me një dorë do të më ngrinte lart pa asnjë problem. Por s‘kishte bazament dhe nuk pati nga, u detyrua që të më lëshonte. Fundja, ai më kishte dalë borxhit kur më kishte thënë që të rrija në shtëpi të Sejdiut. Dhe ishte pra më e logjikshme që të hidhej në anën e kundërt, andej nga Nuhiu, nga shoku i tij me të cilin ishte në ilegalitet. Unë kam rënë në tokë. Gjysma e natës ishte. Atëherë jam ngritur dhe kam provuar edhe një herë që të kaloja. E kam futur këmbën dhe jam hedhur mbi mur si atlet dhe kam rënë matanë. Dhe kjo distancë kohore ka mjaftuar që ne të ndaheshim. Pastaj, ishte edhe terr. Nuk kisha si t’i thërrisja Rexhepin dhe Nuhiun. Druaja se do t’i zgjoja të zotët e shtëpisë. Atëherë vendosa të shkoja nga jugu. Atje ishte një gardh. Kam vështruar. Rruga matanë ishte plot me policë. Atëherë, jam kthyer brenda. Dhjetë qenë të romëve më janë turrur. Atëherë jam nisur nga lindja, andej nga hekurudha. Mirëpo dyert e metalta qëlluan të ndryrë. Kështu me këto ecejake nëpër oborre, jam hetuar nga magjupët, të cilët kanë dalë grumbull dhe më kanë rrethuar. Halli ishte se atyre një javë më herët në oborr u kishin rënë hajnat. Kështu që unë nuk mund t’ua tregoja se unë nuk isha vjedhës, porse po merresha me politikë nëpër ato oborre të magjupëve. Ata më sulmonin që të ma hiqnin kokën me sëpatë. Madje njëri më ka qëlluar me grusht. Jam rrëzuar. T’ua them të drejtën unë tani e lusja zotin që të vinte policia e të më shpëtonte prej magjupëve. Ata më kanë shtirë brenda. Unë në xhep e kisha bombën „Kragujevkë“, me kapakun e hequr. Gati për ta aktivizuar. Mirëpo, prisja se do të vinin të më arrestonin udbashët, kështu që do ta aktivizoja bombën dhe do të shkoja bashkë me ta. Mirëpo, ata janë të rafinuar për këto punë dhe nga dera, paraprakisht i shtinë policët brenda, dy policë shqiptarë. Mirëpo, unë e kisha mendimin tim për këta shqiptarë. Unë e dija se pjesa më e madhe e tyre edhe në Kosovë e edhe në Shqipëri u takonin shtresave të varfëra të shoqërisë tonë dhe gati se ata kanë punuar vetëm për rrogë. Rrallë ndonjëri syresh ka qenë edhe spiun i vërtetë. Madje e kisha parasysh një personazh polic, tek romani „Ylli në zemër“ i Maksut Shehut, të cilin kur e pyesin se “ti je polic çfarë kërkon te ne” e ai përgjigjet: “unë jam polic për idare”. Ta shkurtoj, unë thjesht nuk doja t’i vrisja ata dy policë shqiptarë të cilët mund të mos kenë bërë dëme dhe sigurisht kishin familje etj., kështu që do t’i merrja në qafë. Ndërsa, kur më çarmatosën, tek atëherë në dhomë kanë hyrë udbashët. Dy udbashë të rinj. Më kanë kapur për krahësh dhe pa më lënë që të shkel në tokë, më kanë futur në veturën e tyre. Atëherë më kanë dërguar në polici dhe ia kanë nisur të më rrahin duke më pyetur se me kend kisha qenë. Unë u thosha se kam qenë me Rexhep Malën dhe një tjetër, të cilin, siç u thosha, nuk e njihja.
vijon
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Dëshmorët për Shqipërinë Etnike
PËR VRASJEN E SHOKËVE KAM MARRË VESH PAS KATËR MUAJSH
KOMBI: Ndërsa Rexhepi kishte disa muaj që kishte dalë nga burgu, apo jo?
OSMANI: Po. Bashkë gati kemi dalë. Ai pakëz më vonë. Ndërsa, një udbash serb i cili nuk ka qenë i Prishtinës, por, më duket e kishin sjellë nga Beogradi më rrihte me shufër gome me sa mundej gjunjëve dhe më parashtronte pyetje. Pas torturave, gati në mëngjes, më kanë dërguar në dhomë të burgut. Ndërsa, tek shumë më vonë do ta marr vesh se trimat, Rexhepi dhe Nuhiu janë futur në një shtëpi ku janë rrethuar nga policia. Ndërsa, pas thirrjeve të udbashëve që të dorëzoheshin, ata ia kanë shkrepur revole mbi armikun dhe kështu e kanë nisur luftën. Ata e kishin nga një revole “Sig” me nga njëqind fishekë si dhe nga një bombë “Kragujevkë”. Për fat të keq, siç thuhet, luftën e përcakton edhe rasti, këta dy e kanë pasur më herët edhe një pushkë automatike me një karikator. E shitën atë pushkë dhe blenë një tjetër me tre karikatorë. Mirëpo, derisa këtë e dorëzuam, ajo tjetra, me tre karikator nuk arriti, sepse po ta kishin atë, sigurisht se do të bëhej një luftë shumë e madhe. Se ajo luftë ka qenë. Derisa kanë luftuar tërë natën, Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha kanë kënduar këngë nacionaliste. Ndërsa në mëngjes, a e kanë vrarë veten që të mos dorëzoheshin, apo i kanë vrarë udbashët, këtë nuk e di, sado që disa herë ma kanë thënë se -“Plumbin e fundit do ta ruajmë për vete, se të gjallë nuk dorëzohemi”. Me thënë të drejtën edhe unë mendoj se nuk është dashur të dorëzohen. Rexhepi mbase edhe po të dorëzohej e kishte afër kohën e daljes nga burgu, ndërsa ishte edhe shumë i qëndrueshëm, kështu që ka mundur t’u përballojë të gjithave, ndërsa po ta kishin kapur Nuhiun, i cili po ashtu ka qenë shumë i qëndrueshëm, por, po ta bënin që të flasë me metoda të ndryshme, rrafsh gjysma e Prishtinës do të shkonte në burg. Nuk di ndonjë shembull të aktivistit, as nga leximi e as nga përvoja, që ka qenë më i shkathët dhe më i devotshëm dhe me lidhje më të mira, me të gjitha shtresat, ashtu siç i kishte Nuhi Berisha. Mua dhe Rexhepin na shpinte Nuhiu nga rruga në rrugë, nga lagjja në lagje, nëpër deriçka e shtigje të caktuara, pa dalë fare në rrugë. Shkonim pas tij sikur nxënësi pas pedagogut. Fundja ne nuk i njihnim disa lagje të reja të cilat praktikisht ishin ndërtuar gjatë kohës kur unë dhe Rexhepi e kishim bërë burgun e fundit.
KOMBI: Ndërsa, Ju keni menduar në fillim se ata nuk janë kapur se lëre më të jenë vrarë?
OSMANI: Saktë.
KOMBI: Kur e morët kumtin për vrasjen e këtyre trimave nacionalistë dhe atdhetarë?
OSMANI: Unë mendoja se ata e kishin shpërthyer rrethimin dhe kishin ikur. Thjesht, pandehja se, kur e kishin kaluar murin, s‘kishte kush t’i kapte. Madje, katër muaj të plotë nuk e kam ditur se më ishin vrarë shokët, ngase në këtë kohë, ose më kanë mbajtur në izolim të plotë, ose në ndonjë qeli me serbë.
Një ditë po luanim shah. Në qeli na e sollën gazetën beogradase „Veçernje novosti“, në cilën ishte botuar një intervistë me Rrahman Morinën i cili në atë shkrim po krekosej për sukseset që i kishte arritur, duke rrahur gjoksin se si po i ndiqte nacionalistët dhe separatistët. Ndër të tjera, Rrahmani tregonte se dy prej tyre janë vrarë. Unë e kam kuptuar se për kë ishte fjala. Atëherë e kam marrë gazetën dhe me të e kam mbuluar fytyrën time. Në ato çaste e kam përjetuar një rënie nëpër një humnerë të thellë. Nuk e di a kam klithur apo jo në atë çast. I hapa sytë dhe shikova të tjerët tek po vazhdonin të luanin shah. “Shyqyr, nuk paskam klithur”, mendova. Dhe vazhdova ta shtrëngoja gjoksin, ngase e kisha një ndjenjë se të gjitha organet do të më dilnin për goje jashtë. Kështu e kam përjetuar lajmin për vrasjen e shokëve, sado që nuk doja t’i besoja asaj që e lexova.
F T E S Ë
Zonja dhe Zotërinj të nderuar, thirreni dëshmitarë në procesin gjyqësor që kam ngritur unë, Kadri Osmani, në rolin e paditësit, kundër zonjës Mihane Latifi-(bashkëshorte e Faik Latifit ish-i burgosur politik), e akuzuar për prishjen e Mbledhjes dhe për fyerje të rënda me kompjuter. Tubimi i Shoqatës së Intelektualëve Shqiptarë-(ku po kalohej në Organizimin e Ri: Bashkësia (Komuniteti) Shqiptar në Zvicër), të mbajtur më 16.8.1998, në ora 12, në sallën e klubit futbollistik "Prishtina" në Bern.
Ne bashkë kemi qenë në një organizim apo në dy organizime të të njëjtit orientim-Institucianal. Pikërisht për këtë shkak, antiinstitucionalistët vijimisht na kanë sulmuar, ku ka pasur raste edhe të lëndimeve e të therjeve si dhe të vdekjeve.
Unë nuk po kërkoj që dikush të më mbrojë-JO, por vetëm të kërkojmë që të gjykohet fajëtori, sepse ishim në valën e luftës kur popullit tonë po i kanosej vdekja kolektive.
Seanca mbahet më 7 prill 2003, në ora 14.00: im Obergerichtsgebäude, 3012 Bern, Hochschulstrasse 17, Gerichtssaal Nr. 3. Parterre.
Fyrje te rënda nga zonja Mihane Latifi:
-Kadri Osmani duhet të shkojë e ta kërkojë pensionin nga Serbia, bashkëpunëtor i të cilës është, dhe ta lëjë rehat Zevicrën!
-Kadri Osmani i ka vra me dorën e vet shokët e vet!
Këtij E-maili të pistë, i ka paraprirë një fushtë e gjatë me dekada, dhe ajo ka ndikuar: për cenimin e aturitetit, për shqetësimet dhe nxitjen e masës kundër meje, për telefonatat e socialfashistëve ditën e natën etj., për çfarë edhe m`u ka keqësuar shëndeti dhe jam detyruar të jetoj në një regjim të rreptë mjekësor, dhe me kurime e ushqime speciale. Dhe më në fund, për shkak të atyre trysnive, kam qenë i shtrënguar që ta ndërroj edhe banesën dhe edhe kantonin me shpenzime të papërballueshme, si pensionist.
Dhe si rrethanë rënduese për të akuzuarën, paditësi kërkoi një ndëshkim edhe më të madh, meqë ajo shpif dhe akuzon për vrasje nga pozitat e besueshme të përkthyeses dhe e punëtores sociale!!
----------------------
F. Latifi
Von: “Kadri Osmani”
Gesendet: Dienstag, 22. April 2003 03:19
„Frau Latifi ( latifi@bluewin.ch ) spricht Albanisch-(Zonja Latifi flet shqip)
und könnte allenfalls die Begleitung übernehmen.“-(
Mesazhi i sipërm na erdhi me postë elektronike, dhe seriozisht u befasuam: pse jeni ende të gjallë, pse ende nuk e keni var veten!?! Ju dy, z. Faik e znj. Mihane, për ne keni vdekur para disa vjetësh në sallën e Klubit Futbollistik “Prishtina” në Bern, kur keni ardhur “delegatë” të socialfashistëve që ta prishnit mbledhjen e Bashkësisë Shqiptare të Bernit. Dhe tash kur ju paraqiteni të gjallë, ne mund të paramendojmë vetëm si vampirët e lugetërit e përrallave-thonjetureçka përgjaakur.
Në të njëjtën rrugë, Bollwerk 19, e ka firmën “Mirdita Konsulting” nipi ynë Nexhat Osmani-Ramseyer, përkthyes profesional, ku ka edhe nxënës-përkthyes të tjerë; por edhe sikur të mos kishim askë, më me dëshirë do të hiqnim dorë edhe nga pensioni, para se ta paramendonim prezencën tuaj aty.
Papërshëndetje.
Në Bern, më 12.4.2003
Kadri e Shukrije Osmani
____________________
vijon
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Dëshmorët për Shqipërinë Etnike
Nuk di për çfarë pensioni po mundoheni ju Shkretan Kadri Osmani, po a s(`) ke marrë kaherë nga Serbia pensionin si Shizofrenë.
Le të qetë Zvicrën, o shkretan se ajo është e pafajshme, pension kërko në Serbi se vetëm ajo të shpërblenë me një pension për besënikërinë tënde prej qeni dhe shërbëtori të denjë.
Ty sigurisht të shfaqen ditë e natë fantazmat e Nuhi Berishës dhe Rexhep Malës, se ne jemi të gjallë dhe ti nuk ke si na vret jo. Këtu nuk je në Serbi që ta joshish ushtrinë për t`na vrarë. Pra të kofshin me shëndet fantazmat e ish shokëve tu që i vrave me dorën tënde, o shkretan.
Ndoshta ata edhe të dëftohen të përgjakur… e çfarë nuk ka në shpirtin tëndë të sëmurë. Në tys(`)ka më asgjë fiziologjike, por vetëm patologji. Rast i mirë për obdukcion për të vërtetuar se si hskatërron ndërgjegja e papastër.
----- Original Message -----
From: Kadri Osmani To: latifi@bluewin.ch Sent: Saturday, April 12, 2003 2:25
Zonja Mihane Latifi,
---------------------------
Mesazhi Juaj nuk është përgjigje në Mesazhin tonë: ne shprehnim pakënaqësinë që të jeni prehzente në punët tona, pas atij skandalit për ta prishur Mbledhjen e Bashkësisë Shqiptare,- Komunitetit Shqiptar, një organizim i mirëfilltë çfarë e do Zvicra, sepse Zvicra I konsideron të egra organizimet partiake, andaj ne themi që organizimet partiake i bëjnë vetëm egërsirat!
Sido që të ketë qenë, mesazh i butë apo i vrazhdë, ne i kemi ra pishman që s`kemi qenë në nivel të detyrës atëherë: është dashtë të iu kishim lidhur me duar prapa pas karrikës dhe t`ua caktonim dikë që t`iu jepte ujë të ftoftë derisa të mbaronte mbledhja, ky është një lëshim yni.
Dhe Ju tash, në vend që ta kishit kuptuar gabimin dhe skandalin tuaj të atëhershëm, e të pendoheshit, Ju as hyni fare në temë, por krejtësisht hudheni në diçka tjetër:” Nuk di se për çfarë pensioni po mundoheni ju Shkretan Kadri Osmani, po a s(`)e ke pasmarrë kaherë nga Serbia pensionin si Shizofren.”- që Ju “nuk e dini”- as do të duhej ta dini!?- përse përziheni në punët e huaja!?! Kurse “çfarë pensioni”- e dinë organet juridike Zvicrane, dhe na as pa u “munduar” fare, organet na kanë ftuar dhe na kanë informuar se na takon pensioni i pleqërisë, i moshës 65-vjeçare, e keni të qartë?
Unë në fakt e kam pasur një Pension Invalidor të Krahinës Kosovës, por tashmë nuk funksionon asnjë pension, pos pensionit të pleqërisë për çdo person që i ka plotësuar kushtet, dhe për të gjithë
njësoj është 28 (edhe me shkronja:njëzetetë) euro, dhe këtë vërtetim e kemi marrë në Entin Komunal në Prishtinë dhe ua kemi dorëzuar organeve kompetente, sepse vetë këto organe e kanë kërkuar,
pa u përzier Ju në punët tona as punët e organeve Zvicrane.
Që më quan “shkretan”-nuk di pse!?! Unë jam një arsimtar i gjuhës dhe i letërisë shqiptare, dhe kryeredaktor i revistës “Shqipëria Etnike”. Pra, kam qindra nxënës dhe prindër të tyre që më respektojnë, kam qindra lexues të revistës, numri i të cilëve po rritet me përmasa kombëtare dhe ndërkombëtare, sepse revistën po e bëjmë shumëgjuhëshe. Kurse Ju dilni në rolin e një shkretilajke mjerane me numrin e gabimeve që bërët.
Kurse për diagnozën e shpifur të „shizofrenisë”, nuk është mirë t`i përmendet as personit që vërtet do të vuante nga kjo sëmundje, e lëremë të ma shartosh një sëmundje të paqenë, dhe për këtë mund të vërtetoheni në Inselspital ku jam bërë operacion nga zemra dhe mjekohem edhe marr medikamente kundër reumës. Shko e shih kartotekën atje në spital:02664119 M 2301.1937 KADRI OSMAI Inselspital De L`Ille 3010 Bern tel.031/632 21 11.
“Le të qetë Zvicrën, o shkretan se ajo është e pafajshme, pensionin kërko në Serbi se vetëm ajo të shpërblenë me një pension për besnikërinë tënde prej qeni dhe shëbëtori të denjë.”- Ju nuk jeni avokate e Zvicrës! Dhe as e kemi “shqetësuar” ne Zvicrën!?! Kush Ju ka thënë se Zvicra na qenkësh “e fajshme”!?! Kurse azili politik nuk iu jepet “shërbëtorëve” të Serbisë, e as “qenave besnikë”!?!—Organet e Zvicrane e dinë që kam qenë i dënuar politik me 25 vjet burg, prej të ckilave i kam vuajtur 17 vjet; e po që se ke fakte tjera, urdhëro dhe dokumento!?! Vetëm rrudh gojën e fute gjuhën e përdalë pas dhëmbëve, sa nuk të kemi vënë në bankë të zezë?
“Ty sigurisht të shfaqen ditë e natë fantazmat e Nuhi Berishës dhe Rexhep Malës, se ne jemi të gjallë dhe ti nuk ke si na vret jo. Këtu nuk je në Serbi që ta joshish ushtrinë për t`na vrarë. Pra të
kofshin me shëndet fantazmat e ish shokëve tu që i vrave me dorën tënde, o shkretan.
Ndoshta ata edhe të dëftohen të përgjakur… e çfarë nuk ka në shpirtin tënd të sëmur(ë). Në ty s(`)a më asgjë fiziologjikr, por vetëm patologji. Rast i mirë për obdukcion për të vërtetuar se si shkatërron ndërgjegja e papastër.- me këtë rast Ju i përngjani një hanereje të përhënur që ec mbi çatitë e shtëpive dhe mundohet ta kap hënën!?! Apo mos je spiune e serbit që përhap lajme të rreme, apo me hamendje « sigurisht » !?! Dhe kur kë e paska vrarë e që Ju nuk e keni paraqitur e nuk është zhvilluar asnjë gjyq për ato krime!?! Apo edhe kjo është vetëm një “Ndoshta”!?! Përse përpiqeni të futeni në ëndrrat e mia, kur mua nuk më interesojnë fare ësndrrat tuaja!?!
A e keni bërë mend mirë në janë apo nuk janë sjelljet tuaja në harmoni me civilizimet zvicrane!?! A keni qenë Ju vetë te mjeku për t`ua përcaktuar diagnozën!?!
“Në ty s(`)ka më asgjë fiziologjike, por vetëm patologji.”- për “patologji” mendoj se është kompetent mjeku përkatës, por jo edhe një punëtire sociale! Kurse për interesimet tua për gjendjen time-“fiziologjike”, pa farë mundime, ke mund ta pyesish gruan time!
“Rast i mirë për obdukcion për të vërtetuar se si shkatërron ndërgjegj(j)a e papastër.”- “obdukcion” thonë shkinat!- shqip thuhet- autopsi: dhe iu bëhen vetëm të vdekurve, për të konstatuar shkakun e vdekjes, kurse ajo “për të vërtetuar se si shkatërron ngëgjegja e papastër”- nuk di që paska arritur medicina në klonstatime të ndërgjegjës!?! Dhe konkretisht: si ka mundësi të më shkatërrojë mua ndergjegjja ime e pastër!?!
Për të gjitha këto kërkojmë që të na kërkoni falje në afatin prej 3 /tri/ ditësh, në të kundërtën detyrohemi të shihemi para Gjykatës Kompetente të Bernit, që ta shohin organet hetuese zvicrane se në
një punëtore sociale fshihet një xhagajdure.
Shëndet.
Kadri e Shukrije Osmani
Bern, 14. Mai 2003
Looslistrasse 58/7
3027 Bern
Looslistrasse 58/7
3027 Bern
Obergericht
des Kantons Bern
Vorladung
Osmani Kadri, geb. 23. 01. 1937 in Prishtina/Kosovo, von Kosovo, des Murat und der Salihe Rexhepi, verheiratet mit Shukrije Emerllah, Shcriftsteller, Charlottenweg 5, 8212 Neuhausen am Rheinfall als Privatkläger/Appellant die Vorlladung zu auf Donnerstag, 7, April 2005, 14.00 Uhr im Obergerichtsgebäude, 3012 Bern, Hochschulstrasse 17, Gerichtssaal Nr. 3, Parterre.
--------------------------------
Anklage wegen Verleumdung, Bezichtigung des Mordes, Amtsmissbrauch
gegen Frau Mihane Latifi, Spiegelstr. 94a; 3095 Spiegel b. Bern BE;
Tel. 031 972 64 16
gegen Frau Mihane Latifi, Spiegelstr. 94a; 3095 Spiegel b. Bern BE;
Tel. 031 972 64 16
Anfangs April 2003 hat uns die Informationsstelle für Ausländer uns Frau Mihane Latifi als Übersetzerin in Sachen Altersrente per E-Mail, eva.guldener@srk-biel.ch, vorgeschlagen.
Als bisherige Familienfreunde sprechen wir wegen eines 'idiologischen' Streites seit über drei Jahren nicht mehr miteinander. Folglich habe ich Frau Latifi per E-Mail mitgeteilt, dass ich ihre Übersetzerdienste nicht brauche, und dass sie für mich praktisch inexistent ist.
Sie hat mir im Nachhinein e-mailt und mich beleidigt, des Mordes bezichtigt und hat noch ihr Amt als Sozialberaterin und Übersetzerin missbraucht:
In ihrem Brief schreibt sie: für welche Rente bemühst du dich 'armer Mansch' (shkretan), hast du nicht schon lange eine Rente als Schizophren von Serbien erhalten - wohl wissend, dass ich zu 25 Jahre in Serbien wegen meiner politischen Einstellung verurteilt gewesen bin. Davon habe ich 17 Jahre abgesessen.
Lass nur die Schweiz in Ruhe, sie ist unschuldig, geh und such eine Rente in Serbien, weil dich nur Serbien für deine hundetreue Dienste richtig entlöhnen wird.
Dir wahrscheinlich werden immer noch die Gesichter von Nuhi Berisha und Rexhep Mala, welche dir trotzen: Du kannst uns nicht töten. Hier in der Schweiz kannst du nicht die serbische Armee gegen uns hetzen. Du armer Mensch hast deine Freunde mit deine Hand umgebracht o Kadri Osmani…. vielleicht träumst du jede Nacht die verbluteten Gesichter deiner Freunde, welche du selber mit deiner Hand getötet hast, o du amer Mensch….
Meine oben genannten Freunde wurden bei einer Razzia 12. Januar 1984 erschossen, während ich beim Fluchtversuch verhaftet wurde.
Diese Mordbezichtigung kann weitreichende Folgen für mich und meine Vergangenheit haben, einerseits werde ich statt als ungebrochener Kämpfer der serbischen Besatzung in Kosova als serbischer Kollaborateur gestempelt und andrerseits jemand könnte doch ihr glauben und mich zu Rechenschaft wegen doppelten Mordes ziehen.
Ich verlange vom Gericht, das Frau Latifi wegen Verleumdung, Bezichtigung des Mordes und Amtsmissbrauch verurteilt wird. Zudem bestehe ich als ex-Gefangener und Opfer des serbischen Regimes, als öffentlich bekannte Persönlichkeit, Schriftsteller und Hauptredakteur der Zeitschrift Shqipëria Etnike, auf eine Entschädigung von mindestens Fr. 500.000.000.
Die öffentliche Entschuldigung von Frau Latifi ist vom Amtes wegen anzuordnen..
Der Kläger
Kadri Osmani
----------------
vijon
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Dëshmorët për Shqipërinë Etnike
INFORMATË PËR OPINIONIN PUBLIK
KUR E AKUZUARA TENTON TË PARAQITET NDRYSHE NGA
QË ËSHTË NË FAKT DHE ORGANIZATËS QË I TAKON!!
Me Padinë e Kadri Osmanit, për shkak të fyerjeve dhe shpifjeve përmes një
E-maili, në Kryeqytetin e Zvicrës në Bern, po zhvillohet procesi gjyqësor
kundër zonjës Mihane Sadiku-Latifi
Padia është ngritur më 14 maj 2003, dhe më datën 14 nëntor 2003, u mabajt Senca e I-rë, në të cilën i dhanë deklaratat e tyre Paditësi, Kadri Osmani, dhe e akuzuara Mihane Sadiku-Latifi.
E akuzuara tentonte ta zbuste akuzën dhe të paraqitej ndryshe ngaqë është ajo dhe cilës organizatë i përket etj. Duke thënë se Kadri Osmanin e kanë pasur-idol!
Paditësi nguli këmbë që të analizohet E-maili i saj dhe Padia, ku e aukuzuara shpif : se kinse Kadri Osmani duhet të shkojë e ta kërkojë pensionin nga Serbia, bashkëpunëtor i të cilës është, e ta lëjë rehat Zevicrën! Se kinse Kadri Osmani i ka vra me dorën e vet shokët e vet etj.!
Në fakt, paraprakisht klonflikti pati filluar para ca vjetësh, kur Zonja Mihane dhe burri i saj, zotni Faik Latifi, të cilët kishin hyrë në LDK për ta shpartalluar LDK-në!-patën ardhur në një tubim të Bashkësisë Shqiptare, për ta prishur Bashkësinë!!
Kadri Osmani i tha Gjykatës se ka qenë i gjykuar me 25 vjet burgim për veprimatari politike kundër Serbisë, për çlirimin e Kosovës, prej të cilave i ka vuajtur 17-vjet, si kundërshtar e jo si “bashkëpunëtor”, se bashkëpunëtorët paguhen e nuk dënohen!! Prandaj, meqë jam personalitet shoqëror-politik, veprimtar njohur i çështjes kombëtare që nga mosha 12-vjeçare, dhe aktualisht Kryeredaktor i revistës “Shqipëria Etnike”, për fyerje të tilla dhe për shpifjet më mosntruoze kundër personit tim, kërkoj dëmshpërblim në shumë prej 5.000.000.- Franagash zvicërane, për cenimin e aturitetit, për shqetësimet dhe nxitjen e masës kundër meje, për telefonatat e socialfashistëve ditën e natën etj., për çfarë edhe m`u ka keqësuar shëndeti dhe jam detyruar të jetoj në një regjim të rreptë mjekësor, dhe me kurime e ushqime speciale. Dhe më në fund, për shkak të atyre trysnive, kam qenë i shtrënguar që ta ndërroj edhe banesën dhe edhe kantonin me shpenzime të papërballueshme, si pensionist.
Dhe si rrethanë rënduese për të akuzuarën, paditësi kërkoi një ndëshkim edhe më të madh, meqë ajo shpif dhe akuzon për vrasje nga pozita e besueshme e përkthyeses dhe e punëtores sociale!!
Paditësi tha se e akuzuara po flet përçartë, nëse nuk është e dehur me alkool: si mund të jetë një person edhe idol, edhe vrasës!?! Pastaj paditësi shtoi: unë jam dyherë më i vjetër dhe dyherë më i shkolluar se ajo; si ia ka marrë mendanja të akuzurës që të më mbivëhet edukatore apo padrone!?! Dhe tentimi e saj i kotë, që në mënyrë kompenzuese t`i zbusë qëndrimet dhe qëllimet e veta individuale-familiare-partiake!!! Ajo i përket organizatës lëpëkëiste, e cila është e përzier edhe në krime dhe simpatizuese e krimeve: pas çdo atentati, ata tubohen dhe festojnë “fitoret” e tyre, duke ngritur dolli! Katër qendra të tilla inkriminuese veprojnë sot edhe në Zvicrën demokratike: E ashtuquajtura Qendra Shqiptare në Bern, e ashtuquajtura Bashkësia Shqiptare në Cyrih, e në fakt është Klubi i papërfillshëm për punë të mbara, por tejet i dyshimtë dhe i dëmshëm për çështjen kombëtare shqipatre, Univerziteti Popullor Shqiptar në Gjenevë dhe e ashtuquajtura Bashkësia Shqiptare në Schaffausen!!!!
P.S.
Për fyereje dhe shpifje të tilla, me këtë rast po iu drejtohem zotërinjve: Nexhmedin Gërgurit dhe Tahir Gecit, me banim në Zvicër, që brenda afatit prej 10 ditësh, publikisht të më kërkojnë falje për letrat e tyre të pista-shpifarake, të cilat i kanë thurur me imagjinanat e veta të prishura, qoftë të letrave private, qoftë të botuara në internet ku, Nexhmedini më quan “lavirja politike”,-(për shkak se e kam lëshuar rrugën e xhaxhajave e të xhaxheshave të tyre), kurse Tahiri më quan “bashkëpunëtor të KOS-sit”-(shërbimi sekret i ushtrisë jugosllave)!!-(poashtu për shkak se unë nuk e përkrah më Partinë e Punës, në fakt Partinë e Dhunës,- enveriste-staliniste, ku është i futuar ai këmbë e kokë me kompaninë e vet tradhtare.
E gjithë kjo skllotë socialfashiste është në vazhdën e krimit: pas çdo atentati në Kosovë, ata mblidhen dhe festojnë me dolli, suksestet e tyre vrastare-gjakatare!! Tanimë shumë prej tyre gjenden në Listën e Zezë të Shtëpisë së Bardhë, si dhe në Hagë, paçka se jetojnë në Zvicrën demokratike!!
Gazetari Tahir Geci ka qenë këmbë e kokë projugosllav, Shef për Informata në Kabinetin e Mahmut Bakallit, i dërguar me dekret në “Rilindje”: e tash, për të larë mut me shurrë, siç shprehet masa, tenton që me të palarat e veta prej intriganti projugosllav, të më përlyej edhe mua, pse jo, kur logjika e tij e sëmurë antikombëtare, nuk mund të rezonojë ndryshe, përveç se të gjithë shqiptarët qenkan spiunë!!!
Kurse Nexhmedin Gërguri-(dhëntë zoti e u bëftë guri!), duke qenë edhe vetë ish-i burgosur, por konzervator dhe gojështhurur e pa pikë karakteri as burrërie, ngritet kundër meje me fjalorin e tij prej rrugaçi, pamarrë parasysh se gruan e tij, zonjën Hava Shala, e kam heroinë në poemën time “Falë të qoftë gjaku”!:
22.
Pika e gjakut
Pak pa u prish,
Zëri i Atdheut
Diti të na grish
Mjaft keni pirë
kupën e vrerit,
kthejuni jetës
kthejuni nderit,
kthejuni besimin
miqve
e fqinjëve
kthejuni gazin
dhe lodrat fëmijëve!
23.
Kështu tha gjashtëshi
nismëtarë
kështu tha
pala:
Myrvete Dreshaj
e Lulëzim Etemaj
Adem Grabovci
Ethem Çeku
e Brahim Dreshaj
dhe
Hava Shala!
Ku ishte ti, zonja Hava Shala, ish-heroina ime e Poemës, ku ishe ti-(engjëlli rojtar!), kur burri yt i paburrë, shkruante letra të flliqura!?- nuk e dije, apo i ndihmoje dhe i stilizoje, sikur që thonë njohësit e situatës, se Nexhmedin kryemadhi veç numra di, por nuk di të shkruaj një letër të tillë rrugaçërie!?! Ku janë të gjithë ata burreca që ua dërgoja ato shkrime për “pleqënarë”-( para se të arrinte puna te gjyqi)!?!
Ne çobanët e Makreshit të Poshtëm, të komunës Artanë, e kemi pasur një këngë,- kur dikush shkonte që ta kryente një punë dhe nuk kthehej me kohë, i këndonim:
hu hu
babahu
kam çu gomarin
për dru
prit e prit
se po vjen
ka çua bishtin e po kërcen!
Të gjithë ata servilë-debilë, në transparencë për Komandant e mbajnë Adem Jasharin, kurse në prapaskenë për Komandant e kanë Idajet Beqirin, i cili ishte në arrati, e tash edhe i arrestuar!!
-------------------
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Dëshmorët për Shqipërinë Etnike
DY DËSHMORË TË SHQIPËRISË ETNIKE
Veprimtari nuk duhet të lejojë, që ta kapin sikur lepurin çalaman!
(Rexhep Mala)
Shkruan: Mr. sc. Kadri Osmani
Dy dëshmorët e Lirisë, të rënë më 12 nistor 1984, në Prishtinë, në luftë me forcat çetnike-neofashiste serbosllave,- kanë prejardhje nga krahina e Gallapit, Malësia e Komunës së Kamenicës, nga Hogoshti dhe Svirca: fshatra këto me një traditë të gjatë të mikpritjes, të atdhedashurisë dhe të traditave luftarake. Të dy familjet e tyre më vonë shpërngulen në Gjilan, dhe jetojnë në Kodrën e Bardhë.
Rexhep Mala ishte pjesëmarrës i Demonstratave të vitit 1968, që u mbajtën në atmosferën e krijuar, pas një shtrëngate torturuese 23-vjeçare të regjimit policor të Aleksandër Rankoviçit: kur në emër të „tepricave“ merrej haraç drithë e sanë, mish bagëtish e mish pulash, vezë...
Të gjitha këto po i bekonte satrapi Tito;- dhe ky kriminel e mashtrues ordiner, reagoi vetëm kur u zbuluan përgjimet rankoviçiste edhe në kabinetin e Titos! Pra, pasi iu rrezikua froni, satrapi erdhi në Kosovë, më 1967, dhe deklaroi: Është bërë shprehi të themi se shqiptarët në Kosovë janë pakicë kombëtare, po unë këtu po shoh se, për zotin, shqiptarët qenkan shumicë absolute kombëtare!!“- krejt kjo me dinakëri, për të na bërë aleatë në momentin kritik.
Rexhep Mala me shokë, nuk iu besonin këtyre proçkave: ata e dinin se Konkluzionet e Konferencës historike të Bujanit-1), ishin ndaluar e pezulluar, me Seancën e Prizrenit, të mbajtur më 8-10 korrik 1945, nën mbikëqyrjen e OZNA-s famëkeqe- pararendëse e UDB-ës.
Derisa në Konferencën e Bujanit, shumica absolute e delegatëve ishin shqiptarë, sipas përbërjes të popullsisë, tevona në Seancën e Prizrenit, shumica absolute ishin serbë e malazias!!
Po ato ndalesa e shfuqizime, ishin bërë në shkresurinat, dhe ashtu të vdekura po mrizonin ndër arkiva. Kurse në popull flitej e propagandohej për tradhtinë dhe për riorganizim për ribashkim kombëtar dhe territorial: po për këtë nevojiteshin njerëz të drejtë, të çiltër, konsekuentë, të vetëmohimit e të sakrificës;- këto cilësi kishte Rexhepi, dhe me këso kriteresh mund të shoqëroheshe me të.
Më 1973 bëhet anëtar i Grupit Revolucionar (G.R.);- pas një organizimi të gjatë dhe degëzimesh nëpër qeliza dyshe, treshe e pesëshe. Ky Grup Revolucionar kishte organin e vet „Zëri i Kosovës“- që e nxorëm më 1973, në Prishtinë.
Aty Rexhepi tregoi aftësi mobilizuese dhe punë kreative konkrete: me të hollat e veta e blen makinën e shkrimit, dhe fillojnë traktet e para. Pastaj, tok me shokët e vet e rrëmbejnë një shaptilograf në Ndërmarrjen „Elektro-Kosova“- te zyrat e Repartit të Shtëpia e Vjetër e Mallrave: Rexhepi që ditën kishte hyrë dhe e kishte kontrolluar terrenin. Në nevojtore e kishte hequr rezën e dritares, kështu që, natën e kanë hapur dritaren, dhe e kanë nxjerrë shaptilografin e ri automatik. Traktet u shpërndanë kryesisht nëpër xeherore: iu shpjegohej punëtorëve se janë duke punuar me forca të shteruara, për një pagë të vogël minimale, dhe iu bëhej thirrje për grevë. Traktet qenë shpërndarë në Trepçë, Golesh, Kishnicë, Novobërdë...
Viti 1975: Rexhepi me shokë, i stolis konviktet me trakte dhe me pllakate e shkrime me ngjyrë. Të nesërmen kishin se çfarë të lexonin e mësonin studentët e punëtorët për padrejtësitë e regjimit antipopullor.
Borgjezia e Prishtinës dhe e Beogradit, me hamendje burgosi 19 veta;- ku Rexhepi u gjet, patjetër, si personi më i dyshimtë. U dënua me burgim dhe i vuajti 8-vjet.
Në vitin 1983, jemi liruar njëkohësisht me Rexhepin dhe kemi kontaktuar me Nuhi Berishën, i cili kishte marrë pjesë aktive në Kryengritjen e vitit 1981, dhe me rastin e
Vallë o bij, ç`po ndodh kështu,
vitet tutje, ju tëhu!?
burgosjes të shokëve, kishte arritur të ik për dritare dhe ishte arratisur, duke kaluar në ilegalitet. Tri vjet ilegalitet. Ai ishte ambientuar me të gjitha shtresat e popullit të Prishtinës dhe të qyteteve të tjera ku vepronte, po edhe të fshatrave e të trevave tjera, me të cilët mbante lidhje me shoqe e shokë. Nuhiu dinte të shoqërohej, jo vetëm me moshatarë, por edhe me më të rinj e me më të vjetër, me burra e me gra, me pleq e me plaka. Rexhepi dhe unë pas 8 e 9 vjetësh burgu, me zor po i mbanim mend rrugët e vjetra të Prishtinës;- në lagjet e reja humbnim fare. Ne shkonim pas Nuhiut si dy kalamaj pas pedagogut: kalonim rrugicave të ngushta, e deriçkë më deriçkë, kaptonim nga lagja në lagje, ditën e natën, pa pengesa: populli i kishte hapur hapekrahë dyert e oborreve e të odave për Nuhiun me pseudonimet „Nazimi“, „Nazmiu“, „Ilegali“...
Këto tri fjalë ishin më të ëmblat e më të dashurat: sikur për fëmijën e varfër e të uritur fjalët „Bukë e sheqer“!! Të gjithë donin të takoheshin me të. Në fjalët e tij s`kishte vend për dyshim: ta paraqiste fitoren të garantuar qindpërqind.
Kur nuk ishin mjaft të kënaqur me veprimtarinë e ditës, Rexhepi dhe Nuhiu, dilnin në midis të natës, dhe në muret e rrugës shkruanin me ngjyrë të dallueshme:“Kosova Republikë“!! Kalimtarët uronin: ju lumtë trimave!!- ka or, ka se kush kujdeset e kush lufton.
Në natën kritike, kemi qenë në shtëpinë e z. Sejdi Veseli, laborant nga Prishtina. I brengosur hyri në odë vëllai i Sejdiut, Shemsiu- Shema, dhe na lajmëroi se një grup policësh po shëtisnin në rrugë përpara derës së tyre. Kemi kërcyer në oborrin e një shtëpie rome. Ata dy e kanë kapërcyer murin e lartë, unë kam mbetur këtej murit: në këtë situatë, mendova se ata e çanë rrethimin, dhe nuk isha fort ngushtë pse mua më kapën romët dhe më dorëzuan në polici.Mirëpo, rrethimet kishin qenë të forta, dhe të përforcuara me ushtri e me polici, e me qerre ushtarake.
Rexhepi e Nuhiu ishin barrikaduar në një bodrum, dhe e kishin filluar luftën: gjithë natën kanë kënduar e kanë luftuar. Kanë pasur nganjë revole të markës „SIG“, me nga njëqind fishekë dhe nga një bombë. Nuk dihet se sa nga kundërshtarët kanë qenë të vrarë e të plagosur (ngase shtypi zyrtar i jepte ato të dhëna), dhe poashtu, nuk dihet në se shokët tanë janë vra apo kanë bërë vetëvrasje në mbarim të municionit e të hedhjes të gazrave lotsjellës e vdekjesjellës, siç vepruan armiqtë tanë edhe me nxënësit e shkollave.
Kurse me atë rast, gazetat patën shkruar:
„Lufta në rrugë“
(Borba na ullicu)
Dhe vërtet, dy Trimat e Kodrës së Trimave, bërën një luftë, e cila pati jehonë. Po nganjëherë edhe rasti e përcakton shkallën e luftës: ata e patën blerë një pushkë automatike me një karikator, po e shitën atë dhe e blenë një tjetër me tre karikatorë, sipas kapacitetit të tyre luftarakë. Mirëpo, për fat të keq, të parën e dorëzuan, e të dytën ende nuk e morën!- kjo edhe do ta shumëfishonte efektin dhe jehonën e luftës të Prishtinës.
Është e njohur Lufta e Kodrës së Kuqe: tre me treqind. Po kjo e Kodrës të Trimave, me siguri që ka qenë dy me dymijë!? Gjithë lagja ka qenë e rrethuar me polici e me ushtri e me qerre ushtarake e me helikopterë: armiku po çuditej e tmerrohej,- në çfarë shkalle paska arritur revolucionarizimi i shqiptarit!?!
Të barrikaduarit dhe Lufta e tyre, kishin tronditur Beogradin!! Duke iu dhënë të kuptojnë, se po ju afrohej fundi i pushtimit dhe i pushtuesit. Aq më tepër kur morën vesh, se dy luftëtarët e lirisë, s`ishin pos 33 e 23-vjeçar!!
Po shokët tanë po hakmerreshin për luftëtarët e rënë: Abdullah Krashnica-Presheva, Emin Duraku, Zenel Hajdini, Rifat Berisha, Fazli Greiçevci, Murat Mehmeti, Jusuf e Bardhosh Gërvalla, Kadri Zeka... për nxënësit e helmuar... për tokën e pushtuar...
Ata krahas veprimtarisë konkrete, merreshin edhe me publicistikë e me letërsi. Kështu, nga Rexhepi kemi broshurën „Qëndresa“ e nga Nuhiu broshurën „Pranvera e Luleve të Kuqe“ dhe vjersha të botuara e të pabotuara...
Varganit të luleve, iu shtuan edhe dy lule të kuqe, pranë lapidarëve të të cilëve populli do të përkulet me respekt e dashuri, dhe me dhembje krenarie.
Që të dyve iu patën vdekur nënat, kanë baballarët dhe familjet: Rexhepi ka qenë i martuar dhe ka lënë gruan, zonjën Hanife, dhe bijën, tash 19-vjeçare, me emrin- Fitore. Nuhiu ka qenë i fejuar me Shukrije Gashin, e cila paska deklaruar se pas Nuhiut nuk do të martohet kurrë më...
Lavdi Trimave të Kodrës së Trimave: Rexhep Mala „Ruzhdiu“ e Nuhi Berisha;- të cilët e dhanë jetën e tyre të re, për idealin më të lartë kombëtar- Bashkimin Kombëtar dhe Territorial.
(Shënim: ky shkrim është botuar te revista „Arbëria“ nr.1/1995, f. 11-12: policia serbijane s`kishte lejuar që dy shokët të rënë në luftë kundër Serbisë pushtuese, të varroseshin pranë njëritjetrit, por veç e veç e larg njëritjetrit. Kur vdes babai i Rexhepit, pleqnari e patrioti i mirënjohur, Mehmet Mala, e lë amanet që ta varrosin afër dëshmorit Nuhi Berisha: Plaku i mençur ka llogaritur, se po të varroset pranë të birit, familjet s`do të kishin ndonjë arsye, që një shoku i birit të tij të zhvarrosej e të rivarrosej pranë tyre;- kurse në këtë mënyrë: argumenti është bindës që, i biri Rexhepi, të zhvarroset e të varroset pranë Babait, alias (edhe) pranë shokut të luftës, pranë dëshmorit Nuhi Berisha.
Kurse bija e Rexhepit, zonja Fitore, qenka rritur, qenka martuar me zotni Bedri Abdylin dhe paskan tri goca e një çun: Rrezja 10-vjeçare-(12.1.2005), Lëndina 7-vjeçare-(14.2.2005), Lira 6-vjeçare-(2.6.1999), Dielli 2-vjeçar-(21.6.2003).
vijon
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Dëshmorët për Shqipërinë Etnike
DY DËSHMORË TË SHQIPËRISË ETNIKE
Moj Shqipëri n`det sa ke vala, moj Shqipëri n`mal sa ke pisha
aq të ka dashur Rexhep Mala, aq t`ka dashtë Nuhi Berisha!
nëpër baltë e nëpër shi, por t`hareshëm pa ankoja
dy herakë zgjohen pa gdhi, me shumë zell me pak përvoja
s`kishin kohë as për pushime, dashurinë e kishin n`bebe
s`kishin banja për pastrime, as në lëkurë s`ishin pa zgjebe
bënin jetën ilegale, me guxim e me trimëri-e,
n`zemrat tona ideale, shtresë blerimi krenari-e
kur u thye besa e traditës, midis nate n`terr të zi-e
kur iu mbyll dera e mikpritjes, luftuan dy me dymijë-e!!
rrethimi u bë me topa, dhe me qerre ushtarake
as shtrojerë as kishin gropa, i mbante fryma luftarake
kërcyen në një bodrum, me revole dhe dy bomba
derdhën gjakun sikur lumë, gjithë natën jehoi kënga!
moj Kosovë të tillë i rrite, dhe u ngritën n`jataganë
moj Kosovë sa u trondite, kur u rrëzuan këta viganë??
kur dhanë jetën këta dy trima, e n`dukje humbi një garë-e
vdekja e tyre shkrep vetëtima, edhe dalim fitimtarë-e
tash i kemi n`përmendore, emër-artët ndër fabrika
krahëpërkrahë e dorëpërdore, ku punojnë djem e çika
vende t`zbrazta mbetën n`klasë, vende t`zbrazta n`fakultete
zemrat tona për t`na i plasë, për t`na lidh në unitete
Moj Shqipëri n`det sa ke vala, moj Shqipëri n`mal sa ke pisha
aq të ka dashur Rexhep Mala, aq t`ka dashtë Nuhi Berisha!
Luftëtarë e heronj të UÇK-së
BASHKËSHORTË E BASHKËLUFTËTARË
TË PANDARË NË LUFTË E NË VDEKJE:
FEHMI LLADROVCI 28.05.1956-22.09.1998
E XHEVA KRASNIQI-LLADROVCI
01.06.1955-22.09.1998
Shqipëria është dashur të punonte për sot e për nesër, po ajo s’ka punuar as për sot e as për nesër... çdo kalkulim na duhet ta bëjmë vetëm me forcat tona kosovare: këto janë ato kushtet tona të brendshme; për aleatët ju dy (Kadri Mani e Fehmo Lladrovci) mund të dini më mirë se unë... e di që Fehmiu ka miq të shumtë kroatë...
(Dr. Lush Daka, Zagreb, fundviti 1999)
Fundviti 1991: gjashtë muaj pas lirimit tim nga burgu, me një grup shokësh, me veturë (me shofer Mazllumin dhe mikun e tij Petrit Duraku...)* kaluam nga Kosova në Maqedoni, Rumani, Hungari, Austri dhe arritëm në cak, në Lucern të Zvicrës, për ta formuar ORSH-në (Organizata Revolucionare Shqiptare). Pas tri javë shëtitjesh e vizitash pune nëpër Zvicër, shkuam në Shqipëri - për herë të parë! Dhe poashtu pas tri javësh në Shqipëri, duhej të ktheheshim në Kosovë: flitej se në Zagreb është formuar Garda Kombëtare Shqiptare apo Garda e Fehmi Lladrovcit? - si mund të kthehesha në Prishtinë, pa e vizituar Gardën!? - assesi! Ju thashë shokëve se unë kam një vizitë mjekësore në Zagreb te Dr. Lush Daka. Preva biletën për traget dhe udhëtova Durrës-Trieshtë, e pastaj me autobus në Zagreb.
Nga Durrësi në Trieshtë, udhëtuam me traget tok me regrut Agron Morinën dhe me një shokun e tij, Xhemajl Krasniqi: jua pagova biletat nga paratë që m`i kishin falur paraprakisht shokët e miqtë e mi në Zvicër... ( më vonë kur u regjistrova në Tiranë në kursin për shofer, Agroni m`i ktheu paratë, madje edhe më tepër: tash Agroni simpatik dhe vëllai i tij më i vjetër, Rrahmani, jetojnë në Austri dhe mbajmë lidhje e kemi ngelur miq të përjetshëm).
Në adresën e Fehmi Lladrovcit arrita vonë, pasi Fehmiu kishte shkuar? - u stepa se tjetër adresë s’kisha, por një zonjë zagrebase, që po përgatitej të dilte nga zyra, pa u hamendur më priu drejt te banesa e kërkuar. Në derë u paraqit figura impozante e Fehmi Lladrovcit, i buzëqeshur, i dashur e mikpritës bujar. U përqafuam ngrohtësisht pas një ndarje mizore nga burgjet... e falënderuam zonjën zagrebase dhe hymë brenda... Në dhomë... në dhomë a në kazermë!?! - ecejaket ishin të shpeshta: ushtarët e Fehmiut vënin e vinin pajada... Xheva ju ziente fasule... Fehmiu e Xheva s’kishin fëmijë... po fëmijët e tyre ishin ushtarët, të cilët Fehmiun e quanin - Baba, e Xhevën - Nënë: Shkëlzen Osmani, trim i çartur nga Gostivari, thoshte se pas luftës këta prindër të mi këtu do të më martojnë...
Aty njoha edhe oficerët tanë Bashkimin, Mensurin (Kosumi?)...: ky i fundit trim i çartur e tarzan i vërtetë, me nga dy ushtarë të plagosur nën sqetull dhe me armët e tyre e të vetat kalonte përmes breshërit të plumbave, sikur nëpër riga shiu... këso tregimesh e rrëfimesh bisedoheshin në intermeco... po të shumtën bëheshin ushtrime me mitraloz: zënia e pozicionit me shpejtësi taktike...
Një ditë, Fehmiu gjeti pak kohë e më çoi për vizitë mjekësore te kardiologu shqiptar nga Prizreni, Dr. Lush Daka (edhe për kontroll edhe për alibi pse kam qenë në Zagreb): Mjeku ynë specialist e kryespecialist, ishte me të meta fizike, me gungë në shpinë e në gjoks, por me shpirt zambak. Kur mori vesh që kam qenë shumë vjet nëpër burgje, nuk m`i mori paratë e vizitës dhe u ndal me ne në një bisedë gjysmëorshe... në Shqipërinë ishte i zhgënjyer përfundimisht.
U kthyem në banesë duke ecur shpejt e duke vrapuar: Fehmiu kishte një mantel të hollë vere! - ishte pak pa qejf nga një flamë dhe mërdhinte... Xheva po lante rroba në korridor: korridori ishte pa xhama!?! - ushqimi i dobët, ekskluzivisht fasule... si me zor jua dhashë 100 franga...
Banesa e vjetër dy apo tri katëshe, e ndërtuar me material të dobët: po hepohej sikur minareta në erë, nga pesha e municionit, - trombone kundërtanke... Një ditë erdhën ca shokë të Fehmiut dhe me kamion i shpërndanë kontingjentet e municionit nëpër banesa të reja moderne të oficerëve... Njëri quhej - Nevxhet Hasani? - ishte shok besnik i Fehmiut... Tek ai shkuam një mbrëmje në darkë; aty edhe u lava, pasi tek banesa e Fehmiut ishte banjoja e vjetër dhe krejtësisht primitive...
Aty e njoha edhe oficerin Xhafer Jashari... oficerët tanë e kishin humbur besimin tek Qeveria: ata ishin vendosur pranë Liqejve të Plitvicës dhe po çonin jetë përrallore, nuk po jetonin më me jetën e popullit as me hallet e tij; ata po i besonin ende vetëm z. Ramush Tahirit, por edhe ky i zhgënjeu përfundimisht: erdhi në Zagreb dhe nuk donte të takohej me Fehmiun!?! - Fehmiu vetëm e sillte kokën dhe ofshante me turfullimë...
Në Varazhdin flitet shqipja!
Sistemi çetnik-neofashist serbijan kaherë i ka ndjekur mësuesit përparimtarë: të vetëdijshëm se arsimi e kultura dhe përgjithësisht emancipimi i masës, çon drejt rebelimit dhe çlirimit nga robëria e urryer serbijane...
Kështu familja e përndjekur Maloku nga Planeja e Prizrenit arriti në Kroaci...
Qeveria nuk po e përkrahte Gardën Kombëtare të Fehmi Lladrovcit e lëre më ta krijonim edhe një tjetër Gardë Kombëtare në Lubjanë, ku ishin nja 400 rekrutë... në këtë situatë u nisëm nga Zagrebi për në Varazhdin, mysafirë te familja e z. Emrush Malokut dhe në vizitë një ushtari të plagosur në Toplicë... (në bazë të këtij toponimi u çel edhe muhabeti për muhaxhirët tanë të ikur, të shpërngulur me dhunë) nga Toplica më 1878 e cila ishte ca më e madhe se Kosova në kufijtë e sotëm...)
Banja e Toplicës është nja 10-12 kilometra përtej Varazhdinit, ku ende nuk bëhej luftë në Kroaci. Aty në rrugën “Vlladimir Nazori” nr. 19 është një shtëpizë që nga jashtë nuk dallohet me asgjë nga shtëpitë tjera kroate; - po ama përbrenda dallon fort: aty jetonte familja Maloku, - janë tre vëllezër: zoti Emrush me bashkëshorten zonjën Sadbere të cilët kanë katër fëmijë: 1. Ardiana, 2. Majlinda, 3. Liridona dhe 4. Rilindi. Fëmijët recitojnë e ne duartrokasim me hare...
Vëllai tjetër, zoti Minushi me bashkëshorten zonjën Shkurta të cilët kanë një foshnjë në djep, i cili guguron si një pëllumb i shkruar që kërkon e grishë folenë...
Dhe vëllai më i ri, Rasimi, i cili është i fejuar...
Atmosferë shqiptare sikur në midis të Prishtinës apo midis të Tiranës: flitet gjuha shqipe sikur në vjershë të Naimit apo të Fishtës, e sikur në këngë: si zë bilbili/ por si valë deti/ vjen gjuha shqipe/ e vendit tim/ e vendit tim...
Mobiliet e fjetave dhe orenditë e kuzhinës janë të bollshme e për lakmi; - kryekreje pastërtia: çdo gjë shkëlqen si edhe mikpritësit çehrendritur burra e gra e fëmijë... autori i këtyre radhëve është për të parën herë aty, kurse Fehmiu e Xheva janë miq e shokë të vjetër të familjes Maloku... Aty dinë ta krijojnë atmosferën e afërsisë pa teklif edhe me ata që për herë të parë bujnë këtu, - e në veçanti me mysafirët e mirëpritur e të mirënjohur, patriotët në zë Fehmi Lladrovci e Xheva Krasniqi-Lladrovci... pavarësisht se Malokajt anojnë kah Balli Kombëtar...
Familja është me veshje prizrenase apo parisiene, tryeza e mbushur me ushqime të begatshme, si në parajsë, - po edhe diç më tepër se në xhenet - pije alkoolike të Shqipërisë... TV në kolor me video, telefoni, telefaksi: për pesë minuta komunikon me botën... cingëron telefoni pajada, e faksat arrijnë: momentalisht brengat janë përqendruar te z. Meriman Braha: e kanë torturuar në hetuesi në Prishtinë dhe ia kanë caktuar që të paraqitet për çdo ditë... një ditë ka rrëshqitur nga Prishtina dhe duhet siguruar një pasaportë për ta tërhequr në Diasporë... bisedat janë të shifruara dhe mezi marrim vesh nga diçka... Komisari me shokë shkojnë në Pulë për një pasaportë: duke rrezikuar nga dy kundërshtarë: acari e çetnikët... kthehen të lodhur e të dëshpëruar pa pasaportë: paska ndryshuar situata dhe janë ndërruar ca persona të mëparshëm... Edhe njëherë duhet shkuar në Gospiç: ju ka ngelur një teknikë lufte... kërkoj të shkoj edhe unë... Komisari Fehmi buzëqesh në mustakë: „Ti nuk je për luftë se je plak! - as ke dokumente udhëtimi...“
„Shoku komisar! - këtu nuk të jap hak! - dokumente!? - nuk Ju kuptoj për çfarë dokumente e keni fjalën? - or mik, ma jepni një kallashnik!?“
„Dokumente udhëtimi, se edhe patrullat kroate na ndalojnë... E di që je trim dhe ende je vital... po ne nuk po e mbarojmë luftën sot, pas ushtrimeve në Gospiç, me batalion fluturues do shkojmë në Kosovë...
E lëshojnë një kasetë në video: shohim me admirim një dokumentar... Edhe Xheva me uniformë tok me luftëtarët e lirisë gjuan në shenjë dhe e qëllon shenjën! - ne mrekullohemi, Xheva vetëm qeshet, gjest kopjativ nga bashkëshorti i saj - Fehmi Lladrovci...
Mikpritësit s’kanë blerë shtëpi, me shpresë se aty janë vetëm përkohësisht dhe se do të kthehen në Prizrenin e tyre të dashur ku po ndërtojnë shtëpi dhe njëkohësisht po investojnë në Prizren dhe në Tiranë...
Dhe furra punon... Bukët piqen... Bukët simite “franceze”, “hamburgerë” e “panine” kualitative - sikur edhe fëmijët! - fëmijët e mësuesit Emrush e të Sadberes të emancipuar me shkollë të lartë; - ata merren vesh me fëmijët me pak fjalë e me nojma, sikur me të rriturit: prindërit-mësues e kryejnë detyrën e vet kudo që janë edhe në familje edhe në rrethin shoqëror praktikisht, po edhe me letra programore në largësi...
Megjithatë, ka një dallim me Kosovën: derisa në Kosovë fëmijët bëjnë kallëp duhanin, duke ëndërruar paratë që eventualisht mund t`i fitojnë për të blerë libra, fletore e mjete tjera të domosdoshme shkollore, - fëmijët e Malokajve në Varazhdin palojnë e bëjnë kallëp - paratë e fituara të xhiros ditore!! - më të vogla, të mesme, më të mëdha dhe - hotlan!
Ato para i përdorin me nikoqirllëk për vete dhe për nevojtarët: në Kosovë ku mësimi zhvillohet në kushte të rënda të okupimit serbijan, nëpër bodrume e nëpër tavane të shtëpive private të liruara nga arsimdashësit e liridashësit patriotë, si dhe në Shqipëri ku janë shpartalluar e djegur nga vandalistët barbarë, antikombëtarë e robërigrishës, - disa qindra shkolla dhe kënde lojërash të fëmijëve!!?
Kur e hetojnë ngazëllimin dhe admirimin tonë, - ata (si këngëtari kah muzikantët) bëjmë me nojmë kokash e duarsh kah Prizreni, duke na shpjeguar se anëtarët tjerë të atjeshëm të familjes, vëllai më i vjetër, Alushi, dhe vëllai më i ri, Selimi, - po kryekreje nëna Zyla 68 vjeçare, e cila ka edhe pesë vajza... janë shtysa dhe tabani: zemrat e të gjithëve pa dallim rrahin e buçasin për Prizrenin Legjendar, për Shqipërinë Etnike, për një shkollë unike, me program të njësuar mbarëkombëtar kudo që flitet shqipja.
E rretheqark zhvillohej lufta: shënoj midis dy eprorëve ushtarakë, Mensurit dhe Bashkimit, - jemi të brengosur dhe shestojmë planet edhe të një lufte të mundshme e të paevitueshme te ne... çohemi e shkojmë në Banjë, në stacionar për ta vizituar ushtarin e plagosur, z. Samiu nga Gllogovci: na rrëfen për dy shokë të rënë, - Sami Bogujevci nga Pozharani e Fadil Salihu nga Livoçi, dhe për të tjerë të plagosur... (propaganda e shfrenuar shqipfolëse e shqipshkruarëse alarmonte se Fehmi Lladrovci na i mori më qafë rekrutët që po i fut në luftë rininë, se ata do ta fitonin lirinë, me rezistencë paqësore!!!); - shpalon dy këmbët e veta të plagosura:
„Këmbëve të mia po ju dilte tymi!! - po unë do të shërohem brenda muaji, po nëna do të mendojë se kam vdekur!? - a do t’ia çoni fotografitë e mia? - oh vëllau im, të falem nderit... pritni sa ta marr edhe një pozë pa kukëza...“
Stacionari pesëkatësh, “Minerva“ me llojlloj basenesh ujëngrohta për sëmurje të ndryshme për civilë e për ushtarë të plagosur... edhe nga Kosova...
vijon
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Dëshmorët për Shqipërinë Etnike
Shkojmë në një familje kroate: Nazmiu e informon shtëpiaken Stefanija se e ka vizituar birin e saj ushtar në Prizren, se ia ka dorëzuar një miliard të holla dhe për argument e gëzon me një letër të të birit... Stefanija nuk di ç’të bëjë nga gëzimi: ajo pyet e qanë... na i mbush gotat me raki dhe një shishe njëlitërshe na e jep me vete, - po nuk mjaftohet as me të gjitha këto... ajo na fton apostafat që të na gostitë mirë e mirë... Ajo lutet e përgjërohet për evlatin... Pyet për situatën në Prizren dhe nuk mund të besojë se ende s’ka luftë...
Shtëpiake Stefanija: gëzuar për miqësinë kroate-shqiptare!! - pas komisarit Fehmi i cakërrojmë gotat dhe thërrasim - gëzuar!!
Si do të kthehem në Prishtinë? - një linjë që ishte nëpër Bosnjë, ditët e fundit po kontrollohej... Komisari më thotë se çuni i Taip Zekës (nipi i dëshmorit Kadri Zeka), është në spital në Zagreb dhe se është marrë vesh me Zenunin e me Shemin të kthehem tok me ta... oficerët shqiptarë më porosisin: të shkoj te Fehmi Agani e te Veton Surroi e t`i pështyj në fytyrë... që nga bisedat aprovuese që ta formojnë Gardën Kombëtare, nuk janë bërë të gjallë më...
Ju thashë se Fehmi Aganin e kam pas profesor dhe nuk mund bash ta pështyj, por do t`i them në mënyrën më të rreptë... kurse Veron Surroin nuk e njoh... më ka ruajtur zoti që të mos e takoj kurrë...
Udhëtuam me veturë: Kroaci-Hungari-Rumani-Bullgari-Maqedoni-Gjilan!!!
Profesorit Fehmi Agani ia përplasa mllefin e oficerëve... çfarë më ka thënë? - unë nuk e di!
Po ju pyes unë juve: çfarë thotë zakonisht duke belbëzuar e duke u qeshur si i marrë: duhet durim e pritje se kushtet momentale... kërkojnë një zgjidhje... afatshkurtër... afatgjatë!! - nuk e di se sa jemi duke i përcjellur konferencat informative të Presidentit... njohja e ndërkombëtarizimi i Kosovës... përkrahjet... gëzohet që u njoftuam e u rinjoftuam... do të kemi rast të bisedojmë...
Pas disa vjetësh u takuam në Golem: Fehmi e Xheva Lladrovci kishin ardhur „në Plazh“!!
Shkuam nga Durrësi me gruan time të devotshme, zonjën Shukrije Bunjaku-Osmani, dhe u përqafuam e u çmallëm... por edhe polemizuam rreptë: ata nuk e njihnin monizmin shkatërrimtar apo nuk po mund ta pranonin një katastrofë të tillë?? - nuk po donin të bindeshin se nuk e kemi aleatin e parë!?! - e Dr. Lush Daka na kishte paralajmëruar se nuk e kemi...
Pas atyre polemikave, me dikë tjetër, do të prisheshim, por me Fehmi Lladrovcin kjo nuk ndodhte... kalonte gjysma e natës me debate, dhe s’kishte më asnjë mjet udhëtimi. Komisari me shokë na çonte me veturë në Durrës dhe hynte brenda e pinim kafe dhe qeshnim në shenjë pajtimi dhe vijimi të debateve... sërish më ftoi... dhe pas debatesh të zjarrta, sërish më ktheu me veturë...
Më vonë dy vëllezërit e Xhevës, Halimi e Atomi u zunë me armatim duke kaluar kufirin në Maqedoni... Kishte rrezik t`i dorëzonin në Han të Elezit? - i telefonova z. Nijazi Sinajt (epror ushtarak në pension), që t`i thotë çunit të tij, oficer Vladit, vjehrrit të Halimit, për një certifikatë kurorëzimi të Halimit me Gocën e tij? - jo ata kanë qenë vetëm të fejuar, por jo edhe të martuar e të kurorëzuar...
Me rastin e vizitës time Gardës Kombëtare në Zagreb e pata shkruar një reportazh të gjatë:“ Dhjetë ditë që tronditën... zemrën time“, sipas titullit të shkrimtarit Xhon Rid: “Dhjetë ditë që tronditën botën“ për Revolucionin e Tetorit të Leninit.
Më kanë thënë se është botuar pjesërisht te revista „Alternativa“ apo „Republika“? - në artikull i mbroja oficerët tanë përgjithësisht e në veçanti Fehmi Lladrovcin, me emrin e të cilit lidhej Garda Kombëtare: e mbroja kundër shpifësve denigrues të paskrupuj...
LUFTËRAT E KOSOVËS
Lufton Gllanasella
dhe Llashkidrenoci
thërret Xheva nga Shpella
komandant Lladrovci!
Ju nuk latë fëmijë
po ushtarë dyzetmijë!
Rrafshi i gjanë i Dukagjinit
nën vetëvimat që flakërojnë
rrethit vatrës rrethit hinit
gjymtyrëgjakosur lëngojnë.
Rrafshi jonë çfarë përjetimi
të ripagëzuan – Metohi
Anamalit e Anadrinit
nën qiell të hapur në stuhi
ndër dekada ka një shekull
shkon një luftë vjen një tjetër
o Kosovë- varrezë brumbull
bijnë të rinj e pleq me mjekër
duke pritur na dalin thinjat
fqinjët tanë kërkojnë sherr
kush t’i numërojë të thyer brinjat
ndër granatime mbushur tmerr
loton qielli dhe lotojnë gjethet
na digjet mjekra dhe mullarët
shtrojnë kokteje kur na zënë ethet
na i djegin grunajat e formularët
ju lunga n’trup në lunga n’zemër
thirrjeklithjet që s’kanë të sosur
të gjakosur jemi kokë e thembër
ushujzashkinat s’dinë të ngopur
masakra të këtilla nuk janë parë
spastrim etnik një populli tërë
shpime e çarje me hanxharë
sytë të nxjerrë e veshët prerë
kështu ishte gjatë historisë
kullat tona rrënojnë topat
përbën regjimet e shkinisë
nën raso kamat fshehin popat
t’i qërojmë mirë naivitetet
zog shqiptari njëherë mëso
kundër nesh shtatë kontinentet
por pansllavizmit mos i beso
të civilizuarit s’mbyllin defterët
madje as kur na i rrëmbejnë myhyrët
madje edhe kur bëhen beteret
kur na karbonizojnë e djegin yshyrët
na kërkojnë të ndërrojmë formë
jetojmë ndër vërria dhe zgafella
t’marrin plafin t’jepin platformë
dhe plagët na i bëjnë më të thella
të dlaurit kombit të dalurit feje
nuk i prekun t’fëmijëve cijatat
nuk i japin rëndësi asnjë beteje
me rëndësi qenkan negociatat
shpirti i shenjtë i Nënë Terezës
mbi ty Kosovë po pezullon
sos – Mbretërinë e Providencës
që mizoritë rreptë gjykon
Lufton Gllanasella
dhe Llashkidrenoci
thërret Xheva nga Shpella
komandant Lladrovci!
Ju nuk latë fëmijë
po ushtarë dyzetmijë!
(Shifra: “Risimtari“ për konkursin letrar të Shtëpisë Botuese „Albumi“, Tetovë `98 (e që nuk është mbajtur!); kjo poemë u mor për botim në konkursin letrar të revistës të ilustruar “Spektri” 1998; pastaj është botuar te libri im, Kadri Mani:“SHQIPTARËT JANË ATJE!“-1999, f. 146-148)
--------
vijon
Edituar për herë të fundit nga Agim Gashi në Sat Dec 20, 2008 5:07 pm, edituar 1 herë gjithsej
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Dëshmorët për Shqipërinë Etnike
LDSH-LKÇK-SHBP- KUNDËRSHTOJNË ORGANIZIMIN
E PROTESTËS TONË NË GJENEVË!!!
-Përçarjet ndërshqiptare vijojnë në mënyrën më banale!-
Përveç lidhjes formale-juridike, bastardët e kriminelët, zotëri, nuk kanë kurrfarë lidhje tjetër me përkatësinë kombëtare. Duke kaluar nga lloji në Aktin e Krimit ata, as në mënyrë etimologjike nuk i takojnë më llojit as popullit, meqë populli si qenie kolektive e subjekt i historisë,-kurrë nuk bën krime,- sidomos jo mbi popujt tjerë.
(Millan Nikoliç)
Dje, më 30.9.1998. në Biel, në ora 19, u mbaj një Konsultë për organizimin e një proteste të madhe në Gjenevë, përpara Godinës të OKB-së, të hënën e ardhme, më datën 5.10.1998, në ora 14 e 30 minuta, ku për gjendjen katastrofike të zhvendosurve kosovarë, raporton Komisionereja e lartë e OKB-së për refugjatë, zonja Sadako Ogata, nga vendi i ngjarjes në Kosovë e në Shqipëri.
Merrnin pjesë përfaqësuesit e disa asociacioneve që veprojnë në Zvicër. Diskutuan: Sami Dërmaku, Ramadan Avdiu, Adem Shala, Kadri Osmani, Nazif Shala, Sadri Ramabaja dhe Agim
Shehu, shkrimtar nga Tirana. Të gjithë këta shprehën gatishmërinë për mbajtjen e Protestës atë ditë ku do të mbahet Tubimi përpara godinës të OKB-së, për të kërkuar intervenim sa më të shpejtë që të ndëshkohet në mënyrë shembullore agresioni i pushtuesve serbë kundër popullatës civile në Kosovë.
Ndërkaq, Istref Klinaku e Osman Shahini (Lëvizja Kombëtare për Çlirimin e Kosovës),
kundërshtojnë, sepse„mendojnë“ se Protesta nuk duhet të mbahet dhe se ata janë edhe kundër çdo intervenimi të jashtëm, ngaqë të jashtmit janë vetëm për një autonomi për Kosovën, e këta nuk pajtohen as me NATO-n, dhe as me prezencën e saj në Kosovë!?- ata qenkan kategorikë dhe fare të prerë me këto qëndrime ka qe 5/pesë/ vjet dhe se mburren me ato qëndrime- ishte deklarata e Istref Klinakut. Pas tyre dalin edhe Agron Morina (Shoqata e ish- të Burgosurve Politikë) dhe Hasan Mala ( Lidhja Demokratike Shqiptare)- të cilët në mënyrën më arrogante dhe fare „demokratike“ pas stolisjeve me pupla të huaja, nuk denjuan as të qëndronin në mbledhje deri në fund të debatit!!!- të debitimit e të bindje-çbindjeve, sepse pikërisht një mosndërhyrje të tillë sot po e kërkojnë: Serbia-Rusia-Kina!!!- dhe ne me zemërim dhe urrejtje të papërmbajtur e të papërshkrueshme i akuzojmë të huajt, pa na shkuar as mendja se i paskemi gjarpërinjtë në gji!!!???
Kush është Hasan Mala-„Plaku“!?
Tre sqepverdhët tjerë edhe mund të „kuptohen“ disi, si diletantë të lazdruar, të cilët menduakan se mund ta luftojnë edhe NATO-n!!! Habia jonë më e madhe dhe mllefi ynë derdhet mbi „Plakun“ me flokë të bardha- kokën gjok e mendjen zog! Ai s`kishte turp as kur djali i tij Aliu „zgjidhej“ kryetar i LDK-së: pa asnjë meritë personale, vetëm pse ishte „Djali i Plakut“ dhe nipi i dëshmorit Rexhep Mala,- pavarësisht se Rexhepi kurrë nuk e ka dashtë për shkak të lapërdharive të tij shfrenuese. Hasani paska qenë njëri nga siluruesit maskarenj që u futën në LDK për ta shkatërruar atë, për ta marrë Kalanë nga brenda, tok me dallkaukët, kopukët dhe turmat pa tru- që shkruante Noli.
E cituam z. Millan Nikoliç, ish i burgosur i Goli Otokut dhe krah i fortë i Opozitës serbe kundër Millosheviçit: citatin vite më parë ia përplaste në surrat Drashkoviçit dhe kompanisë.
Por ja që i paskemi edhe drashkoviçët, sheshelët e arkanët „tanë“ në meset tona, të cilët pas shtatë vjetësh u detyruan të dalin në sipërinë me tërë ligësitë e veta çnjerëzore, e të mos flasim fare për „kombëtaren“ e tyre qyqare.
Tek e fundit, edhe ata tipa mund të dalin „vizionarë“?- andaj e shohim të nevojshme që këto mospajtime t`ua lëmë të shkruara gjeneratave në gjykim dhe në procedurë të mëtejme. Të dihet se në një moment historik-tragjikomik të popullit tonë, alias të gjendjes tonë politike, kush në çfarë pozita ka qenë: kaq sa të mos dalim-fajtorë kolektivë!!!
P.S.: Kur ju shpjegoja njerëzve se si ata tipa nuk e njohin NATO-n, humoristët thoshin: Pse, mos NATO i njeh ata!?- e në qoftë se NATO e sulmon Serbinë edhe përkundër qëndrimit të tyre kategorikë kundër NATO-s, a do t`i nxjerrin ato tri asociacione kosovare forcat e veta kundër NATO-s!?
Më kishte rastisur që nëpër tubime t`i dëgjoja proçkat e zevzekut Shukri Klinaku, por nuk më ka shkuar mendja se edhe Istref Klinaku, më i vjetër, është me mend të tij!?! Në i paçin diçka këta tipa (të farefisit a të ideologjisë), e në mos u distancofshin nga ata, Avni Klinaku e Raif Çela me shokë,- mos dalshin kurrë këtej grilave. Dhe protesta doli e mirë: po sikur të dështonte për shkak të obstruksionizmit të tyre!?!
Andaj i sugjeroj që të mos ma dërgojnë më lëpushkën „Çlirimi“: Nr. 57, të shtator/tetor 1998-tës, e shfletova fluturimthi me zemërim dhe urrejtje të papërmbajtur. „Liri a vdekje“ është- imja; përgjatë Luftës Antifashiste (proçetnike) Nacional Çlirimtare (robëruese) kjo parullë ishte „Ja vdekje ja liri“ e unë e ktheva në „ja liri ja vdekje“. Këtë e kam bërë më 1993/1994 kur kam qenë në Kryesi të LKÇK-së, përgjegjës për Agjitacion dhe Propagandë. Pas katër numrave të parë të revistës, m`u ndërpre revista me „shpjegimin“- s`ka numra!!??
Dhe unë kam heshtë deri më sot: me kërkesën vetëm gojore, duke pritur që antinjerëzorët të bëhen njerëz. Pra, kam qenë i lidhur me z. Sabit Gashi, i cili edhe ka banuar tek ne,- haram i qoftë buka, mikpritja dhe besimi ynë.
Revista „Çlirimi“ nuk e ka pamjen standarde të revistave evropiane; aty punojnë kanarina politike e sqepverdhë që nuk e dinë se kah e ka dhia bishtin; politika redaktuese për një mishmash nga rasti në rast, pa një plan afatgjatë e pa kuadro. Në ballinë kemi këtë xhevahir:“Ne që kemi rrokur pushkët e dimë si ndalen këto ofensiva:“ (duke i çarmatosur apo duke i vrarë oficerët tanë madhorë!!!). Andaj jam tepër alergjik kur nga gojët tuaja dëgjoj për „aspektin moral“!!!- si dhe për komandantët tuaj (2)„largpamës“!!!
(9)„Është për t`u çuditur se si një shkencëtar i kalibrit të Qosjes që aq bukur e demaskoi me vite pacifizmin rugovist, duke e shndërruar këtë demaskim në art, duke e zhveshur të tërin nga petku mistik me të cilin mbështillej dhe me të cilin mashtronte popullin, „të mos arrijë“ t`i kuptojë qartë qëllimet djallëzore të politikës amerikane.“
Asnjë fjalë për Qosjen nanoist!!??- për flamurin tonë- leckë!!! Për dëshmorët gostivaras naivë e primitivë!!! Për Revolucionin e Vonuar Demokratik!!! Në faqen 10 përmenden dy nga qëndrimet e LKÇK-së, që nuk po i lexoj fare!- por po jua përplasë në surrat proçkat e „përfaqësuesit tuaj legal të Organizatës ilegale; z. Sejdi Veseli, i cili është edhe fajtor i drejtpërdrejtë për vrasjen e dëshmorëve Rexhep Mala e Nuhi Bersha. Ai tip e biçim njeriu, hardallosej nga pozita e një personi ushtarak(!!!), pse kishte bërë një kurs(!!!) dhe nga pozitat e specialistit laborant, se do ta helmonte ujësjellësin përreth kazermave serbijane (helmim lokal), dhe sapo të pinë ujë ata (sikur në dolli!!!), Sejda do të shkonte e t`i kapte për veshi???- e pra deri më sot as i kapi për veshi as për leshi!!!
„LKÇK-ja (...) Është kundër racizmit dhe çdo ideologjie reaksionare që nxit përçarje midis popujve si dhe ndarje mbi baza fetare.“
-„Organizon demonstrata dhe protesta të ndryshme.“
Fjalë të kota jashtë praktikës së vet!- kush po përçan më tepër se ju vetë dhe kush po i saboton protestat!?!- për gabime drejtshkrimi etj., të mos flasim kot me ta: aty shkarravisin diletantë të lazdruar dhe arrogantë të papërgjegjshëm.
P.S.: Gazetës „Çlirimi“
Sot, më 1.2.1999 më erdhi me postë gazeta „Çlirimi“ Nr.58 (1) i datës 10 janar 1999.
Në ballinë shkruan tekstualisht:“ Pastaj kemi 29 Nëntorin, ditën e Çlirimit të Shqipërisë nga nazi-fashistët.“ Poashtu aty janë edhe deklaratat e antikombëtarëve: Rexhep Qosja e Sabit Brokaj...
As artikujt tjerë jo që nuk janë në nivel, por janë nën çdo nivel.
Lufta Antifashiste (proçetnike) Nacionalçlirimtare (robëruese). Shqipëria nga diktatura fashiste-hitleriste, ka rënë nën diktaturën fashiste-enveriste;- e për pasojë të atij regjimi antipopullor, kemi gjendjen e luftës sot në Kosovë dhe gjendjen e turpit në Shqipëri.
Prandaj „Çlirimi“ juaj është edhe një mjerim dhe grishje e të kaluarës së zezë moniste.
Për këto shkaqe që u thanë e që nuk u thanë, kërkoj të mos ma dërgoni më gazetën tuaj, sepse nuk e konsideroj për gazetë timen dhe distancohem e diferencohem.
Me një qëndrim të tillë të pavërtetë, gazeta juaj fyen rëndë 4.600.- luftëtarë kosovarë të masakruar në Tivar, me nismën e Beogradit e me bekimin e Tiranës së tiranizuar.
Dhe erdhi Konferenca e Rambujesë: 10.000.- shqiptarë demonstrojnë përpara kështjellës, që kanë shkuar nga të gjitha kontinentet, dhe disa milionë shqiptarë përshëndesin e presin mbarimin me sukses të kësaj Konference, meqë tani kemi ngelur sërish ekskluzivisht të varur nga jashtë: po “disidentët” tanë, katërshi diletantë Istrefi-Shahini-Morina-Malaj me sa “publik” dhe me cilat “forca” kundërshtojnë!!??
Pa përshëndetje.
Vdekje Enverizmit – Liri Popullit!
Kadri Osmani
P.S.: Jo vetëm që nuk u përgjigjen në kritikë, por e vijuan rrugën e tyre prej të humburve të shkretinës!! Kështu, edhe te „Çlirimi“ i datës 15 prill 1999- dalin kundër NATO-s!!! Dhe sërish thirren në dofarë forca të veta!!! Kritikojnë UÇK-në pse e ftojnë NATO-n, madje edhe me demonstrata!!!- se NATO-ja bëka edhe planet më të tmerrshme për ndarjen e Kosovës!!!
Ata tipa nuk ia shohin flakën Serbisë!?!- u verbofshin!
Kadri Mani:”SHQIPTARËT JANË ATJE!”,
boti KOHA, Tiranë-1999, f. 247-251)
Gazeta “Jedinstvo” e datës 18 qershor 1984, f. 2, përcjell komentin e “Rilindjes” me titull: Zlo pred sodom (kobi para gjyqit): komenti shkruan përgjithësisht për veprimtarinë e nacionalizmit e të irredentizmit shqiptar; kurse ajo e datës 19. qershor 1984, f. 2, me titull: Suđene iredentističkoj grupi (Gjykimi i grupit irredentist), shkruan edhe me emra: Bajram Ajeti, Ismet Begolli, Sherif Konjufca, Bajrush Xhemajli, Kadri Llugaliu, Avdi Gjata, Ali Ajeti, Sabri Hamiti, Hamit Hamiti.
vijon
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Dëshmorët për Shqipërinë Etnike
NDREQJA E GABIMEVE
Shokët komunikojnë, ata që nuk komunikojnë, nuk janë shokë
A po ban 30 vjet thmi e të tjerat axhami?/ fj. u.
Kam tentuar që të vë kontakt me ish-shokët e veprimtarisë ilegale- kot!?! Andaj edhe po iu drejtohem juve treve kolektivisht, që nesër të kem dëshmitar për dështimin e ish-shokëve të mi.
Kush po i prinë sherrit?
Të dashurit e mi, me rëndësi është që dikush të mos ketë tendenca, teke, defekte...Unë te vetja ime njënganjë i kam eliminuar dhe vijoj t’i eliminoj, andaj kërkoj që t’i ndreq edhe te rrethi im, ndryshe nuk do të isha-mik, por përkundrazi-armik, kuptoni?
Raif Çela nuk do ta lexojë librin e Fari Balliut: ZIONJA E ZEZË NEXHMIJE HOXHA, po përse?- si s’ka kërshëri të polemizojë “me të pavërtetat” siç “mendon” ai!?
Pastaj, personi i cili mëton të jetë i qytetëruar, duhet t’i pranojë dy fakte:
1.Votimet e lira dhe
2.Të dhënat statistikore.
Ndryshe, të tha apo nuk të tha kush, e ke fituar epitetin e palakmueshëm- barbar.
E të dhënat statistikore pasqyrojnë krimet e enverizëm-stalinizmit në Shqipëri:
Stokholm: Konferenca Ndërkombëtare
mbi gjenocidin "Parandalimi i
Gjenocidit në Botë”
mbi gjenocidin "Parandalimi i
Gjenocidit në Botë”
Në Shqipëri nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, janë ekzekutuar 5 577 burra dhe 450 gra. Janë dënuar 26 768 burra dhe 7 367 gra. Kanë vdekur në burg 1 065 persona. Kanë humbur aftësinë mendore 408 vetë. Kanë vdekur në internim 7 022 veta.
(Pergatitën: Halil RAMA & Beqir SINA)
Pyetjet e njerëzve: Baca Kadri, në vjershën-këngë “DY DËSHMORË TË SHQIPËRISË ETNIKE”, keni edhe këto dy vargje:
“kur u thye besa e traditës, midis nate n`terr të zi-e
kur iu mbyll dera e mikpritjes, luftuan dy me dymijë-e!!”- kush jua mbylli derën e traditës e të mikpritjes?
Përgjigje: Sejdi Veseli!! Natën kritike të 11/12 janarit 1984, postën që e kishte përgatitur Rexhep Mala për Sejdi Veselin, me revistat ilegale “Zëri i Kosovës” që botohej në Zvicër, unë ia çova Sejdiut në shtëpi dhe i thashë se dy shokë tanë kanë ngelur pa banesë, çka mund të bëjmë, a ke ti ndonjë zgjidhje?
-“Po, një javë këtu, një javë aty, një atje...”- domethënë, një javë tek ai, te Sejdiu, dhe nga një javë nëpër shokë të tij.
Duke u kthyer në bazë te shokët ilegalë, e kam hetuar se më ka përcjellë spiuni i sigurimit, dhe iu kam thënë: Shokë, banesa është komprometuar se më kanë përcjellë!?! Ata dy, Rexhepi e Nuhiu, ngelën pa tekst, domethënë s’kishin banesë tjetër. Atëherë iu kam thënë se do t’i strehonte Sejdi Veseli?- Ata pranuan dhe unë iu priva. I bërëm disa leqe dhe trokitëm mbyturazi në dyer, dyert i hapi vëllai i Sejdiut, Vesel Veseli, nëpunës në Entin e Sigurimit Social komunal të Prishtinës, me pyetje të rreptë: kush jeni ju!?
-Jemi shokë të Sejdiut.
-Mirë, shkoni në odë.
Këtu po e bëjmë një shmangie nga rrëfimi i drejtpërdrejtë, për të dalë te një bisedë dialoguese me Vesel Veselin:
4.2.2008 DITARI I JETËS 2008
Bashkë ne tre, pra, me pedagogun Nexhat Ibrahimi, me vëllain tim Begzad Osmani dhe unë (Kadri Mani) shkuam në zyrën e nëpunësit të pensioneve, zotni Vesel Veseli (vëlla i Sejdi Veselit dhe i Shemsi-Shemi Veseli) që ta pyesnim për mundësinë e rritjes të pensionit tim nga 40 në 75 euro, edhe ky, sikur nëpunës Skënderi, tha se meqë unë marr një pension të vogël nga Zvicra (195 franga në muaj), nuk më takon. Megjithatë, duhet ta pyes edhe shefin, Adem Krasniqin?
Meqë diskutimi mori dimensione edhe më të gjëra, ia përkujtova zotni Vesel Veselit rastin kur në mbrëmjen e 11 janarit 1984, i kemi shtyrë dyert e oborrit të tyre dhe jemi hyrë rrëmbimthi, na ka pritur Veseli me pyetje të rreptë:
-Kush jeni ju!?
-Jemi shokë të Sejdiut.
-Mirë, shkoni në odë.
Këtë dialog Veseli e pohon, e vërteton, dhe shton sikur të shfajësohej për rreptësinë e tij:
-Po atëherë ashtu ishte koha...
-Jo, jo, asnjë vërejtje për rreptësinë, por Sejdiu nuk erdhi, përafërsisht, nja 10-15 minuta?
-Unë e kam njoftuar dhe jam hyrë në dhomën time, ai jetonte në tjetrën shtëpi...
-Në tjetrën shtëpi, ama në të njëjtin oborr?
-Po, në të njëjtin oborr... ama unë nuk di përse është vonuar...
Kur dolëm nga zyra për të shkuar, zotni Nexhati neve dy vëllezërve, i kënaqur, na tha:
-Edhe kaq sa tha, mjaft është!
Tash sërish po kthemi në natën kritike të 11 janarit 1984: vonesa e Sejdi Veslit nja 10-15 minuta, pse? Ta zëmë se ka qenë duke u la?- në atë rast ai do të tregonte vetë, duke kërkuar falje, apo do t’i shiheshin flokët e lagtë? Por ai nuk tha gjë për vonesën dhe erdhi i xhindosur, duke mohuar se kinse nuk na ka ftuar!! Me zë të ngritur e dyshoi transistorin e Nuhiut se mos është- magnetofon!?! Ia kërkoi aparatin dhe Nuhiu iu dha, duke i shpjeguar se është- transistor! Pasi e shikoi duke e rrotulluar ndër duar, tha:
-Mirë, transistor qenka... kështu njërit ia kemi zënë një incizues!
Ama ne ishim shokë, vetëm Nuhiu ishte i ri, për të parën herë aty, unë e Rexhepi kishim qenë aty në bisedime për bashkimin e grupeve, Sejdiu na ka pritur me Rrahman Bahtirin: atëherë ne nuk ia kemi ditur emrin e tij e as ai emrin e Rexhepit; më vonë nga fotografitë me rastin e gjykimeve ia kam njohur mustaqet e zeza dhe jelekun e larmë, dhe e kam marrë vesh se paska qenë Rrahman Bahtiri. Pra, Sejdiu nuk duhej të na dyshonte!?
Dhe në këtë goditje: na ke thirr-nuk ju kam thirr, as na mbante dhe as na përzinte, Rexhepi i zbrazi xhepat nga letrat komprometuese dhe i futi në stufën e skuqur! Sejdiu reagoi:
-Pse po i djeg!?- ne e kemi arkivin dhe për gjysmë ore do t’i çonim 40 kilometra larg!- (aludimi paskësh qenë për në Zllash).
Në këtë situatë pështjellimi e katrahure, është bërë gjysma e natës, kur ka hyrë Shemi në odë dhe ka deklaruar:
-Një grup milicësh përpara dyerve tona!? Sejdiut as i lëvizi çehrja!?! Ai tha me (qetësi-preh-rehati) gjakftohtësi:
-Kurrgjë! Kërceni gardhin e romëve dhe dilni! Rexhepi më ka thënë mua:
-Ti Kadri rri këtu, se nuk mund të ikësh me neve! Ama unë jo që jam bindur të rri, por sikur të më kishte thënë- eja me ne!- jam nisur pas tyre: sepse nuk mund të rrija në shtëpinë e të xhindosurit, në shtëpinë e kundërshtarit të egër që po na dyshonte e po na bastiste, po na e kontrollonte transistorin, se mos na paskësh dërguar polica ta incizojmë!?!
Unë nuk e di pse nuk e vramë!?!
Nuhiu është nisur i pari, Rexhepi i dyti dhe unë i treti pas tyre: ka kërcyer Nuhiu murin e lartë, ka kërcyer Rexhepi mejë murit dhe po më priste... në mur ishte një tullë e hequr, në nivelin e yzengjisë së shalës të kalit (mbase Nuhiu e ka nxjerrë me thikë?), unë i kam këmbët e gjëra ngaqë si bari ka ecur zbathur, dhe mendove vrik se po ta futja këmbën thellë, pastaj nuk do të mund ta tërhiqja, dhe kam shkelur vetëm me majë të këpucëve; por këmba filloi të rrëshqiste përposh, dhe sado që Rexhepi më rroku për gëzofi dhe po tentonte të më tërhiqte, unë i thashë të më lëshonte dhe rashë lëmuq! Rexhepi nuk mund të ndahej në dysh, dhe me vetë faktin që e kishte parapa se unë nuk mund të vrapoj me ta, ai më kishte dalë hakut.
Mua zemra po më rrihte fort dhe sa nuk më dilte nga gjoksi... ama fresku i natës me borë, sakaq më këndelli dhe thashë me vete hajt ta provoj ta fus këmbën në atë vrimën e tullës së nxjerrë krejtësisht: e kam fut këmbën si në yzengji t shalës dhe kam kërcyer e kam hipur mbi mur si majë kalit! Ama kjo distancë mjaftoi ta humbnim lidhjen? Një moment sikur pashë një siluetë nëpër oborr apo nëpër bahçe, ama nuk e dija se kush ishte, mbase mund të jenë njerëzit e shtëpisë? Kam shkuar te gardhi kah jugu- plot policë në rrugë! Jam kthyer të provoja kah lindja, kah binarët e hekurudhës, dyert e metalta të mbyllura! Një grumbull minukësh gëlonin përreth, vetëm sa s’më kapnin këmbësh... dhe sakaq, më ka rrethuar familja rome: një javë më parë ju kishin pas ra vjedhësit dhe tash ata sërish atë ndjenjë kishin!
Njëri më ra me grusht në faqe! Një rome donte të më sillte me sëpatë: “da mi plašiš decu, da mi zapališ kuću!“-(të ma frikësosh fëmijët, të ma djegësh shtëpinë!), dhe më kanë futur në korridor: tash unë po e lusja zotin të vinte policia që të shpëtoja nga gabelët! Ama bombës kragujevkë (Nuhiu i quante- dardha ujace!) ia zhdrodha kapakun që ta aktivizoja kur të vinin udbashët. Por në vend të udbashëve, hyrën dy policë shqiptarë: vrik m’u ka kujtuar romani i Maksut Shehut: “ME YLLË NË ZEMËR”, ku midis veprimtarëve ilegalë, po përzihej edhe një policë:
-Çka do ti këtu!?
-Jam me juve!
-E uniforma!?
-Uniformën e kam për idare! (furnizim, jetesë). Dhe policia shqiptare vijimisht ka qenë demokratike: si në Kosovë, si në Shqipëri, mbase duke qenë nga shtresa e varfër, ka qenë mjaft popullore, përveç rasteve të skajshme... dhe pasi më kanë bastisur dhe më kanë çarmatosur, te dera më kanë kapur për krahësh dy udbashë të rinj, të cilët mu çonin pezull, amë preknin a s’më preknin majat e këpucëve përtokë! Më kanë futur në një veturë dhe më kanë dërguar në Sekretariat: aty më ka rrahur një udbash serb nga Beogradi; ish ulur në karrige, më sillte me kërbaç këmbëve sa kishte takat! Pyetja ishte se me kë kam qenë? Unë i thosha se kam qenë me Rexhep Malën dhe me një student, ama emrin e Nuhiut nuk e përmendja! Pyetjet dhe rrahjet kanë zgjatur me orë... dhe për njëherë janë ndërprerë, aty kah mëngjesi, dhe më kanë dorëzuar në burg. Si duket, në atë kohë (pas gazetave), Rexhepi e Nuhiu kanë dalë nga streha në drejtim të një bodrumi, dhe në thirrjen e ushtarakëve e të policisë për dorëzim: ndalohu-stoj!- shokët e mi iu janë përgjigjur me revolverë dhe janë barrikaduar në bodrum: ku kanë vijuar gjuajtjet dhe këngët atdhetare!! (pas shtypit serb-shoviniste!).
Lufta ka qenë e pabarabartë: te treshja Vojo Kushi-Xorxhi Martini-Sadik Stavileci, është thënë se kanë luftuar tre me treqind, ma në këtë rast të shokëve të mi, me siguri se ka qenë ty me dymijë? Sepse në atë mëngjes të 12.1.1984 punëtorët s’kanë mund të shkonin në punë nga rrethimi, nga bllokada, por janë detyruar të kthehen ka rruga e kasolleve dhe të ftillohen rrugës së proletarëve ka qendra e qytetit.
Kurse unë kam menduar se ata kanë dalë përtej rrethimit dhe ku kam folur nja dy-tri javë, duke shfrytëzuar të drejtën për avokat dhe derisa ma kanë lejuar avokatin, Idriz Gërvallën, duke llogaritur se shokët e mi në ndërkohë mund t’i rregullonin pasaportat dhe të dilnin jashtë... unë kam qenë në qeli me serbë dhe pa vizitë katër muaj... këtu për momentin po e ndërpres, ngase janë thënë tanimë në të gjitha intervistat e mia, duke filluar nga intervista e parë: SI U VRANË REXHEPI E NUHIU?- („Zëri“ 14. IX. 1991)
-me dekada mbahet “Flaka e Janarit”- pa mua!- e organizojnë ata që kanë ngritur dolli kur unë kam rënë në burg e kur janë vra shokët e mi Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha: ndërkohë që historianët pinë mastikë dhe hanë kastravecë! (më 14 Qershor 2008 në disa agjenci lajmesh: Zemrashqiptare, Albemigrant, Flori Prerss...)
vijon
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Dëshmorët për Shqipërinë Etnike
Sejdi Veseli: Ylli i pashuar Bajram Bahtiri
YLLI I PASHUAR BAJRAM BAHTIRI
Me rastin e 24 vjetorit të rënjes së dëshmorit Bajram Bahtir
“Biro, Nëna ka pritur që të përcjell dhëndër, por tani po të përcjellë për në Përjetësi. Bajram bir, nëna nuk po derdh lot, sepse Ti e nderove veten, familjen, shokët e idealit dhe kombin që aq shumë e deshe. Hallall të qoftë gjiri që të dhashë!” ( Nënë Nailja )
Shkruan: Sejdi VESELI
Amaneti i yjeve të pashuar - obligim për ne – Ribashkimi i Shqipërisë Natyrale ëshët amaneti i tyre!
Edhe 8 shkurti është njëri prej përvjetorëve të qëndresës dhe heroizmave të Yjeve të Pashuar, në terë hapësirën e Shqipërisë Natyrale, të cilët me shëmbëlltyrën e tyre e pasuruan, e bënë të pakontestueshëm dhe e përjetësuan Kalendarin e krenarisë e të lavdisë tonë njerëzore e kombëtare.
8 shkurti 2008 është njëzet e katër vjetori i rënies heroike, në lulen e rinisë, të njërit nga dëshmorët e shumtë të kombit shqiptar, Bajram Hajrush Bahtiri – Besniku!
Njëzet e katër vjet më parë, në Kodrën e Trimave të Prishtinës, ende pa u mbushur një muaj pas qëndresës heroike të dy bijve të Shqipërisë Natyrale, Rexhep Malës e Nuhi Berishës, gjatë një përballje luftarake me hordhitë gjakpirëse serbo-çetnike, serish po rezistohej. ( Foto: Rexhep Mala e Nuhi Berisha )
Me 08 shkurt 1984, veriu i kësaj lagjeje të Kryeqendrës së Kosovës, ende me plagë të freskëta që mori në natën e 11 dhe orët e hershme të 12 janarit dhe ato që iu shkaktuan nga sjelljet vandale të njësive të specializuara të milicisë serbe gjatë valës së arrestimeve të djemve dhe vashave të saj, u trondit serish nga uturima e automjeteve të blinduara, breshëritë e armëve dhe shpërthimet e bombave kimike.
Për këtë Vatër të qëndresës shqiptare, nuk ishte ndonjë risi, sepse ajo ishte mësuar me sjellje të tilla vandale të milicisë serbo-çetnike dhe të këlyshëve të saj shqipfolës. Shpejt u morr vesh, se në pjesën veriore të kësaj lagjeje ishte bllokuar lëvizja e qytetarëve. Arsyeja: gjatë tentimit për arrestimin edhe të një veprimtari të çështjes kombëtare, milicia serbo-çetnike kishte hasur në rezistencë të armatosur.
Epilogu edhe i këtij vandalizmi serbo-çetnik dihej. Ishte kjo edhe një betejë e dështuar e kriminelëve, për ta mposhtur edhe një luftëtar të vendosur për çlirimin dhe ribashkimin e Shqipërisë Natyrale. U dëshmua katërçipërisht, se ashtu dhe doli!
Ngjarja ndodhi kështu:
Pasi që e kishin vënë nën një rrethim shtëpinë e Bacë Hajrush Bahtirit, sigurimsat e pushtuesit kishin tentuar të futeshin brenda (siç e kishin bërë shprehi) për ta kapur dhe arrestuar Bajramin, vëllain dhe bashkëluftëtarin më të ri të atëmemëdhetarit të dëshmuar Rahman Bahtirit, i cili gjendej i burgosur dhe po u qëndronte me stoicizëm persekutimeve, të cilat ushtroheshin ndaj tij nga, bishat e sigurimit serb. Por, edhe kësaj radhe, këto bisha i kishin bërë hesapet pa hanxhiun. Falë shkathtësisë së tij prej luftëtarit të lirisë, Bajrami, në vend se të hutohej ai ndërmori veprimet përkatëse për rrethanat e krijuara.
Me shpejtësi të rrufeshme ai hidhet në kundërveprim për ta qarë rrethimin.
Që në hapin e parë, me Staier-in e tij të vjetër, trashëgim nga babagjyshi, e palosi për tokë survejuesin shqipfolës të armikut dhe çau rrethin e parë me forcën e armës së tij. Tërhiqet drejt vendit të quajtur Majdeni i Sali Bullakut, që gjendet jo larg shtëpisë së tij. Por, aty përballet me rrethin e dytë të forcave armike, të cilat pa paralajmërim hapen breshëri zjarri të kryqëzuar drejt pozicionimit të tij. Në pamundësi për ta ndërruar vendin e pozicionimit, Bajrami kishte vendosur për të rezistuar, deri në fishekun e fundit.
Kriminelët, të bindur se nuk mund të përparojnë në drejtim të tij, pa e paguar me jetët e tyre, përnjëherë e ndërpresin zjarrin dhe i referohen taktikës tjetër. Ata nëpërmjet megafonave i kërkojnë Bajramit që të dorëzohej. Kohëzgjatja e kësaj taktike ishte parallogaritur, që të jetë e mjaftueshme për të pozicionuar snajperët e tyre të etshëm për gjak shqiptari, të ardhur nga qendra e tyre në Hajvali. Ashtu, sikur e Rexhepit dhe e Nuhiut, ishte përgjigja e Bajramit!
Predhat e Staier-it të shoqëruara me tingujt e këngës “Ja vdekje ja liri”, drejt pozicioneve armike, deri në momentin kur predhat e snajperëve e goditën për vdekje, ishin përgjigja e Yllit të Pashuar! Trupin e Bajramit e varrosi familja e tij e ngushtë, nën rrethimin e hekurt të forcave të shumta të sigurimit të pushtuesit.
Në ballë të kortezhit të përmortshëm qëndruan me stoicizëm Babë Hajrushi dhe Lokemadhja Nailja.
Para se t’ia dorëzonin Tokës nënë, birin e saj besnik, Lokemadhja e puthi në ballë djalin dhe iu drejtua me këto fjalë:
“Biro, Nëna ka pritur që të përcjell dhëndër, por tani po të përcjellë për në Përjetësi. Bajram bir, nëna nuk po derdh lot, sepse Ti e nderove veten, familjen, shokët e idealit dhe kombin që aq shumë e deshe. Hallall të qoftë gjiri që të dhashë!”
Ishim nëpër qelitë e kazamateve dhe, me vonesë e morëm lajmin e hidhur për rënien e Bajram Bahtirit-Besnikut, njeriut të shtrenjtë të zemrave tona, bashkëluftëtarit tonë të dashur, pjesëtarit besnik të Frontit Nacional-Çlirimtar të Kosovës.
E shkurtër ishte jeta fizike e Bajram Bahtirit, por veprimtaria e tij e pasur patriotike, deri në sakrificën më të lartë, do të mbetën shembull i ndritur, jo vetëm për bashkëluftëtarët e tij, por edhe për të gjithë njerëzit tanë. Bajrami për nga mosha ishte i ri, por ai dinte të mendonte dhe vepronte si burrë i pjekur, sepse Ai ishte i edukuar drejt dhe mirë, në frymën e shëndoshë, atë kombëtare.
Bajrami ishte nga ata nxënës të shkollës së mesme, që në ditët e para të Pranverës 81, u bashkua me rininë studentore dhe punëtorët shqiptar(ë), të cilët nëpër sheshet dhe rrugët e qyteteve të Kosovës, me grushte të ngritur lart brohorisnin parullat “Republikë, Kushtetutë, ja me hatër ja me luftë”, “Trepça është jona”, “Ne jemi shqiptar(ë), jo jugosllav(ë)”..., pa u trembur fare nga policia e Herleviqit dhe zagarët e tij shqipfolës.
Bajramin e burgosi dy herë armiku, e torturoi rënd. Trupin e tij të njomë e lanë me gjak, por ai qëndroi i pathyer. Sapo dilte nga burgu ende me plagë në trup e vazhdonte punën patriotike. Për Bajramin, jeta pa luftë, pa përpjekje për t’u çliruar dhe pa rreziqe, përderisa populli shqiptar ishte i robëruar nuk kishte kuptim.
Lufta e Bajramit dhe përpjekjet e tij, brenda radhëve të organizuara u bënë model edhe për brezat që erdhën e që do të vijnë pas tij.
Nëpër shtigjet që hapi Bajrami me shokë, duke e shkrirë jetën e tyre të re, marshojnë një rini e terë, një rini e shëndoshë dhe e pastër, për të arritur në cakun e ëndërruar shekullor të popullit që i lindi.
Kur u dha kushtrimi nga Famëmadhja Ushtria Çlirimtare e Kosovës, shëmbëlltyra e Dëshmorëve të Kombit ishte shtizë e Flamurit tonë kombëtar, për të valuar krenar nëpër beteja!
Kujtimi për Bajramin dhe yjet tjerë të pashuar, do të jetë i pavdekshëm. Do t’u jap(ë) forcë, vullnet dhe zemër të gjithë atyre të cilët janë të vendosur për t’i mbajtur të papërlyera frytet e luftës çlirimtare. Ai mbetet obligim i atyre të cilët, jo vetëm për asnjë çmim nuk do të shkelin mbi gjakun e shokëve të rënë, por që janë të vendosur për të sakrifikuar ç’është e domosdoshme që amanetin e Bajramit dhe të yjeve tjerë të pashuar, ta përmbushin plotësisht.
Vetëm atëherë kur do ta bëjmë Atëmemëdheun tonë, ashtu siç e deshën yjet e pashuar të kombit, të lirë, të ribashkuar dhe demokratik, mund të themi se e kemi përmbushë këtë Amanet, plotësisht dhe me besnikëri!
Prishtinë, 08 shkurt 2008
29.9.2008
Zgjimi si zakonisht, moti i vrerët.
Shtëpia ku ka banuar Nuhi Berisha në rr. “Hasan Prishtina” nr. 66, në familjen-Agai
Gjithë paradrekën bredhërita nëpr rrugët e rrigucat e Kodrës së Trimave, duke kërkuar rrugën “Sarajeva” ku kanë banuar dy shokët e mi, dëshmorët Raxhep Mala e Nuhi Berisha, ama pa e ditur adrersën e saktë përveç: një pensinist, ish-miliconer, i cila ka pasur dy gra, nërën boshnjake e tjetrën shqiptare?
Duhet ta pyes zonjën Nifa nës ia di emrin a mbiemrin ose vendlindjen e të zotit të shtëpisë në fjalë?- ose nëse do të vijë në Prishtinë që të shkojmë bashkë te ajo shtëpi? Ngase ka ndryshuar ajo pjesë e Prishtinës, janë bërë ndrëtime të reja dhe unë nuk po mund të gjendem? Besoj se kam bredhëritur nja 50 kilometra!?! Dhe i alivanosur jam kthyer me autobus në shtëpi e kam ra në shtart krejtësisht i kalamendur.
vijon
Edituar për herë të fundit nga Agim Gashi në Sat Dec 20, 2008 5:09 pm, edituar 1 herë gjithsej
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Dëshmorët për Shqipërinë Etnike
Një letër e shkruar keq nga një i ri
Në Shqipëri nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, janë ekzekutuar 5 577 burra dhe 450 gra. Janë dënuar 26 768 burra dhe 7 367 gra. Kanë vdekur në burg 1 065 persona. Kanë humbur aftësinë mendore 408 vetë. Kanë vdekur në internim 7 022 veta.
i indokrinuar nga skllopi socialist!!
Nga Kadri Mani
Zotni Ardian Berisha, nuk po ta zë fort për të madhe, duke marrë parasysh moshën tënde të re, megjithatë shkrimi yt i keq e përplot gabime, nuk të shfajëson.
Ke shkruar si një person i painformuar ose i indokrinuar nga skllopi socialist i rrethit tënd: ju e keni një person tuajin në mërgatë, të cilit edhe emrin ia kam harruar, sepse kishte të njëjtin orientim sikur edhe ju!
Që ti nuk lexon e rrethi yt qëllimisht nuk të ka informuar, mua mos më shit proçka: intervistën e parë pas lirimit nga burgu ia kam dhënë “Zërit”:
SI U VRANË REXHEPI E NUHIU?
(„Zëri“ 14. IX. 1991)
Ku do t’i çosh tash fjalët tua të rreme!?! Si nuk e di ti se në shtëpinë tuaj kam qenë disa herë!?! Dhe turpi është në anën e atyre që nuk ta kthejnë vizitën, apojo?
Që nuk është ftuar shoferi i dëshmorëve, unë kam marrë vesh vetëm kur është bërë dokumnetari televiziv, dhe menjëherë e kam thirrë me telefon zonjën Hanife, e cila, sikur edhe ti, ka qenë dhe është nën ingranazhin e propagandes enverise-staliniste-fashiste, që ju bëjnë jehonë krimeve në Shqipëri:
Stokholm: Konferenca Ndërkombëtare
mbi gjenocidin "Parandalimi i
Gjenocidit në Botë”
mbi gjenocidin "Parandalimi i
Gjenocidit në Botë”
Në Shqipëri nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, janë ekzekutuar 5 577 burra dhe 450 gra. Janë dënuar 26 768 burra dhe 7 367 gra. Kanë vdekur në burg 1 065 persona. Kanë humbur aftësinë mendore 408 vetë. Kanë vdekur në internim 7 022 veta.
(Pergatitën: Halil RAMA & Beqir SINA)
Dhe përkrahës të krimit janë: Xhelil Zeka, Hasan Mala, Irfan Shaqiti... e lugati e vampiri!!!
Përkrahës të krimeve mostruoze janë: Hydajet Hyseni, Osmani Zhitia, Basri Musmurati... e vampiri e lugati!!! Fajtor është Agim Sylejmnai- Agim Arkani!! Ata ishin dhe janë kundër Amerikës, kundër pavarësisë të Kosovës. Dhe rrenacakë të tjerë, nën ingranazhin shtypës të të cilëve jeni ju viktimat e pafajshme!?!
Kush paskësh heshtur qe 23 vjet, or nalet!?!
Të kam kërkuar takim, ma ke dhënë numrin e celularit, por nuk je përgjigjur disa herë!?!
Kushëriri juaj, zotni Faik Berisha ma kujton: se me rastin e lirimit tim nga burgu më 1991, paska qenë tek ne në Prshtinë bashkë me Bacën Rexhep, por që nuk jam qëlluar në shtëpi, dhe që nga atëherë, le ta kujtojë Baca Rexhë se sa herë ka qenë në Prishtinë, por ka “harruar” të kthehet tek ne, sepse ka rënë viktimë e propagandërs enveriste-staliniste-fashise!!!
Baca Rexhë po tregohet shumë i dobët kur në tubimet e dëshmorëve e ulë kokën para të hardalosurve “shokë të dëshmorëve” të cilët gërvallen dhe i mëshojnë tavlinës si të çmendur!! Njëri syresh është me uniformë të TMK-së, i cili paska ngrit dolli kur janë vra Rexhepi e Nuhiu dhe kur kam rënë unë në burg, e tash dëshmorëve iu kondoka kngë lavdie, përpara familjeve tuaja qyqare!!
Nuk t’u kam përgjigjur me kohë se ishe ende i ri dhe shpresoja se me kalimin e kojhës mos po të vijnë mendtë nga bytha në kokë.
Shumë kam duruar: në Tiranë e nxorëm gazetën e dëshmorëve “Për mëmëdhenë” ku më zgjodhën anëtar të redaksisë, por unë jush shpjegova se bijtë e bijat e errësirës janë dike më shpifur dhe nuk dua që dikush të mos e lexojë gazetën e dëshmorëve apo edhe ta flak për shkak të emrit tim “të dyshimtë” dhe e vura në vend të emrit tim, emrin e bashkëvendasit tim, Begzad Baliut.
Aja ju as deri sot nuk i këndelët, kurrë mos u zgjofshi!
A e keni tash Ministrin e Punëve të Brendshme njeriun tuaj, shokun Zenun Pajaziti: pse i biri i Xhelilit, nuk zbulon t vëretat!?!
Taip Zeka na ka denoncuar në Beograd, dhe ende qyqi nuk u sqarua!?!
Ardian Berisha, unë nuk i njoh turpet, turpet janë në anën tjetër të barrikadës, dhe u bëfshin mirë a keq!?!
Zonja Fitore nuk ma kthen përgjigjen në pyetjen time se mos dinë gjë për familjen nga rruga “Sarajeva” në Prishtinë, ku kanë banuar dëshmorët!?!
Është pafytyrësi kur i lemi dhe i blemi e kanë në maje të gjuhës: ta çojmë në vend amantin e dëshmorëve
Lexoni e (mos) besoni!
I nderuari Kadri Osmani-mani
Shkruan ;Adijan[1] Berisha
E kam ni pytje per ju Zotri Kadri Osmani masi per ju te gjith qeta persona qe po i permendni per ju asnjeri nuk te koka i mir dhe asnjeri nuk paska punu per qeshtjen e kosoves , dhe si mas juve te gjith kan bashkpunu me serrbi ose jan ( spiun) tash une e kam ni pyje per ju dhe e cila me brengos shum .
Me daten 11.01.1984 vriten Rexhep Mala dhe Axha im Nuhi Berisha me kta keni qen edhe ju dhe tash u ben 23 vjen qe ata u vran dhe ju si pjesmarrs me ta ne luft te pabarabart kani qen aty me REXHEN dhe NUHIUN dhe ku ishit ju qe 23 vite qe kurr nuk u lajmruat, krejt ne rregull e kuptoj qe keni qen ne burg po te pakten 10 viteve te fundit pse nuk jeni lajmruar e nuk i keni qar kto derte me familejen e Nuhi BERISHES tash pas qlirimit te KOSOVES ju ka ra ndremned qe ti permendni kta emra e ti qane kto halle pse nuk jeni lajmruar si shum shok qe jan lajmruar.
Ne familja e Nuhi Berishes nuk bim ne probaganden e socjalistve te Fatos Nanos dhe ju nuk jeni te detyruar e as te obliguar qe tna tregni a bim ne probagand e Fatos Nanos apo jo dhe sipas juve as Babi I dishmorit Osmon zhitia nuk qenka i mir esht turp per ju Zotri Kadri Osmani qe nga goja juaj te dalin ksi fjal per babin e Deshmorit Osmon Zhitin te flisni ksi fjal e njohim me mir se ju nja niqin here ne familjen e Afrim Zhitis si pas juve te gjith qenkan te kqi . VETEM JU QENKI TE MIR DHE TE PASTER.
Sa i perket per punen e shoferave qe i ke permendur at here kur keni qen ne nshtepin time e ke permendur, PSE NUK E KE PERMENDUR PARA 10 VITEVE PO TASH TE RA NDERMEND QE TI PErMDNESH .pse ju shkut nuk zvicerr dhe nuk ju lajrmrove familjes se deshmorit NUHI BERISHA por ju jeni lajmrur ne vitin 2005 pas 22 viteve qe u vran Rexhep Mala e Nuhi Berisha a nuk eshtje kjo per juve turp I madh dhe ti sod e kritin e gjykon baba e NUHI BERISHES pse ju nuk u interesuat per ti gjetur shoferët masi ju po ja beni dikujt tjeter ket pytje a Zotri Kadri Osmani
Dhe me vjen keq sa I perket Rexhep Berishes babit te Nuhi Berishes aj nuk mundet ti mirret me ksi pun per te cilen ju po folni dhe per te cilin mas 23 viteve jeni zgjuar nga gjumi se baca Rexhep I ka 85 dhe nuk mundet te mirret me at pun masi ju nuk keni mundur qe te mirreni me ket pun qe 23 vite dhe pse ju keni qen me REXHEP MALEN E NUHI BERISHEN kur ata jan vrar
DHE ME FUND NUK KENI NEVOJ QE TME SHKRUNI KSI LETRA SE VETEM NJE NJERI QE E NDIN VETEN FJATOR SHKRUN KSI LETRA SIKUR JU , JU PERHSENDES .
LETËR
Zotni Kadri Mani,
Jam i mahnitur për së keqi. Kurrë në jetën time nuk më ka rënë shkrime shpifëse të cilat fyejnë e akuzojnë njeriun se sa këto që lexova nga ata që shpifin kundër teje!... Si e ka guximin, kushdoqoftë, të akuzon dikë për vrasje pa ofruar asnjë dokument apo argument?! Unë personalisht jam pjesëmarrës i demonstratave të vitit 1968 e 1981, çka do të thotë se isha në rrjedha të proceseve politike në këtë periudhë kundërshqiptare nga ana e regjimit kriminal të Beorgradit. I kam njohur pakëz dëshmorët Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, njoh edhe dikë nga anëtarët e familjeve të tyre, i kam edhe vendas. Kurrë nuk më ka rënë të dëgjoj nga askush se Kadri Osmani është vrasës i tyre!?
Pse nuk shkruanin dhe nuk flisnin më 1984 kështu, kur ata u vranë, por tani në kohën kur Kadri Osmani nuk do të shoqërohet më me ata të cilët ende vazhdojnë rrugën e marksizëm-leninizmit, enveristo-stalinist!? Problem ky i tyre...
Më 1984 në disa numra të revistës “Zëri i Kosovës” patën shkruar me lavdërim për guximin stoik dhe atdhetar të Kadri Manit, se si ai qëndronte i pathyeshëm para UDB-së dhe gjykatave jugosllave. Asnjë njeri me mendje të shëndoshë në kokë nuk beson se Kadri Mani shokët e vet të idealit atëherë i kishte mashtruar... Kur ne e dimë të gjithë se z. K. M. u dënua me burg edhe më 1984 dhe nuk u shpërblye nga armiku, i cili gjithësejt e ka dënuar me 25 vjet burg, nga të cilat i ka vuajtur 17 vjet, me tri përsëritje!!! Dhe sikur të mos të shkatërrohej Pakti i Varshavës dhe të binte Muri Berlinit, kush e di edhe sa vjet burg do t’i vuante z. Kadri Mani?
Andaj e kuptoj shqetësimin dhe ngarkesat psikike dhe shpirtërore, të cilat ia kanë shkaktuar njerëz të papërgjegjshëm z. K. Mani.
Besoj tek drejtësia zvicëtare se njerëzit të cilët kanë shpifë dhe gënjyer pa asnjë fakt, do ta marrin dënimin e merituar.
02.04.2005
Xhafer Leci, Kiesweg 8, D-73257, tel. 07024/805270.- xhafer-leci@web.de
Sa kam jetuar në Shqipëri maj 1992-dhjetor 1996, e nxirnim gazetën e dëshmorëve “Për Mëmëdhenë” ku në Staf për anëtar në redaksi më propozuan edhe mua: unë e refuzova me sqarimin: është duke u zhvilluar një fushatë e pacipë kundër meje se kinse unë i paskam qitur në pritë dëshmorët Rexhep Mala e Nuhi Berisha, prandaj në vendin tim po e vëjmë Begzad Baliun, ngase nuk dua që në këtë situatë të mos e lexojë dishkush gazetën e dëshmorëve apo edhe ta gris gazetën për shkak të emrit tim!
Ama Sejdi Veseli nuk deshi të sqarohej në burg, as në Shqipëri dhe as sot në Kosovë!? Në burg po thoshte se jemi të ngarkuar psikikisht, diskutojmë kur të lirojemi: dy dëshmitarë (pos tjerësh) janë shokët tanë Ramiz Arifi e Ridvan Jashari, përmes të cilëve insistoja të shpjegohet Sejdiu për xhindosjen, për tradhtinë!?!
Dhe me pafytyrësi te Dokumentari për dëshmorët thotë: ju thashë shokëve kallne luftën, sa për mua e për familjen time, se dikush duhet të therorizohet!!
vijon
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Dëshmorët për Shqipërinë Etnike
Përgënjeshtrohet Sejdi Veseli, si një mëkatar i madh
vijon
Në artikullin e sipërm kur shkruan për dëshmorin Bajram Bahtiri, Sejdi Veseli përmend edhe shokët e mi dhe kundërshtarët e tij Rexhep Malën dhe Nuhi Berishn!!
Tradhtia ka ndodh në shtëpinë e Sejdiut, i cili është paraqitur kundërshtar dhe e ka lajmëruar policinë! Ka gënjyer rrastë se kinse në Zllash e ka arkivin!! Këtë e ka përgënjeshtruar Sabri Sopi, i cili ka deklaruar se vetëm kanë biseduar se ekziston një vend gurëgëdhendës ku është i përshtatshëm për një strehimore, ama as është nis puna!
Ja puna konkrete e shokëve tanë:
Shkova në Tauk-Bahçe që ta kërkoja Ejup Llapashticën, blerësin e pushkës automatike të dëshmorëve, Rexhep Malës e Nuhi Berishës, por ai paska vdekur para 7 vjetësh dhe i biri nuk qëlloi aty. Shkova te miku ynë, z. Murat Bunjaku dhe e pyeta në e ka njoftë të ndjerin Ejup?- dhe Murati më shpjegon se qenkan ra në bela dhe ata lehtë mund të të keqkuptojnë, se mbase ti ke lidhje me hasmin e tyre dhe po do t’i çarmatosësh!?
Ejupit të ndjerë pushkën e ka shitur Xhavat Ruzhdi Mehmeti kur ka qenë në zor për bukë të familjes për 1200 kgr. Miell. Dhe duke e kërkuar pushkën automatike, të cilën e kemi shitur unë Kadri Mani bashkë me Bajram Mmehmetin nga Turia, i cili e paska dhënë idenë e ndërtimit të kësaj strehimoreje në shtëpinë e veprimtarit trim Xhavat Ruzhdi Mehmeti në Matiçan, me origjinë nga Nasalca:
Gazetari Kadri Mani në shikimin e strehimores në Matiçan, tash- Mat |
Sot më 11.8.2008, kur shkova në Mat te zotni Xhevati, derisa po pinim kafe e po bënim llafe rreth tavolinës në kopshtin e shtëpisë së tyre bukuroshe trekatëshe, erdhi fqinji dhe miku i tyre, zotni Mjedi Jusufi, profesor i frëngjishtes (mejdijusufi@hotmail.com), i cili fliste me pietet për portretin e të ndjerit Ruzhdi Mehmeti: Ka qenë një burrë i vërtetë, një figurë familjare e kombëtare: humanitar, vizionar e këshilltar; ideator e organizator i hapjes së kanalizimit, ruajtës besnik i parave të grumbulluara.
Zhvilluam një bisedë serioze e të përzemërt dhe i këmbyem adresat tona elektronike për të vijuar bashkëpunimin dhe për të këmbyer përvojat tona.
Pamje e Strehimores në profile të ndryshme |
Pamje e Strehimores në profile të ndryshme |
vijon
Edituar për herë të fundit nga Agim Gashi në Sat Dec 20, 2008 5:01 pm, edituar 1 herë gjithsej
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Dëshmorët për Shqipërinë Etnike
Këso punësh bëjnë vetëm familjet me traditë të gjatë të luftë për çlirim: këtu do të strehoheshin Rexhep Mala e Nuhi Berisha, vetëm pas një jave a dhjetë ditëve!! Por, ja, situatat po zhvilloheshin me shpejtësi marramendëse dhe tragjedia ndodhi në rrugë!
kur u thye besa e traditës, midis nate n`terr të zi-e
kur iu mbyll dera e mikpritjes, luftuan dy me dymijë-e!!
kur iu mbyll dera e mikpritjes, luftuan dy me dymijë-e!!
Gruaja ime, Shukrija, ka pësuar trauma kur ka marr vesh vrasjen e shokëve tanë: tash për çdo hidhërim, i shtanget koka dhe gjoksi dhe bie lëmuq! Ajo kujdesej për legalet, jua lante rrobat, ju dërgonte turshi...
Edhe një shtëpi banimi jua patëm gjetur, te kushëriri i Shukrijes, zotni Remzi Bunjaku, në rrugën “Bledi”, por ata e patën refuzuar ngase ishe fare në periferi dhe rrethimi mund të bëhej nga të katër anët.
I zoti i shtëpisë në bisedë me gazetarin Kadri Mani |
Zotni Xhavti evokon kujtimet tok me gazetarin z. Kadri Mani |
Gazetari Kadri Mani duke u futur në Strehimore: shihet hekuri në kapakun e mbylljes të strehimores në mënyrë hermetike |
Gazetari Kadri Mani duke shënuar detajet |
Zotni Xhevati duke e treguar ventilatorin e Strehimores pa dyer e pa dritare, e madhësisë 3x4 ku më vonë është strehua një familje me 18 anëtarë!! |
Pamje e Strehimores në profile të ndryshme: shihet hekuri për mbylljen dhe hapjen e kapakut të strehimores sekrete |
Pamje e Strehimores në profile të ndryshme: shihet hekuri për mbylljen dhe hapjen e kapakut të strehimores sekrete |
[1] “Ardian”- pseudonim i Bashkim Berishës!
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi