Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI-1 QËRSHORI NË KOMUNEN E LYPJANIT

Shko poshtë

AGIM GASHI-1 QËRSHORI NË KOMUNEN E LYPJANIT Empty AGIM GASHI-1 QËRSHORI NË KOMUNEN E LYPJANIT

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jun 01, 2015 11:48 pm

AGIM GASHI-1 QËRSHORI NË KOMUNEN E LYPJANIT 11053459_10152945236054077_5293133450401866006_n


AGIM GASHI-1 QËRSHORI NË KOMUNEN E LYPJANIT


AGIM GASHI-1 QËRSHORI NË KOMUNEN E LYPJANIT 10421172_10152945236089077_1763702941717859699_n

AGIM GASHI-1 QËRSHORI NË KOMUNEN E LYPJANIT 10385417_10152945297534077_7256966072516404657_n

Pas takimit me prof.Shefqet Hoxhen dhe me mikun Sahit Muçollin, me të cilët kaluam disa çste aq të mrekullueshme, qeshëm shumë duke komentuar edhe komentin e Dr.Akil Kocit, unë ju thash që të më lënë aty se dua me ecë. Më mirë ishte të mos rri në qytet!
Qëllimi im ishte pak levizje. Për një moment, pasi i percolla mysafirë e dashur, dëgjova se dikund po bien daullet. Menjëherë më ra ndërmend se sot është “1 Qershori”, Dita e fëmijëve, dhe se në Komunen e Lypjanit, rrallë bëhet ndonjë festë pa “Ruhanat” e Gadimes. Gadimja njifet me poetin Faruk Tashollin, këngëtarin Feim Jupen e ndjerë, me Shpellën e Mermerit dhe me ruhanat, të cilët pothuajse skishte dasëm shqiptare dhe skishte dhëndërr që hyn në xherdek pa muzikën e Ruhanave. Njëherit Gadimja i përket Lypjanit. Nejse, kjo është histori tjeter, por ngadal e ngadal, si një breshkë u afrova afer shkolles fillore. Aty kishte nxënës, fëmijë, prindër, puntorë nga Drejtoria e Kultures së Lipjanit që mbanin rregull dhe pregaditeshin të shkojnë në sheshin “Adem Jashari” për ta finalizuar festen. Theksoj se kjo festë e fëmijëve, në Lipjan zgjat një javë dhe mbahet nën patronatin e Kryetarit të Lypjanit z.Imri Ahmetit. Pasi bëra disa foto te shkolla, kerkova ta fotografoj edhe pllaken me emrin e shkolles, por smunda me e gjetë. Sigurisht do ta ketë ngrënë ndokush nga nervoza e Kuvendit të LDK-së vetëm një ditë para festes së fëmijëve. Ngadalë u nisa drejt Sheshit “Adem Jashari”, dhe sa ofrohesha aq më shumë e kuptoja tekstin e një kënge tallava që ndonjë nga organizatoret do ta kishte lëshuar për ti argëtue fëmijët për festë. Kënga thoshte kështu disi: “Hajde hypim në tavolina, nuk na duhen karriket, bajmë muzikë e lozim në tavolina, ejani e hypni e hypni....”!
O Zoti im! Unë u tmerrova dhe menjëherë më dolen fëmijë e kthyer nga festa duke hypë mbi tavolina buke, duke luajtur pa ritem e takt, dhe prindi ska se çka bënë, sepse fëmiut iu servue kjo muzikë idiotike që sa pak e meritojnë. Ne vetë i vrajmë fëmijët bashkë me vetveten. I bëra edhe disa foto dhe sdi kujt i thash:
-Marre me këtë muzikë!
Nuk vonoi shumë dhe dikush solli CD me këngë për fëmijë. Posa filloi ajo këngë e madhe e me zërin e ëmbël fëmijëror, u thellova në mendime e për një moment isha duke ëndërruar se gjendem aty në binë duke ju lexuar atyre engjujve poezitë nga veprimtarie ime për fëmijë, ndonjë humor ku do të ushtonte ai amfiteater në mesin e qytetit, me të qeshurat e fëmijëve të dashur që po lihen në mëshiren e askujt. E them këtë, jo për ndonjë krekosje, por nga ato që po shofim të gjithë.Nga mos organizimi i shtetit për mbrojtjen e fëmijëve tanë dhe rinisë sonë, këto gjenerata po na i vjedhin xhamiat dhe rrymat e xhihadit me hoxhollar të caktuar.
AGIM GASHI-1 QËRSHORI NË KOMUNEN E LYPJANIT 11350529_10152945297539077_9055809078493674232_n



Kështë ëndërroja veten duke lexuar para fëmijëve të atdheut, unë mërgimtari i pafat, të cilin nuk do ta ftonin kurr në evenimetet e tilla. Thjesht, ne mërgimtarët jemi të harruar.Na përkujtojnë vetëm njëherë në vit. Lotët ma kishin mbuluar fytyren. Një zonjë më pyeti:
-Pse qani?
Nuk disha se si me iu përgjigjë.E shiqova dhimbshëm dhe i thash:
-Ëndërroja atdheun. 
Fshina lotët, ula koken dhe përkundër dëshirës sime të jemë me programin, ika nga sheshi pa e ndje knaqësinë, zërin dhe lumturinë e fëmijëve tanë, kësaj ardhmërie e cila po nuk patëm kujdes, do të na kthehet kunder nesh. Edhe, do ta kenë të drejten e tillë, sepse me shkolla turke, seriale turke, programe turko-arabe, (jo në Lipjan), në xhamia e pa përkujdesje kombëtare e shtetrore, ne po ua shpallim denimin para kohe gjeneratave në kalim.
Lipjanin e dua.Ky qytet buzë Sitnices në kohrat e rinisë sime, buçiste nga këngët shqipe, koncertet e SHKA-ve të ndryshme në çdo fshat e lagje, nga leximet e poezive e tregimeve në oret e bukura letrare. Përkunder terrorit policot, rrahje e ngrënje kasetash, ne ishim krenar sepse luftonim për ardhëri, liri e Demokraci.
Unë po i kujtoj ato kohra, sepse, edhe pse u flijova për këtë atdhe, asgjë smunda të shijoj nga liria, përveçse tmerr, kërtcnime, plagosje e rrahje.Madje edhe haraçin familjarët e mi e paguanin me rregull.
Të gjithëve, pas lufte, do t’u ndanin ndihma lipjanasëve dhe të gjitha fshatrave, përveçse familja ime, së ciles iu kall shtëpia prej të parëve në qendren e Lipjanit.Ju, na thonin, e keni Agimin që i këndon Rugove.Unë i gjori i këndoja të gjithëve.Nuk doja ndarje në atdheun dhe popullin tim.
Pas shumë vitesh, me ndërrimet që i dashti populli, Lipjani po më duket se po frymon ndryshe.Nën udhëheqjen e Krytarit Imri Ahmetit, Lipjani po shkon drejt zhvillimit dhe barazimit me komuna tjera.
Fëmijëve të Lipjanit, Kosovës e mbarë Botës, ua Uroj festen e tyre të dashur “1 Qershorin”.
Kryetarit të Komune, edhe pse dje ka votuar për Isa Mustafen, i Uoroj punë të mbarë dhe suksese, sidomos në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të reja. Votimi e simpatia janë të ndara nga puna dhe dashuria për Komunen e atdheun. Falë Zotit të jem më mirë me shëndet e të ftohem nga dikush i Komunes, pse jo edhe i Dardanisë, për ti kënduar e lexuar fëmijëve, rinisë e pleqëve. Athua do të i bie ndërmend dikujt se një mërgimtar i mbushur me dashuri atdheu, Ju do të gjithëve dhe se dëshiron që lotin e tij ta derdh duke ju argëtuar e duke kënduar. Ata do të ishin lotë gëzimi e lumturie. Sa shumë qava për Ty atdhe!!!
Gjithsesi, unë jamë i Akllapit, i Lipjanit, i Prishtinës dhe i Arbërisë. I lumi ai që është i dashuruar në atdheun!


P.S.Porosita Saren që ti bën disa foto. Tani sapo mi dergoi dhe sëbashku i hijojmë knaqësitë e festes së sotme.


01.06.2015-
Buzë brigjeve të Sitnicës


AGIM GASHI-1 QËRSHORI NË KOMUNEN E LYPJANIT 11017873_10152945238204077_6323570478947605261_n

AGIM GASHI-1 QËRSHORI NË KOMUNEN E LYPJANIT 11224121_10152945238754077_6854068255918537842_n
AGIM GASHI-1 QËRSHORI NË KOMUNEN E LYPJANIT 11011473_10152945238859077_944325875714668217_n
AGIM GASHI-1 QËRSHORI NË KOMUNEN E LYPJANIT 11202570_10152945238894077_7210426103894441862_n

AGIM GASHI-1 QËRSHORI NË KOMUNEN E LYPJANIT 19407_10152945239149077_6165398595664358571_n

AGIM GASHI-1 QËRSHORI NË KOMUNEN E LYPJANIT 10355752_10152945239529077_3553261569898277619_n

AGIM GASHI-1 QËRSHORI NË KOMUNEN E LYPJANIT 1912481_10152945239939077_1031307209390154595_n

AGIM GASHI-1 QËRSHORI NË KOMUNEN E LYPJANIT 1655873_10152945240954077_1070473015025240256_n
AGIM GASHI-1 QËRSHORI NË KOMUNEN E LYPJANIT 11015222_10152945241504077_3419281069381872729_n
AGIM GASHI-1 QËRSHORI NË KOMUNEN E LYPJANIT 11231913_10152945248524077_8850138923881255969_n

AGIM GASHI-1 QËRSHORI NË KOMUNEN E LYPJANIT 11111212_10152945248589077_794099234943655116_n
AGIM GASHI-1 QËRSHORI NË KOMUNEN E LYPJANIT 11295540_10152945249064077_555714234147390619_n

AGIM GASHI-1 QËRSHORI NË KOMUNEN E LYPJANIT 11391281_10152945250649077_8135864359595359140_n


AGIM GASHI-1 QËRSHORI NË KOMUNEN E LYPJANIT 10346590_10152945249189077_1054173467043125442_n

AGIM GASHI-1 QËRSHORI NË KOMUNEN E LYPJANIT 11162084_10152945236164077_3542252154016941820_n

AGIM GASHI-1 QËRSHORI NË KOMUNEN E LYPJANIT 22400_10152945236319077_357182346007437671_n
AGIM GASHI-1 QËRSHORI NË KOMUNEN E LYPJANIT 11391122_10152945236324077_3306133230991817819_n
AGIM GASHI-1 QËRSHORI NË KOMUNEN E LYPJANIT 11377348_10152945236414077_2988794280012718746_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi