Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agim Gashi MJERIMI I REXHEP KASNEC KASTRATIT!

Shko poshtë

Agim Gashi MJERIMI I REXHEP KASNEC KASTRATIT! Empty Agim Gashi MJERIMI I REXHEP KASNEC KASTRATIT!

Mesazh nga Agim Gashi Thu May 28, 2015 7:39 pm

Agim Gashi


MJERIMI I REXHEP KASNEC KASTRATIT!


E ka Kosova një Rexhep Kastrat që si pren kosa askund. Ky Rexhep shkruan me porosi. NUk e zgjedh askend me e sulmue për para. Dikur ky Rexhep me xhep, qonte në qiell LDK-në, Gecet, Doniken, shkruante kunder SHIK-ut dhe atyre që bënin keq. Bile kështu na e marrke mendja.Ne se denim se ky ishte I zhytzr thellë në ujrat e turbullta të spiunazhit e ndërskamcave tjera që luheshin në këto troje. Bile, bile, dikur ky dilte e ja fuste vetes bombë, hynte brenda dhe reklamonte veten se e sulmuen kundershtaret e LDK-së.
Mirpo, Rexha si ferexhja.Kurr si dihet se çka ka nën ferexhe, mashkull, femer apo edhe ndonjë si Rexha.
Pikrisht sot me të aguar dita, Rexhes i rreh telefoni.Zëri matanë telit I thoshte:
-Duhet ta deklasosh Donika Gervallen dhe baben e saj!
Në telefon ishte dikush nga SHIK-u të instaluar në LDK dhe se Rexha e dinte se paratë gjenden aty, të gatshme e të buta.Dhe ja filloi Rexha të shkruan e të shkruan, duke ja marë mendja se ka fuqi me „deklasue“ Doniken dhe Gërvallët. Nuk e dinte i shkreti se për të shkruar keq për Doniken dhe gërvallet, munden këta çiftat si Rexha, spiuna e tradhëtar, por sa do të ju shitet? Fare nuk ju shitet. Gënjeshtrat e Rexhep Kasnecit, tani veç po ujiten më të trubullt. Mirëpo ky si Rexha më, hanger e hanger, por askund muk tha asgjë. Porositë nuk po i shiten sepse gënjeshtrat, shpifjet dhe majmunllëqet e Rexhes, tani i mësuan edhe fëmijët. Dashta të shkruaj shumë për Rexhë Kasnecin, por sdu bre me u zhytë më me të zhyturit e pshurranat spiuna.
Unë në faqen e tij në FB bëra këtë koment për falsifikatorin Rexhë dhe shkrimin e tij:
„Pasha Zotin more Rexhep Kastrati, se di se sa të ka paguar Isa me e mbrojtë (Jo Isa por SHIK-u) por ti me i pas brinat ske me mund me e denigrue Donika Gervallen sepse atë e mbron gjaku i babait të saj e ti shkruan me porosi nga bandat, mafia dhe SHIK-u.Dikur ti ishe viktima, por shpejt u bër i tyre dhe shpëtove. Mbroje krimin se të ka hije!“

Pas këtij komenti,. Rexha më bllokoi. Brravo Rexhë. Ti ske as bythë e as zemer me u përball me të vërteten.Je shumë dhelprak.Ti nuk je budall, por ta ka anda shumë dinarin!
Në vazhdim, lexojeni se çka I thotë mendja e mykur e Rexhep Kastratit, I cili gufon si uri vetëm kur ka këso gjëra!
Agim Gashi MJERIMI I REXHEP KASNEC KASTRATIT! 10421135_10152937282104077_6018362535647866782_n

REXHEP KASTRATI


SHPËRFAQJE E MREKULLUESHME E PRIMITIVIZMIT DHE E AMBICIES PËR PUSHTIMIN E LDK-SË
1
Çika e Jusufit na ofroi si alternativë rrenën, mashtrimin dhe fundosjen e LDK-së, në mënyrën më komprometuese për të dhe për gjithë të tjerët që qëndrojnë mbrapa saj. E inkuadruar në fushatën për pushtimin dhe shkatërrimin e LDK-së të organizuar nga të njëjtat struktura brenda dhe jashtë LDK-së, çika e Jusufit, përveç faktit se është e bija e Jusuf Gërvallës, nuk tregoi kurrëfarë kulture politike perëndimore, kurrëfarë përvoje pozitive nga demokracia gjermane ku jeton. Përkundrazi, tregoi se përdor faktin se është e bija e Jusufit për të shpalosur një platformë për shkatërrimin e LDK-së, e ndërtuar mbi bazën e shpifjeve, rrenave dhe insinuatave, duke treguar se është një injorante totale me mendësi primitive të një lagjeje ballkanike.
2
Çika e Jusufit nisi me një spekulim dhe insinuatë lidhur me një sondazh misterioz që e paska nxjerrë LDK-në me 13%, si gjoja një argument për të arsyetuar synimin për pushtimin e LDK-në. Çika e Jusufit nuk tha fare se kush e ka bërë një sondazh të tillë, sa është besueshmaria e atyre që bëjnë sondazhe të tilla dhe sa janë reale të dhënat e tilla. Në vend të kësaj, ajo vetëm e bllaçiste si çamçakiz për të bërë efekt akustik dhe psikologjik te opinioni. Në teorinë e mediave, kjo hyn në kuadër të krijimit të opinionit. Sa i përket sondazheve, në kohën e sotme ka mundësi të shumta të përdorimit të tyre për krijim dhe manipulim të opinionit, pasi që kushdo mund të bëjë sondazhe që nga ato internet sondazhe, e deri te sondazhet klasike. Prandaj, edhe objektiviteti, profesionalizmi dhe besueshmëria e këtyre sondazheve ka rënë thuajse fare. Rast e kemi exit poll-in në zgjedhjet e 2009 në shtetin shqiptar për zgjedhjet e përgjithshme, dhe i cili nxori PD me 76 kuvendarë, kurse rezultatet e nxorën me 69 kuvendarë dhe mezi arriti të mbetet në pushtet fal edhe një kuvendari të PR-së së Fatmir Mehdiut, e që ia mundësoi të krijonte qeveri me LSI-në. Kurse rasti më i freskët është rasti i zgjedhjeve në Britani të Madhe, e për të cilat sondazhet nxorën me rezultat të barabartë konservatorët dhe laburistët, kurse rezultatet zgjedhore i nxorën konservatorët bindshëm përpara. Pra, edhe në shtetet demokratike perëndimore ku ka edhe organizata shumë profesioniste, ku infrastruktura anketuese dhe kultura politike është shumë e lartë, besueshmëria dhe objektiviteti i sondazheve janë shumë të ulëta. Po në Ballkan ku sondazhe po bëjnë edhe portale anonime të paguara dhe të porositura për të dhënë rezultate sipas qejfit, nuk mund të bëhet fjalë fare për besueshmëri dhe objektivitet. Prandaj edhe përdorimi i sondazheve të tilla për të argumentuar suksesin apo dështimin jo që nuk është serioz, por komprometues për vetë ata që i përdorin. Është komprometues për faktin se të bazohesh në sondazhe me objektivitet dhe besueshmëri shumë të ulët, do të thotë të bazohesh në të dhëna të pasakta dhe ndoshta edhe të kundërta, duke e komprometuar gjithë projektin që bazohet në ato të dhëna.
3
Çika e Jusufit, po ashtu në mënyrë primitive dhe aspak të besueshme, përveç se spekuloi me një sondazh misterioz dhe pa kurrëfarë besueshmërie, paraqiti një tablo joreale të gjendjes në LDK dhe të faktorëve që, sipas saj, e kanë prurë atë në 13% . Çika e Jusufit në mënyrë të turpshme bëri një paraqitje simpliste dhe tendencioze, duke e bartur gjithë përgjegjësinë te Isa Mustafa dhe duke mos përmendur fare krajatat që kishte përjetuar LDK që pas vdekjes së presidentit Rugova, si dhe duke anashkaluar pasojat që ka pasur LDK nga kuvendi i karrigeve, në të cilin ishte provuar skenari i pushtimit dhe çarjes së LDK-së. Të gjithë e dinë se më 2006 ishte vënë skenari për pushtimin dhe çarjen e LDK-së nga një grup i lidhur me SHIK-un dhe me qarqe të tjera kundërldk, me qëllim që ta binin në pushtet PDK-në dhe Hashim Thaçin kryeministër. Dhe ajo që ndodhi më 2006, e dërmoi aq shumë LDK-në sa që të mos mund ta merrte veten si duhet për vitet e tëra. Dhe humbja e zgjedhjeve ka ardhur edhe si pasojë e kuvendit të karrigeve. Po pse çika e Jusufit nuk e përmendi kuvendin e karrigeve si një arsye për humbjen e zgjedhjeve në vazhdimësi? Nuk e përmendi se në turpin e karrigeve kishte axhën e saj, dhe se është bërë edhe vetë pjesë e të njëjtit grup që atëherë kishte synuar pushtimin dhe çarjen e LDK-së, e që po synojnë ta bëjnë edhe tash. Pra, çika e Jusufit nuk mund ta përmendte kuvendin e karrigeve, pasi që është edhe vetë pjesë e skenarit të njëjtë që po synohet të realizohet edhe tash. Po ashtu, çika e Jusufit nuk përmendi as rolin e madh të një fushate mediatike të strukturave dhe të individëve të njohur moti si kundër-rugovë dhe kundërldk, e që kontrollojnë thuajse të gjitha mediat. Duhet thënë se që nga paralufta, por më tepër gjatë dhe pas luftës ka pasur një angazhim të vazhdueshëm kundër-rugovë dhe kundërldk me qëllim dobësimin dhe rrënimin e tyre. Nëpërmjet një fushate të vazhdueshme kundër-rugovë dhe kundërldk, e që ishte fushatë që prekte thelbin kombëtar dhe institucional të LDK-së dhe të filozofisë politike të presidentit Rugova synohej të rrënohej LDK dhe filozofia politike e presidentit Ruhova. Edhe pse kjo fushatë ishte dhe ka mbetur e vazhdueshme, megjithatë u vërejt në mënyrë të veçantë pas vdekjes së presidentit kur edhe dolën në sipërfaqe pretendime të ndryshme dhe një garë joparimore e brendshme. Intelektualizmi presidentit Rugova filloi të zëvendësohet me primitivizmin feudal dhe egoist, me luftën personale për hakmarrje etj. Dhe në gjithë këtë, roli destruktiv i mediave kundërldk ishte i madh pasi shfrytëzuan situatën e krijuar për të nxitur konfliktin dhe armiqësitë e brendshme në LDK. Kuvendi i karrigeve ishte parapërgatitur edhe me ndihmën e mediave kundërldk. Por çika e Jusufit nuk përmend rolin destruktiv të mediave kundërldk, sepse edhe gjatë kësaj kohe është vërejtur një angazhim i madh i këtyre mediave në një fushatë të gjerë në nxitjen dhe mbështetjen e atyre që duan pushtimin e LDK-së. Thuajse të gjitha emisionet debatuese televizive të televizioneve të tilla si KlanKosova, KTV, Rrokum TV ishin vënë në dispozicion të grupit për pushtimin e LDK-së. Nga kjo fushatë nuk kishte mbetur mbrapa edhe çika e Jusufit, e cila me pasion thuri madhështinë e marrëzisë.
4
Çika e Jusufit spekuloi edhe me CDU-në dhe EPP, pa përmendur fare se anëtarësimi i LDK-së në EPP ishte meritë e Isa Mustafës. Çika e Jusufit spekulon edhe me trajtimin e degëve të CDU-së jashtë Gjermanisë dhe të degëve të LDK-së jashtë Kosovës, por nuk tha se me pikën 2 të kreut 28 të statutit të CDU-së çdo degë e CDU-së jashtë Gjermanisë, pavarësisht sa është e madhe apo e vogël, në kuvendin e CDU-së përfaqësohet me një delegat, kurse statuti i LDK-së, përkatësisht pika 2 e nenit 18 e lë të hapur numrin e delegatëve. Çika e Jusufit nuk tha se çka ndodh me kuvendarët e një partie që votojnë kundër qeverisë që drejtohet nga kryetari i asaj partie, ashtu siç ndodhi në rastin e votimit të qeverisë aktuale? Me këtë nuk them se demokracia e brendshme te ne nuk ka probleme, por nuk është as ashtu siç e ka paraqitur çika e Jusufit, dhe se kjo demokraci është në ngritje e sipër edhe me ndihmën e EPP-së dhe partive simotra. Anëtarësimi në EPP u bë edhe pas një procesi të vështirë profilizimi që ka filluar më parë, e që për LDK-në ka qenë më i vështirë për shkak se kjo parti ka vepruar si një lëvizje politike.
5
Një çështje tjetër me të cilën çika e Jusufit ka spekuluar është edhe çështja e qëndrimit të EPP dhe të CDU-së, ndaj koalicionit qeveritar, me të cilën po ashtu spekulon. Duke mos mundur ta mohojë mbështetjen për koalicionin aktual nga EPP dhe CDU, çika e Jusufit, koalicionin aktual e paraqiti si shmangie nga kërkesat e EPP-së dhe CDU-së për shkak se qenka zgjedhur Kadri Veseli kryetar kuvendi. Por ky është spekulim, për të mos thënë shpifje, pasi që Isa Mustafa, edhe pse kryetar i partisë së dytë, arriti t'u përmbahet angazhimeve për një qeveri pa persona me probleme me ligjin. Përkundër spekulimeve të turpshme, Isa Mustafa ka kushtëzuar koalicionin me mospërfshirjen e të tillëve. Isa Mustafa ka kundërshtuar kategorikisht që Kadri Veseli të ishte zëvendëskryeministër, ashtu edhe siç thuhej publikisht në media.
6
Një spekulim tjetër e të cilin nuk la pa e përmendur edhe çika e Jusufit, është edhe moraliteti i koalicionit aktual qeverisës, duke e konsideruar si një koalicion që është i dëmshëm për LDK-në. Përpjekja për ta demonizuar një koalicion që është realizuar për ta zgjidhur krizën politiko-institucionale gjashtëmujore, si rezultat i dështimit të një alternative tjetër, si dhe me mbështetjen e faktorit ndërkombëtar, është përpjekje për të arsyetuar synimet për pushtimin e LDK-së dhe për ta rrëzuar qeverinë aktuale. Kjo do të thotë ose t'i hapësh rrugë një koalicioni tjetër, me ç'rast LDK do kalonte në opozitë, ose që vendi të shkonte në zgjedhje të tjera që do të hapte rrugën për një krizë tjetër politiko-institucionale shumë të dëmshme për vendin, sidomos në kontekstin rajajonal dhe më gjerë. Dhe gjithë ky dëm po kamuflohet me rugovizëm, edhe pse vetë presidenti Rugova ka bërë koalicion me PDK-në, bile duke ia dhënë edhe kryeministrin. Duke e demonizuar koalicionin aktual në të cilin LDK drejton qeverinë dhe ka kryeministrin, çiftat e çikës së Jusufit, po e demonizojnë edhe koalicionin që ka bërë presidenti Rugova e në të cilin LDK edhe pse fituese e zgjedhjeve, nuk ishte drejtuese e qeverisë dhe nuk kishte postin e kryeministrit. Etja për pushtimin e LDK-së, ka bërë që të mos mendojnë shumë, por vetëm të spekulojnë. Atyre nuk u prish punë se ka dy herë të tjera që janë bërë koalicione LDK - PDK dhe në të cilat LDK ka qenë për gjynah, sepse ata duan tash ta pushtojnë LDK-në. Prandaj, spekulojnë, shpifin dhe krijojnë insinuata edhe pse LDK ka pozicione të forta në qeveri, pasi ka kryeministrin dhe disa ministri të rëndësishme. Si banore e shtetit gjerman, ndërkaq, çika e Jusufit do të duhej të fliste për përvojën gjermane të koalicionit të madh dhe stabilitetin e shtetit gjerman përballë sfidave të mbrendshme dhe atyre gjeopolitike e gjeostrategjike. Shembulli i koalicionit të madh në Gjermani është mjaft ilustrativ se sa shumë rëndësi ka një qeveri e qëndrueshme dhe e fortë në kontekste të brendshme dhe ndërkombëtare, kurse në rastin e Kosovës është më shumë se e domosdoshme duke pasur parasysh rrethanat e bredshme dhe rajonale. Por çika e Jusufit dhe ata që qëndrojnë mbrapa saj, nuk duan t'ia dinë as interesave reale LDK-së, as të vendit, pasi ata kanë axhenda të tjera.
7
Kulmin e marrëzisë dhe të primitivizmit të saj, çika e Jusufit e shpërfaqi kur foli për koalicionet. Ajo e thelloi edhe më tej marrëzirën spekulative të Vjosa Osmanit: për dallim nga kjo e fundit që përjashtoi koalicionin me PDK-në, çika e Jusufit përjashtoi koalicionin edhe me AAK-në. Në këtë mënyrë, tregoi se ose është injorante, ose po rren, ose të dyjat bashkë. Të përjashtosh parti të caktuara nga mundësia e koalicioneve, do të thotë të zvogëlosh alternativat dhe mundësitë për negocim. Sipas çikës së Jusufit, LDK mund të negocojë vetëm me sektën okulte të Albinit dhe me Nismën. Po a janë këto më pak të inkriminuara? Pastaj, a do ishte dakord EPP dhe CDU për një koalicion ndërmjet LDK-së dhe sektës okulte të Albinit, e cila ka elemente kundërperëndimore dhe radikaliste islamike? Në anën tjetër, praktika e përjashtimit të partive të caktuara nga mundësia e negocimit të koalicioneve, përveçse nuk është në dorën e një partie apo një koalicioni por në dorën e votuesve, është edhe e dëmshme, sepse krijon kriza politiko-institucionale, si dhe mundësinë që të mos mund të krijojë qeveri.
8
Përfundimisht duhet thënë se çika e Jusufit jo që nuk tha asgjë të re, asgjë konstruktive, por sheshoi edhe më tej synimet për pushtimin e LDK-së, shpërfaqi edhe më shumë logjikën primitive të linçimit, të anatemimit dhe satanizimit të kundërshtarit politik, e që është kryetari i partisë dhe kryeministër i vendit, më keq sesa të ishte kryetar i një partie tjetër. Me metoda të tilla të diskualifikimit të njerëzve, ata që synojnë pushtimin e LDK-së vetëm sa po vërtetojnë se janë po ata të kuvendit të karrigeve dhe nuk kanë çka ofrojnë tjetër pos primitivizmit politik. Në fakt kjo alternativë e fundos LDK-në, sepse me ato që shpërfaqin ata, pra edhe çika e Jusufit, LDK kurrë nuk mund të qeveris vendin, ngaqë me logjikën përjashtuese, ajo do e përjashtojë veten nga mundësia për të bërë qeveri.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi