IDRIZ ZEQIRAJ:KUR MJELEJ LOPA - DIASPORË...!
Faqja 1 e 1
IDRIZ ZEQIRAJ:KUR MJELEJ LOPA - DIASPORË...!
IDRIZ ZEQIRAJ:KUR MJELEJ LOPA - DIASPORË...!
Pluralizmi politik në Lindjen komuniste, për rrjedhojë, edhe në Ballkan, ishin një frymëmarrje e re, frymëmarrje e çliruar, për popujt e robotizuar, nën thundrën të komunizmit. Themelimi i partisë së parë pluraliste, Lëvizjes kombëtare, Lidhjes Demokratike të Ibrahim Rugovës, në Kosovë dhe, prej andej, edhe në Diasporë, ishte një ide e artë. LDK-ja po bashkonte energjitë dhe mendjet e njerëzve idealistë dhe atdhetarë të shqiptarëve të Kosovës dhe, prej këtej, edhe të trojeve të tjera të Shqipërisë Etnike.
Shtrirja e LDK-së, së pari, në Gjermani, pastaj në Zvicër, Evropë, Amerikë, Australi, e koordinuar në një Kolegjium partiak, në kryesimin e zotëri Hafiz Gagicës, ishte shtysë e shumë veprimtarive të organizuara humanitare dhe atdhetare. Gjermania ishte dhe mbeti prijetare. Dega e LDK-së në Gjermani ka përgaditur takimet e para të Dr. Ibrahim Rugovës me personalitetet e skenës politike botërore; ka mbajtur kontakte të vazhdueshme me qendrat e vendosjes evropiane dhe botërore; ka komunikuar me mediet vizive dhe të shkruara prestigjioze; Aty, së pari, u hap Fondi Humanitar i Achen-it; aty u realizua aksioni i madh: "Ta ndihmojmë Kosovën për vetëmbrojtje"; organizimin dhe financimin e djemve të Kosovës në ushtrimet ushtarake në Shqipëri; organizimin dhe realizimin me sukses të Fondit Qeveritar e Shtetëror, të shprehur në 3 % obligativ; organizimin e ndihmave humanitare, përfshi ato mjekësore, për Shqipërinë; përkujdesjen materiale, për një dekadë radhazi, për mbijetesën e njerëzve dhe të institucioneve paralele në Kosovë; grumbullimin dhe transportimin e bazës materiale për luftën; dërgimin e njerëzve në luftë; marrjen përsipër të të gjitha kompetencave të LDK-së dhe të inxhirencave që i përkisnin Presidentit Rugova, kur ai ishte i marrur peng në Beograd; stopimi i disa karrieristëve matrapazë, për të bërë puçin në LDK-e, të cilët flirtonin me bandën e LPK-së, për ta shkarkuar kryetarin Rugova. Ja, pra, veç tjerash, ky është kontributi i madh i Degës të LDK-së në Gjermani, në veçanti, dhe i Diasporës, në përgjithësi.
Dega e LDK-së në Gjermani ka pasur 375 aktiva, të ndarë në 16 Nëndegë. Organizimi sistemor dhe në frymën rugoviane, ka qenë i përkryer dhe ka funksionuar mrekullisht mirë. Relacioni, marrëdhëniet e Degës të LDK-së në Gjermani, me Qendrën në Prishtinë, pra, LDK-në, kanë qenë fort të ndërlidhura, me një bashkëpunim dhe koordinim sipëror. Financimi për Qendrën e LDK-së ka qenë i bollshëm. Kur mjelej lopa Diasporë, në Kuvendin e Degës në Gjermani, merrnin pjesë edhe 15 (pesëmbëdhjetë) anëtarë të Kryesisë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ndësa, sot, që qumshti i lopës - Diasporë ka shterrur, me gjithë ftesën e bërë për kryetarin e LDK-së me shokë, për pjesëmarrje në Kuvendin e 8-të zgjedhor, nuk kanë begenisur, pëlqyer, për të ardhur, por, as për të dërguar, qoftë edhe një E-mail përshendetjeje Kuvendit të 8-të të Degës së LDK-së në Gjermani! Turpi qoftë me ju, uzurpatorë të pacipë të strukturave të LDK-së!
Kuvendi i 8-të zgjedhor i Degës të LDK-së në Gjermani, ishte demokratik dhe supërkorrekt
Dega e LDK-së në Gjermani, ka një traditë të shkëlqyer në organizimin e kuvendeve zgjedhore, që nga aktivat, nëndeget e deri në Degë. Të gjitha votimet bëhen të fshehta. Edhe atëherë kur nuk ka kundërkandidatë, i nënshtrohet votimit të fshehtë dhe nëse nuk fiton 50 +1 vota, nuk zgjidhet.
Nga mbikëqyerja, verifikimi i bërë, rezulton se zgjedhjet kanë qenë me votim të fshehtë dhe korrekt edhe në nëndegët e LDK-së në Gjermani.
Delegatët për në Kuvendin zgjedhor të Degës të LDK-së në Gjermani, i mbajtur në Essen, bënë deri 1.400 km. rrugë, vajtje - ardhje, p.sh. Berlini, Bavaria... Jemi nisur në ora 04 të mëngjezit, më 26 prill 2015, për t'u bashkuar e nisur udhëtimin e gjatë në ora 05. Punimet e Kuvendit kanë zgjatur 8 (tetë) orë. Kthimi në shtëpi, të nesërmen, datë 27 prill, ora 03 e mëngjezit. Shpenzimet me përballim personal.
Kryetari i deritashëm, zotëri Qazim Bajgoraliu, i cili drejtoi punimet në fillim të Kuvendit, mbajti raportin për punën në mes të dy kuvendeve zgjedhore. Veç tjerash, ai denoncoi se kryetari Isa Mustafa ka refuzuar kërkesën e tij, për ta pritur, verën e vjeme, edhepse zoti Bajgoraliu ishte kryetar i Degës të LDK-së në Gjermani dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm!!
Votimi filloi nga zgjedhja e kryetarit të Degës. Donikë Gërvalla, përballë dy kundër-kandidatëve, fitoi bindshëm. Në kryesim të Kuvendit u vu kryetarja e re, e cila u shpërndau rregulloren e re zgjedhore delegatëve. Kompetencat e zgjëruara të kryetarit, u pritën me shqetësim, sepse kryetari po fuqizohet në dëm të Kryesisë dhe të strukturave tjera të partisë.
Por, Donikë Gërvalla, si kuadër me përvojë, ndërhyri, duke thënë se do ta zbatojmë rregulloren dhe kërkoi bashkëpunim nga delegatët e Kuvendit. Ajo kërkoi nga kryetarët e nëndegëve të propozojnë nga tre kandidatë për Kryesinë e Degës dhe nga dy kandidatë për delegatë në Kuvendin e LDK-së në Prishtinë, nga të cilët përzgjedh kryetarja. Të tjerët të propozohen nga delegatët në sallë, duke i vënë të gjithë, pra, nga të dyja palët, në votim të fshehtë.
Pra, i gjithë procesi zgjedhor ka qenë demokratik dhe supërkorrekt. Kontestimi i procesit zgjedhor, për degët e LDK-së në Gjermani dhe Zvicër, nga klani vicioz në Kryesinë zgjedhore, është i paragjykuar dhe fort i dënueshëm. Në nuk kemi diskutuar në Kuvendin zgjedhor për preferencat e njërit apo të tjetërit delegatë. Respektojmë shenjëtërinë e votës së fshehtë, duke besuar se secili delegat do të dijë ta administrojë si pronë vetjake, në dobi të kolektivitetit, përkatësisht, të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Vendimi i klanit të LDK-së, brenda Kryesisë Qendrore, për mosnjohjen e zgjedhjeve në dy degët më vitale të LDK-së, përkatësisht, në Gjermani dhe Zvicër, është një tregues vetëfolës, për të parë katandinë dhe shëmtinë e strukturave aktuale të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Dergradimi deri në këtë masë i një Kryesie hiç legjitime, të dalë nga një Këshill i Përgjithshëm i paligjshëm, i emëruar në Kuvendin e 7-të, farsë zgjedhore, pa asnjë kundër-kandidatë dhe pa votim të fshehtë, ka degjeneruar tërësisht strukturat e partisë zëmadhe të Presidentit Ibrahim Rugova.
Historia botërore ka njohur diktaturat e urryera që nga Inkuzicioni kishtar i Mesjetës, fashizmin, komunizmin, islamizmin ekstrem dhe, se fundi, rrezikohet, madje seriozisht, nga diktatura pseudo-demokratike, siç janë partia-bandë e PDK dhe ajo e AAK. Por, gjithnjë e më shumë klani i LDK-së synon të bëhet klikë, e cila është paradhomë e bandës. Një rrjedhë të tillë, drejt të së keqes, duhet stopuar me votë demokratike.
Poeti çek, Julius Fuçik, para skuadrës së pushkatimit fashist, lëshonte kmushtrimin:
"Njerëz, ju kam dashur! Jini vigjilentë!"
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi