Dashnim Hebibi:Diellza Shatri: «Jam pjesë e PDC-së për shkak të ideve dhe vlerave qytetëruese universale»
Faqja 1 e 1
Dashnim Hebibi:Diellza Shatri: «Jam pjesë e PDC-së për shkak të ideve dhe vlerave qytetëruese universale»
Dashnim Hebibi:Diellza Shatri: «Jam pjesë e PDC-së për shkak të ideve dhe vlerave qytetëruese universale»
INTERVISTË ME ANËTAREN E PDC (CVP), KANDIDATE NË LISTËN E TË RINJVE PËR DEPUTETE NË PARLAMENTIN E ZVICRËS, ZNJ.DIELLZA SHATRI
«Do të insistoj të jem një pikë referuese dhe njëra nga ata që i dëshirojnë integrimet e mirëfillta në jetën praktike në Zvicër dhe në Evropë», na tha ndër të tjera znj.Shatri.
Zonjusha Shatri, Ju falënderojnë për kohën fillimisht dhe njëherësh ju urojmë suksese për zgjedhjet parlamentare që po afrohen. Si u bë që të jeni pjesë e PDC (CVP) dhe kush ju propozoi që të garoni në këto zgjedhje?
Ju faleminderit për ftesën dhe për urimet! PDC (CVP)-ja është një emër i njohur politik në Gjenevë e Zvicër, si parti me vlera universale të faktuara në opinionin zviceran e më gjerë. Përveç rretheve kulturore, intelektuale e studentore, të cilat i frekuentoj, kam pasur afërsi edhe në saje të rrethit të ngushtë familjar, më saktë nga babai im, i cili e ka pasur rastin që të jetë pjesë e takimeve dhe e angazhimeve të PDC, në disa nga të cilat isha pjesëmarrëse dhe unë. Ndërsa kohëve të fundit ky intensitet i takimeve filloi të ishte më i ngjeshur. Në bisedat e gjata dhe shumë konstruktive e njerëzore me zyrtarët e PSHDK-së në Zvicër, më është sugjeruar dhe këshilluar vazhdimisht që të angazhohem edhe më konkretisht në PDC, si pjesë e integrimeve të rinisë sonë në jetën politike. Kështu lindi ideja, u propozova dhe pata mbështetjen e PSHDK-së. Besoj realisht se do të kem përkrahje të gjerë në opinion.
Keni pasur rast t’i takoni zyrtarët e PDC /CVP dhe si ju kanë pritur?
Natyrisht, kam pasur shumë herë rastin dhe kënaqësinë të takohem me zyrtarët e PDC-së, si në nivelin qendror nga Berna, ashtu edhe në nivele kantonale, si dhe ato lokale në qytetin e Gjenevës. Kam takuar gjithashtu të tjerë nga rrethet kulturore nga qyteti e Kantoni. Përshtypje të veçantë kam pasur nga takimi me znj. Beatrice Wertli, sekretare gjenerale e PDC-së, e cila më ka tërhequr jashtëzakonisht shumë si një femër kompetente, energjike e profesionale në detyrat e saj.
Cila është motoja juaj për këto zgjedhje?
Aktualisht unë jetoj e studioj këtu në Gjenevë. Njihem me shumë bashkëmoshatarë e qytetarë të ndryshëm. Komunikoj me njerëzit, hapur e pa hezitim. Për momentin nuk kam menduar ende për moto, por pres ta krijoj pak më vonë, së bashku me komponentin PDC.
E sheh një garë të fortë për të qenë fituese e një vendi në Parlament?
Kam përshtypjen se është garë e fortë, por është edhe sfidë personale. Nuk kam ndonjë opinion të caktuar, ose të fortë për konkurrentët, gjë e cila në jetën demokratike të Zvicrës është krejt normale. Do të përqendrohem kryesisht në çështjet të cilat mendoj t’i përpunoj dhe t’i paraqes para opinionit, pas diskutimeve e këshillimeve të brendshme.
Ç’ka nëse fiton?
Unë e di se çfarë dëshiroj dhe kam e një plan për arritjen e objektivave të mia. Jam në fazën e krijimit të grupit që do të më ndihmojë, në të cilin kanë shfaqur vullnet e gatishmëri për të më ndihmuar shumë personalitete e qytetarë. Kur ta fitoj këtë garë, do t’i marr detyrat dhe obligimet për t’i kryer me profesionalizëm e përkushtim institucional e njerëzor.
Si u drejtohesh mërgimtarëve tanë që kanë mundësi votimi për ta votuar Diellzën?
Do t’u drejtohem të gjithë qytetarëve të Kantonit për të më votuar, me çështjet që do t’i paraqes dhe me mënyrën e zgjedhjes së tyre në favor të qytetarëve, sipas projekteve të PDC-së. Do të ndihem shumë e kënaqur, në veçanti ta kem edhe votën e mërgimtarëve që kanë të drejtë vote. Me profesionalizëm e përkushtim të plotë, nuk do t’i zhgënjej. Do të insistoj të jem një pikë referuese dhe njëra nga ata që i dëshirojnë integrimet e mirëfillta në jetën praktike në Zvicër dhe në Evropë.
Jeni studente në Universitetin e Gjenevës, në Fakultetin e Drejtësisë. Mendoni se do t’u marrë shumë kohë nga studimet politika?
Normalisht që jeta politike merr kohë, por në rastin tim përputhen disa elemente me studimet në Fakultetin e Drejtësisë. E di mirë se PDC-ja i kushton shumë rëndësi faktit se edhe studentët mund të jenë deputetë. Në këtë drejtim ekziston një tolerancë në raport me përfundimin e suksesshëm të studimeve. Në Parlamentin e Zvicrës ka shumë ish-student që i kanë përfunduar studimet, duke qenë në të njejten kohë pjesë e institucionit. Çdo gjë mund të planifikohet kur ke dëshirë dhe je e motivuar.
Juriste dhe politikane. Komenti juaj?
Politika në Zvicër është punë praktike, e bazuar në rregullat demokratike. Dallimi ndërmjet saj dhe profesionit tim është shpeshherë shumë i vogël, dhe bazohet në prakticitet të anës ligjore të çështjeve. Rezultati është bazë që përcakton zhvillimet.
Si e sheh gjeneratën e tretë shqiptare në Zvicër?
Në Zvicër, të gjithë qytetarët kanë mundësi, obligime dhe të drejta të njëjta. Ka të tillë që dëshirojnë të marrin edhe përgjegjësi tjera në jetën politike. Në Zvicër është një numër i madh i qytetarëve me origjinë nga trojet etnike shqiptare që janë të shkolluar me përgatitje të avancuar dhe të integruar plotësisht në rrethet ku jetojnë. Kjo është një vlerë dhe energji e shtuar për vetveten, për familjen dhe për vendin ku jetojnë dhe më gjerë.
Keni pasur kontakte me kandidatë të tjerë shqiptarë të kantoneve të tjera në Zvicër, kur dihet se për këtë parti garojnë disa kandidatë?
Kam filluar t’i vendos kontaktet me bashkëkandidatët dhe jemi në një «anije» të përbashkët. Natyrisht që më pëlqen fakti se garojnë disa kandidatë nga kantonet tjera, të cilët janë propozuar, mbështetur dhe identifikohen me CVP-në dhe PSHDK-së, si parti politike të vlerave civilizuese, tradicionale dhe evropiane.
Po si do t’i drejtohesh elektoratit zviceran dhe kombësive të tjera që jetojnë në Gjenevë?
Do t’u drejtohem të gjithë qytetarëve zviceranë me profesionalizëm dhe përkushtim të plotë, se unë synoj paraprakisht zgjidhjen definitive të çështjeve, të cilat na shqetësojnë të gjithëve pa dallim, si qytetarë të Gjenevës, në përditshmërinë tonë. Në perfeksionizmin e realitetit zviceran ka edhe shumë punë e çështje që duhen përmirësuar.
Si po ju shkon fushata zgjedhore dhe nga kush pritni që të ju ndihmojë më shumë për të fituar?
Edhe pse jam në fazën parapërgatitore, të krijimit të platformës së përbashkët me PDC-në, ka pasur një reagim të menjëhershëm dhe janë afruar vullnetarisht shumë persona dhe grupime të të rinjve për të më përkrahur. Po ashtu, kam përkrahje të gjerë nga PSHDK-ja dhe LDK-ja, Nëndega e Gjenevës, të cilat i falënderoj shumë për gatishmërinë e sinqertë për mbështetje konkrete. Me bindje të plotë them se të gjithë mund të llogaritin në mua si në zërin e tyre në qytetin ndërkombëtar të Gjenevës.
E nëse nuk do të jesh pjesë e Parlamentit, do të vazhdosh të jesh pjesë e partisë?
Jam pjesë e PDC-së për shkak të ideve dhe vlerave qytetëruese universale. Politikisht, këtu e kam gjetur veten edhe si parti familjare, vlerat e së cilës i mbron më së shumti.
Atyre votues që janë në hamendje, të votojnë apo jo, çfarë do t’u kishe thënë, apo si do t’i bindësh se do të duhej të votojnë, edhe atë për ty?
Unë jam pjesëtare e një familjeje emigrantësh, e rritur, arsimuar dhe integruar në Gjenevë, qytet në të cilin aktualisht jetoj e studioj dhe zotëroj respekt të veçantë. Në rutinën time të përditshme, nuk mungojnë kontaktet e vazhdueshme me persona, si të moshave, po ashtu dhe të origjinave të ndryshme, të cilët në princip e ndajnë të njëjtin realitet me mua dhe më ushqejnë një vizion të qartë kundrejt sfidave dhe çështjeve relativisht të ndryshme, që e kanë të njëjtën zgjidhje të vërtetë e relevante…Përkushtimin! Ky element, bashkangjitur me mbështetjen e pamunguar nga PDC-ja më bën të ndihem me bindje – një kandidate me potencial.
E keni përjetuar luftën e Kosovës kur ishit gjashtë vjeçe. Çka kujton dhe nuk e harron asnjëherë nga ato ditë?
Më është ngulitur në kujtesë pyetja që ia bëja vetes, se pse të rriturit i shkaktojnë kaq vuajtje njëri-tjetrit, përfshirë dhe fëmijët. Nga ajo përvojë e keqe tani jam e përbetuar me gjithë forcën e vullnetit tim kundër çdo lloj dhune e kundër çdo lloj lufte. Mbi të gjitha, kam vendosur të angazhohem në mbrojtjen e fëmijëve nga çdo konflikt i mundshëm.
I ke thënë vetes se do të qëndrosh gjatë në Zvicër?
Në Zvicër jetoj me familjen. Këtu e mbarova shkollimin dhe jam në mesin e studimeve. Shumë gjana më lidhin me Gjenevën dhe Zvicrën. Nuk e harroj kurrë vendlindjen, e as përpjekjet që behën atje për një jetë më të mirë dhe për zhvillim të përgjithshëm shoqëror.
Për çka të merr malli më së shumti, e kam fjalën për në vendlindjen tuaj në Istog?
Përgjithësisht më merr malli për ish-shokët dhe shoqet e shkollës fillore… Vazhdoj të mbetem e interesuar se si zhvillohet jeta e tyre dhe çfarë kanë arritur deri tani. Takimi me ta është i domosdoshëm çdo herë që unë kthehem ne Kosovë, pasi nostalgjia e të ndarit të fëmijërisë me ta është shumë e fortë.
Pse do të duhej që edhe të rinjtë dhe të rejat shqiptare të jenë pjesë e politikës në Zvicër?
Kam vërejtur hezitime në këtë drejtim nga të rinjtë, pa marrë parasysh se nga janë dhe çfarë origjine kanë. Opinioni im ka qenë se ky hezitim është për shkak të obligimeve që lindin nga politika në Zvicër. Mendoj se duhet një angazhim pak më i madh për zgjedhjen e çështjeve që na preokupojnë. Puna më e lehtë është kriticizmi dhe mosangazhimi për raportet shoqërore. Te të rinjtë shqiptarë kam vërejtur se për shumë gjera të përbashkëta janë shumë kreativë dhe parimorë. Kjo më bën të lumtur, që edhe unë të mbetem njëra nga ata.
Ku do të kontribuosh më së shumti nëse zgjidhesh deputete?
Kjo varet shumë nga marrja përsipër e çështjeve të caktuara në kuadër të PDC-së dhe planifikimi i tyre nga ana profesionale. Mendoj se në çështjet e familjare, ekonomike, të sigurisë, integrimeve të të rinjve, atyre ndërkombëtare etj., mund të mbetem me rezultate më konkrete.
Me çka nuk pajtohesh assesi?
Nuk pajtohem kurrsesi me mediokritetin.
Letërnjoftim i shkrutër
Diellza Shefki Shatri lindi më 28 korrik 1993, në Istog. Ajo e përjetoi luftën në moshën 6-vjeçare, ku ashtu si shumë fëmijë të Kosovës u detyrua që së bashku me gjyshen e saj t’i kalonte Bjeshkët e Nemuna për të mbërritur në Rozhajë. Prej atje, më pas vazhdoi rrugën drejt Tiranës. Në maj të vitit 1999, Diellza iu bashkëngjit prindërve të saj, të cilët në atë kohë gjendeshin në Zvicër, ku qëndron deri pas përfundimit të luftës. Kthehet në Kosovë, ku i mbaron 4 vjetët e para të edukimit mësimor në shkollën «Martin Camaj», në Gurrakoc. Në fillim të vitit 2004, Diellza udhëton përsëri drejt Zvicrës, në Gjenevë, ku dhe sot e kësaj dite jeton bashkë me prindërit e saj. Po në Gjenevë, ajo e përfundon shkollën fillore dhe te mesme, në kolegjit «Voltaire». Aktualisht frekuenton degën juridike të Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Gjenevës. Përkrah studimeve, Diellza është së fundmi aktive edhe në politikë. Anëtare e denjë e PDC-së (CVP) dhe po ashtu kandidate në listën e të rinjve të kësaj partie për deputete në Parlamentin e Zvicrës, e propozuar nga PSHDK-ja.
(dialogplus.ch)
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi