Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vritet në Siri, xhihadisti shqiptar i ISIS-it që kërcënoi Ballkanin

Shko poshtë

Vritet në Siri, xhihadisti shqiptar i ISIS-it që kërcënoi Ballkanin Empty Vritet në Siri, xhihadisti shqiptar i ISIS-it që kërcënoi Ballkanin

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jun 07, 2015 6:53 pm

Vritet në Siri, xhihadisti shqiptar i ISIS-it që kërcënoi Ballkanin

Vritet në Siri, xhihadisti shqiptar i ISIS-it që kërcënoi Ballkanin Mirzahaklaj-620x264


Anëtari i grupit terrorist ISIS, Mirza Haklaj, shqiptar nga Podgorica, është vrarë në fushëbetejë, ka bërë të ditur familja e tij. Ai ishte protagonist i një video – incizimi, përmes të cilit janë përcjellë mesazhe kërcënuese ndaj vendeve të Ballkanit.
Atë çfarë për muaj të tërë është spekuluar,te dielën e ka konfirmuar familja e Haklajt nga Podgorica, se i biri i tyre Mirza është vrarë gjatë luftimeve në Siri, shkruajnë mediat malazeze. Ai ishte njëri prej protagonistëve të video-incizimit, të cilin e ka postuar qendra mediale El Haxhat, në të cilën barten mesazhe kërcënuese kundër shteteve të Ballkanit, ndërsa në ISIS thuhet se ai ka luftuar me emrin Ebu Merdija, transmeton lajmi.net.
Myslimanët e Podgoricës kujtojnë kur Mirza para shkuarjes në luftë, kishte keqtrajtuar imamët në xhaminë Osmanagic në kryeqytetin e Malit të Zi. Para shkuarjes në Siri, Mirza kishte jetuar në periferinë e Podgoricës në Stari Varosh, kurse lajmin për vdekjen e tij në Mal të Zi e ka konfirmuar bashkëshortja e tij.
Ai para se të shkonte në luftë, e kishte njoftuar familjen në Podgoricë se së bashku me bashkëshorten shtatzënë dhe dy fëmijët e tyre kishte marrë rrugën për në Tunizi. Ai nuk është viktima e parë që vjen nga ky vend. Në luftimet në terren të Sirisë është vrarë edhe Adis Salihovic nga Rozhaja.
Gjatë një sulmi të organizuar në një burg, me të kishte mbetur i vdekur edhe Eldar Kundakovic nga Novi Pazari, i cili operonte në Siri me emrin Ebu Bera. Thuhet se luftëtarët nga Mali i Zi që janë pjesë e organizatës terroriste ISIS, i financon Mirsad Ajderpashic nga rrethi i Beranes, sikurse edhe vëllezërit Fatos dhe Fuad Haxhiu të cilët jetojnë në Luksemburg.
Në Siri aktualisht luftojnë Adem Mustafic dhe Damir Slakovic nga Bari, O.R nga Plava, E.K nga Bjello Pole dhe S.F e A.F nga Rozhaja. Në Siri është munduar që për të dytën herë të futet edhe Hasib Kastrati nga Bari .Këto ditë është konfirmuar se në Siri po lufton edhe Elvin Ebu Tarik Balic nga Nikshici, i cili në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se aktualisht jeton në atë vend të largët.
Ai kishte postuar edhe fotografi nga vija e frontit në të cilat shihet edhe djali i tij duke pozuar me revole dhe pushkë. Drejtoria e policisë së Malit të Zi, thotë se nuk ka informacione nëse Balic vazhdon të gjendet në Siri apo ndoshta në ndërkohë ka ndryshuar vendbanimin e tij./kosovalive
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi