Ali D. Jasiqi: Poezi kushtuar Bardit të Poezisë Shqipe
Faqja 1 e 1

POEZI KUSHTUAR BARDIT TË POEZISË SHQIPE*
Halil Haxhosaj “ Përkushtime”, poezi kushtuar Din Mehmetit. - Botoi Klubi letrar “Gjon Nikollë Kazazi”.- Gjakovë, 2009
Nga Ali D. Jasiqi
Nuk ka shkrimtarë që për se gjalli të tij i janë kushtuar aq poezi sa Din Mehmetit. Kjo ndodh nga se ai gjithmonë ka qenë dhe kemi bindjen se do vazhdoj të mbes i dashur për shtresat e gjera të publikut lexues, veçmas për të rinjve. Duke u nisur nga kjo e dhenë shkrimtari Halil Haxhosaj i ka hyrë tubimit të poezive kushtuar këtij krijuesi. Në këtë përmbledhje ai ka zgjedhë krijimet e më se pesëdhjetë (50) autorësh, të cilët kanë shkruar poezi kushtuar Din Mehmetit, duke filluar nga penat e shquara të letërsisë shqipe, siç janë Rrahman Dedaj, Ibrahim Kadriu, Januz Fetahaj, Haxhi Vokshi, Hasan Hasani ( ky i fundi madje ka krijuar një kurorë sonetesh për profesorin e tij dhe poetin e adhuruar) e ndonjë tjetër, gjer ke disa shkrimtarë,që jetojnë dhe krijojnë në diasporë,ndër të cilët po përmendi Arif Molliqin, Pal Sokolin, Mehmet Haxhosajn,Gëzim Ajgerajn,Liman Zogajn, Dibran Demakun, Xhene Bezhin etj. apo shkrimtarët që jetojnë në Shqipëri , në mesin e të cilëve vlen të përmendet Sazam Goliku,Milianov Kallupi etj. Poezi për poetin tonë kanë shkruar dhe disa krijues më pak të njohur,si dhe disa të tjerë që vokacion nuk e kanë poezinë, por që i ka ngazëllye krijimtaria dhe personaliteti i Dinit. Të gjithë këta që i kanë kushtuar poezi, kanë vure në pah vlerat artistike e letrare të kësaj krijimtarie, dhe në të njëjtën kohë e kanë madhëruar personalitetin e poetit si krijues e si njeri. Nuk mungojnë as poezitë kushtuar Dinit si pedagog e arsimtar i dashur dhe i respektuar, edukator i disa gjeneratave qofshin si nxënës të shkollave të mesme apo edhe studentë të Shkollës së Lartë Pedagogjike e Fakultetit të Mësuesisë, në të cilin ka dhenë mësim poeti.
Po ashtu në këtë libër përpiluesi ka sjellë shkrimet e tri penave të dalluara të shkruara jo në poezi, por në prozë e që në vete mbajnë mjaft elemente poetike. Fjala është për dy shkrime te Ali Sutajt kushtuar Din Mehmetit dhe atë të Besim Bokshit, shkrua dhe lexuar në shënimin e 70 vjetorit të lindjes se poetit tonë dhe shkrimi i Dritëro Agollit, shkrim ky mjaft i ngrohtë, përplot ndjenja suptile, botuar në shtypin shqiptar atëherë kur qe hap lajmi për vrasjen e Dinit nga forcat serbe, gjatë bombardimeve të NATO-s mbi to. Nis nga ky fakt del se Din Mehmeti këtë vit, pra vitin 2009 po shënon tri jubile 80 vjetorin e lindjes 1929,60 vjetorin e krijimtarisë letrare 1949,kur botoi vjershën e parë “Të resë sonë” në revistën letrare “Jeta e re” dhe 10 vjetorin e “ringjalljes” 1999, kur u hap lajmi për vrasjen e tij. Sidoqoftë shkrimet e përmendura e plotësojnë tërësinë organike të librit, kësaj vepre të rrallë dhe gjithsesi të dobishme në letrat shqipe.
Cili është Din Mehmeti, sipas autorëve të poezive që i ka zgjedhë Haxhosaj. Disa nga ata i kanë përmend veprat e tij letrare, disa të tjerë e kanë madhëruar atë si pedagog dhe arsimtar të dashur, të tjerët i kanë veçuar vetit njerëzore e humane të poetit. Dhe secili në mënyrën e vet e ka dhenë portretin e krijuesit dhe njeriut të dashur, që në Gjakovë e thërrasin Baclok, emër ky përkëdhelës. Poezitë e këtij libri paraqesin qëndrimin e autorëve të tyre për këtë krijues, njëri ndër emrat më të shquar, më të dashur dhe më të respektuar në letrat shqipe. Secili prej tyre ka shpreh nderim dhe në të njëjtën kohë edhe admirim për Din Mehmetin, qoftë si njeri e mbi të gjitha si poet e krijues që ka lënë gjurmë të pashlyera në letrat shqipe, pa poezinë e të cilit nuk mund të mendohet asnjë antologji e poezish shqipe, qoftë kjo antologji e lirikës,e poezisë patriotike apo edhe asaj të angazhuar, siç do ta quanim poezinë që trajton tema nga aktualiteti i kohës në të cilin jetojmë dhe veprojmë.
Duke shkruar për këtë përmbledhje përpiluesi i saj Halil Haxhosaj ka konstatuar edhe këtë:
“Pikërisht për këto jubile, sidomos në 80 vjetorin e jetës së tij si poet dhe si njeri, vendosa t'i mbledh këto përkushtime dhe t'i botoj në këtë libër për të treguar popullaritetin që ka gëzuar dhe gëzon Din Mehmeti si poet në Kosovë, si dhe për të paraqitur dashurinë, respektin, afërsinë dhe dinjitetin e lexuesve për artin poetik dhe figuracionin e vargjeve të tij.”
Ndërkaq studiuesi dhe poeti i njohur Fatmir Terziu ka shtuar edhe këto mendime “ Duke iu referuar më tej kritikut Haxhosaj mësohet se “Ajo që dëshmon për origjinalitetin dhe vlerën artistike të kësaj poezie tregohet me faktet se është përfshirë në të gjitha antologjitë e poezisë shqipe që u botuan në Kosovës si dhe në antologjitë e poezisë shqipe që u botuan në gjuhët e huaja. Poetit Din Mehmeti iu botua edhe një libër i veçantë me poezi të zgjedhura në Francë, i cili u prit mirë nga lexuesi francez dhe nga kritika letrare frënge. Po ashtu, për poezinë e këtij poeti janë shkruar tema diplomash në shkollat e mesme, të larta e sidomos në fakultete dhe janë mbrojtur edhe tema magjistraturash. Poezia e Din Mehmetit është bërë fushë interesimi për shumë studime dhe hartime veprash të tjera. Prandaj në njëfarë mënyrë ky poet me tërë opusin e tij letrar është shndërruar në kult.”
Marrë në tërësi kemi të bëjmë me një përmbledhje që duhet shënuar ndër librat e dalluara të letërsisë sonë, si një realizim që do të mbes si dëshmi e respektit që ka gëzuar e vazhdon të gëzojë poeti ynë i dalluar Din Mehmeti, i dashur dhe i respektuar nga gjeneratat e krijuesve në mesin e të cilëve do të dallohen veçanërisht poetët e rinj, ata që mësuan nga kjo jo vetëm se si shkruhet poezia por edhe se si duhet të sillen dhe të veprojnë në situata të caktuar në të cilat i sjellin furtunat e jetës.
Përmbledhja “Përkushtime” padyshim është një libër i rrallë, një vepër sa tërheqëse aq edhe interesante,sepse është e veçantë në shumë aspekte, libër që besojmë se do të pasohet nga vepra të tjera të kësaj gjinie, për krijues të tjerë, u mur vesh për emrat që e meritojnë një vepër të tillë, në qoftë se ka poezi që u janë kushtuar, siç ka ngjarë me poetin tonë Din Mehmeti, të cilit i urojmë jetë të gjatë,shëndet dhe krijimtari edhe më të begate, kurse hartuesin e kësaj përmbledhje e përgëzojmë për një punë të mirë dhe të dobishme që e ka bërë në begatimin e bibliotekave tona me një vepër të mirë.
*E lexuar në shënimin e 80 vjetorit të lindjes se poetit, në Gjakovë më 19 qershor 2009

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi