Musa Jupolli - Faruk Tasholli
Faqja 1 e 1
Musa Jupolli - Faruk Tasholli
Musa Jupolli
Faruk Tasholli
…. ku më bukur se melodia e notave në këngët e Faruk Tashollit ?
Faruk Tasholli , shpirt i shkrirë në notë, varg që buqet, zë që ndihet në të katër anët e venit tem *(* kjo e venit tem e Lasgush Poradecit) .
« Shqip shqip Kuq e Zi »
Identiteti, kultura, humanizmi në penën e poetit një realitet i shoqërisë sonë, kohë e gjuhë, njohje në çdo kontekst historik.
Veprat e e Tashollit janë një formë e qendresës, nga origjinë e dëshmi e së vërtetës.
Faruk Tasholli, një qetësi që dëgjohet larg, thua se e shkroi vetëm një Fjalë të shoqëruar me shprsën.
Thua se e shkroi vetëm një Varg të shoqëruar me bukuri t'Atdheut.
Thua se e shkroi vetëm një Histori dashurie, me frymëmarrje të notave më të bukura shpirtërore !
Faruk Tasholli një knaqësi leximi sa herë tu merr malli për poezi, sa herë tu marr malli për melodi …
Lereni të qetë poetin, më tha se: MORA UDHË KAH MANASTIRI !
---------------------
Faruk Tasholli
* Mora Udhë Kah Manastiri
Hej, tuj shetitun rreth Drinit t.zi
n.dysh mu ça zemra per Ty
mu ça zemra e mu vra balli
te dy syt mi dogji malli
Tuj shetitun te Drini valmiri
mora udhë o kah Manastiri
mora udhë o udhë të vjetër
të marr shkronja e të shkruj letër
Hej, mora shkronja e gjeta fjalë
ku është shkrunun gjuhë e gjallë
ku u nis o e ku udhë gjeti
si valë Drini o alfabeti
Tuj shetitun te Drini valmiri
mora udhë o kah Manastiri
mora udhë o udhë të vjetër
të marr shkronja e të shkruj letër
Tuj shetitun te Drini valmiri
mora udhê o kah Manastiri
ku u nis o e ku udhë gjeti
si valë Drini o alfabeti
*MERRMA SHIUN E PRISHTINËS
Merrma shiun e Prishtines,
Pika pika mbushe n'gote
Ma dergo me lotin tend
Ta pij large diku ne bote
N'kte qytet, ku shpesh bjen shi
Si ta kthej serish nje vere
Kur te laget floku e faqja
Gushes sate ti marre ERE
Pika e lotit te ra ne faqe
Dhembja jote, me dhimbi mua
Ku kam dhene dhimbjet e mija
morra n'gjokes dhimbjet e tua
Hapi krahet shpirti im
Fluturo o mbi kujtime
S'pas kam dite, qfare bukurije
pas kam pase ne doren time
S'pas kam dite, qfare bukurije
pas kam pase ne doren time
Merrma shiun e Prishtines,
Pika pika mbushe n'gote
Ma dergo me lotin tend
Ta pij large diku ne bote
N'kte qytet, ku shpesh bjen shi
Si ta kthej serish nje vere
Kur te laget floku e faqja
Gushes sate ti marre ere
Hapi krahet shpirti im
Fluturo o mbi kujtime
S'pas kam dite, qfare bukurije
pas kam pase ne doren time
S'pas kam dite, qfare bukurije
pas kam pase ne doren time
*SHPIRT MAGJIE
Paska reshë kjo bukuri
Trupit tënd si i ka hije,
Vjen e bjen shikimit tim
Sikur valë n'liqe Ohrie.
Unë nuk di të jem poet
Të bëj vjersha dashurie,
Ku ka vjershë që e zë brenda
Frymën tënde shpirt magjie ?!
A je borë e Lubetinit
A je erë e detit Jon,
Zjarr n'u kallsha majë Tomorrit
Hija jote më freskon.
Nuk ka ngjyrë në fund të detit
As në qiell aq shumë kaltri,
Sa ka trupi-shpirti yt
Aq freski, aq bukuri .
*BURGU I NISHIT
Sa herë lë Llapin e nisesh drejt Nishit
Anash zgjat kokën etja e brigjeve të djegura
Ku ka shterrë freskia e gurgullimës sate
Sa herë lë Llapin e prek hyrjen në Nish
Në të majtë të rrugës të del një ngrehinë
Me emrin e nemun Burgu i Nishit
Sillesh rretherreth si një dredhëERE
Me kujtimet e paluara për njëqind vjet
Janë rrokullisur vitet e asgjë nuk ka mbetur
Përveç toponimeve oro-hidronimeve
Nga gjuhë e dëbuar me majën e thikës
Tutje janë rrënuar kroje e varre
Janë thyer e fundosur gurë të gravuar
E prej gjëmëve të ngjitura në kupë të qiellit
Dheu poshtë trisht murmuron
Xhelozia e tokës sikur shtrëngon grushtat
Diçka të ruajë relikt nga lashtësia
Brenda mureve të Burgut ku farfurin shqipja
Tingull i këputur nga një trup balade
Sa herë lë Nishin e nisesh drejt Llapit
Prapa të mbetet një dhembje e ftohtë
Me emrin e nemun Burgu i Nishit
*LETËR IBRAHIM RUGOVËS
Nga FARUK TASHOLLI
Unë nuk të vij te varri, Ibrahim
As për ditëlindje as për ditëvdekje – hiq,
Nuk dua ta zbeh të bukurin kujtim
Kur tarracave, Prishtinës, rrinim si miq.
Te varri yt vijnë sa për pozë
Politikanë poltronë të kohës së re,
Intrigantë të shkathtë me kravata rozë
Që veten e shohin si yje mbi re.
Vijnë edhe ata që të shanë me afsh
Injorantë kokëbosh, kameleonë pa fytyrë,
Vijnë ata që me djallin hanë bashkë –
Veç në pushtet të vijnë me çdo mënyrë.
Unë nuk të vij te varri, Ibrahim
Si thonë gazetat, të bëj homazh,
Ma kanë zënë udhën figurat shqim
Që urrejtjen për ty e kishin tatuazh.
Kur i shoh para kamerave te varri yt
Me qëndrim gatitu kokoroshë të krekosur,
Them me vete, sa kanë respekt, këta konvertitë -
Si Bogdanin turqit të kishin zhvarrosur.
*FLATRIMI I FUNDIT
Për Azem Shkrelin
Ti fluturove lart më lart se zogjtë dhe retë
Më lart se Olimpi se Bjeshkët e Nemuna,
Nuk shkove Parnasit po muzat erdhën vetë
Me ty te ai qiell ndër yjësi të trembura.
E takove Pegasin në udhët qumështore
Duke bartur rrufetë me vrap si i çmendur?
Ne liqe të Lasgushit pikase atë gjeratore
Apo Zanën shqiptare fije lirie duke endur?
Cilat duar të shkathta ngritën flamurët
Të ta tregojnë pikën e rënies nëATDHE?
Kur t'u kyç goja magjishëm fole me gurët,
Në luftë me afazinë nxore gjuhë të re.
Grykës së Rugovës zbriti gjëmë lahute
Si përplasin ujëvarat gurëve zhaurimat,
Reliktin e vajeve ndër male sa urt e këpute:
Mos më qani se Fushën e mbysin brerimat!
Ti u përtokëzove me një këngë në gji
Ashtu si zogjtë dhe poetët kanë dëshirë,
Që larg një fjalë ta lëshova me mall ty:
Lamtumirë Azem, lamtumirë!
Me Faruk Tashollin n'udhëtim të bukur poetik !
musajupolli,paris
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Musa Jupolli:Im memoriam-Shehide ( Hashani ) Jupolli
» Musa Jupolli:Musa Ramadani -t
» Faruk Tasholli :
» FARUK TASHOLLI:
» Faruk Tasholli
» Musa Jupolli:Musa Ramadani -t
» Faruk Tasholli :
» FARUK TASHOLLI:
» Faruk Tasholli
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi