Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Idriz Morina:Cilat beteja i fituat ju Agim Çeku, që poshtëroni heronjtë, kolonel Krasniqin, Zemajn....

Shko poshtë

Idriz Morina:Cilat beteja i fituat ju Agim Çeku, që poshtëroni heronjtë, kolonel Krasniqin, Zemajn.... Empty Idriz Morina:Cilat beteja i fituat ju Agim Çeku, që poshtëroni heronjtë, kolonel Krasniqin, Zemajn....

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jun 10, 2015 8:59 pm

Idriz Morina:Cilat beteja i fituat ju Agim Çeku, që poshtëroni heronjtë, kolonel Krasniqin, Zemajn....


Idriz Morina:Cilat beteja i fituat ju Agim Çeku, që poshtëroni heronjtë, kolonel Krasniqin, Zemajn.... Largea_foto-i-11433927202


Agim Çeku dhe grupi i Drenicës me një mbështetje të pakuptueshme janë duke provokuar dhe fyer ish anëtarët e Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, duke mos i shpallur fare listat për statusin e veteranit dhe statuseve tjera, të paktën jo në faqen zyrtare të Komisionit për veteranët. Madje ish kryeministri Agim Çeku kryetar i këtij Komisioni qeveritar për njohjen dhe verifikimin e veteranëve, thotë se procesi i verifikimit nuk do të dështojë, ndërkohë që ky Komision nuk e ka përmbyllur ende punën me fazën e para, pra nuk i ka publikuar listat e pjesëtarëve të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës.
Agim Çeku, komandanti i UÇK-së, i javëve të fundit të luftës, që nuk di të tregojë se cilën betejë e ka fituar, në cilën betejë ka marrë pjesë, në cilën betejë është dëgjuar urdhri i tij, por që e nuk e paskemi dëgjuar ende. Si mund të poshtërosh dhe fyesh atë pjesë të luftës, që përgatiti njerëzit dhe ushtarët që thyen kufirin në Koshare. Ju ndatë për së vdekuri nga Ministria e Mbrojtjes, Sali Çekajn e Agim Ramadanin me bashkëluftëtarë, në mënyrë që të poshtëroni një histori të tërë lavdie, të vetmen ndoshta që do të mbahet mend me shekuj, luftën e Koshares.
Ju i vëtë nën komandën e Thaçit, dhe të tjerëve, Sali Çekajn dhe Agim Ramadanin, duke e ndryshuar edhe gjatë luftës, por vetëm pas vrasjes së këtyre heronjve, emrin e Brigadave, 131, 133 e 134 dhe Grupit Operativ, dhe sot për pasojë është edhe ky ngërç, pasi luftëtarët e Koshares nuk kishte ‘bir nëne’ që i linte jashtë, ata i futët si pjesë të strukturës së Shtabit të Përgjithshëm, edhe pse as ti dhe as Shtabi i famshëm i Rognerit, nuk dinit asgjë për vendimin për thyerjen e kufirit, dhe as nuk e besonit se ajo fitore do të qëndronte.
Pra, ju ende po vazhdoni ti shërbeni ndasive djallëzore, poshtërimit të heronjve, si Ministrit të Mbrojtjes kolonel Ahmet Krasniqit, kolonel Tahir Zemajt, major Nazif Ramabajës, e qindra ushtarakëve, dëshmorëve dhe heronjve të tjerë! I. M.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi