“Welt am Sonntag”: Kosova portë hyrëse e ISIS-it për në Europë
Faqja 1 e 1
“Welt am Sonntag”: Kosova portë hyrëse e ISIS-it për në Europë
“Welt am Sonntag”: Kosova portë hyrëse e ISIS-it për në Europë
Kosova po shndërrohet në portë hyrëse të islamistëve drejt Europës Perëndimore
Kosova po shndërrohet në portë hyrëse të islamistëve drejt Europës Perëndimore
Qarqet e sigurisë në Gjermani janë të alarmuara. Sipas njoftimeve të gazetës “Welt am Sonntag” milicia e terrorit e njohur me emrin “Shteti Islamik” (ISIS) po i afrohet gjithnjë e më shumë Europës Perëndimore si kërcënim serioz. Gjithnjë e më tepër si portë për të hyrë luftëtarët islamikë në Europën Perëndimore po përdoret Ballkani. Gazeta shkruan se për këtë çështje të ndjeshme do të diskutojnë në Samitin e shteteve më të mëdha industriale G7 edhe kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti amerikan Barack Obama. Samiti po mbahet në kështjellën gjermane Elmau në landin e Bavarisë, transmeton “DialogPlus”.
“Prej disa muajsh shërbimet sekrete gjermane vërejnë një trend në Ballkanin Perëndimor: islamistë radikalë atje po krijojnë gjithnjë e më shumë rrjete për t’i futur luftëtarët e xhihadit në zona krize. Në Kosovë, Bosnjë-Hercegovinë, Shqipëri dhe Maqedoni predikuesit selafistë në masë të madhe po rekrutojnë luftëtarë për përleshjet në Siri dhe në Irakun verior. Vetëm nga Kosova ndërkohë thuhet se kanë shkuar në rajonin e krizës (Siri dhe Irak, v.j.) më shumë se 250 islamistë. Krahasuar me numrin e banorëve vendi mban rekordin në Europë”, shkruan “Welt am Sonntag”.
Rajoni i Ballkanit, shkruan gazeta, është edhe rrugë transitore për luftëtarë xhihadi. Islamistë nga Gjermania, Franca, Belgjika, Austria dhe Holanda mendohet se bëjnë një pauzë në Ballkan rrugës për në Siri apo Irak. “Mendojmë se atje madje ekziston një lloj trajnimi paraprak për xhihadistë të ardhshëm”, tha një përfaqësues i autoriteteve të sigurisë për “Welt am Sonntag”.
Vendet e Ballkanit janë, me sa duket, jo vetëm zona për rekrutim të luftëtarëve të ISIS-it, por shërbejnë edhe si hapësira ku mund të përgatiten edhe sulme terroriste. Gjatë aksioneve policore së fundi janë zbuluar magazina me armë, në prill një anëtar i supozuar i ISIS-it sulmoi një stacion policor, vrau një polic dhe plagosi dy të tjerë. Pas këtij rasti në mbarë vendin u zhvilluan bastisje dhe arrestime të islamistëve radikalë.
Ministria e Brendshme e Gjermanisë thotë se ekziston një rrezik i madh sidomos nga luftëtarët që kthehen nga zonat e luftës. Në ditët në vijim shërbimet sekrete gjermane do të njoftojnë një komision parlamentar të Bundestagut mbi rrezikun që buron nga Ballkani Perëndimor. Ky komision i zhvillon mbledhjet në fshehtësi.
Ministria e Jashtme amerikane ka tërhequr vërejtjen mbi numrin e madh të luftëtarëve nga rajoni që i janë bashkangjitur ISIS-it. Ministria amerikane e Drejtësisë ka ndihmuar në Ballkan në ndjekjen e luftëtarëve të kthyer nga zonat e luftës, shkruan “Welt am Sonntag”.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi