Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI - NË IVAJEN E KAÇANIKUT - Reportazh

Shko poshtë

AGIM GASHI - NË IVAJEN E KAÇANIKUT - Reportazh Empty AGIM GASHI - NË IVAJEN E KAÇANIKUT - Reportazh

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jun 03, 2015 2:21 pm

AGIM GASHI - NË IVAJEN E KAÇANIKUT - Reportazh 11407076_10152947914774077_1041326485638539331_n



AGIM GASHI-

NË IVAJEN E KAÇANIKUT

Reportazh


AGIM GASHI - NË IVAJEN E KAÇANIKUT - Reportazh 11391205_10152947915494077_1843182907815158499_n
Mbrëmjen e 2 korrikut, isha shtri këtu në zgafellen time burg, mendoja për vajzen time të vdekur në mërgim, djalin e vrarë, mbarë familjen e burgosur në kohnat e Millosheviqëve të atëhesrhëm e të sotem, përballesha me dhimbjet e shpirtit e trupit, dhe pritja që dikush nga familja e vllaut tim të ma sjell pak buk. Për një moment u ngrita me vështërsi, dhe shkova te nëna ime që ta ngushlloj për Shqipen tonë në dhjetëmujorin e ndarjes nga ne.
Biseduam me nënën për kohrat e kaluara, për të tashmen dhe për një moment më tha:
-Pse spo del pak biri im? 
Se prisja këtë pyetje.Ti thoja se spo mundem me ecë, do ta lëndoja, ti thoja se kam shumë kercnime nga të dy palë isista, do ta nervozoja, e menjëherë do të më thoshte: ”A të kam thënë shiqoje punën tënde”. Në ato momente zilja e telefonin ndërpreu mendimin se si do ti përgjigjesha nënës sime të dashur. Ma tanë telefonit ishte djali i mikut tim Elfi Agushit, Elmiu dhe tha:
-Gimo, bëhu gati se po vi me të marr e me të dergue dikund ku do të na pertrihen rruzat e gjakut.
Eja i thash dhe e mbylla telefonin. Nëna pyeti, se a mos është vllai i Salihit? Ia pohova dhe nëna si nëna më tha: shko pak se edhe për shëndetin është mirë.

AGIM GASHI - NË IVAJEN E KAÇANIKUT - Reportazh 11390372_10152947912179077_2822660754975069037_n

KUSH ËSHTË ILMI AGUSHI 

Elmi Agushi, e thash më lart se është djali i mikut tim nga ilegalja e hershme, Elfi Agushit. Nga miqësia me Elfiun na u ka shtue në mbarë familjen Agushi. Kur në vitet tetëdhjeta shkoja në Ferizaj te agushët dhe se ndalja këngën për asnjë moment, një çun i vogel me ermin Elmi, më rrinte gjithmonë pranë. Ishte dashuruar në folklorin, këngën shqipe dhe në instrumentet folklorike.
Më vonë Elmi Agushi, me vullnetin dhe dashurinë që kishte ndaj këti zhanri të muzikës, ai sot është rapsod i njohur, por mbi të gjitha Elmi Agushi është mjeshtri më i njohur shqiptar që prodhon vegla të muzikës folklorike, pastaj riparon dhe u ep shpirt të gjitha instrumenteve me tela të të gjitha zhanreve të muziks. Un, pas plagosjes dhe lëndimit të rëndë që iu bë sharkisë sime nga plimbat e sllavëve, sot e shumë vite kndoj me sharkinë që ma bëri Elmi Agushi. Ndjej krenari që ia brymosa këngën Elmiut edhe ashtu të dashuruar nëngë e çifteli.
AGIM GASHI - NË IVAJEN E KAÇANIKUT - Reportazh 11407161_10152947913284077_3372870970317927669_n
MBËRRITJA NË IVAJEN E KAÇANIKUT


Dhe erdhi Elmiu me veturen e tij. U përshëndeta me nënën e u përqafëm me Elmiun. E kam vendos tha me të dergue dikund ku ske qenë kurr.Morem rrugen duke biseduar si dy njerzit që njifen me dekada, si njerz të një shpie. As që e kisha vërejtë se kishim ardhë në Kaçanik dhe se me një dalje në të djathtë kishim marrë rrugen për Ivajë. Ajo rrugë plot kthesa të rrezikshme, të dergonte lart në 1000 metra lartësi mbidetare. Unë fillova të teshtij nga ndrrimi i klimes, dhe se zëri trashej e fyti digjte. Imuniteti im nuk i duron shumë ndryshimet. Lart atje në Ivajë ku ka jetuar shqiptari me shekuj pash një shëmti aq neveritëse, por nuk dashta ti them mikut tim. Unë, në oborrin e xhamisë së re, pashë fëmijë, vajza 5-6-7-8 vjeçare të mbuluara me shamiat arabe dhe se pritej të fillonte ora e Mejtepit ku mësimin do ta zhvillonte Hoxha e ku nxënësve do t’u mësohej histroia e kultura arabe. Kur dikush e mëson kulturen dhe histronë e huaj, merr traditat e tjetrit shtet e popull, ndyshe nuk i thuhet pos asimilim klasin në atdhe. Kjo po tmerron ata që atdheun e duan ndryshe nga spiujt e tradhëtaret.
Pa e marrë asnjë foto, azhduam malit përpjetë në atë asfaltin e ngushtë drejt restorantit “TROFTA” dhe më natyral në mbarë Kosoven. Për një moment Elmiu hyri në një rrugicë të paasfaltuar dhe kuptova se po i afroheshim restaurianit “Trofta”.
Me ndihmen e Elmiut zbrita nga makina, dhe menjëherë më doli para një bukuri e rrallë natyrore.
Me ata bazenë të mbushur peshk që lundroni në ujin e bjeshkës, me ato kopshtije të vogla e të mbjellura me sallata, qepë e hudra, patate e domate, trenguj e lakra, ta ngrisnin oreksin.Mbi të gjitha ishte mikëpritja e më duket tre vllëzërve, të cilët si shef të kamarierëve e kishin emruar Eugenin 12 vjeçar, simpatikun e Troftes. 
Posa u ulem, filloi zëmja e trofteve me rrjeta, nxjerrja e sallave, qepëve e hudrave nga aty krejt pranë, dhe nuk vonoi as 5 minuta, na e sollen darken me peshk të freskët, patate të ziera, djath e gjalpë, ajvar të bër çdo ditë për ta ruajtë freskinë, speca të pjekur në prush, e mbi të gjitha bukë shtëpie e cia të nginte vetëm me aromë. Për disa momente harrova edhe Kuvendi e 8-të e diktatorial të LDK-së, harrova hallet e shumta të jetes sime dhe harrova se në mëngjesin e nesërm përsëri sdo ta kem bukën time. Sa trishtim ka njeriu kur pret që dora e huaj ta mban gjallë. Me rëndësi është të ken me hanger milionerët e djerses dhe gjakut të popullit.
Në restoranitin “Trofta” na ofroheshin njerzia me radhë. Të gjithë donin ta ndërronin nga një fjalë me mua e me Elmin. Pushimi i kokes nga shumë halle, dhe takimi me njerz të padjallëzuar, të mbushnin shpresa jete. Dhe ngadal erdhi fundi i kësaj vizite.Elmiu paguajti darken. Edhe po të doja ta paguaja, unë se kamë më atë mundësi. Kjo është dhurata e atdheut tim për punën time të pa ndalshme 61 vjeçare për atdhe e LDK. E di që populli më ska as pushtet, as parti e as qevveri. Ato janë të bandave e grupeve mafioze. Populli e ka trasht e zurles akoma. Sa do ta mbaj i shkreti popull?

KTHIMI

Pagesa ishte nga tri euro për person. Mu duk aq lirë, bile më lirë se fal.
Në lamtumiren e fundit, më ledhatoi qeni i restoranit e cili kishte ma burrëri se shumë politikanë tanë.
Morem rrugen e kthimit. Në oborrin e xhamisë së Ivajes, çupëzat me shamia arabe, kishin kryer dy oret e para të mësimit të kultures dhe historisë së huaj. Sa më shumë ti mësoni gjërat e huaja, aq më shumë i përvetsoni ato dhe aq më shumë do ti harroni të juajat, duke mos e diktur më as vetë, se çfarë fare e dreqit jemi. Dashta me bë foto por sma hanger. Edhe Elmiu ishte kunder. 
Por asesi nuk dashta të kthehem pa u shfrye nga ajo majë bjeshke Kosove. Ndalem veturen dhe në cepin asaj maje bjeshke bertita:

Ngrehu o Ibrahim Rogova
Se mbaroj shqiptaria e mbaroj Kosova.
Ngrehu o Adem Jashari
Përsëri na sundon tradhëtia e barbari!


Ushtima mu dukte se shpërndahej deri ta varret e tyre dhe në mbarë ant e tokes shqiptare. Aty pranë flutori një grumbull zogjë mali. Ata i moren fjalët e këngës sime dhe nisen fluturimin për te varret.
Më gjallëri sot ka në varre se sa në Kuvende tradhëtish.


03.06.2015
Kosovë- Buzë Lepencit



AGIM GASHI - NË IVAJEN E KAÇANIKUT - Reportazh 11150942_10152947917264077_2921511409512283793_n

AGIM GASHI - NË IVAJEN E KAÇANIKUT - Reportazh 11423401_10152947917464077_6674090949548547943_n
AGIM GASHI - NË IVAJEN E KAÇANIKUT - Reportazh 11390193_10152947917784077_221513805647538026_n

AGIM GASHI - NË IVAJEN E KAÇANIKUT - Reportazh 11406411_10152947918799077_3855844497731531594_n
AGIM GASHI - NË IVAJEN E KAÇANIKUT - Reportazh 11406880_10152947919239077_2763652368178378749_n
AGIM GASHI - NË IVAJEN E KAÇANIKUT - Reportazh 11138487_10152947919364077_7417432065071780369_n
AGIM GASHI - NË IVAJEN E KAÇANIKUT - Reportazh 11052526_10152947919724077_3225462575770950819_n

AGIM GASHI - NË IVAJEN E KAÇANIKUT - Reportazh 11391710_10152947920494077_1670901803387741206_n
AGIM GASHI - NË IVAJEN E KAÇANIKUT - Reportazh 11377096_10152947920984077_5779399736873581735_n
AGIM GASHI - NË IVAJEN E KAÇANIKUT - Reportazh 11390498_10152947921774077_2684647622238464817_n

AGIM GASHI - NË IVAJEN E KAÇANIKUT - Reportazh 11109688_10152947921854077_7313411314219325492_n

AGIM GASHI - NË IVAJEN E KAÇANIKUT - Reportazh 10931153_10152947922009077_1579229772002142150_n

AGIM GASHI - NË IVAJEN E KAÇANIKUT - Reportazh 11148340_10152947922064077_3191593065629837965_n
AGIM GASHI - NË IVAJEN E KAÇANIKUT - Reportazh 11390191_10152947918379077_8672078373440660229_n

AGIM GASHI - NË IVAJEN E KAÇANIKUT - Reportazh 11407210_10152947923964077_8443532234604444954_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

AGIM GASHI - NË IVAJEN E KAÇANIKUT - Reportazh Empty Re: AGIM GASHI - NË IVAJEN E KAÇANIKUT - Reportazh

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jun 03, 2015 6:09 pm

AGIM GASHI - NË IVAJEN E KAÇANIKUT - Reportazh 11303649_674473556019218_1070115847_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

AGIM GASHI - NË IVAJEN E KAÇANIKUT - Reportazh Empty Re: AGIM GASHI - NË IVAJEN E KAÇANIKUT - Reportazh

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jun 03, 2015 7:48 pm

AGIM GASHI - NË IVAJEN E KAÇANIKUT - Reportazh 2Q==
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

AGIM GASHI - NË IVAJEN E KAÇANIKUT - Reportazh Empty Re: AGIM GASHI - NË IVAJEN E KAÇANIKUT - Reportazh

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi